Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

1475908046trump.jpg


Publikimi i një videoje, ku Donald Trump dëgjohet duke bërë disa komente tepër vulgare për gratë, e ka detyar këtë të fundit të kërkojë ndjesë. Videoja e publikuar rishtazi nga “Washington Post”, është xhiruar në vitin 2005 gjatë xhirimeve për pjesëmarrjen e miliarderit në një telenovelë, pak muaj pas martesës me bashkëshorten e tij të tretë.

“Këto fjalë nuk reflektojnë atë që unë jam”, shfajësohet biznesmeni njujorkez, i cili nuk mund të qëndrojë larg polemikave. Gjatë bisedës me prezantuesin Bill Bush, Trump i flet atij me një gjuhë banale për përpjekjen e dështuar për të joshur një grua, emri i së cilës censurohet në video.

“U përpoqa shumë ta joshja kur ishte në Palm beach. Provova shumë, si me një prostitutë por nuk doli gjë, ajo ishte e martuar. Më pas e shoh, ka zmadhuar gjoksin e gjithçka tjetër. Ka ndryshuar tërësisht pamje”, dëgjohet të thotë manjati.

Në një pasazh tjetër, Trump takon aktoren Arianne Zucker dhe thotë:

"Duhet te ha karamele pasi mund ta puth. E dini që joshem automatikisht nga gjërat e bukura, filloj thjesht t’i puth është si një magnet, nuk mund të pres. Kur je një yll ato të lejojnë të bësh këtë, mund të bësh gjithçka”.

Deklaratat e manjatit të pasurive të paluajtshme ngjallën menjëherë reagimet e ashpra edhe brenda radhëve të republikanëve.
Kryetari i Dhomës së Parlamentit, Paul Ryan, tha se ajo që kishte dëgjuar i ngjallte neveri, ndërsa John McCain pohoi se nuk kishte justifikim për komentet fyese të Trumpit.

Për rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, komentet janë të tmerrshme. “Nuk mund ta lejojmë këtë njeri të bëhet president”, shkruan ajo në Twitter.

Vetë Trump në një deklaratë të publikuar mëngjesin e së shtunës tha se ndjente keqardhje të thellë për ngjarjen.

“Kam thënë dhe kam bërë gjëra për të cilat jam penduar. اdo njeri që më njeh mua e di se këto fjalë nuk reflektojnë atë që unë jam. Bëra gabim dhe kërkoj falje”, tha Trump.

Gjithesesi ai u përpoq të minimizonte impaktin duke sulmuar ish-presidentin Bill Clinton, i cili sipas tij kishte abuzuar me gratë ndërsa Hillary i kishte tallur dhe sulmuar viktimat e bashkëshortit.

اështja sipas miliarderit do të diskutohej edhe gjatë debatit të ardhshëm mes 2 kandidatëve që zhvillohet të dielën në Saint Louis.

/ Top Channel
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Ca ka thene? Ca ka thene? He? He?
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Ca ka thene? Ca ka thene? He? He?

Lexoje qe ta kuptosh cfare Derri.
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

nje opinion nga dosat apo nje konstatim i tyre?!
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

nje opinion nga dosat apo nje konstatim i tyre?!

Shiko ky vertet mund te jete produkt dosash :p,por duke qene qe ka ecur kaq gjate duke ngjitur neper torishta derrash,duhej t"iu kishte ulur pak % e dhjamit ne tru. :)
shume sharlatan.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Ky si ata kuqot fshatar.. :p
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Shiko ky vertet mund te jete produkt dosash :p,por duke qene qe ka ecur kaq gjate duke ngjitur neper torishta derrash,duhej t"iu kishte ulur pak % e dhjamit ne tru. :)
shume sharlatan.

Lojerat e ketyre aman..sic kan shitur do shesin deri sa te jete bagetia
Ky eshte budalla moj...po un e kisha me shum me ate feministen e pa ndreqshme
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

eh po ky dhandërr i sllovenëve, ka marr pak diqka prej ballkani........ edhepse sllovenët janë të urtë.
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Cucciolo ti ben perjashtimin nga kopeja :tulp:

Si sa che il cinghiale ha carne piu' buona.

Hio non mangio animali morti...
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Hio non mangio animali morti...

shyqyr qe doli edhe nje tjeter ne fv anticarne :) gjithmone nese biseda nuk ishte ne kod ..sorry per nderhyrjen!
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

shyqyr qe doli edhe nje tjeter ne fv anticarne :) gjithmone nese biseda nuk ishte ne kod ..sorry per nderhyrjen!

Edhe ti nuk ha mish?
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Edhe ti nuk ha mish?

jo.. nuk ha e po mendoj seriozisht mos te ha as cfar vjen nga shfrytezimi i kafsheve....
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

jo.. nuk ha e po mendoj seriozisht mos te ha as cfar vjen nga shfrytezimi i kafsheve....

Me ne fund nje njeri!
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Me ne fund nje njeri!

me e cuditeshmja eshte se keto mishngrensit po tju flasesh per kanibalet do hidheshin te gjithe ... ama per kafshet sthone gje :)
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

me e cuditeshmja eshte se keto mishngrensit po tju flasesh per kanibalet do hidheshin te gjithe ... ama per kafshet sthone gje :)

Un e di sesi eshte kjo pjes..duhet te them se kam gati 4 muaj qe jam kthyer ne jo mishngrenes..eshte si ti thuash nje duhanxhiu te ler cigaren apo nje drogaxhiu te ler drogen... cdo kush zgjedh rrugen e vet individuale..nje gje eshte e sigurt ,,, njeriu nuk duhet te ushqehet me qenie qe kan baba dhe nene.
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Do behesh vegane fare?
Wow

po mendoj nga kohe shume produkte kam reduktuar por djathi me pelqen shumee :(.. por tani e kam reduktuar ,me shprese qe shume shpejt do e evitoj
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

jo.. nuk ha e po mendoj seriozisht mos te ha as cfar vjen nga shfrytezimi i kafsheve....

Mos me thuaj !
Po me cfare do ushqehesh Jana ?
Do behesh besimtare do ushqehesh me frymen e shenjte :p

Cdo njeri ushqehet me kafshet dhe produktet e tyre :p
 
Titulli: Komentet për gratë, republikanët dënojnë sjelljen e Donald Trump

Mos me thuaj !
Po me cfare do ushqehesh Jana ?
Do behesh besimtare do ushqehesh me frymen e shenjte :p

Cdo njeri ushqehet me kafshet dhe produktet e tyre :p

perime..fruta legumi... ka plot :) besimtare jam zt delrium shpirti i shejte sherben per shpirtin jo trupin ...
sa per temen sme pelqen aspak nje extremist
 
Back
Top