Konkursi letrar-Mars -2014

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te gjithe antarve te FV,pershendetje per te gjithe miqet dhe mikeshat e konkursit tone !! :))...
Mire se erdhet ne sondazhin e dyte te konkursit letrar;_ "FV Ne Vargje & Ngjyra letrare!!

Muaj: Mars-2014.
Tema e muajit Mars: Dedikuar mësueses dhe nënes & Perqafime Dashurie.

Me poshte do te gjeni krijimet e muajit Mars ,qe jane derguar ne adres te konkursit tone..!!





1."E shtrenjta!"

Nena, na dha zemren…me gjithe shpirt
Nena, mirekuptimi i saj s’u lekund kurre
Nena, na thau lotet
Nena, dashurine na mesoi
Nena, na lau, e na ndrroi
Nena, konfidence e besim na dhuroi
Nena, ne shkolle na çoi
Nena, nervat na qetesoi
Nena, kudo na shoqeroi
Nena, rastet speciale kurre s’i harroi
Nena, familjen e saj si luaneshe e mbroi
Nena, babain gjithnje e mbeshteti
Nena, per nevojat tona kurseu
Nena, perhere e fundit per te ngrene
Nena, perhere e para zgjuar
Nena, u kujdes per kafshet
Nena, nje dashuri qe nuk njeh kufij
Nena, gjithnje familjen e vuri perpara vetes
Nena, mirenjohese per çdo falenderim kalimthi
Nena, qe syte i shkelqejne, kur degjon fjalet:
“Te dua shume Nene!”
Nena, gjithnje pa te miren brenda nesh
Nena, na mesoi te mos dorezohemi kurre
Nena, na mesoi te behemi me te mire
Nena, na beri te besojme se mund te arrijme gjithçka
Me siguri, pertej yjeve, eshte nje vend i veçante per Nenat e botes!





2.Nënë, ti moj dritë e jetës time..

Agimi sapo kish hapur dyert e veta ndërsa rrezja e diellit si papritur më ledhatoi lehtë e lehtë fytyrën dhe më zgjoi nga gjumi i ëmbël duke më prishur ëndrrën që me kishte lodhur tërë natën. U zgjova, u bëra gati e u nisa drejt qytetit ku ndodhej nëna ime.
Gjatë udhëtimit më vinin në mendje të gjithë ato kujtimet e bukura fëmijerore. Gjithë ato buzëqeshje, përqafime, puthje që sa herë më kujtohej i hidheja në qafë Nënës time… ato çaste kur isha sëmure, ishe ti oj Nënë që qëndroje sipër kokës sime, që prishje gjumin e natës për mua, ishe ti ajo që ke sakrifikuar gjithçka, vetëm e vetëm që mua të mos më mungojë asgjë. Ah sa më ka marr malli për ato ditë, të rri sipër kokës tënde me orë të tëra, të të puth fshehurazi nga faqet, të ndjej aromën tënde, të vë kokën në prehërin tënd e të më ledhatosh flokët siç bëje dikur… Ah ky mall, kjo largësi!!
Tani jam rritur, kam ndryshuar por e di që në sytë e tu jam akoma ajo vogëlushja jote, për ty gjithmone do të jem e vogël…e di!
Teksa me humb shikimi nga dritarja e trenit, ja dhe lotët bëhen gati të dalin nga sytë e mi duke vazhduar rrugën e tyre tek buzet e mia.. e kam te pamundur të përmbaj veten kur më vjen në mëndje Nëna ime… I mbyll sytë, sa e sa kujtime të tjera kam në mendje. Ajo shtëpiza ku u rrita, aroma e ushqimeve që pregatitje ti Nënë, ajo tryeza ku hanim bukë gjithmonë, soba ku unë ngroheja… asgjë nga ato çastet e bukura fëmijerore nuk kam harruar.
Ja dhe pak ngeli per të të takuar ty, mezi pres të te shtrëngoj fortë e të humbem krejtësisht në përqafimin tënd, të qëndrojmë me orë të tëra duke biseduar e qarë hallet njëra-tjetrës... Më duket sikur koha nuk lëviz fare, sa e gjatë që më duket kjo rrugë…
Ehh moj dritë e jetës time, nuk egziston fjalë në botë që mund të përshkruajë ndjenjat që kam për ty, e di që je e vetmja që më dashuron me gjithë defektet e mia, sepse jam një pjesë, një copëz e jotja, e shpirtit tënd…






3.E amla e mira nanë

Nanë nese ti nuk e din
unë të kam dritë të syve të mi
kur ta shoh buzqeshjën unë mbushëm me jetë
o e amla nanë e mira nanë.

Ta du shpirtin tand, ti gjithmonë me ke fal
ma ke falë edhe kur ne shpi krejt lloq pata ardh
e ma ke fal edhe kur me lot të pata ba
o e amla nanë e mira nanë

A e din sa forcë prej dorës tande kam marë
shpesh kur mbi kokë me pate kalue doren
shpesh kur ne faqe me pate ledhatue
o e amla nanë e mira nanë

Ti du ata sy që me janë shkelqim
kur me kqyr aq amel më dukesh ma i shenjti bekim
çdo moment ndihem ma mirë , ma i sigurt me ty
o e amla nanë e mira nanë.

Ti e amla nanë e mira nanë
me ke dhanë mesime që kurr nuk i kisha mesue
edhe nese nesër kam me mbet pa frymë e zemër
ti je ma e bukura frymë edhe ma e bukura rrahje e zemrës.






4.O NثNA IME

Nuk se kam pas ndonjehere ndonje prirje ne zgjedhjen e dhuratave dhe jo gjithmonë mi kane pëlqyer.
Paj dhe ndoshta edhe nuk kan patur faj se dhurata ka rendesin e saj, se duhet te ja pershtatesh rendesise se dites, rendesise se personit e mos te flasim pastaj shpirtit, karakterit e personalitetit te dhuratmarresit.
Sot, me shume se kurre, u sorollata tere diten dhe them te drejten nuk arrita te beje asnjë zgjedhje.
Nuk arrita te gjeje asigje te bukur e cila do permbushte as minimumin e mundit, sakrifices, rendesise e shpirtit tend.
E pyesja veten e pyesja te tjeret????? Cfare t’i bleje asaj per te cilen une ngela gjithnjë femije?
Cfare urimi t’i beje asaj e cila me lumturoi sa here qe jeta me kish pikëlluar e nuk me lumturonte kush tjeter?
Cfare t’i bleje asaj e cila per mua kish derdhur me te dhembshmen: lot, qumësht e gjak?
Cfare urimi t’i beje asaj e cila me ndriti gjithmon dhe erresiren?
Cfare t’i bleje asaj preheri i se ciles per mua ishte vend rrëfimi dhe vendi ku faleshin secilat mekate, qofshin te bera dhe ndaj saj?
Cfare urimi t’i beje asaj e cila me lumturoi sa here qe jeta me kish pikëlluar e nuk me lumturonte kush tjeter?
Cfare ti bleje asaj e cila kujtohej vazhdimisht per mua edhe kur isha me i harruari i botes?
Cfare urimi ti beje asaj e cila per mua ishte drite ne erresire, buzëqeshje ne pikëllim, lumturi ne lum lotesh, e cfare e mire tjeter jo?
Dhe une, sot, qe jam humbur e le qe nuk di cfare te bleje e cfare te uroje por nuk di as cfare te pyes e ke te pyes! Dhe ndeshkoje veten duke e pyetur:
Po mire o i paditur po pse nuk pyet ate e cila gjithmonë kishte përgjigje per ty.
Pres por nuk pergjigjet kush! Dhe prap i vetpergjigjem vetes: E si pyetet NENA se cfare dhurate do nga pjella e saj?
A nuk eshte e tuprshme kjo???? Po sikur te me thoshte: Akoma se ke kuptuar?!?!? Dhe, O NENE, ne kete dite kur une s’di cfare dhurate te bleje e cfare te te uroje.
Ne kete dite lulesh qe une s’munde te vendose se cfare lule duhet ti bleje LULES me te bukur ne bote.
Dhe si i dhurohet lule – LULES?!?! Ah, c’mendje budallai! Ne kete dite kur mua s’me pelqen asnjë përgjigje e te tjereve.
Ne kete dite kur une dhe ti jemi aq larg njeri tjetrit sa vet bota ime me boten tende.
Ne kete dite, ne te vetmen dite te jetes sime kur NENA IME, ajo e cila cdo here dhe cdo moment kishte përgjigje per mua, nuk me pergjigjet, nuk me mbetet gje tjeter pos te gjeje majen me te larte te kësaj toke apo fundin me thelle te saj (qe te jem me pran teje) dhe me zerin e fuqishem si bubullime te qaj boshllëkun qe na ndan duke uluritur:
ME MUNGON O NثNA IME!!!!!!!!!






5.Fjala Nene..

Sa bukur tingellon fjala nene!
Fjale qe dhe boten e vdekur
nga gjumi e zgjon.

Dhembjen e shpirtit
vetem ti e sheron...
cdo plag ne familje
me mund e sheron....

Zhytem thelle ne kujtime
Lidhem ne prangat e se kaluares,
Kujtoj nete pa gjum, se i beje per mua.

Po tani un nene! cfar deshiron te te ofroj
e di se dashurin tende
kurr nuk mund ta kompenzoi.

Ndoshta nje dita,o nene.
do ma beshe hallall
kur te largohem prej teje
dhe zemren do ta ndaj.

Do mundohem dhe un,
rolin tend ta luaj,
qe femiu im t'krenohet me mu.

Te dua o nene
deri ne pafundesi.
vendin tende




7.Kushtuar `TE PANJOHURES`

Shtigje te reja,
te nje parfumi te panjohur,
Papritmas me rrethojne trup e zemer
I bejne magji qenies sime,
Nga larg , pertej horizontit
Me therrasin ne emer.
Ngadalesoj hapat,
Kthej koken menjane,
Mirazhet e nje oazi
Mberthyer me kane!
Ajo kalon prane,
Me parakalon,
Me forma te qarta,
Te rrumbullakosura, ovale,
Me dritherin zemra,
Me dridhen duart
Si te ishin petale.
Silueta e saj perkulet,
Tunden konturet,
Syte s`me pergjigjen,
Me ngushtohet udha,
Tek e shoh duke ecur,
Ajo vazhdon ngadale,
Shume ngadale,
Une pres nje shenje
Nje gjest,
Ajo hesht, e flet me sy,
Pa thene asnje fjale.
Ajo po largohet,
Zgjas duart ta prek,
Eshte e kote, po iken,….
Apo ndoshta me pret?
Zgjas hapat,
Shikoj lart ne qiell
Ku jam?Se di as vete,
Ishte kjo femer
Pjelle e mendjes sime
Apo ishte nje muze e vertete?





8.Faqet e ftohta

Dhe u ula te qendroja afer teje si cdo here qe beja kur doja te thoja dicka vetem ty nene. Dhe te pashe...pashe gjithmone ate buzeqeshjen tende pashe ato duart e tua gjithmone te gatshme te me perkedhelnin koken. Oj mami une e di qe skam qene biri me shembullor qe duhej te kishte nje prind por une sdoja..sdija. Keshtu u afrova me sh afer teje dhe mu duke e ftohte me e ftohte se kurre. Nuk ishte vetem bora qe kish rene dhe tani nje shi sikur donte ta zbustr ate natyre jo..nuk ishin keto. Ishe ti nene qe sme flisje dhe aty me erdhi diku nga nje lemsh ne stomak te bertisja me sa fuqi kisha "me fal". As vete se di per cfare doja te kerkoja te falur..per te gjitha nervozimet qe te kam shkaktuar per lotet qe ke derdhur kur nuk isha mire per netet pa gjume kur vija vone.
Per puthjet qe sdoja te merrja nga ty kur isha i vogel. Por nuk nxora asnje fjale mu krijua nje gje tek gryket dhe faqet e mia u lagen. Oj mami. Dhe u afrova me sh afer teje..mbeshteta faqen tek ty dhe ti prap nuk ngrite doren per te me perkedhelur o te me largoje. Te lutem beje levizi ato kocka dhe me largo,vetem mos me rri keshtu. Ti sje mami qe une mbaj mend. Ti sje mami im. Ti sje mami im. Dhe fillova te ngulja thonjet aty ku sduhej aty tek ai vend i shejte.
Pastaj ndala i thirra mendjes pashe duart e mia te mbushura me balte. Ti smeritoje te ikje o mami,pse jeta su lodh me mua por me ty. Pse su lodh me nje 80 vjecare por me ty qe ishe mjaft e re. Pse oj mami?. Ti qe kishe nje pergjigje per cdo gje e tani sme kthen pergjije te urrej. Oh po te urrej. A te mjafton urrejtja ime qe te kthehesh tek une? Po babit si ia bere ate gje?
Pse smendove per ne pseee. Pse ate dite duhej te vonohej te puna dhe ai autobuz te perplasej. Mbeshteta serish koken te prehri yt i ftohte. Kam nevoje per ty o mami,per dashurine tende per perkujdesjet e tua,une thjeshte kam nevoje per ty
Dhe pastaj e pashe serish. Ajo buzeqeshte tek ajo foto...ashtu aq e qete aq pa mendime, aq jo egoiste,aq e bukur aq nena ime. Aq nena ime e shtrejte.





Keto ishin dhe krijimet tuaja te nderuar miq te konkursit tone..!
Ju falenderojme perzemersisht,qe i ndat me ne dhe na nderuat me dergimet tuaja..!!
Suksese te gjithe pjesemarresve..!!





Rkujtojme pak rregulloren e sondazhit..

Sondazhi

1.Sondazhi hapet ne date 1 te cdo muaji dhe mbyllet ne daten e parafundit te muajit.
Eshte sondazh I hapur ku cdo anetar mund te shikoje votat qe jepen.
2.Kur Krijimet te vihen ne sondazh, do te identifikohen vetem me ane te titullit qe ju keni zgjedhur ,ose me anen e numrave korrekt. Emri i antarit nuk do i bashakangjitet krijimit, per te pattur nje transparece sa me te larte dhe te pa-anshme gjate votimit.
3.Votat pasi jane dhene nuk mund te ndryshohen, keshtu qe cdo anetar duhet te dije se vota qe jep eshte dhe ajo perfundimtarja per te.
4.Ne krijimtarin e ketij konkursi,drejtuesit e tij (koherent te tanishem: Nevertiti,Pinky)nuk do ken krijime te tyre ne asnje sondazh.
Gjitheashtu nuk do ken te drejte vote, vetem ne raste ballotazhi te ndonje krijimi ne dy ditet e fundit te votimit para mbylljes se sondazhit.


PS:_Per komentet tuaja ne lidhje me krijimet letrare.
Jeni te lutur te klikoni temen perkatse qe eshte hapur posaqerisht,per komentet tuaja,ketu ne linkun me poshte.

https://www.forumivirtual.com/konku...rijimet-letrare-mars-2014-a-50894/#post625262



 
Redaktimi i fundit:
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top