“Koha zbeh çdo bukuri të fytyrës apo trupit, por ajo nuk e zbeh dot inteligjencën

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gjëja më tërheqëse tek çdo person është inteligjenca. Kjo vlen sidomos për gratë. Unë e respektoj këdo që ka tru dhe e di si ta përdorë atë, se sa dikë që ka një fytyrë apo një trup të bukur”.

“Asgjë nuk krahasohet me një bisedë të bukur me mendjen e bukur të një gruaje”

“Inteligjenca e një gruaje më duket tërheqëse. Sensi i saj i humorit më duket tërheqës. Ndjeshmëria e saj më duket tërheqëse”.

“Bukuria e një gruaje mund të jetë e rrez*ikshme, por inteligjenca e saj mund të jetë vdek*jeprurëse”.

“Gjëja më e bukur në botë është të jesh e zgjuar, e matur dhe bujare. Çdo gjë tjetër është e kotë, më beso. Është e kotë që njerëzit të përpiqen të të bindin për gjëra pa vlerë. Mos i merr për bazë mendime të tilla. Ji e zgjuar, e matur dhe bujare”.

“Gra, asnjëherë mos e minimizoni inteligjencën tuaj. Budallallëku nuk është tërheqës. Integriteti, dinjiteti dhe urtësia janë treguesit e vërtetë të bukurisë”.

“Koha zbeh çdo bukuri të fytyrës apo trupit, por ajo nuk e zbeh dot inteligjencën. Me kohën, një femër e bukur nuk mbetet më e bukur. Ndërsa një grua inteligjente, me kalimin e kohës bëhet edhe më inteligjente dhe tërheqëse”.
/supergrate.net/
 
“Gjëja më e bukur në botë është të jesh e zgjuar, e matur dhe bujare. Çdo gjë tjetër është e kotë, më beso. Është e kotë që njerëzit të përpiqen të të bindin për gjëra pa vlerë. Mos i merr për bazë mendime të tilla. Ji e zgjuar, e matur dhe bujare”. ??
 
Para nje muaji fiks me thote nje mikja ime qe me njeh mire prej vitesh, prej shume vitesh-

He mire?Ca ke bo ti mire?

Mire i them, s'kam bo asgjo?


O leri ato -me thote, mos takofsh femer me begati neuronesh se e di une sa i urte je ti?
 
Kane vendin e tyre te gjitha. :)
Nese je e bukur,kjo gje s`te garanton zgjuarsine,po aq e nese s`je shume simpatike,prape kjo s`te garanton zgjuarsine.
Pra,perfundimi bukuria eshte nje trashegimi,eshte nje dhurate ne te cilen dikush qe ka nivel din ta servire thjesht,dhe jo ta shesi rendomte apo t`ia ule piket bukruise.
Por do e mbyll duke thene,s`ka te bukur e te shemtuar ,ka bukuri relative . :))
Prandaj paqja me veten ,sjell stabilitetin mes formes qe zgjedhim te jetojme.
Bukuria eshte ajo qe ne perceptojme ne llogjiken tone personale.
 
Vetem nje super inteligjent dhe nje burre i realizuar do e donte gruan inteligjente si partnere jete. Te tjeret jo vetem s'do donin por dhe do u mundonin ta terheqin poshte e me poshte, si e si mos ta lene te shkelqeje!
Neper boten virtuale te shkrijme ne fjale neve, por realiteti eshte ndryshe. Hele (e sidomos) burrat shqiptar! Kjo sa i perket thenieve te me siperme nga burrat.

Tani sa i perket inteligjences dhe zbehjes me kohen. Normale, nqs nuk te kap ndonje semundje me vitet njeriu behet dhe me i ditur dhe me inteligjent si femer si mashkull. Deri ne nje moshe dmth, kalo te 50-60tat e fillon e bie prap Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top