Kodi Civil pjesa II

ida angel

:)
V.I.P
E drejta e poseduesit për shpenzimet
Neni 299

Poseduesi me mirëbesim ka të drejtë të kërkojë pagimin e
shpenzimeve të nevojshme që kanë bërë për sendin dhe shpenzimet e
dobishme, në masën që këto i kanë shtuar vleftën, në qoftë se kjo
vazhdon të jetë në kohën e kthimit të sendit.
Poseduesi me mirëbesim ka të drejtë të zbresë nga të ardhurat
e sendit, shpenzimet që i njihen sipas kësaj dispozite.Ai ka të
drejtë të mbajë sendin, gjersa t'i paguhen shpenzimet e nevojshme
të dobishme.

Neni 300

Poseduesi me keqbesim ka të drejtë të kërkojë vetëm pagimin e
shpenzimeve të nevojshme që ka bërë për sendin.

Neni 301

Poseduesi me mirëbesim dhe ai me keqbesim, përveç shpenzimeve
që u njihen sipas neneve të këtij Kodi, nuk kanë të drejtë të
kërkojnë pagimin e shpenzimeve të tjera të bëra për sendin, por
vetëm kanë të drejtë të heqin nga sendi atë që kanë bashkuar dhe që
mund të ndahet pa dëm, përveç kur pronari pranon të paguajë vleftën
e tyre.

Padia mohuese
Neni 302


Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cënon në
pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cënimin
dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të
shpërblejë dëmet që mund t'i ketë shkaktuar.

Kallëzimi i një punimi të ri dh e i një dëmi të mundshëm
Neni 303


Pronari, personi që gëzon një të drejtë tjetër reale ose
poseduesi, të cilët kanë arsye të shqetësohen se nga një punim i ri
i filluar prej të tjerëve në tokën e tyre ose të tjetërkujt, mund
t'i vijë dëm sendit në pronësi ose në posedimin e tij, mund t'i
drejtohet gjykatës me kusht që ky punim të mos ketë përfunduar ose
të mos ketë kaluar një vit nga fillimi i tij.
Gjykata sipas rastit vendos ndalimin e punimit, shëmbjen ose
pakësimin e tij dhe kur është rasti edhe shpërblimin e dëmit ose
rrëzon padinë duke urdhëruar shpërblimin e dëmit kur rezulton se
punimi ka qënë ndaluar padrejtësisht.

TITULLI VIII
POSEDIMI

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Kuptimi i posedimit
Neni 304

Posedimi është sundimi efektiv i një personi mbi një send dhe
mbi të drejtat e tjera reale mbi atë. Posedimi mund të ushtrohet
drejtpërsëdrejti ose nga një person që mban sendin.

Llojet e posedimit
Neni 305


Posedimi i personit jo pronar mund të jetë i ligjshëm ose i
paligjshëm. Posedimi është i ligjshëm kur poseduesi e ka posedimin
nga pronari, në bazë të një veprimi juridik, në bazë të ligjit ose
të një akti administrativ.
Në të gjitha rastet e tjera posedimi është i paligjshëm.

Neni 306

Posedimi i paligjshëm mund të jetë me mirëbesim ose me
keqbesim.
Posedimi është me mirëbesim kur poseduesi nuk ka ditur ose nuk
ishte i detyruar të dinte se posedimi i tij është i paligjshëm.
Mirëbesimi prezumohet dhe mjafton të ketë qënë në kohën e
fitimit të posedimit.

Prezumime mbi posedimin
Neni 307


Poseduesi i tanishëm që ka poseduar në një kohë të mëparshme,
prezumohet se ka poseduar edhe në kohën e ndërmjetme.

Neni 308

Posedimi i tanishëm nuk prezumon posedimin e mëparshëm, përveç
kur poseduesi ka një titull që përbën bazën e posedimit të tij.
Në këtë rast poseduesi prezumohet që të ketë qënë poseduar që
nga data e titullit.

Mënyrat e fitimit të posedimit
Neni 309


Posedimi fitohet me anë veprimesh juridike, me trashëgim dhe
me pushtim. Ai që ka fituar posedimin me mirëbesim, mund të
bashkojë në posedimin e vet, edhe kohën e posedimit me mirëbesim të
personit nga i cili ka fituar sendin.

KREU II
MBROJTJA E POSEDIMIT DHE E MBAJTJES

Mbrojtja e atëçastme
Neni 310


Poseduesi ka të drejtë të kundërshtojë aty për aty, duke
përdorur një mbrojtje të përshtatshme, çdo veprim që ka për qëllim
cënimin ose zhveshjen nga posedimi. Kur sendi është marrë me dhunë
ose fshehurazi, poseduesi ka të drejtë ta marrë atë menjëherë ose
në ndjekje e sipër, por duke evituar veprimet e dhunës që nuk
pajtohen me rrethanat e ngjarjes.

Neni 311

E drejta për të mbrojtur posedimin i njihet edhe mbajtësit të
sendit, kundër çdo personi tjetër, përveç ndaj atij nga i cili i
vijnë këto të drejta.

Pushimi i cënimit të posedimit
Neni 312


Personi, që cënohet në posedimin e një sendi, mund të kërkojë
brenda gjashtë muajve, pushimin e cënimit të posedimit dhe
mospërsëritjen e tij në të ardhmen.
Kur posedimi është fituar me dhunë ose fshehurazi, padia mund
të ngrihet brenda gjashtë muajve nga dita kur dhuna ose fshehtësia
kanë pushuar.
Pushimi i cënimit të posedimit nuk mund të kërkohet nga
personi që ka fituar posedimin me dhunë ose fshehurazi.

Rivendosja në posedim
Neni 313


Poseduesi, që në mënyrë të paligjshme është zhveshur nga
posedimi, ka të drejtë të kërkojë brenda gjashtë muajve,
rivendosjen e tij në posedim.
Këtë të drejtë nuk e ka poseduesi që ka marrë posedimin me
dhunë ose fshehurazi. Kur zhveshja është e fshehtë, afati për të
kërkuar rivendosjen e posedimit fillon nga dita e zbulimit të
zhveshjes.

Neni 314

Rivendosja mund të kërkohet edhe kundër atij që e ka fituar
posedimin nëpërmjet një titulli, por që ka patur dijeni për
zhveshjen e ndodhur.

Neni 315

Gjatë gjykimit të padisë për pushimin e cënimit ose
rivendosjen në posedim, i padituri nuk mund të pretendojë se është
vetë pronar ose ka një të drejtë më të fortë se ajo e poseduesit.

PJESA III TRESHEGIMIA

TITULLI I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Kuptimi i trashëgimit
Neni 3 16


Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë
(trashëgimit) të personit të vdekur, një ose më shumë personave
(trashëgimtarë), sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.

Neni 317

Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë
testament, ose ka bërë vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose
kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm.

Koha dhe vendi i çeljes së trashëgimit
Neni 318


Trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashëgimlënësi dhe në
vendin ku ai ka patur banimin e tij të fundit. Kur ky nuk dihet,
trashëgimia çelet në vendin ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose
pjesa kryesore e saj. Ajo rregullohet sipas ligjit të kohës kur
është çelur.

Neni 319

Eshtë e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën disponohen ose
përdorohen të drejta që rrjedhin nga një trashëgim ende i paçelur.

Zotësia për të trashëguar
Neni 320


Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së
trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së
trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë.
Prezumohet se ka qënë zënë në kohën e çeljes së trashëgimisë,
ai që ka lindur brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit.

Neni 321

Kur dy ose më shumë persona thirren për të trashëguar njëri
tjetrin dhe nuk vërtetohet se cili prej tyre ka vdekur më parë,
prezumohet se të gjithë kanë vdekur në të njëjtën kohë dhe nuk
kalon ndonjë e drejtë nga njëri tek tjetri.

Padenjësia
Neni 322


Nuk mund të trashëgojë si i padenjë:
- ai që me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë
trashëgimlënësin, bashkëshorten, fëmijët dhe prindërit e tij;
- ai që ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të
rreme, për kryerjen e një vepre penale për të cilën parashikohet
dënim me vdekje ose me heqje lirie mbi 10 vjet, kur kallëzimi
osedëshmia janë deklaruar të rrema në një gjykim penal;
- ai që me mashtrim, kanosje e dhunë ka shtyrë
trashëgimlënësin që të bëjë, të ndryshojë ose të shfuqizojë
testamentin ose ka përpiluar vetë një testament të rremë ose e ka
përdorur atë për interesa të tij apo të të tjerëve;
- ai që është sjellë ndaj trashëgimlënësit në mënyrë
poshtëruese dhe që e ka keqtrajtuar atë.

Neni 323

Padenjësia e prindit ose e të paralindurit, nuk përjashton
fëmijët ose të paslindurit e këtij, si kur trashëgojnë vetë, ashtu
dhe kur vijnë në trashëgim me zevëndësim. Në një rast të tillë,
prindi i padenjë, në pjesën trashëgimore që u vjen fëmijëve të tij
nuk mund të gëzojë të drejtat e uzufruktit dhe të administrimit, që
ligji u njeh prindërve mbi pasuritë e fëmijëve të tyre.

Falja e padenjësisë
Neni 324


Trashëgimlënësi ka të drejtë ta falë personin e padenjë për ta
trashëguar, me kusht që falja të bëhet shprehimisht me akt noterial
ose me testament, ose kur falja, ndonëse nuk është bërë
shprehimisht, trashëgimlënësi ka shënuar në testament se e ka
njohur padenjësinë e megjithatë e cakton atë si trashëgimtar.

Detyrimet e trashëgimtarit të padenjë
Neni 325

Personi i përjashtuar nga trashëgimi si i padenjë detyrohet të
kthejë frutat dhe çdo të ardhur tjetër që ka marrë nga pasuria në
trashëgim pas çeljes së trashëgimisë.

Zëvendësimi
Neni 326

Zëvendësimi lejon vënien e zëvendësuesve në vendin, shkallën
dhe në të drejtat e atij që zëvendësojnë.

Neni 327

Zëvendësimi në vijë të drejtë i të paslindurve, bëhet pa kufi
dhe në të gjitha rastet, qoftë kur fëmija e trashëgimlënësit të
konkurojë me të paslindurit e një fëmije tjetër të paravdekur,
qoftë dhe kur fëmijët e trashëgimlënësit kanë vdekur para tij dhe
të paslindurit e këtyre janë ose jo në shkallë të njëjta, ose të
numrit të tyre sipas barqeve.

Neni 328

Për të paralindurit në vijë të drejtë nuk ka zëvendësim; më i
afërti përjashton të tjerët.

Neni 329

Në vijë të tërthortë, zëvendësimi pranohet në favor të
fëmijëve e të paslindurve, të vëllezërve e motrave të
trashëgimlënësit, edhe sikur këta të konkurojnë me ungjët apo emtat
e tyre apo me të paslindurit e tyre në shkallë të njëjtë ose jo.

Fitimi i trashëgimit
Neni 330


Trashëgimi fitohet me vdekjen e trashëgimlënësit.

Neni 331

Me çeljen e trashëgimit, trashëgimtarit i kalon edhe posedimi
i trashëgimlënësit mbi pasurinë trashëgimore, pa qenë nevoja për të
vënë dorë mbi atë.

Neni 332

Trashëgimtari mund të fitojë të gjithë pasurinë e
trashëgimlënësit ose një pjesë të saj, ose vetëm një send të
caktuar apo një të drejtë tjetër pasurore.

Heqja dorë nga trashëgimi
Neni 333


Heqja dorë nga trashëgimi duhet të bëhet me deklaratë të
shkruar, që regjistrohet në gjykatën e rrethit të vendit ku është
çelur trashëgimi, ose me gojë në një procesverbal gjyqësor.
Heqja dorë mund të bëhet edhe me anë përfaqësuesi të pajisur
me prokurë të posaçme.

Neni 334

Ai që ka hequr dorë nga trashëgimi, quhet se nuk është thirrur
ndonjëherë në trashëgim. Heqja dorë nga trashëgimi nuk përjashton
trashëgimtarin nga e drejta për të kërkuar legët.

Neni 335

Heqja dorë nga trashëgimi mund të bëhet brenda 3 muajvenga
çelja e trashëgimisë dhe kur trashëgimtari është jashtë shtetit, jo
më vonë se 6 muaj.
Për trashëgimtarin që në kohën e çeljes së trashëgimisë nuk ka
lindur, afati i heqjes dorë nga trashëgimi fillon nga dita e
lindjes.
Afati i heqjes dorë nga trashëgimi pezullohet për shkaqet që
vlejnë për parashkrimin e padies.

Neni 336

Kur nuk dihet a ka trashëgimtarë, ose kur trashëgimtarët
mungojnë dhe nuk ka lajme për ta, gjykata e rrethit ku është çelur
trashëgimia, kryesisht ose me kërkesën e çdo të interesuari, cakton
një afat, jo më pak se gjashtë muaj nga çelja e trashëgimisë,
brenda të cilit ata duhet të deklarojnë në se heqin dorë nga
trashëgimi. Në qoftë se brenda këtij afati nuk bëhet ndonjë
deklarim i tillë, prezumohet se trashëgimlënësi nuk ka lënë
trashëgimtarë.

Neni 337

Heqja dorë nga trashëgimi, e bërë para çeljes së trashëgimisë,
ose kur bëhet me kusht, me afat, ose për një pjesë të trashëgimit,
apo në dobi të njërit nga trashëgimtarët e tjerë, është e
pavlefshme.

Neni 338

Nuk mund të hiqet dorë nga trashëgimi, kur gjatë afatit
tremujor, trashëgimtari me veprimet e tij është sjellë si
trashëgimtar.
Veprimet që kryhen vetëm për të ruajtur pasurinë trashëgimore,
nuk konsiderohen si sjellje prej trashëgimtari.
Trashëgimtarët që kanë hequr ose fshehur sende nga trashëgimi,
humbasin të drejtën e heqjes dorë dhe mbetentrashëgimtarë edhe
sikur të kenë deklaruar heqjen dorë nga trashëgimi.

Neni 339

Trashëgimtari që ka deklaruar rregullisht heqjen dorë ose jo
nga trashëgimi, nuk mund ta shfuqizojë më pas këtë deklarim.

Neni 340

Kur trashëgimtari vdes para se të kalojë afati për heqjen dorë
nga trashëgimi, e drejta për heqjen dorë u kalon trashëgimtarëve të
tij.

Pagimi i detyrimeve
Neni 341


Trashëgimtarët përgjigjen për detyrimet që rëndojnë mbi
pasurinë trashëgimore në përpjesëtim me pjesët e tyre, gjer në
vleftën e pasurisë trashëgimore që kanë marrë.
Quhen detyrime që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore, ato të
trashëgimlënësit, shpenzimet e varrimit të tij dhe shpenzimet që
nevojiten për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë trashgimore,
deri sa ajo t'u kalojë trashëgimtarëve përkatës.

Neni 342

Kur në një trashëgim, një ose disa prona të paluajtshme janë
të rënduara me hipotekë, secili trashëgimtar ka të drejtë të
kërkojë që këto prona të lirohen nga hipoteka para se të bëhet
formimi i pjesëve trashëgimore.
Megjithëkëtë, trashëgimtari që e ka shlyer detyrimin që rrjedh
nga hipoteka e vënë mbi një send të paluajtshëm në pjesën
trashëgimore të tij, ka të drejtën e kthimit ndaj trashëgimtarëve
të tjerë, në proporcion me pjesët e tyre.

Masat për sigurimin e pasurisë trashëgimore
Neni 343


Kur shihet e nevojshme të mbrohen interesat e trashëgimtarëve,
të personave që mund të përfitojnë nga disponimet me testament, të
kreditorëve të trashëgimlënësit ose të shtetit, gjykata e rrethit
ku është çelur trashëgimia, kryesisht ose me kërkesën e çdo të
interesuari, urdhëron përmbaruesin gjyqësor osa një noter për të
bërë inventarin e pasurisë trashëgimore.
Përmbaruesi gjyqësor ose noteri që bën inventarin mund të
caktojë një person si ruajtës i pasurisë trashëgimore.
Derisa të mos jenë hequr masat e mësipërme, trashëgimtari që
mund të ketë filluar nga administrimi i pasurisë trashëgimore, nuk
mund ta tjetërsojë atë veçse me lejen e gjykatës.

Neni 344

Kur nuk dihet a ka trashëgimtarë ose kur trashëgimtarët
mungojnë dhe nuk ka lajme për ata ose kur trashëgimtarët ligjorë
apo testamentorë kanë hequr dorë nga trashëgimi dhe nuk dihen
trashëgimtarët e tyre, gjykata e rrethit ku është çelur trashëgimi,
kryesisht ose me kërkesën e çdo të interesuari, emëron një
kujdestar të trashëgimit.
Shkurti mi i vendimit të emërimit të kujdestarit, shpallet në
Fletoren Zyrtare.

Neni 345

Kujdestari kërkon kryerjen e inventarit të pasurisë
trashëgimore, merr masa për administrimin e pasurisë, ushtron të
drejtën e padisë dhe u përgjigjet padive në lidhje me këtë pasuri,
depoziton në bankë paratë që ndodhen në trashëgim ose që rrjedhin
prej tij, kryen veprime të tjera të kësaj natyre dhe jep llogari në
mbarim të administrimit.

Neni 346

Me miratimin e gjykatës kujdestari paguan detyrimet që
rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore, ekzekuton detyrimet në lidhje
me leget dhe barrët dhe, kur shihet e nevojshme tjetërson edhe
pasuri trashëgimore.

Neni 347

Detyra e kujdestarit pushon me paraqitjen e treshëgimtarit.

Dëshmia e trashëgimisë
Neni 348


Cilësia si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgim
caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të lëshuar nga gjykata, sipas
rregullave të caktuara në Kodin e Procedurës Civile.

Padia për kërkimin e trashëgimit
Neni 349


Trashëgimtari mund të kërkojë me padi nga kushdo qëposedon
tërësisht ose pjesërisht pasurinë trashëgimore, njohjen e tij si
trashëgimtar dhe dorëzimin e pasurisë trashëgimore dhe të pasurisë
së fituar me anë të saj, sipas rregullave mbi posedimin me
mirëbesim dhe me keqbesim.

Neni 350

Padia për kërkimin e trashëgimit mund të ngrihet edhe kundër
personit që mban pasurinë trashëgimore në bazë të një dëshmie
trashëgimi, qoftë dhe kur ky është shteti. Personi që ka fituar me
mirëbesim ndonjë send të pasurisë trashëgimore nga një trashëgimtar
i tillë, nuk është i detyruar të kthejë sendin edhe sikur të jetë
fituar me kundërshpërblim.
Poseduesi me mirëbesim që ka tjetërsuar po në mirëbesim sende
nga pasuria trashëgimore, është vetëm i detyruar që t'i kthejë
trashëgimtarit paditës çmimin e sendit të shoqëruar me faturën
përkatëse. Kur këto të fundit nuk janë shlyer, këtij i kalon e
drejta për të kërkuar shlyerjen e tyre.
 
Neni 351

Padia për kërkimin e trashëgimit nuk parashkruhet, përveç
efekteve të parashkrimit fitues për sende të veçuara

Neni 352

Dispozitat që kanë lidhje me posedimin, zbatohen edhe për
posedimin e sendeve në trashëgim, përsa i përket kërkimit të
frutave, të shpenzimeve të kryera ose për përmirësimet dhe shtesat
e bëra.

Pjesëtimi i trashëgimit
Neni 353


Cilido nga bashkëtrashëgimtarët ka të drejtë të kërkojë në çdo
kohë pjesëtimin e pasurisë trashëgimore edhe sikur trashëgimlënësi
të ketë urdhëruar ndryshe.

Neni 354

Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore mund të bëhet me marrëveshje
të vetë trashëgimtarëve dhe, kur këta nuk merren vesh, nga gjykata
kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga trashëgimia.

Neni 355

Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet sipas rregullave të
parashikuara në nenin 207 të këtij Kodi dhe në dispozitat e tjera
të këtij kreu.

Neni 356

Në formimin e pjesëve takuese duhet që, sa të jetë e mundur,
në secilën prej tyre të bëjnë pjesë nga po ajo sasi sendesh të
luajtshme ose të paluajtshme, të drejtash reale ose kredish, që
kanë natyrë e vleftë të njëjtë.

Neni 357

Kur kreditorët kanë vënë sekuestro mbi sendet e luajtshme të
pasurisë trashëgimore, ose kanë kundërshtuar pjesëtimin sipas
nenit206 të këtij Kodi, ose shumica e bashkëtrashëgimtarëve e
shohin të nevojshme pagimin e detyrimeve që rëndojnë mbi
trashëgimin, sendet e luajtshme shiten në ankand.

Neni 358

Bashkëshorti i trashëgimlënësit ka të drejtë të kërkojë pjesën
që i takon në pasurinë e përbashkët të fituar me punë nga
bashkëshortët gjatë martesës.
Bashkëtrashëgimtarët, që me punën ose të ardhurat e tyre kanë
ndihmuar në shtimin e pasurisë së lënë në trashëgim, kanë të drejtë
të kërkojnë pjesën e tyre në pasurinë e sipërme të shtuar, sipas
kontributit të dhënë.

Neni 359

Pjesa e anëtarit që vdes në pasurinë e familjes bujqësore u
kalon trashëgimtarëve të tij, pavarësisht nga anëtarësia e tyre në
ekonominë bujqësore.
Kur vdes anëtari i fundit i ekonomisë bujqësore, pasuria u
kalon trashëgimtarëve të tij sipas rregullave të caktuara në këtë
Kod.

TITULLI II
TRASHEGIMIA ME LIGJ

Neni 360


Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijve,
bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e
vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të
paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të
trashëgimlënësit, tëafërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si
dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në
këtë Kod.

Neni 361

Në rradhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe
bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili
në pjesë të barabarta.
Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është
bërë i padenjë për të trashëguar, ka hequr dorë nga trashëgimi, në
vend të tij hyjne me zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet
e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të
paslindurit e tyre pa kufizim. Në këtë rast, pjesa e prindit që nuk
trashëgon, ndahet ndërmjet të paslindurve në pjesë të barabarta.
Kur përveç bashkëshortit nuk ka trashëgimtarë të tjerë të
radhës së parë, në trashëgim thirren ata të radhës pasardhëse të
parashikuar në nenin 362 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë,
thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse të parashkruara
prej nenit 363 të këtij Kodi.
Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit.
Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve te sipërme, trashëgimi i
mbetet bashkëshortit pasjetues.

Neni 362

Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur
rregullisht si dhe fëmijët e birësuar, barazohen me fëmijët
legjitimë.
I birësuari nuk trashëgon ne familjen e origjinës së tij dhe
as kjo nuk e trashëgon atë.

Neni 363

Në radhë te dytë thirren në trashëgim prindërit e
trashëgimlënësit dhe personat e paaftë për punë, të cilët të paktën
1 vit para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si
anëtarë të familjes dhe në ngarkim të tij.

Neni 364

Në radhë të tretë thirren në trashëgim personat e paaftë për
punë në ngarkim të trashëgimlënësit që përmenden në nenin 363 të
këtij Kodi, kur nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së dytë,
gjyshi e gjyshja, vëllezërit e motrat, si dhe fëmijët e vëllezërve
e të motrave të paravdekur. Të sipërmit trashëgojnë në pjesë të
barabarta, pa u bërë dallimi ndërmjet vëllezërve e motrave të një
ati ose vetëm të një nëne, ndërmjet gjyshit e gjyshes nga ana a
babës ose e nënës.

Neni 365

Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë të paslindur, as prindër ose
të paralindur të tjerë, as vëllezër ose motra, apo të paslindur të
këtyre, pasuria e trashëgimlënësit u kalon të afërmve më të afërt
të tij, pa bërë dallim ndërmjet vijës atërore dhe asaj amësore, por
gjithsesi jo më tej se shkalla e gjashtë.

Neni 366

Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë trashëgimtarë deri në shkallën
e gjashtë, thirret në trashëgim shteti.

Neni 367

Shteti nuk përgjigjet për detyrimet e trashëgimlënësit tej
vleftës së pasurisë të fituar.

E drejta e shtimit për sendet shtëpiake
Neni 368


Trashëgimtarët që bashkëjetonin me trashëgimlënësin në kohën
e vdekjes së tij, kur thirren në trashëgim, marrin tej pjesës që u
takon në pasurinë trashëgimore sendet shtëpiake të përdorimit të
zakonshëm, përveç kur trashëgimlënësi ka disponuar ndryshe në
testament.

Trashëgimia sipas radhëve
Neni 369


Trashëgimtarët e një radhe të mëpasme thirren në trashëgim
vetëm kur nuk ka trashëgimtarë të radhës së mëparëshme ose kur këta
të gjithë janë bërë të padenjë ose kanë hequr dorë nga trashëgimi
ose janë përjashtuar nga trashëgimi, përveç kur nga trashëgimtarët
e radhës së dytë mbetet trashëgimtari i paaftë për punë dhe ka
trashëgimtarë të radhës së tretë.

E drejta e shtimit
Neni 370


Kur një nga bashkëtrashëgimtarët që thirret në trashëgim ka
vdekur para trashëgimlënësit, ose është bërë i padenjë, ose ka
hequr dorë nga trashëgimi, ose është përjashtuar nga trashëgimi dhe
nuk ka persona që trashëgojnë me zëvendësim, pjesa që i takon atij
u shtohet pjesëve të bashkëtrashëgimtarëve të asaj radhe.

Trashëgimtari i paaftë për punë
Neni 371


Trashëgimtarë të paaftë për punë janë ata që në kohën e
vdekjes së trashëgimlënësit nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç, ose 18
vjeç kur vazhdojnë mësimet, burrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç
dhe gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç si dhe, pavarësisht nga
mosha, ata që janë invalidë të grupit të parë dhe të grupit të
dytë.

TITULLI III
TRASHEGIMIA ME TESTAMENT

Kuptimi i testamentit

Neni 372

Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga
vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij
për kohën pas vdekjes.
Testamenti nuk mund të bëhet prej dy ose më shumë personave po
në një akt, as edhe në dobi të një të treti, as me disponime
reciproke.

Zotësia për të disponuar me testament
Neni 373

Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18
vjeç, si dhe gruaja nën këtë moshë kur është e martuar.
I mituri nga 14 gjer në 18 vjeç mund të bëjë testament vetëm
për pasurinë që ka fituar me punën e tij.
Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për
tëvepruar, si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është
në gjendje për të kuptuar rëndësinë e veprimit të ti , nuk mund të
bëjë testament.

Zotësia për të fituar me testament
Neni 374


Janë të pazotë për të fituar me testament ata që janë të
pazotë për të trashëguar me ligj me përjashtim të fëmijëve të
pandërmjetshëm të një personi të caktuar dhe të gjallë në kohën e
vdekjes së testatorit edhe sikur ata fëmijë të mos jenë zënë ende.

Neni 375

Kujdestari nuk mundet në asnjë rast të përf'itojë nga
disponimet testamentare të personit në kujdestari kur ato janë bërë
para miratimit të llogarisë përfundimtare, edhe sikur testatori të
ketë vdekur pas miratimit të llogarisë.
Janë të vlefshme disponimet e bëra në favorin e kujdestarit,
kur ky është i paralindur, i paslindur, vëlla, motër ose
bashkëshorti i testatorit.

Neni 376

Disponimi testamentar në favor të personave të pazotë që
përmenden në nenet 374 e 375 të këtij Kodi, është i pavlefshëm edhe
sikur të jetë fshehur nën formën e një kontrate me shpërblim ose të
jetë bërë nën emrin e një personi të ndërvënë.
Quhen persona të ndërvënë: i ati, e ëma, të paslindurit dhe
bashkëshorti i personit të pazot.

Caktimi i trashëgimtarit
Neni 377


Trashëgimlënësi që nuk lë të paslindur ose të paralindur, ose
vëllezër apo motra, ka të drejtë të disponojë me testament pasurinë
e vet, në favor të çdo personi fizik apo juridik.

Përjashtimi nga trashëgimia
Neni 378


Trashëgimlënësi edhe pa caktuar trashëgimtarë në testament
mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore një ose më shumë
trashëgimtarë të tij.

Rezervë ligjore
Neni 379


Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia
ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur
që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe
trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se
thirren në trashëgim, dhe as të cënojë me testament në çdo mënyrë
qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të
trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të
trashëguar.

Neni 380

Kur testatori disponon me testament një uzufrukt ose një rentë
jetësore, të ardhurat e të cilave kalojnë ato të pjesës së
disponueshme, trashëgimtarët që kanë të drejtë në rezervën ligjore
munden të ekzekutojnë këtë disponim ose të heqin dorë nga tëdrejtat
mbi pjesën e disponueshme.
Po këtë të drejtë zgjedhjeje e kanë edhe personat që
përfitojnë nga rezerva ligjore në rast se testatori ka disponuar
pronësinë e zhveshur të një pjese që kalon masën e disponueshme.

Zëvendësimi
Neni 381


Trashëgimlënësi mund të caktojë në testament që në rast se
trashëgimtari vdes para tij ose bëhet i padenjë, ose heq dorë nga
trashëgimi, ta marrë trashëgimin një nga trashëgimtarët e tjerë që
tregohen në nenet 361, 363, 364 të këtij Kodi, dhe kur nuk ka asnjë
nga këta, ta marrë një njeri tjetër.
Por trashëgimlënësi nuk mund të detyrojë trashëgimtarin që të
ruajë dhe, pas vdekjes së tij t'ia dorëzojë një personi tjetër të
gjithë ose një pjesë të trashëgimit që ka marrë.

E drejta e shtimit
Neni 382


Kur trashëgimlënësi ua ka lënë të gjithë pasurinë e tij
trashëgimtarëve të caktuar në testament dhe një nga këta
trashëgimtarë ka vdekur para tij, ose është bërë i padenjë, ose ka
hequr dorë nga trashëgimi dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar për
këto raste një trashëgimtar tjetër në vend të tij, si dhe kur një
trashëgimtar është përjashtuar nga trashëgimi, pjesa që i takon
atij u shtohet pjesëve të bashkëtrashëgimtarëve të tjerë të caktuar
në testament në përpjestim me pjesët e tyre trashëgimore.
Në qoftë se disa nga trashëgimtarët janë caktuar së bashku në
një pjesë të pasurisë, shtimi bëhet vetëm midis këtyre
bashkëtrashëgimtarëve.

Neni 383

Kur trashëgimlënësi ka lënë me testament vetëm një pjesë të
pasurisë së tij, edhe sikur në këtë pjesë të ketë caktuar së bashku
shumë trashëgimtarë, pjesa e atij që për shkaqet e treguara në
nenin e sipërm nuk mund ose nuk do të je të trashëgimtar, u kalon
trashëgimtarëve ligjore të trashëgimlënësit.

Legu dhe barra
Neni 384


Trashëgimlënësi mund të ngarkojë trashëgimtarin ose
trashëgimtarët e caktuar në testament, nga ata që tregohen në nenet
361, 363, 364 të këtij Kodi, që t'u japin një ose më shumë
trashëgimtarëve ligjorë një përfitim pasuror nga trashëgimi, pa i
bërë këta trashëgimtarë (legu).
Kur trashëgimlënësi, që nuk ka trashëgimtarë nga ata që
tregohen në nenet 361, 363, 364, ka caktuar në testament si
trashëgimtarë persona të tjerë, mund t'i ngarkojë këta me lege në
dobi të çdo njeriu.
Dispozitat e zotësisë për të trashëguar vlejnë edhe për
personin që i është lënë legu.

Neni 385

Legatari ka të drejtë të kërkojë frutat ose kamatat që
rrjedhin nga legu, nga dita që i është caktuar dorëzimi i legut dhe
në mungesë të saj, nga dita e njoftimit të kërkesë-padisë.
Ato mund të kërkohen nga dita e vdekjes së trashëgimlënësit,
kur trashëgimlënësi ka disponuar shprehimisht ose kur legu është
një depozitë në para.

Neni 386

Trashëgimlënësi mund të ngarkojë trashëgimtarin ose
trashëgimtarët e caktuar në testament që të kryejnë ndonjë veprim
të dobishëm për shoqërinë ose ndonjë veprim tjetër, pa i dhënë të
drejtë një personi të caktuar mbi këtë veprim (barrë).
Kur trashëgimlënësi i lë me testament pasurinë shtetit,
organeve të tij, ose enteve të ndryshëm, ka të drejtë të caktojë
qëllimin për të cilin duhet të përdoret pasuria.

Neni 387

Kur trashëgimtari i ngarkuar me legun ose barrën ka vdekur
para trashëgimlënësit, ose është bërë i padenjë ose ka hequr dorë
nga trashëgimi dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar një trashëgimtar
tjetër në vend të tij, për ekzekutimin e detyrimeve në hdhje me
legun ose me barrën ngarkohen bashkëtrashëgimtarët ose
trashëgimtarët ligjorë, të cilëve u shtohet ose u kalon pjesa e
atij, që për shkaqet e sipërme nuk mund ose nuk do jetë
trashëgimtar.
Në qoftë se ekzekutimi i detyrimeve në lidhje me legun ose
barrën është lidhur ngushtë me personin e atij, që për shkaqet e
sipërme nuk mund ose nuk do jetë trashëgimtar, legu ose barra
mbetet pa fuqi.

Neni 388

Në rast se ndërmjet trashëgimtarëve, asnjëri prej tyre nuk
është ngarkuar nga trashëgimlënësi testamentar për të shlyer legun,
secili trashëgimtar detyrohet të kontribuojë për shlyerjen e tij
sipas pjesës takuese.

Neni 389

Kur sendi i dhënë në leg është treguar vetëm si lloj ose si
masë, e drejta e zgjedhjes i takon trashëgimtarit, por sendi nuk
mund të jetë nën kualitetin mesatar.

Neni 390

Kur personi, të cilit i është lënë legu, ka vdekur para
trashëgimlënësit ose është bërë i padenjë ose ka hequr dorë nga
legu dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar një person tjetër në vend
të tij, legu shkon në dobi të trashëgimtarit të ngarkuar me atë
leg.
Por në qoftë se legu u është lënë shumë personave së bashku,
pjesa e atij që nuk mund ose nuk do të marrë legun u shtohet
bashkëpjesëtarëve të tij në përpjesëtim me pjesët e tyre.

Neni 391

Personi, të cilit i është lënë legu, ka të drejtë të kërkojë
nga trashëgimtari i ngarkuar ekzekutimin e detyrimit në lidhje me
legun.
Ekzekutimi i detyrimit të trashëgimtarit në lidhje me barrën
mund të kërkohet nga ekzekutori i testamentit, nga
bashkëtrashëgimtarët, nga organizatat përkatëse shtetërore ose
private.
Detyrimet në lidhje me legun dhe barrën ekzekutohen pas
detyrimeve që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore.

Format e testamentit
Neni 392


Testamenti bëhet në dy forma: ollograf dhe me akt noterial

Testamenti ollograf
Neni 393


Testamenti ollograf shkruhet tërësisht me dorën e testatorit
duke vënë datën dhe nënshkrimin e vet.
Data e testamentit duhet të tregojë ditën, muajin dhe vitin.
Nënshkrimi vihet në fund të disponimeve.

Neni 394

Personi që nuk është i zoti të lexojë dorëshkrimin e vet nuk
mund të bëjë testament ollograf.

Neni 395

Personat që nuk dëgjojnë (shurdhë) ose që nuk dëgjojnë e nuk
flasin (shurdhëmemecë), mund të disponojnë me testament ollograf
ose me testament të marrë nga noteri, sipas rregullave të
parashikuara në ligjin "Për noterinë".

Neni 396

Testamenti ollograf mund të depozitohet tek noteri për ruajtje
sipas dispozitave për depozitimin e dokumenteve në noteri.

Testamenti me akt noterial
Neni 397


Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe
nënshkruhet nga trashëgimlënës i në prani të noterit.
Kur trashëgimlënësi nuk di, ose për shkak sëmundjeje ose
tëmetash fizike nuk mund të nënshkruajë, testamenti nënshkruhet
sipas rregullave të parashikuara në ligjin "Për noterinë".

Testamente të posaçme
Neni 398


Në vendet ku nuk ka noter, testamenti mund të vërtetohet nga
kryetari ose sekretari i bashkisë ose i komunës.

Neni 399

Testamenti i një personi që ndodhet në shërbim ushtarak, mund
të vërtetohet nga komandanti i njësisë ushtarake në të cilën ai bën
pjesë dhe kur është shtruar në spital për mjekim nga drejtori i
spitalit.

Neni 400

Testamenti i një personi që ndodhet në një anije shqiptare në
lundrim ose që ka qëndruar në një liman të huaj, mund të vërtetohet
nga kapiteni i anijes.

Neni 401

Disponimi me testament i bërë me kusht pezullues, mbetet pa
efekt kur personi në favor të cilit është bërë, vdes para
trashëgimlënësit.

Revokimi i testamentit
Neni 402


Testamenti me një datë të mëvonshme lë pa fuqi atë me datë të
mëparëshme në tërësi ose vetëm për pjesën që nuk pajtohet me
testamentin e ri.
Testamenti mbetet pa fuqi edhe me anë të një deklarate të bërë
nga trashëgimlënësi në noteri.

Pavlefshmëria e testamentit
Neni 403


Testamenti është i pavlefshëm kur bëhet nga një person që nuk
mund të bëjë testament (neni 373).

Neni 404

Testamenti është i pavlefshëm kur nuk është bërë në formën e
kërkuar nga ligji.

Neni 405

Testamenti është i pavlefshëm kur disponohet me testament në
dobi të personave që nuk mund të trashëgojnë (nenet 374,375).

Neni 406

Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është
në kundërshtim me nenet 377 e 384 të këtij Kodi.

Neni 407

Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament
itrashëgimlënësit, i përjashton nga trashëgimia ligjore
trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cënon
pjesën e tyre ligjore.

Neni 408

Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është
bërë në kundërshtim me ligjin ose në mashtrim të ligjit.

Neni 409

Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është
bërë me ndikimin e mashtrimit, kanosjes ose dhunës, ose për shkak
të një lajthimi, pa të cilën trashëgimlënësi nuk do kishte bërë
këtë disponim.

Neni 410

Kur testamenti deklarohet nga gjykata i pavlefshëm, në
trashëgim thirren trashëgimtarët ligjorë, përveç kur është rasti i
shtimit në dobi të trashëgimtarëve të caktuar në testament sipas
nenit 381.
Kur deklarohen të pavlefshme vetëm disa nga disponimet e
testamentit, disponimet e tjera mbeten në fuqi.

Neni 411

Padia për pavlefshmërinë e testamentit ose të disponimit me
testament mund të ngrihet nga trashëgimtari dhe nga çdo tjetër
person i interesuar brenda tre vjetëve nga çelja e trashëgimisë.

Neni 412

Kur disponimi me testament është i pavlefshëm për shkak se
disponimi nga trashëgimlënësi ka përjashtuar nga trashëgimia
ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose
cënon pjesën e tyre ligjore (neni 407), trashëgimtari, i
përjashtuar nga trashëgimi ose të cilit i është cënuar pjesa
ligjore, ka të drejtë të kërkojë nga trashëgimtarët e tjerë, sipas
rastit, dorëzimin ose plotësimin e pjesës që i takon atij në bazë
të trashëgimisë ligjore.

Neni 413

Për caktimin e kësaj pjese bashkohet e gjithë pasuria që
kishte trashëgimlënësi në kohën e vdekjes së tij, duke u zbritur
detyrimet që rëndojnë mbi trashëgiminë dhe pjesëtohet me numrin e
trashëgimtarëve që do të thirreshin në trashëgim në qoftë se
trashëgimlënësi nuk do kishte bërë testament.

Ekzekutori i testamentit
Neni 414


Trashëgimlënësi mund të ngarkojë një ose më shumë persona për
të ekzekutuar testamentin.
Caktimi si ekzekutor duhet të pranohet prej këtij në vetë
testamentin ose me një deklaratë të veçantë që i bashkohet
testamentit.
Në qoftë se trashëgimlënësi nuk cakton ekzekutor të
testamentit, ekzekutimi i këtij u ngarkohet trashëgimtarëve të
caktuar në të.

Neni 415

Ekzekutori i testamentit duhet të bëjë inventarin e pasurisë
trashëgimore, duke ftuar të marrin pjesë trashëgimtarët dhe
personat e tjerë që përfitojnë nga testamenti.
Ekzekutori i testamentit administron pasurinë trashëgimore,
duke kryer veprimet që janë të nevojshme për ekzekutimin e
dis ponimeve të testamentit, por nuk mund të tjetërsojë pasurinë
trashëgimore, përveç kur shfaqet nevoja dhe me lejen e gjykatës, e
cila vendos pasi më parë të dëgjojë trashëgimtarët.

Neni 416

Gjykata e rrethit, me kërkesën e trashëgimtarëve ose të
personave që kanë interes, mund të shkarkojë nga detyra ekzekutorin
e testamentit për shkelje të rënda të detyrës së tij ose për
pazotësi në administrimin e pasurisë trashëgimore.

Neni 417

Tagret e ekzekutorit testamentar nuk transmetohen në
trashëgimtarët e tij.

Neni 418

Kur janë shumë ekzekutorë testamentarë, në mungesën e të
tjerëve mund të veprojë edhe njëri prej tyre, por të gjithë ata
janë përgjegjës solidarë për sendet që u janë besuar, përveç kur
testatori u ka ndarë detyrat.

PJESA IV
DETYRIMET

TITULLI I
DISPOZITA TE PERGJITHME

KREU I
KUPTIMI DHE LINDJA E DETYRIMEVE

Kuptimi i detyrimit
Neni 419

Detyrimi është një marrëdhënie juridike me anën e së cilës një
person (debitori) detyrohet të japë diçka ose të kryejë apo të mos
kryejë një veprim të caktuar në dobi të një personi tjetër
(kreditori), i cili ka, gjithashtu, të drejtë të kërkojë t'i jepet
diçka, ose të kryhet apo të mos kryhet veprimi.

Lindja e detyrimeve
Neni 420


Detyrimet lindin nga kontratat ose nga ligji.

Natyra ekonomike e detyrimit
Neni 421


Objekt i detyrimit duhet të ketë një vlerësim ekonomik dhe t'i
përgjigjet interesave qoftë dhe jopasurore të kreditorit.

Korrektesa e pjesëmarrësve në detyrim
Neni 422


Kreditori dhe debitori duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me
korrektesë, me paanësi dhe sipas kërkesave të arsyes.
 
KREU II
DETYRIMET SOLIDARE

Neni 423


Detyrimi është solidar kur kreditori ose secili nga kreditorët
ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e të njëjtit detyrim tërësisht
apo pjesërisht si nga debitorët së bashku, ashtu dhe nga secili
prej tyre veç e veç.

Neni 424

Detyrim është solidar kur del nga vullneti i palëve ose është
parashikuar me ligj.

Neni 425

Detyrimi është solidar edhe kur debitorët të jenë detyruar
secili në mënyrë të ndryshme ose dhe kur debitori i përbashkët të
jetë detyruar në mënyrë të ndryshme ndaj secilit kreditor.

Neni 426

Ekzekutimi i detyrimit nga njëri prej debitorëve solidarë i
shkarkon të gjithë debitorët e tjerë.
Debitorët solidarë shkarkohen nga detyrimi edhe nëpërmjet
dhënies së një sendi në ekzekutim të detyrimit apo të kompensimit
të kredisë nga njëri prej debitorëve solidarë ndaj kreditorit.

Neni 427

Qënia në vonesë e kreditorit ndaj njërit nga debitorët
solidarë e shtrin efektin ndaj të gjithë debitorëve të tjerë.
Debitori solidar nuk mund të kompensojë detyrimin e tij me
kreditë që kanë debitorët e tjerë ndaj kreditorit.
Debitori solidar nuk mund t'i kundrejtojë kreditorit prapsimet
personale të debitorëve të tjerë.
اdo njëri nga debitorët solidarë nuk duhet që me veprimet e
tij të rëndojë pozitën e të tjerëve, përveç kur parashikohet
ndryshe në ligj.

Neni 428

Debitori ka të drejtë të zgjedhë për të paguar njërin apo
tjetrin kreditor solidar, përveç kur është penguar më parë me anë
të një njoftimi me shkrim prej ndonjërit prej tyre.
Kreditorët janë solidarë kur secili prej tyre ka të drejtën të
kërkojë pagimin e gjithë detyrimit dhe pagimi i bërë njërit prej
tyre, liron debitorin ndaj gjithë kreditorëve.

Neni 429

Përtëritja e detyrimit që bën debitori me njërin nga
kreditorët, shkarkon të gjithë debitorët e tjerë, përveç kur
kreditori i ka ruajtur të drejtat ndaj tyre.
Falja e detyrimit të bërë njërit prej debitorëve
solidarë,shkarkon të gjithë debitorët e tjerë. Kur falet vetëm
pjesa e një debitori, detyrimi i debitorëve të tjerë pakësohet për
aq sa është pjesa e falur.
Bashkimi i cilësive të kreditorit me atë të debitorit solidar
në një person të vetëm, shuan detyrimin e debitorëve të tjerë, për
pjesën e këtij debitori.

Neni 430

Në marrëdhëniet ndërmjet tyre debitorët solidarë marrin pjesë
në shlyerjen e detyrimit secili sipas pjesës së vet.
Debitori që ka ekzekutuar një detyrim solidar, ka të drejtë të
kërkojë nga debitorët e tjerë pagimin në pjesë të barabarta të
detyrimit të ekzekutuar prej tij, përveç kur në ligj ose në
kontratë është parashikuar ndryshe.
Kur debitori solidar, që ka ekzekutuar detyrimin, nuk ka
mundur të nxjerrë nga një debitor pjesën e tij të detyrimit, ajo
ndahet sipas rastit në pjesë të barabarta ose proporcionalisht
ndërmjet debitorëve të tjerë, duke përfshirë edhe atë.

Neni 431

Debitorët solidarë janë të detyruar të përballojnë në
proporcion me pjesët e tyre të gjitha shpenzimet që vërtetohen se
kanë qenë të nevojshme të kryhen nga debitorët që kanë ekzekutuar
detyrimin.

Neni 432

Debitori solidar që ekzekuton detyrimin duhet t'i kundrejtojë
kreditorit prapsimet e përbashkëta për të gjithë
debitorët,përndryshe i humb e drejta të kërkojë nga debitorët e
tjerë pjesën që atyre u takon për shlyerjen e detyrimit.
Gjithashtu, ai e humbet këtë të drejtë edhe kur nuk ka njoftuar
debitorët e tjerë se ka ekzekutuar detyrimin dhe, si rrjedhim njëri
nga debitorët e tjerë ka ekzekutuar veçmas atë.

Neni 433

Ndërprerja e parashkrimit me veprimet e kreditorit ndaj njërit
prej debitorëve solidarë, si dhe ndërprerja e parashkrimit nga
njëri prej kreditorëve solidarë ndaj debitorit të përbashkët, ka
efekt si ndaj debitorëve të tjerë ashtu edhe ndaj kreditorëve të
tjerë.
Pezullimi i parashkrimit ndaj njërit debitor ose ndaj njërit
kreditor solidar, nuk ka efekt ndaj të tjerëve.
Heqja dorë nga parashkrimi në përputhje me nenin 126 të këtij
Kodi e bërë nga njëri prej debitorëve solidarë, nuk ka efekt ndaj
të tjerëve, ndërsa heqja dorë nga parashkrimi nga njëri prej
kreditorëve solidarë, ka efekt ndaj të tjerëve.

Neni 434

Debitori solidar të cilit i kërkohet pagimi i pjesës së tij
nga detyrimi, nuk mund t'i kundrejtojë debitorit, që ka paguar atë,
parashkrimin e padisë së kreditorit, përveç kur ai vetë dhe
debitori që kërkon pjesën kanë patur mundësinë që t'i kundrejtonin
parashkrimin e plotësuar.
Ky paragraf nuk zbatohet kur me marrëveshje debitorët solidarë
kanë vendosur ndryshe.

Neni 435

Në rast se ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur, për fajin
ose gjatë vazhdimit të vonesës së njërit ose disa debitorëve
solidarë, debitorë të tjerë nuk shkarkohen nga detyrimi për
plotësimin e tij.
Kreditori mund të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar për
një shkak të tillë, vetëm nga debitorët solidarë ose nga secili
prej tyre, për fajin e të cilëve është bërë i pamundur ekzekutimi
i detyrimit ose që kanë qenë me vonesë. Debitorët e tjerë mbetën
solidarë vetëm për detyrimin e parë.
Vonesa e njërit nga debitorët solidarë nuk sjell ndonjë pasojë
juridike për debitorët e tjerë.

KREU III
DETYRIMET ALTERNATIVE

Neni 436


Detyrimi është alternativ kur debitori shkarkohet prej tij,
duke përmbushur njërin nga llojet e tij të përmendura veç e veç
sipas dëshirës së tij, ose të kreditorit apo të një të treti.
Debitori nuk mund të kërkojë nga kreditori të pranojë përmbushjen
e detyrimit pjesërisht nga njëri lloj e pjesërisht nga lloji tjetër
i tij.

Neni 437

E drejta e zgjedhjes i takon debitorit, përveç kur është
parashikuar nga ligji apo nga kontrata që t'i lihet kreditorit apo
një të treti.
Zgjedhja bëhet e parevokueshme me përmbushjen e njërit nga
llojet e detyrimit, ose me njoftimin e deklaratës së zgjedhjes
palës tjetër ose të dy palëve, kur e drejta e zgjedhjes i takon një
të treti.
Kur e drejta e zgjedhjes u takon shumë personave dhe ata
nukmerren vesh, gjykata u cakton atyre një afat. Kur zgjedhja nuk
bëhet në afatin e caktuar, atë e bën gjykata.

Neni 438

Kur në një detyrim alternativ, debitori nuk ekzekuton
ndonjërin nga llojet e detyrimeve në afatin e caktuar, e drejta e
zgjedhjes i kalon kreditorit.
Në rast se e drejta e zgjedhjes i është lënë kreditorit dhe ky
nuk e ka usht ruar në afatin e caktuar në marrëveshje ose të
caktuar nga debitori, zgjedhja i kalon këtij të fundit.
Kur e drejta e zgjedhjes i është lënë një të treti dhe ai nuk
e ushtron në afatin e caktuar, zgjedhja bëhet nga gjykata.
Kur kjo e drejtë u është lënë disa personave, gjykata u cakton
atyre një afat. Në rast se zgjedhja nuk bëhet në afatin e caktuar,
ajo bëhet nga gjykata.

Neni 439

Detyrimi alternativ është i thjeshtë kur njëri nga të dy
llojet e detyrimit nuk mund të bëhet objekt detyrimi, ose kur
përmbushja e tij është bërë e pamundur pa fajin e asnjërës palë.

Neni 440

Kur e drejta e zgjedhjes i është lënë debitorit, detyrimi
alternativ bëhet i thjeshtë në rast se njëri nga të dy llojet e
detyrimit bëhet i pamundur dhe për fajin e tij. Në rast se kjo
pamundësi ndodh për fajin e kreditorit, debitori shkarkohet nga
detyrimi kur ai nuk pranon të zbatohet detyrimi tjetër dhe të
kërkojë shpërblimin e dëmit.
Kur zgjedhja i është lënë kreditorit, debitori shkarkohet nga
detyrimi kur pamundësia e përmbushjes së njërit nga të dy llojet e
detyrimit ka ndodhur për faj të kreditorit dhe ky nuk pranon të
ekzekutohet lloji tjetër i detyrimit dhe të kërkojë të shpërblehet
dëmi. Në rast se zgjedhja i është lënë kreditorit dhe pamundësia i
ngarkohet debitorit, kreditori mund të zgjedhë detyrimin tjetër ose
të kërkojë shpërblimin e dëmit.

Neni 441

Kur të dy llojet e detyrimit janë bërë të pamundura dhe
debitori duhet të përgjigjet për njërin prej tyre, ai duhet të
paguajë vleftën e detyrimit që është bërë i pamundur i fundit, në
qoftë se zgjedhja i është lënë atij.
Në qoftë se e drejta e zgjedhjes i është lënë kreditorit, ky
ka të drejtë të kërkojë vleftën e njërit ose tjetrit lloj detyrimi.

KREU IV
DETYRIME TE PJESETUESHME E TE PAPJESETUESHME

Detyrime të pjesëtueshme
Neni 442

Kur shumë debitorë ose kreditorë marrin pjesë në të njëjtin
detyrim dhe ky është i pjesëtueshëm, secili debitor është i
detyruar të ekzekutojë dhe secili kreditor ka të drejtë të kërkojë
një pjesë të barabartë të detyrimit, përveç kur në kontratë ose në
ligj është parashikuar ndryshe.

Detyrime të papjesëtueshme
Neni 443


Kur janë shumë debitorë në të njëjtin detyrim, që është i
papjesëtueshëm, të gjithë debitorët quhen debitorë solidarë.
Detyrimi është i papjesëtueshëm nga vetë natyra e tij si i
tillë dhe nga qëllimi i palëve në kontratë. Në të tilla raste
detyrimi mbetet i papjesëtueshëm edhe për trashëgimtarët e
debitorëve.

Neni 444

Detyrimet e papjesëtueshme rregullohen nga dispozita që kanë
lidhje me detyrimet solidare, përveç sa parashikohet në këtë kre.

KREU V
DETYRIMET MONETARE

Neni 445

Detyrimi për të paguar një shumë parash shlyhet me vleftën e
vet nominale, përveç kur rezulton ndryshe nga ligji ose nga
kontrata.

Neni 446

Detyrimi monetar përmbushet me monedhën që është në qarkullim
në shtetin ku bëhet pagimi ose me monedhën e pranuar në kontratë.

Neni 447

Kur kreditori ka një llogari rrjedhëse në shtetin ku duhet ose
mund të bëhet pagesa, debitori mund të përmbushë detyrimin
dukekredituar në këtë llogari shumën përkatëse, përveç kur
kreditori e ka përjashtuar pagesën në këtë llogari.
Pagesa quhet e kryer në momentin e kreditimit të saj në
llogari.

Neni 448

Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës.
Kreditori mund të caktojë një vend tjetër brenda kufijve të shtetit
ku ka vendbanimin në kohën e pagimit ose të lindjes së detyrimit.

Neni 449

Në rast se pagimi duhet të kryhet në një vend tjetër nga
vendbanimi i kreditorit në kohën e lindjes së detyrimit dhe
përmbushja e këtij detyrimi do të vështirësohej së tepërmi debitori
mund të pezullojë pagimin derisa kreditori të ketë caktuar një vend
tjetër i cili do të mënjanonte shpenzimet e tepërta.

Neni 450

Shpërblimi për dëmin e shkaktuar si rrjedhim i vonesës në
pagimin e një shume parash, përbëhet nga kamatat e arrira, prej
datës së fillimit të vonesës së debitorit, me monedhën zyrtare të
vendit ku bëhet pagimi.Përqindja e kamatës caktohet me ligj.
Në mbarim të çdo viti kamatat e arrira i shtohen shumës së
detyruar mbi bazën e të cilës është bërë llogaritja e tyre.
Kamata ligjore paguhet pa qenë i detyruar kreditori të provojë
ndonjë dëm. Kur kreditori provon se ka pësuar një dëm më të madh se
kamata ligjore, debitori detyrohet t'i paguajë atij pjesën tjetër
të dëmit.

Neni 451

Kur detyrimi lidhet me pagesen e një shume parash në monedhë
që nuk ka kurs zyrtar në shtetin ku duhet të kryhet pagesa,
debitori ka të drejtë të ekzekutojë detyrimin në monedhën që ka
kurs zyrtar në shtetin ku duhet të kryhet pagesa, përveç kur në
ligj ose në kontratë parashikohet ndryshe.

Neni 452

Kur detyrimi lidhet me pagesën e një shume parash në monedhë
të ndryshme nga ajo e vendit ku duhet të kryhet pagesa dhe debitori
pretendon se nuk është në gjendje të shlyejë detyrimin në këtë
monedhë, kreditori mund të pranojë shlyerjen në monedhën e vendit
të kryerjes së pagesës.
Rregulli i mësipërm zbatohet edhe kur debitori detyrohet të
bëjë pagesën me monedhën e pranuar në fillim.

Neni 453

Kur detyrimi duhet të ekzekutohet me një monedhë të ndryshme
nga ajo e pranuar në fillim, konvertimi duhet të bëhet me kursin
zyrtar të këmbimit të ditës së pagimit.

Neni 454

Neni 450 i këtij Kodi nuk i heq të drejtën kreditorit që të
kërkojë shpërblimin e dëmit të pësuar nga fakti që nga dita e
vënies në vonesë të debitorit ka pësuar ndryshime kursi i këmbimit
të monedhës që përcaktohet në detyrim.

TITULLI II
EKZEKUTIMI DHE SHUARJA E DETYRIMEVE

KREU I
EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE

Neni 455

Debitori dhe kreditori duhet të tregojnë kujdesin e duhur e të
jenë të përpiktë në përmbushjen e detyrimit sipas përmbajtjes së
tij.

Neni 456

Detyrimi për dorëzimin e një sendi të caktuar përmban edhe
kujdesin që duhet të tregohet për ruajtjen e tij në dorëzim.
Neni 457

Kur objekti i detyrimit është dorëzimi i sendeve të
përcaktuara vetëm në lloj, ato nuk mund të jenë me cilësi më të
dobët se sa cilësia mesatare.

Neni 458

Dorëzimi i sendeve bëhet sipas mënyrës së caktuar në kontratë
dhe kur kjo nuk është caktuar bëhet:
a) me dhënien e tyre në dorë personit që ka fituar pronësinë
e tyre ose personit që heq të drejta prej tij;
b) me dhënien transportuesit ose postës për t'ia dorëzuar
fituesit, në vendin e treguar prej tij;
c) me dhënien fituesit në dorë ose me dërgim nëpërmjetpostës
të dokumenteve (fletë ngarkese, dëshmi depozitimi) që i japin atij
të drejtën e disponimit të mallit.

Neni 459

Debitori nuk mund të ekzekutojë detyr؟min pjesë-pjesë edhe
sikur ai të jetë i pjesëtueshëm, pa pëlqimin e kreditorit.

Neni 460

Detyrimi mund të ekzekutohet edhe nga një person i tretë, që
nuk është debitor, përveç kur kreditori është i interesuar që
ekzekutimi të bëhet nga debitori, ose kur kreditorit i është
njoftuar kundërshtimi i debitorit.

Vendi i ekzekutimit të detyruar
Neni 461


Në rast se vendi ku duhet të ekzekutohet detyrimi nuk caktohet
në kontratë, nga ligji ose nuk kuptohet nga vetë natyra e
detyrimit, ekzekutimi bëhet:
a) për dorëzimin e një sendi të paluajtshëm, në vendin ku
ndodhet ai;
b) për sendet që janë të përcaktuara në mënyrë individuale, në
vendin ku ndodheshin kur lindi detyrimi;
c) për dorëzimin e një sendi të përcaktuar në lloj dhe në
sasi, në vendin ku debitori ushtron veprimtarinë e tij profesionale
ose në vendbanimin e tij;
ç) për detyrimet në para, sipas rregullave të përcaktuara në
kreun V të pjesës IV të këtij Kodi.

Neni 462

Kreditori nuk mund të detyrohet të pranojë një gjë të ndryshme
nga sa është përcaktuar në objektin e detyrimit edhe sikur vlefta
e gjësë së ofruar të jetë më e madhe.

Afati i ekzekutimit të detyrimit
Neni 463

Ekzekutimi i detyrimit duhet të bëhet në afatin e caktuar në
kontratë. Kur në kontratë nuk është caktuar afat ose ekzekutimi i
detyrimit është lënë në kërkimin e kreditorit, ky mund të kërkojë
ekzekutimin në çdo kohë dhe debitori duhet ta ekzekutojë atë brenda
pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e kërkimit.

Neni 464

Afati i caktuar në kontratë prezumohet se është caktuar në
dobi të debitorit, përveç kur nga vullneti ؟ palëve ose natyra e
detyrimit del ndryshe.
Ekzekutimi i detyrimit para mbarimit të afatit nuk quhet i
pavlefshëm, përveç kur afati është caktuar në dobi të kreditorit.

Neni 465

Debitori nuk mund të pretendojë të drejtën e afatit kur:
a) ka falimentuar;
b) nuk ka dhënë garancitë e premtuara;
c) garancitë që sigurojnë kredinë janë pakësuar për fajin e
tij, përveç kur ato mbeten, përbëjnë ende një siguri të mjaftueshme
për ekzekutimin e detyrimit.

Ekzekutimi ndaj kreditorit
Neni 466


Ekzekutimi i detyrimit duhet t'i bëhet vetë kreditorit ose
përfaqësuesit të vet, ose një personi të autorizuar nga kreditori,
nga ligji ose nga gjykata.
Ekzekutimi i detyrimit që i bëhet një personi që nuk është
autorizuar për ta pranuar, e shkarkon debitorin vetëm në rast se
kreditori ka pranuar më vonë ekzekutimin, ose vërtetohet se ka
përfituar prej tij.

Ekzekutimi ndaj një të treti
Neni 467


Debitori që ekzekuton një detyrim ndaj një personi, i cili
sipas rrethanave të padyshimta duket se është i autorizuar ta
pranojë atë, shkarkohet nga detyrimi në qoftë se provon se ka qënë
në mirëbesim.
Personi që ka pranuar ekzekutimin e detyrimit, është i
detyruar t'i kthejë kreditorit të vërtetë, atë që ka marrë nga
ekzekutimi i detyrimit.

Ekzekutimi nd aj kreditorit të pazotë për të vepruar
Neni 468


Kur ekzekutimi i detyrimit i është bërë një kreditori që nuk
ka zotësi për të vepruar, shkarkon debitorin po aq sa ka vajtur në
dobi të këtij kreditori, ose të perfaqësuesit të tij ligjor.

Ekzekutimi për llogari të shumë detyrimeve

Neni 469

Kur ekzekutimi kryhet për llogari të shumë detyrimeve dhe ndaj
të njëjtit kreditor, debitori mund të përcaktojë në kohën e
ekzekutimit se cilin detyrim po ekzekuton.
Kur nuk ekziston një përcaktim i debitorit për rradhën e
ekzekutimit, në fillim ekzekutohet detyrimi që i ka kaluar afati,
në se ekzistojnë më shumë të tillë, ekzekutimi fillon nga detyrimi
me vlerë dhe në rast se janë disa të tillë, fillon nga më i vjetri
dhe kur këta kanë të njëjtën vjetërsi, ekzekutimi bëhet
proporcionalisht.

Neni 470

Ekzekutimi në para për llogari të një detyrimi të caktuar,
përmban në fillim shlyerjen e shpenzimeve, pastaj atë të kamatave
të arrira dhe pastaj të vetë detyrimit e të kamatave të zakonshme
ndaj tij.
Kreditori mund të refuzojë pagesën, në rast se debitori gjatë
ekzekutimit cakton një renditje tjetër ose mund të mos pranojë
shlyerjen e plotë të vleftës së detyrimit; pa marrë edhe kamatat e
arrira, ato në vazhdimësi si dhe shpenzimet përkatëse.

Neni 471

Kreditori mund të mos pranojë ekzekutimin e detyrimit për
dorëzimin e një sendi të ndryshëm nga ai që është përcaktuar në
kontratë edhe sikur vlefta e sendit të ofruar të jetë e barabartë
apo më e madhe.

Shpenzimet e ekzekutimit, dëftesat përkatëse
Neni 472


Shpenzimet janë në ngarkim të atij që ekzekuton detyrimin,
ndërsa shpenzimet e dëftesës janë në ngarkim të atij, në favor të
të cilit ajo është leshuar.

Neni 473

Për çdo pagesë të kryer në ekzekutim të detyrimit kreditori
jep një dëftesë, përveç kur rezulton ndryshe nga kontrata.
Në rast se kreditori disponon një dokument nga përmbajtja e të
cilit rezulton detyrimi, debitori që e ka ekzekutuar atë mund të
kërkojë kthimin ose prishjen e dokumentit, përveç kur kreditori ka
interesa të arësyeshme për ruajtjen e tij dhe me kusht që ai të
shënojë në dokument ekzekutimin e detyrimit.
Kur kreditori refuzon të zbatojë detyrimin sipas paragrafit të
mësipërm, debitori mund të pezullojë ekzekutimin e detyrimit. Kur
kreditori pretendon se ka humbur dokumnetin detyrohet t'i japë
debitorit një deklaratë me shkrim ku të pranohet ekzekutimi i
detyrimit. Deklarata duhet të jetë noteriale kur kërkohet nga
ligji.

Neni 474

Kur pagesat e njëllojta për shlyerjen e detyrimit duhet të
bëhen në mënyrë periodike, dëftesat e lëshuara për dy pagesa
rradhazi prezumojnë kryerjen edhe të pagesave të mëparëshme.
Dëftesa e lëshuar nga kreditori për detyrimin kryesor,
prezumon se janë shlyer gjithashtu edhe kamatat e shpenzimet e
këtij detyrimi.

Lirimi i sendeve nga garancitë
Neni 475


Kreditori që ka pranuar ekzekutimin e detyrimit, duhet të
lirojë sendet nga garancitë reale që janë dhënë për sigurimin e
ekzekutimit të detyrimit edhe nga çdo ndalim tjetër që mund të
kufizojë përdorimin e pasurisë.

KREU II
EFEKTET E MOSEKZEKUTIMIT TE DETYRIMEVE

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 476

اdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve e detyron debitorin të
shpërblejë dëmin që ka pësuar kreditori, përveç kur ai provon se
mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij.
Në këtë rast kreditori ka të drejtë:
a) të kërkojë ekzekutimin në natyrë të detyrimit, veçanërisht
dorëzimin e sendit ose kryerjen e punimeve, si dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit, ose:
b) shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i
detyrimit.

Neni 477

Debitori që në ekzekutimin e detyrimit përdor punën e të
tretëve përgjigjet për vepr؟met e tyre, të kryera me faj, si të
ishin të vetat.

Neni 478

Kur detyrimi ka lidhje me veprime që mund të kryhen edhe nga
persona të tjerë dhe debitori nuk ekzekuton detyrimin, kreditori ka
të drejtë të kërkojë t'i kryejë ai vetë për llogari të debitorit.

Neni 479

اdo mërreveshje që përjashton ose kufizon palët nga
përgjegjësia për mosekzekutimin e detyrimeve është e pavlefshme.

Neni 480

Kur ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur për fajin e
debitorit, kreditori ka të drejtë të kërkojë prej tij shpërblimin
e dëmit të shkaktuar.
Debitori është me faj kur, me dashje ose nga pakujdesia, ka
krijuar rrethana që e kanë bërë të pamundur ekzekutimin ose kur n uk
ka marrë masa për ta ndaluar atë.

Vonesa e debitorit
Neni 481


Debitori që nuk përmbush një detyrim të kërkueshëm në afatin
e caktuar, quhet se ështe në vonesë (morë), përveç kur
mosekzekutimi është rrjedhim i rrethanave që nuk kanë lidhje me
fajin e debitorit.
Debitori vihet në vonesë me anë të një njoftimi me shkrim.
Nuk është e nevojshme vënia në vonesë kur:
a) debitori ka deklaruar me shkrim se nuk dëshiron të
ekzekutojë detyrimin;
b) ka kaluar afati brenda të cilit do të ekzekutohej detyrimi.
Kur debitori vdes dhe afati i caktuar për ekzekutimin e
detyrimit mbaron pas vdekjes se tij, trashëgimtarët e tij quhen se
janë në vonesë me mbarimin e 15 ditëve nga dita e njoftimit me
shkrim nga kreditori.
c) kur detyrimi rrjedh nga një akt i paligjshëm.
 
Neni 482

Debitori qe është në vonesë nuk çlirohet nga pamundësia e
papritur e përmbushjes së detyrimit, edhe sikur kjo të jetë
shkaktuar pa fajin e tij e të kreditorit, përveç kur provon se
objekti i detyrimit do të ishte shkatëruar apo dëmtuar edhe sikur
të ishte nën kujdesin e kreditorit.
Humbja ose dëmtimi i një sendi të marrë në menyrë të
paligjshme, nuk e shkarkon personin që e ka marrë atë nga detyrimi
për të rikthyer vleftën e tij.

Neni 483

Dispozitat mbi vonesën nuk zbatohen për detyrimet që përmbajnë
mosveprime. اdo veprim i kundërt përbën mospërmbushje të detyrimit.

Neni 484

Kreditori mund të mos pranojë ofertën e debitorit që është me
vonesë për ekzekutimin e detyrimit, në rast se ajo nuk përmban edhe
shpërblimin e dëmit të pësuar dhe shpenzimet e bëra gjatë vonesës,
ose kur kreditori për shkak të vonesës së debitorit nuk ka interes
për ekzekutimin e detyrimit.

Neni 485

Debitori që ka një kredi të kërkueshme ndaj kreditorit të tij,
mund të pezullojë zbatimin e detyrimit deri në pagesën e kredisë,
me kusht që ndërmjet kredisë dhe detyrimit të ketë lidhje të
mjaftueshme, siç mund të jetë ndër të tjera, qënia e një raporti të
vetëm juridik ose të marrëdhënieve që palët kanë patur rregullisht.
Pezullimi i ekzekutimit të detyrimit nuk mund të kërkohet kur:
a) ekzekutimi i detyrimit nga pala tjetër bëhet i pamundur për
shkak të vonesës së kreditorit, ose është i pamundur në mënyrë të
përherëshme;
b) kredia e palës tjetër është e pasekuestrueshme.

Neni 486

Dëmi që duhet të shpërblehet nga debitori për mosekzekutimin
e detyrimit përbëhet nga të gjitha humbjet e pësuara nga pakësimi
i pasurisë, si dhe fitimi që mund të nxirrej në kushtet e zakonshme
të tregut (fitimi i munguar). Bëjnë pjesë në shpërblimin për
riparimin e dëmit edhe shpenzimet e arsyeshme e të nevojshme për të
parandaluar ose për të pakësuar dëmin, që kanë lidhje me rrethanat
mbi të cilat bazohet përgjegjësia e palës, shpenzimet e arsyeshme
e të nevojshme për të përcaktuar dëmin dhe përgjegjësinë, si dhe
ato që janë nevojitur për të gjetur një zgjidhje jashtë gjyqësore
të përmbushjes së detyrimit.

Neni 487

Në kontratë me detyrime të dyanshme, palët duhet të
ekzekutojnë detyrimin e tyre në të njëjtën kohë, përveç kur nga
kontrata ose nga natyra e detyrimit del se njëra palë duhet
tëekzekutojë detyrimin e saj më parë se tjetra.

Neni 488

Kur në një kontratë me detyrime të dyanshme, ekzekutimi i
detyrimit të një pale është bërë i pamundur pa fajin e asnjërës
palë, secila prej tyre nuk ka të drejtë të kërkojë nga tjetra
ekzekutimin e detyrimit ose shpërblimin e dëmit, përveç kur në ligj
ose në kontratë është parashikuar ndryshe. Secila nga palët ka të
drejtë të kërkojë nga pala tjetër që t'i kthejë atë që është dhënë
për ekzekutimin e detyrimit.

Neni 489

Në qoftë se në një kontratë me detyrime të dyanshme,
ekzekutimi i detyrimit të njërës palë është bërë i pamundur, për
shkak se pala tjetër ka rënë në paaftës؟ paguese, ose ka
falimentuar ose për ndonjë rrethanë tjetër të ndodhur për faj të
saj, pala tjetër ka të drejtë të mos zbatojë detyrimet e veta,
derisa t'i garantohet ekzekutimi i detyrimit në dobi të saj, ose të
kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i
kontratës.

Neni 490

Kur është vendosur që kreditorit t'i paguhet shpërblimi për
mosekzekutimin e detyrimit ose për ekzekutimin me vonesë të tij,
gjykata duke marrë parasysh gjendjen pasurore të debitorit, mund të
caktojë një afat tjetër për pagimin e këtij shpërblimi, ose të
lejojë që të paguhet me këste.

Vonesa e kreditorit
Neni 491


Kreditori është në vonesë kur pa ndonjë shkak të ligjshëm nuk
pranon ekzekutimin e detyrimit nga ana e debitori t, ose që për
shkak të rrethanave të krijuara me faj prej tij, nuk përmbush
detyrimin ndaj debitorit, pa të cilin ky nuk mund të ekzekutojë
detyrimin e tij.

Neni 492

Kur kreditori është në vonesë, debitori ka të drejtë të
kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar prej saj dhe lirohet nga
përgjegjësia në rast se më vonë ekzekutimi i detyrimit të tij bëhet
i pamundur, përveç kur pamundësia e ekzekutimit ndodh për fajin e
tij.
Në detyrimet në para, kur kreditori është në vonesë, debitori
nuk paguan kamatë.

Neni 493

Kur dëmi i ardhur nga mosekzekutimi i detyrimit është
shkaktuar ose është shtuar edhe nga veprimet ose mosveprimet me faj
të kreditorit, ose kur ky nuk ka treguar kujdesin e duhur për
pakësimin e këtij dëmi, gjykata sipas rastit mund të pakësojë
shumën e shpërblimit të dëmit ose të shkarkojë krejtësisht
debitorin nga detyrimi për shpërblimin e tij.

Neni 494

Kreditori gjatë vonesës së tij nuk mund të kërkojë marrjen e
masave për një ekzekutim të detyruar.

Neni 495

Kur kreditori është në vonesë ose nuk gjendet, debitori ka të
drejtë të ekzekutojë detyrimin duke e depozituar sendin në një
person që ushtron veprimtari depozitimi ose në një vend që caktohet
nga gjykata e vendit të ekzekutimit të detyrimit. Kur objekt i
detyrimit janë para, letra ose dokumente me vleftë ose sende të
çmueshme, depozitohen në bankë.
Me depozitimin ndërpritet kamata.
Në rastet kur depozitimi kërkon shpenzime të mëdha, bëhet me
vështirësi ose sendi që vihet në depozitë prishet shpejt ose për
vetë natyrën e tij, nuk mund të lihet në depozitë, debitori, pasi
të ketë lajmëruar kreditorin, kërkon nga gjykata që të lejohet të
shesë sendin e mësipërm dhe vleftën e nxjerrë nga shitja ta
depozitojë në bankën e shtetit në emër të kreditorit.
Kur debitori tërheq sendin e depozituar para se të jetë
pranuar nga kreditori, depozitimi quhet se nuk është bërë.
Depozituesi i dorëzon sendin kreditorit vetëm pasi ky të ketë
shlyer të gjitha shpenzimet p ër ekzekutimin e detyrimit.

KREU III
ZEVENDESIMI DHE KALIMI I KREDISE

Zëvendësimi i debitorit
Neni 496

Zëvëndësimi i debitorit me një person tjetër, i cili merr
përsipër detyrimin, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e kreditorit.
Debitori i zëvendësuar shkarkohet nga detyrimi i tij ndaj
kreditorit.
Garancitë e dhëna nga persona të tretë për detyrimin shuhen,
në rast se këta nuk kanë dhënë pëlqimin që ato të mbeten edhe
përdebitorin e ri. Pengu ose hipoteka e dhënë nga debitori i
mëparshëm mbeten në fuqi.

Neni 497

Kreditorit mund t'i kundrejtohen nga debitori i ri të gjitha
prapsimet që rrjedhin nga detyrimi që ai ka marrë përsipër dhe që
mund t'i kundrejtonte edhe debitori i mëparshëm, përveç atyre që
lidhen me personin e këtij të fundit.

Neni 498

Marrëvëshja sipas të cilës debitori dhe një person i tretë
bëhen bashkëdebitorë në një detyrim, kur është marre pëlqimi i
kreditorit, nuk mund të prishet ose të ndryshohet, pa pëlqimin e
kreditorit. Te dy bashkëdebitorët përgjigjen ndaj tij solidarisht.

Kalimi i kredive
Neni 499


Kreditori mund t'ia kalojë kredinë e vet një personi tjetër
edhe pa miratimin e debitorit, me kusht që kredia të mos ketë
karakter të ngushtë personal dhe kalimi të mos jetë ndalur nga
ligji. Veçanërisht nuk lejohet kalimi i kredisë një personi tjetër,
kur rrjedh nga shkaktimi i vdekjes ose i dëmtimit të shëndetit, si
dhe i kredive që nuk mund të sekuestrohen.
Palët në një marrëveshje mund të përjashtojnë kalimin e
kredisë, por marrëveshja nuk mund t'i kundrejtohet atij që i kalon
kredia po të mos provohet se ai e njihte atë në momentin e kalimit.

Neni 500

Kredia kalon së bashku me privilegjet, garancitë dhe aksesorët
e tjerë, duke përfshirë edhe kamatat për kohën e kaluar, përveç kur
në kontratë parashikohet ndryshe.
Personi që bën kalimin e kredisë nuk mund t'i kalojë personit
tjetër posedimin e sendit të marrë peng pa miratimin e palës tjetër
(pengdhënësit). Në të kundërtën kreditori mbetet ruajtës i pengut.

Neni 501

Kalimi i kredisë duhet të bëhet me shkresë, ndryshe nuk është
i vlefshëm.

Neni 502

Kalimi kredisë ka efekt ndaj debitorit dhe ndaj personave të
tretë, nga dita që debitori e ka pranuar ose i është njoftuar nga
kreditori i mëparshëm ose nga kreditori i ri.
Debitori që ka ekzekutuar detyrimin e tij, përpara se të ishte
njoftuar për kalimin e kredisë, shkarkohet nga detyrimi.

Neni 503

Kur kredia u është kaluar disa personave të veçantë,
p referohet në shlyerje kalimi që i është njoftuar më përpara
debitorit, ose që është pranuar më parë nga debitori, me një
dokument (shkresë) me datë të saktë edhe sikur data të jetë e
mëvonshme.

Neni 504

Kalimi i kredisë nuk cënon mjetet mbrojtëse të debitorit.
Debitori mund t'i kundrejtojë kreditorit të ri prapësimet që
mund t'i drejtonte kreditorit të mëparshëm, në kohën që i është
njoftuar kalimi i kredisë.
Ai mund të kërkojë t'i bëhet kompensimi i një kredie ndaj
kreditorit të parë, qoftë dhe ende e pa kërkueshme në atë kohë, me
kusht që të mos jetë bërë e kërkueshme mbas cedimit të kredisë.

Neni 505

Kur kalimi i kredisë bëhet me titull barësor kreditori është
garant për ekzistencën e kredisë në kohën e kalimit të saj.
Kur kalimi bëhet falas, kreditori nuk është garant për
ekzistencën e kredisë.

Neni 506

Kreditori që kalon kredinë nuk përgjigjet për paaftësinë
paguese të debitorit, përveç kur ka marrë përsipër garancinë.
Në këtë rast përgjigjet për aq sa ka marrë. Veç kësaj duhet të
përgjigjet për kamatat, për shpenzimet e kalimit, dhe ato që
personi që i ka kaluar kredia ka bërë për ndjekjet ligjore ndaj
debitorit dhe të shpërblejë dëmin.
Marrëveshja që synon të rëndojë përgjegjësinë e personit që
kalon kredinë, është e pavlefshme. Kur kreditori që kalon kredinë
ka garantuar aftësinë paguese të debitorit, garancia pushon, në
qoftëse mosekzekutimi i kredisë për paaftësi paguese të debitorit
ka ardhur nga pakujdesia e kreditorit të ri për të ndjekur çështjen
ndaj debitorit.

Neni 507

Kreditori që bën kalimin e kredisë duhet t'i dorëzojë
kreditorit tjetër dokumentet që provojnë kredinë, të cilat janë në
posedimin e tij.
Kur është kaluar vetëm një pjesë e kredisë, kreditori
detyrohet t'i dorëzojë kreditorit tjetër një kopje autentike të
dokumenteve.

KREU IV
SHUARJA E DETYRIMEVE

Përtëritja
Neni 508


Detyrimet shuhen me përtëritje, kur palët me marrëveshje
zëvendësojnë detyrimin fillestar, me një detyrim tjetër të ndryshëm
nga i pari.

Neni 509

Dorëzania, pengu dhe hipoteka e kredisë fillestare shuhen
përveç kur palët janë marrë vesh shprehimisht që ato të ruhen edhe
për kredinë e re.

Neni 510

Përtëritja është e pavlefshme në rast se detyrimi fillestar
është i pavlefshëm. Kur detyrimi fillestar rrjedh nga një titull i
anullueshëm, përtëritja është e vlefshme në rast se debitori ka
marrë përsipër detyrimin e ri, duke njohur vesin e titullit
fillestar.

Falja e detyrimit
Neni 511


Deklarata me shkrim e kreditorit për faljen e detyrimit, e
shuan atë kur i njoftohet debitorit, përveç kur ky i fundit
deklaron brenda një afati të caktuar se nuk dëshiron të përfitojë
nga falja.

Neni 512

Kur debitori ka në dorë dokumentin privat që provon detyrimin,
prezumohet se ky është shuar me falje, përveç kur provohet se
dokumenti nuk i është kthyer nga kreditori me dashje.

Neni 513

Heqja e garancisë ndaj detyrimit, nuk prezumon faljen e tij.

Kompensimi
Neni 514


Kur dy persona i detyrohen njëri tjetrit në para ose në sende
të një lloji e të zëvendësueshme dhe detyrimet e tyre janë të
kërkueshme, të sakta e të caktuara në shumë ose në sasi, detyrimet
e të dy palëve shuhen, duke bërë kompensimin ndërmjet tyre.
Detyrimet shuhen deri në shumën ose sasinë e detyrimit më të vogël.

Neni 515

Kompensimi shuan të dy detyrimet nga data e bashkimit të tyre.
Kur për njërën nga kreditë ose mbi të dyja janë paguar kamata,
kompensimi bëhet deri në afatin e fundit në të cilën janë paguar
kamatat.
Parashkrimi nuk e ndalon kompensimin, në rast se nuk është
plotësuar në ditën kur është bërë bashkimi i të dy detyrimeve.

Neni 516

Kompensimi bëhet me anë të një deklarate që njëra palë i
dërgon palës tjetër. Deklarata nuk mund të bëhet me afat ose me
kusht.
Kur kompensimi nuk mbulon gjithë kredinë ose kur kreditori ka
nevojë të mbajë titullin e kredisë për të ushtruar të drejtat e
tjera të tij, mund ta mbajë atë me kusht që të shënojë në titull
përmbajtjen e deklaratës dhe t'i japë palës tjetër një kopje të
titullit të kredisë.

Neni 517

Kur deklarata për kompensimin e dhënë nga njëra palë, nuk
pranohet nga pala tjetër, ajo detyrohet të njoftojë menjëherë palën
që ka dërguar deklaratën, duke parashtruar shkaqet e mospranimit.

Neni 518

Nuk mund të k ompensohen pa pëlqimin e kreditorit:
a) kreditë që rrjedhin nga shkaktimi i vdekjes ose i dëmtimit
të shëndetit;
b) kreditë që nuk mund të sekuestrohen;
c) kreditë që rrjedhin nga tatimet dhe taksat.

Neni 519

Kompensimi nuk kryhet kur është në dëm të personave të tretë
që kanë fituar të drejta uzufrukti ose pengu mbi kredinë.

Neni 520

Dorëzënësi mund të kundrejtojë kompensimin e detyrimit të
kreditorit ndaj debitorit kryesor. Debitori kryesor nuk mund të
kundrejtojë kompensimin e detyrimit të kreditorit ndaj dorëzënësit.

Neni 521

Kur dy detyrime nuk janë të pagueshme në një vend, nuk mund të
bëhet kompensimi i tyre, veçse duke llogaritur shpenzimet e
nevojshme për transferimin e tyre në vendin e ekzekutimit.

Neni 522

Kur kreditë dhe detyrimet monetare përfshihen në një llogari
të vetme, ato kompensohen menjëherë, sipas renditjes që palët kanë
pranuar në marrëveshje dhe në mungesë të saj sipas rregullave të
parashikuara në nenet 469 dhe 470 të këtij Kodi.
Pala që administron llogarinë, pasi e mbyll atë me kompensimin
e bërë, i njofton palës tjetër se cila është mbetja, datën e saktë
të llogaritjes, si dhe zërat që përbëjnë llogarinë dhe që nuk i
janë komunikuar ende palës tjetër.
Në qoftë se pala tjetër nuk kundërshton atë në një afat të
arsyeshëm, mbetja e njoftuar konsiderohet si e pranuar nga palët.

Neni 523

Kur në një deklaratë kompensimi nuk tregohen në mënyrë të
mjaftueshme detyrimet e përfshira në kompensim, zbatohen rregullat
e parashikuara në nenin 470 të këtij Kodi.
Secila palë mund të kundërshtojë menjëherë kompensimin e bërë,
në rast se llogaritja e detyrimit, e shpenzimeve dhe e interesave
nuk është kryer sipas rregullave të sipërpërmendura.

Bashkimi i cilësive të kreditorit dhe debitorit në një të vetëm
Neni 524

Detyrimi shuhet kur cilësitë e kreditorit dhe të debitorit
bashkohen në një person të vetëm. Kur ky bashkim merr fund,
detyrimi lind përsëri.

Neni 525

Bashkimi nuk kryhet kur është në dëm të personave të tretë që
kanë fituar të drejta uzufrukti ose pengu mbi kredinë.

Shuarja për shkak pamundësie ekzekutimi
Neni 526


Detyrimi shuhet kur ekzekutimi i tij bëhet i pamundur pa fajin
e debitorit dhe para se ky të jetë vënë në vonesë.
Detyrimi shuhet edhe kur debitori ndonëse është në vonesë,
provon se pamundësia do të ekzistonte edhe sikur të ishte kreditori
në vendin e tij.
Në këto raste, debitori duhet t'i kthejë kreditorit atë që ka
fituar pa shkak.

Neni 527

Kur pamundësia për ekzekutimin e detyrimit është e përkohshme,
debitori nuk është përgjegjës për vonesën e ekzekutimit për kohën
që ajo zgjat.
Por, detyrimi shuhet edhe kur pamundësia zgjat për aq kohe sa
sipas titullit të detyrimit dhe natyrës së tij, debitori nuk mund
të detyrohet më ta kryejë atë ose kreditori nuk ka më interes.

Neni 528

Kur ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur vetëm pjesërisht,
detyrimi ekzekutohet në pjesën që mund të ekzekutohet.

Neni 529

Kur objekti i detyrimit është dorëzimi i një sendi dhe ky
dëmtohet tërësisht, ose humbet pa fajin e debitorit dhe para se ky
të vihet në vonesë, kreditori hyn në të drejtat e debitorit lidhur
me këtë send, në varësi të faktit që ka shkaktuar pamundësinë e
ekzekutimit të detyrimit. Kreditori ka të drejtë të kërkojë nga
debitori atë ç'ka ka marrë si rrjedhojë e shpërblimit të dëmeve.

TITULLI III
MJETET PER TE SIGURUAR EKZEKUTIMIN E DETYRIMEVE

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 530

Kreditori mund të shpërblehet me të gjithë pasurinë e tashme
dhe të ardhshme të debitorit të tij, përveç rasteve kur me ligj
është parashikuar ndryshe.
Një pronë mund të rëndohet nga pronari i saj, me qëllim që të
sigurohet pagimi i një detyrimi.

Neni 531

Kreditorët kanë të drejta të barabarta për t'u shpërblyer me
pasurinë e debitorit, përveç shkaqeve të ligjshme të preferimit.
Janë shkaqe të ligjshme të preferimit privilegjet, pengu dhe
hipoteka.

Neni 532

Pengu dhe hipoteka mund të vihen vetëm për një detyrim
efektiv.
Pengu dhe hipoteka mund të vihen si për një detyrim të
pronarit të sendit të lënë peng ose hipotekë, ashtu dhe për një
detyrim të një personi tjetër.

Neni 533
Pengu ose hipoteka mund të garantojë një kredi ekzistuese ose
një kredi të ardhshme. Kredia për të cilën jepet garancia duhet të
jetë e përcaktua r qartë.
Pengu ose hipoteka mund të vihet edhe për një detyrim me
kusht.

Neni 534

Pengu ose hipoteka shtrihen përkatësisht mbi të gjitha punimet
që përmirësojnë vleftën e pronës, kreditë dhe shpërblimet që u
shtohen ose që zëvendësojnë pasurinë e rënduar, duke përfshirë edhe
atë që kompensohet nga zhvleftësimi.

Neni 535

Në qoftë se sendet e lëna peng ose hipotekë humbasin ose
zhvleftësohen, pagesa e shumave, për të cilat detyrohen siguruesit
ose të tretët që përgjigjen për zhdëmtimin, nxirren nga pagesa e
kredive që lidhen me pengun ose hipotekën, përveç rastit kur ato
përdoren për të ndrequr humbjen ose zhvleftësimin e sendeve.

Neni 536

Në qoftë se sendi i dhënë në peng ose i lëshuar në hipotekë
humbet ose dëmtohet qoftë dhe për rast fator, në mënyrë që të mos
dëmtohen të drejtat e kreditorit, ky i fundit mund të kërkojë që
t'i jepet garanci e plotë mbi sende të tjera dhe, në mungesë të
saj, mund të kërkojë pagesën e menjëhershme të kredisë së tij.
 
Neni 537

Pengu dhe hipoteka janë të papjesëtueshme edhe sikur detyrimi
të jetë i pjesëtueshëm.

Neni 538

Kur pengu ose hipoteka janë vënë për të siguruar një detyrimtë
një personi tjetër, pronari i sendit të lënë peng ose hipotekë mund
t'i kundrejtojë kreditorit të gjitha prapsimet që mund t'i
kundrejtonte debitori dhe të kërkojë kompensimin e detyrimit me
kreditë që ka debitori ndaj kreditorit.

Neni 539

Kur kreditori nuk paguhet tërësisht nga sendi i lënë peng ose
hipotekë, ka të drejtë që pjesën e kredisë së papaguar ta nxjerrë
nga çdo pasuri tjetër e debitorit, por pa patur të drejtën e
preferimit ndaj kreditorëve të tjerë, siç e kishte për sendin e
lënë peng, ose hipotekë.

Neni 540

Eshtë e pavlefshme marrëveshja sipas së cilës përcaktohet se
në mungesë të pagesës së kredisë në afatin e caktuar, pronësia mbi
sendin e hipotekuar ose të dhënë peng i kalon kreditorit.

KREU II
KUSHTI PENAL

Neni 541


Për mosekzekutimin ose ekzekutimin jo në mënyrën e duhur të
detyrimeve, palët mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një
shume të hollash ose kryerjen e një detyrimi tjetër, për riparimin
e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e detyrimit.

Neni 542

Kreditori nuk mund të kërkojë në të njëjtën kohë pagimin e
kushtit penal dhe ekzekutimin e detyrimit.

Neni 543

Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të
detyrimit dhe debitori nuk ekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka
të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit penal, si dhe shpërblimin e
pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.
Kur kushti penal është caktuar për rastin e ekzekutimit të
detyrimit jo në mënyrën e duhur, dhe debitori nuk e ka ekzekutuar
detyrimin e tij në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të
kërkojë ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin e kushtit penal, si dhe
shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.

Neni 544

Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e
pësuar nga kreditori, gjykata me kërkesën e debitorit mund të
pakësojë kushtin disiplinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.

Neni 545

Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë,
pavarësisht nga madhësia e tij dhe nga forma që kërkohet për
kontratën kryesore.

KREU III
PENGU

Përkufizimi
Neni 546

Pengu vihet mbi një pasuri të luajtshme, mbi një të drejtë
ndaj prurësit, ose me urdhër, ose mbi uzufruktin e kësaj pasurie
ose të drejte. Pengu krijohet duke vendosur pasurinë ose titullin
në posedim të kreditorit ose të një të treti të caktuar me
marrëveshje midis palëve.

Forma e kontratës
Neni 547


Kontrata e pengut duhet të bëhet me shkresë ose tek noteri,
ndryshe është e pavlefshme. Ajo duhet të përfshijë gjithashtu një
përshkrim të pronës së lënë peng. Në rastin e pengut të pjesëve,
pengu duhet të regjistrohet në librin e anëtarëve të shoqërisë. Në
rastin e pengut të aksioneve, pengu duhet të regjistrohet në librin
e aksionerëve, në aksionet e lëna peng.
Mund të lihet peng e gjitha ose një pjesë e pronave të
përdorura në një ndërmarrje që vepron si një koncern veprues. Në
një rast të tillë pengu është efektiv kur pronat i besohen një pale
të tretë ose një kreditori, i cili nga ana e tij, do t'i menaxhojë
ato si një koncern veprues i pandashëm.

Mbrojtja e kreditorit
Neni 548


Kreditori që ka humbur posedimin e sendit të marrë peng,
përveç padisë posedimore mund të ushtrojë edhe padinë e
rivendikimit, në qoftë se kjo i takon pengdhënësit.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 549


Kreditori detyrohet ta ruajë sendin e marrë në peng dhe
përgjigjet, sipas rregullave të përgjithshme, për humbjen dhe
dëmtimin e tij.
Personi që ka dhënë pengun detyrohet të paguajë shpenzimet e
kryera për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e sendit.

Neni 550

Në qoftë se sendi i dhënë peng sjell fryte ose të ardhura,
kreditori ka të drejtë t'i bëjë ato të vetat, duke i përdorur së
pari për shpenzimet dhe kamatat dhe pastaj për kredinë, përveç kur
është parashikuar ndryshe në kontratë.

Neni 551

Kreditori nuk mund të përdorë sendin e dhënë peng pa patur
pëlqimin e pengdhënësit, përveç kur përdorimi është i nevojshëm për
ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij.
Ai nuk mund ta japë sendin në peng ose t'ua lërë të tjerëve në
përdorim.

Neni 552

Në qoftë se kreditori shpërdoron sendin e dhënë në peng,
pengdhënësi mund të kërkojë vënien e sendit në sekuestro.

Neni 553

Personi që ka dhënë pengun nuk mund të kërkojë kthimin
esendit, në qoftë se nuk janë paguar tërësisht kredia, kamatat, si
dhe shpenzimet që kanë lidhje me detyrimin dhe me pengun.
Në qoftë se pengu është dhënë nga një debitor, i cili ka ndaj
të njëjtit kreditor një detyrim tjetër të lindur pas vënies së
pengut dhe që është bërë i kërkueshëm përpara detyrimit të
mëparshëm, kreditori ka vetëm të drejtën të mbajë sendin deri sa të
paguhen plotësisht të dy kreditë.

Neni 554

Në rast se sendi i dhënë në peng cënohet ose i pakësohet
vlefta në mënyrë të tillë që dyshohet në se do të jetë i
mjaftueshëm për sigurimin e kreditorit, ky i fundit, pasi të
njoftojë pengdhënësin, mund të kërkojë prej gjykatës autorizimin
për të shitur sendin.
Gjykata kur jep autorizim për shitje vendos edhe për
depozitimin e çmimit të blerjes për të garantuar kredinë.
Pengdhënësi mund të shmangë shitjen dhe të kërkojë prej
gjykatës kthimin e pengut, duke ofruar një garanci tjetër reale, të
cilën gjykata e çmon të mjaftueshme.
Në rast cënimi ose pakësimi të vleftës së sendit të dhënë
peng, pengdhënësi mund të kërkojë prej gjykatës autorizim për të
shitur sendin, në qoftë se atij i paraqitet një rast i favorshëm.
Gjykata, kur jep autorizimin për shitje, vendos edhe për
kushtet e shitjes dhe të depozitimit të çmimit të blerjes.

Neni 555

Kur sendet e lëna peng prishen, dëmtohen ose shpronësohen për
interesa publike, kreditorët që janë të siguruar me peng, kanë të
drejtë të paguhen me preferim, sipas rradhës së preferimit që kanë
patur kreditë e tyre, nga shuma e shpërblimit të sendit ose
ngaçmimi i shpronësimit të tij.

Procedura e shitjes
Neni 556


Përpara se të proçedohet për shitjen kreditori, me anë të
gjykatës, i paraqet debitorit kërkesën për të paguar detyrimin dhe
aksesorët e tij duke e paralajmëruar atë se në rast të kundërt do
të kryhet shitja. Ky njoftim i duhet bërë edhe palës së tretë që ka
dhënë pengun, në rastet kur kjo palë ekziston.
Në qoftë se kërkesa nuk kundërshtohet brenda pesë ditësh,
kreditori mund ta shesë sendin në ankand ose, po qe se sendi ka një
çmim tregu, mund ta shesë atë edhe me këtë çmim, me anë të një
personi të autorizuar për shitje të tilla.
Kur pengu përfshin shumë sende, gjykata, e mbështetur në
kundërshtimin e pengdhënësit, kufizon shitjen vetëm për sendin,
vlefta e të cilit në lidhje me sendet e tjera, mjafton për të
paguar debinë.
Për shitjen e sendit të dhënë peng palët mund të merren vesh
për të përdorur edhe forma të tjera.

Neni 557

Kreditori pengmarrës, në mbarim të afatit detyrohet të vjelë
të drejtat që rrjedhin nga kredia e marrë peng dhe kur kjo ka për
objekt para ose sende të tjera të barazvlershme, vetë ose me
kërkesën e debitorit duhet t'i depozitojë ato në vendin e caktuar
në marrëveshje dhe, në mungesë të saj, në vendin e caktuar nga
gjykata. Kur afati i kredisë i garantuar me pengun ka mbaruar,
kreditori mban nga shuma e marrë aq sa nevojiten për përmbushjen e
të drejtave të tij dhe mbetjen ia kthen pengdhënësit.

Neni 558

Kreditori mund të kërkojë nga gjykata që sendi t'i lihet atij
me pagesë deri në shlyerjen e detyrimit, sipas vlerësimit të bërë
nga ekspertë ose sipas çmimit të tregut, në qoftë se sendi ka një
çmim tregu.



Neni 559

Në qoftë se kredia e dhënë në peng rezulton nga një dokument,
pengdhënësi detyrohet t'ia japë këtë dokument kreditorit.

KREU IV
HIPOTEKA

Përkufizimi i hipotekës
Neni 560

Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e
debitorit ose të një të treti, në dobi të kreditorit, për të
siguruar përmbushjen e një detyrimi.

Sendet e hipotekueshme
Neni 561


Janë të hipotekueshme:
1. Sendet e paluajtshme.
2. Uzufruktet e këtyre sendeve përveç uzufruktit ligjor
tëprindërve, si dhe të drejtat enfiteotike mbi këto sende.

Llojet e hipotekave
Neni 562


Hipoteka vihet në bazë të kontratës ose të ligjit dhe me
regjistrimin e saj. Kontrata duhet të bëhet me akt noterial.




Hipoteka ligjore
Neni 563


Kanë hipotekë në bazë të ligjit:
a) shitësi e çdo tjetërsues tjetër mbi sendet e paluajtshme të
tjetërsuara për pëmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga tjetërsimi;
b) bashkëtrashëgimtarët, anëtarët e shoqërive me aktivitet
ekonomik e bashkëpjesëtarët e tjerë mbi sendet e paluajtshme të
përbashkëta, në pjesët që u kanë takuar atyre për pagimin e shumave
të caktuara për barazimin dhe plotësimin e pjesëve.

Neni 564

Servitutet që janë regjistruar pas regjistrimit të një
hipoteke, nuk mund t'i kundrejtohen kreditorit hipotekar.
Paragrafi i mësipërm zbatohet edhe për të drejtën e
uzufruktit, të përdorimit dhe të banimit.

Hipoteka gjyqësore
Neni 565


Vendimi i gjykatës për pagimin e një shume parash, për
përmbushjen e detyrimeve të vlerësuara apo për shpërblimin e dëmeve
që do të rrjedhin më pas, përbën titull për vënien e hipotekës tek
pasuria e debitorit.
Hipotekë mund të vihet edhe në bazë të një vendimi arbitrazhi
që përbën titull ekzekutiv.

Neni 566

Kur hipoteka jepet nga një person që nuk është pronar i
sendit, regjistrimi i saj quhet i vlefshëm vetëm kur sendi fitohet
prej tij.

Hipoteka mbi sendet e ardhshme
Neni 567

Hipoteka mbi një send të ardhshëm, mund të regjistrohet vetëm
kur të ekzistojë sendi.

Shtrirja e hipotekës
Neni 568


Hipoteka siguron kredinë për aq sa kjo do të jetë në kohën e
shlyerjes së saj, duke përfshirë edhe kamatat, shpërblimin e dëmit
të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit, si dhe shpenzimet e bëra për
nxjerrjen e kredisë.

Neni 569

Hipoteka e vënë mbi pjesën e vet nga njëri prej pjesëtarëve në
bashkëpronësi sjell efekt në lidhje me atë send ose me atë pjesë të
sendit që do t'i jepet atij pas ndarjes.
Në qoftë se gjatë ndarjes njërit pjesëtar i jepet një send
tjetër dhe i pahipotekuar prej tij, hipoteka kalon mbi këtë send me
të njëjtën shkallë regjistrimi sikurse origjinali dhe brenda
kufijve të vleftës së sendit të hipotekuar më përpara, me kusht që
hipoteka të regjistrohet përsëri brenda 90 ditëve nga regjistrimi
i së njëjtës ndarje.

Vendi i regjistrimit
Neni 570


Hipoteka regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurisë të
paluajtshme të vendit ku ndodhet kjo pasuri.

Neni 571

Detyrimet që rrjedhin nga titujt me urdhër ose tek prurësi
mund të garantohen me hipotekë.

Efektet e pasaktësive të aktit
Neni 572


Hipoteka është e pavlefshme, kur në kontratën e hipotekës, ose
në aktin bazë për vënien e hipotekës, apo në kërkesën për vënien e
saj, në bazë të ligjit, ka pasaktësi për personin e kreditorit, të
debitorit, të pronarit të sendit të lënë në hipotekë, për vetë
sendin ose për shumën e kredisë të siguruar me hipotekë.

Shpenzimet e regjistrimit
Neni 573


Shpenzimet e regjistrimit të hipotekës janë në ngarkim të
debitorit, përveç kur është parashikuar ndryshe, por ato duhet të
parapaguhen nga kërkuesi.

Radha e hipotekave
Neni 574


Hipoteka sjell efekt dhe zë radhë nga data e regjistrimit të
saj edhe kur titulli është për një kredi të ardhshme ose të
kushtëzuar.

Neni 575

Numri rendor i regjistrimeve përcakton rradhën e tyre.
Kur në të njëjtën kohë shumë persona paraqitin kërkesë për të
regjistruar në hipotekë ndaj të njëjtit person dhe po mbi ato
prona, regjistrimi bëhet me të njëjtin numur dhe ky fakt shënohet
në dëftesën që regjistruesi i jep secilit prej kërkuesve.

Neni 576

Hipotekat e regjistruara me të njëjtin numër dhe po mbi ato
prona, konkurojnë me njëra tjetrën, në përpjesëtim me vleftën e
t yre përkatëse.

Neni 577

Regjistrimi i një kredie shërben për të vënë në po atë radhë
shpenzimet e aktit, të regjistrimit e të përtëritjes, si dhe
shpenzimete tjera që nevojiten për procedurat ekzekutive.
Regjistrimi i një kredie në para që sjell kamatë, bën që
kamata të qëndrojë në të njëjtën radhë përparësie me atë, me kusht
që kamata të jetë përcaktuar në regjistrim.
Kamata në këtë rast kufizohet në dy vitet parardhëse, si dhe
në vitin në vazhdim në ditën që është vënë dorë e deri në ditën e
mbylljes së procedimit të zbatimit forcërisht.

Efektet e hipotekës
Neni 578


Regjistrimi i hipotekës ka efekt për një periudhë prej 20
vjetësh nga data e kryerjes së tij. Efekti pushon në qoftë se nuk
përtërihet përpara mbarimit të këtij afati. Pas mbarimit të afatit
të treguar më sipër, kreditori mund të kryejë një regjistrim të ri,
por në këtë rast hipoteka zë radhë dhe ka efekt kundrejt palëve të
treta sipas datës së regjistrimit të ri.

Neni 579

Kalimi i kredisë së siguruar me hipotekë një personi tjetër
dhe vënia e sekuestros mbi këtë kredi ka efekt pasi të jetë bërë
shënimi përkatës në regjistrimin e hipotekës.

Neni 580

Në qoftë se kreditori që ka hipotekë mbi një ose më shumë
prona del i dëmtuar për shkak se me çmimin e tyre është paguar
tërësisht ose pjesërisht një kreditor i mëparshëm, hipoteka e të
cilit shtrihej mbi prona të tjera të të njëjtit debitor, mund të
nënvendësohet në hipotekën e regjistruar në favor të kreditorit
tëpaguar, me qëllim që të ushtrojë padinë hipotekore mbi ato prona,
duke u parapëlqyer ndaj kreditorëve të tjerë që vijnë pas tij në
regjistrim. Po këtë të drejtë kanë edhe kreditorët që dëmtohen për
shkak të nënvendësimit të sipërpërmendur.

Zbritja e hipotekës
Neni 581


Zbritja e hipotekave bëhet duke e kufizuar vetëm në një pjesë
të pasurisë së treguar në regjistrim ose duke pakësuar shumën për
të cilën është vënë regjistrimi.

Neni 582

Kërkesa për zbritjen e hipotekave sipas nenit të mësipërm nuk
pranohet, në qoftë se sasia e pasurisë apo shuma ka qenë caktuar me
marrëveshje ose me vendim gjykate.
Megjithatë, kur janë bërë pagesa të pjesshme, që shuajnë të
paktën një të pestën e detyrimit fillestar, mund të kërkohet një
pakësim përpjesëtimor i shumës.
Kur është vënë hipotekë mbi një ndërtesë, hipotekuesi që pas
regjistrimit ka bërë mbindërtime, mund të kërkojë që hipoteka të
pakësohet, në mënyrë që mbindërtimet të përjashtohen.

Shuarja e hipotekës
Neni 583


Hipoteka shuhet:
a) me shuarjen e detyrimit;
b) me humbjen e sendit të lënë në hipotekë, duke respektuar të
drejtat e parashikuara prej nenit 536 të këtij Kodi;
c) me heqjen dorë të kreditorit;
ç) me pagimin e çmimit të shitjes me anë të ekzekutimit të
detyrueshëm, kreditorëve të siguruar me hipotekë, sipas radhës së
regjistrimit të tyre;
d) me kalimin e afatit për të cilin ishte kufizuar hipoteka.

Fshirja e regjistrimit të hipotekës
Neni 584


Regjistrimi i hipotekës fshihet:
a) me pëlqimin e kreditorit të dhënë me akt-noterial;
b) me vendim të formës së prerë të gjykatës që urdhëron
fshirjen.
Fshirja e regjistrimit shuan hipotekën. Kur shkaku i shuarjes
së detyrimit deklarohet i pavlefshëm, hipoteka lind dhe
regjistrohet përsëri, por regjistrimi merr numër rendor të ri.

KREU V
DOREZANIA


Përmbajtja
Neni 585


Dorëzania është një veprim juridik me të cilën një person
(dorëzënësi), detyrohet t'i sigurojë kreditorit ekzekutimin e
detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor).
Dorëzania është e vlefshme edhe kur debitori nuk ka dijeni për
atë.

Neni 586

Dorëzania qëndron vetëm për një detyrim efektiv.
Dorëzania mund të jepet si për një detyrim të ardhshëm, ashtu
dhe për një detyrim me kusht.

Forma dhe vlefshmëria
Neni 587


Dorëzania duhet të bëhet me shkresë.

Neni 588

Dorëzania nuk është e vlefshme në qoftë se nuk është i
vlefshëm detyrimi kryesor. Ajo mund të jepet si për debitorin
kryesor, ashtu dhe për dorëzanësin e tij.

Efektet e dorëzanisë dhe detyrimet e palëve
Neni 589


Dorëzanësi përgjigjet për aq sa detyrohet debitori kryesor,
duke përfshirë edhe pagimin e kamatës, shpërblimin e dëmit të
shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit dhe të shpenzimeve të tjera që
ka bërë kontraktori për të nxjerrë kredinë e ti j, përveç kur në
marrëveshje pranohet që dorëzania të jepet edhe për një pjesë të
detyrimit, ose me kushte më të lehta ose më të pakta se detyrimi
kryesor.
Dorëzania që kalon detyrimin ose që jepet në kushte më të
rënda se detyrimi kryesor, është e vlefshme vetëm deri në kufijtë
e këtij të fundit.

Neni 590

Dorëzanësi është i detyruar solidarisht mbi debitorin kryesor
për ekzekutimin e detyrimit, përveç kur është parashikuar ndryshe
me marrëveshje.
Palët mund të merren vesh që dorëzanësi të mos jetë i detyruar
të paguajë para kryerjes së të gjitha veprimeve të nevojshme,që
detyrojnë debitorin të paguajë detyrimin. Në rast se dorëzanësi
paditet dhe kërkon të përdorë një të drejtë të tillë, ai duhet të
tregojë pasurinë e debitorit kryesor që do t'i nënshtrohet
ekzekutimit. Dorëzanësi është i detyruar të parapaguajë shpenzimet
e nevojshme, në qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe.

Neni 591

Kur disa persona janë bërë dorëzanës për të njëjtin debitor,
për të siguruar të njëjtin detyrim, secili prej tyre përgjigjet për
të gjithë detyrimin, përveç kur ka marrëveshje për ndarjen e tij.

Neni 592

Dorëzanësi ka të drejtë t'i kundrejtojë kreditorit të gjitha
prapësimet që mund t'i kundrejtonte këtij debitori dhe të kërkojë
kompensimin e asaj që kreditori i detyrohet debitorit edhe sikur ky
të ketë hequr dorë nga këto të drejta ose të ketë pranuar
detyrimin.

Neni 593

Dorëzanësi që ka ekzekutuar detyrimin në vend të debitorit, zë
vendin e kreditorit në të gjitha të drejtat e tij ndaj debitorit.

Neni 594

Kur janë shumë debitorë kryesorë të detyruar solidarisht për
të njëjtin detyrim, dorëzanësi që ka dhënë garanci për të gjithë
ata, ka të drejtën e padisë së kthimit nga secili prej tyre për të
marrë shumën që ka paguar.

Neni 595

Kur dorëzanësi ka ekzekutuar detyrimin e debitorit pa u
paditur në gjyq dhe pa lajmëruar debitorin kryesor, ky mund t'i
kundrejtojë dorëzanësit të gjitha prapsimet që do të mund t'i
kundrejtonte kreditorit në kohën e ekzekutimit të detyrimit.
Dorëzanësi që ka ekzekutuar detyrimin e debitorit nuk ka të
drejtë të kërkojë me padi nga debitori atë që ka ekzekutuar për të,
në rast se edhe debitori ka ekzekutuar detyrimin e tij për shkak se
dorëzanësi nuk e ka lajmëruar për ekzekutimin e detyrimit që ka
bërë ai vetë.
Në të dy rastet, dorëzanësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër
kreditorit dhe të kërkojë atë që ka ekzekutuar për debitorin
kryesor.

Neni 596

Debitori që ka ekzekutuar detyrimin duhet të lajmërojë
menjëherë dorëzanësin. Në rast të kundërt, dorëzanësi, që ka
ekzekutuar detyrimin e debitorit, nuk e humbet të drejtën që të
kërkojë nga debitori atë që ka ekzekutuar për të. Debitori, në këtë
rast, është i detyruar të ekzekutojë për të dytën herë detyrimin,
por ka të drejtë që të ngrejë padi kundër kreditorit për atë që ky
ka fituar pa shkak.

Shuarja e dorëzanisë
Neni 597


Dorëzania shuhet me shuarjen e detyrimit kryesor.

Neni 598

Dorëzanësi shkarkohet nga detyrimi i tij në rast se kreditori
ka hequr dorë nga privilegjet, pengu dhe hipoteka që i siguronin
kredinë dhe për këtë shkak dorëzanësi nuk mund të zerë vendin e tij
në këto të drejta.

Neni 599

Kur kreditori pranon vullnetarisht një pasuri, ose çdo gjë
tjetër për pagimin e detyrimit kryesor, dorëzanësi lirohet nga
detyrimi i tij edhe sikur kreditorit t'i rezultojë më pas një shkak
evinksioni.

Neni 600

Dorëzania shuhet në qoftë se kreditori nuk ka ngritur padi
kundër dorëzanësit brenda gjashtë muajve nga dita e mbarimit të
afatit të ekzekutimit të detyrimit.
Kur afati i ekzekutimit të detyrimit nuk është caktuar as në
kontratën e dorëzanisë, as në një marrëveshje tjetër, dorëzania
shuhet me kalimin e një viti nga dita e lidhjes së kontratës së
dorëzanisë.

KREU VI
KAPARI DHE PRIVILEGJET

A. Kapari

Përmbajtja
Neni 601

Kapar quhet shuma në të holla që njëra nga palët i jep tjetrës
për llogari të shumës që do t'i paguhet në bazë të kontratës, me
qëllim që të vërtetojë lidhjen e kontratës dhe të sigurojë
ekzekutimin e saj.

Efektet juridike
Neni 602


Kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka dhënë
kapar, kjo palë e humbet kaparin; kur kontrata nuk ekzekutohet nga
faji i palës që ka marrë kaparin, kjo palë është e detyruar të
kthejë dyfishin e kaparit. Pala që ka faj për mosekzekutimin e
kontratës është e detyruar t'i shpërblejë palës tjetër edhe dëmin,
duke llogaritur në shpërblimin e këtij dëmi dhe shumën e kaparit,
përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.

B. Preferimet (privilegjet)

Neni 603

Preferimi është një e drejtë, të cilën ligji e jep duke patur
parasysh shkakun e kredisë. Kreditë që caktohen si të preferuara,
kanë përparësi nga gjithë kreditë e tjera. Midis shumë kredive
tëpreferuara, përparësia në ekzekutim përcaktohet nga ligji, sipas
llojit të preferimit.

Neni 604

Kreditë që janë një lloj të preferuara, konkurojnë ndërmjet
tyre në proporcion me shumën e secilës kredi.

Radha e preferimit
Neni 605


Paguhen me preferim sipas radhitjes së tyre kreditë e
mëposhtme:
a) kreditë e punëtorëve dhe nëpunësve që rrjedhin nga
marrëdhëniet e punës;
b) kreditë e sigurimeve shoqërore për kontributet e papaguara
së bashku me kamatat, si dhe kreditë e punonjësve për dëmet e
pësuara nga mospagimi prej punëdhënësit të kontributeve të
mësipërme;
c) kreditë që rrjedhin nga shpërblime për shkak vdekjeje e
dëmtimi të shëndetit;
ç) kreditë e autorëve dhe trashëgimtarëve të tyre për
shpërblimet që rrjedhin nga tjetërsimi i plotë ose i pjesshëm i të
drejtave të tyre në fushën intelektuale, për detyrimet e lindura
gjatë dy vjetëve të fundit;
d) kreditë e shtetit që rrjedhin nga detyrimet ndaj buxhetit
dhe kreditë e institutit të sigurimeve shtetërore për sigurimet e
detyrueshme të përcaktuara me ligj;
e) shpërblimi i ndërmjetësimit, që rrjedh nga kontrata e
agjencisë, kur ai rrjedh gjatë vitit të fundit të shërbimit;
ë) kreditë e siguruara me peng ose me hipotekë, nga vlefta
esendeve të lëna peng ose hipotekë;
f) kreditë që rrjedhin nga shpenzimet e gjyqit për ruajtjen e
sendit dhe ato për veprime ekzekutive, të bëra në interesin e
përbashkët të kreditorëve, nga vlefta e shitjes së sendeve;
dh) kreditë e dhëna nga bankat dhe kreditë që rrjedhin nga
sigurimet vullnetare;
g) kreditë për furnizimin me farëra, plehëra kimike,
insekticide, ujë për ujitje dhe për punimet e kultivimit e të
mbledhjes së prodhimeve bujqësore, mbi prodhimin (frytet) bujqësore
të vitit, për të cilin janë përdorur kreditë.
Kreditë që përmenden në shkronjat "a", "b", "c" dhe "dh"
paguhen me preferim nga e gjithë pasuria e debitorit.

Neni 606

Kreditori mund ta mbajë sendin që i nënshtrohet privilegjit
derisa të shpërblehet për kredinë e tij dhe mund ta shesë atë sipas
rregullave të caktuara për shitjen e pengut.

Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit
Neni 607


Kreditori ka të drejtë të kërkojë që të deklarohen të
pavlefshme veprimet juridike të kryera nga debitori me qëllim që të
pakësojë sasinë ose vleftën e pasurisë së tij në dëm të kreditorit,
me kusht që kredia të ketë lindur më parë se të jetë kryer veprimi
juridik.
Kur veprimi juridik është bërë me kundërshpërblim, duhet që
edhe personi, me të cilin debitori ka kryer këtë veprim, të ketë
patur dijeni për qëllimin e dëmtimit të debitorit. Por kur ky
person është bashkëshort, prind, gjysh, fëmijë ose fëmijë e
fëmijës, vëlla osemotër e debitorit, dijenia e qëllimit të dëmtimit
prezumohet, gjersa të provohet e kundërta.
Me deklarimin e veprimit juridik si të pavlefshëm, nuk cënohen
të drejtat që kanë fituar me kundërshpërblim personat e tretë me
mirëbesim para ngritjes së padisë për deklarimin e pavlefshmërisë
së veprimit juridik.

TITULLI IV
DETYRIMET QE RRJEDHIN NGA SHKAKTIMI I DEMIT

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Përgjegjësia për shkaktimin e dëmit
Neni 608

Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton
tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të
shpërblejë dëmin e shkaktuar.
Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk
ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose
i cënimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen
nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.

Neni 609

Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i
menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit.
Mospengimi i një ngjarjeje nga personi që ka detyrimin ligjor
për ta mënjanuar, e ngarkon atë me përgjegjësi për dëmin e
shkaktuar.

Neni 610

Eshtë e pavlefshme marrëveshja që paraprakisht përjashton ose
kufizon përgjegjësinë e personit që ka kryer dëm me faj.

Neni 611

Nuk është përgjegjës ai që i shkakton dëm tjetrit për
mbrojtjen e nevojshme të tij ose të një të treti.

Neni 612

Personi që ka shkaktuar dëmin duke qënë i shtrënguar nga
nevoja për të shpetuar veten ose të tjerët nga rreziku i atëçastëm
i një dëmi të rëndë, rrezik i cili nuk ka qënë shkaktuar dhe as nuk
mund të mënjanohej prej tij, detyrohet të shpërblejë dëmin.
Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e posaçme të çështjes, mund
ta shkarkojë plotësisht ose pjesërisht këtë person nga detyrimi i
shpërblimit të dëmit.

Dëmi nga të miturit dhe personat e pazotë për të vepruar
Neni 613


I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç dhe
personat që janë krejt të pazotë për të vepruar nuk përgjigjen për
dëmin e shkaktuar.
Prindërit, kujdestari ose ata të cilëve u janë besuar ose kanë
në mbikqyrje persona të pazotë për të vepruar, janë përgjegjës për
dëmin e shkaktuar nga veprimet e paligjshme të fëmijve nën moshën
katërmbëdhjetë vjeç, të personave nën kujdestarinë e tyre dhe të
atyre që i kanë nën mbikqyrje e me të cilët banojnë, por që nukkanë
zotësi për të vepruar, përveç kur provojnë se nuk kanë mundur të
ndalonin shkaktimin e dëmit.

Neni 614

I mituri që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, përgjigjet
për dëmin e paligjshëm të shkaktuar prej tij.
Prindërit ose kujdestari përgjigjen për dëmin e mësipërm kur
i mituri nuk nxjerr të ardhura nga puna ose nuk ka vetë pasuri,
përveç kur provojnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkaktimin e
dëmit.
 
Dëmi nga personat nën mbikqyrje
Neni 615


Mësuesit dhe personat e tjerë që kanë nën mbikqyrje të mitur
ose personat që u mësojnë të tjerëve një mjeshtëri ose profesion,
janë përgjegjës për dëmin e paligjshëm të shkaktuar të tjerëve nga
nxënësit ose personat që kanë nën mbikqyrje, ose personat që
mësojnë mjeshtëri apo profesion pranë tyre, të shkaktuar gjatë
kohës që kanë qënë nën mbikqyrje të tyre të drejtpërdrejtë, përveç
kur provojnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkaktimin e dëmit.

Neni 616

Për dëmin përgjjigjet edhe personi që në momentin që e ka
shkaktuar atë, nuk ka patur ndërgjegjen e veprimeve të tij.
Gjykata, mund të ulë masën e dëmshpërblimit, duke marrë
parasysh moshën, shkallën e ndërgjegjes për veprimet e kryera, si
dhe kushtet ekonomike të palëve, përveç kur për fajin e tij ka
sjellë veten në këtë gjendje.

Publikimet mashtruese ose të pasakta
Neni 617


Kur vërtetohet se një person ka përgjegjësi ndaj një personi
tjetër, për shkak se ka publikuar të dhëna të pasakta, jo të plota
ose mashtruese, gjykata me kërkesën e personit të dëmtuar, detyron
personin tjetër që të publikojë një përgënjeshtrim, në mënyrën që
ajo do ta quante të përshtatshme.
Gjykata mund të urdhërojë publikimin e përgënjeshtrimit edhe
kur vërtetohet se publikimi i të dhënave nuk është i paligjshëm dhe
i kryer me faj, se autori i tyre nuk kishte dijeni për karakterin
e pasaktë ose të paplotë të këtyre të dhënave.

Përgjegjësia e punëdhënësit
Neni 618


Punëdhënësi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara të tretëve
për fajin e punonjësve që janë në shërbim të tij, gjatë ushtrimit
të detyrave që u janë besuar prej tij.
Personi juridik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga
organet e tij në kryerjen e detyrave të tyre.

Neni 619

Në qoftë se një person që ushtron veprimtari në kuadrin e
detyrës të një tjetri dhe sipas udhëzimeve të tij, pa qenë punonjës
i tij, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar gjatë kësaj
veprimtaria ndaj të tretit.
Personi tjetër është gjithashtu përgjegjës ndaj të tretit.

Përgjegjësia e përfaqësuesit
Neni 620


Në qoftë se veprimtaria e përfaqësuesit në ushtrimin e
pushteteve që i janë caktuar, sjell një përgjegjësi me faj ndaj një
të treti, i përfaqësuari është gjithashtu përgjegjës ndaj këtij
personi.

Përgjegjësia nga përdorimi i kafshëve
Neni 621


Pronari i një kafshe ose ai që e përdor atë është përgjegjës
për dëmin e shkaktuar prej saj, përveç kur provon se ka patur
kontrollin e sjelljes së kafshës nga e cila është shkaktuar dëmi
dhe nuk ka mundur ta mënjanonte atë.

Përgjegjësia nga ushtrimi i një veprimtarie të rrezikshme
Neni 622


Personi që kryen një veprimtari të rrezikshme nga natyra e saj
ose nga natyra e sendeve të përdorura dhe u shkakton dëm personave
të tjerë, detyrohet të shpërblejë dëmin, përveç kur provon se ka
përdorur të gjitha masat e përshtatshme e të nevojshme për
mënjanimin e dëmit.

Neni 623

Pronari i një ndërtese ose i një ndërtimi është përgjegjës për
dëmet e shkaktuara nga të metat e çdo ves tjetër që ka lidhje me
ndërtimin ose me mirëmbajtjen e tyre.
Por pronari i ndërtesës ose i ndërtimit ka të drejtë t'u
kërkojë persona ve përgjegjës ndaj tij, të shpërblejnë dëmet që ka
pësuar.

Përgjegjësia për mjedisin
Neni 624


Personi që me faj ka cënuar mjedisin, duke e keqësuar,
ndryshuar ose dëmtuar atë, tërësisht ose pjesërisht, detyrohet të
shpërblejë dëmin e shkaktuar.

Përgjegjësia për dëmin jopasuror
Neni 625


Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të
drejtë të kërkojë të shpërblehet kur:
a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cënuar në
nderin e personalitetit të tij;
b) është fyer kujtimi i një të vdekuri dhe kërkohet nga
bashkëshorti me të cilin ka bashkëjetuar deri në ditën e vdekjes
ose nga të afërmit e tij deri në shkallën e dytë, përveç kur fyerja
është kryer kur i vdekuri ka qenë gjallë dhe i është njohur e
drejta e shpërblimit të dëmit për fyerjen e bërë.
E drejta e parashikuar në paragrafin e mësipërm është e
patrashëgueshme.

Përgjegjësia solidare
Neni 626


Kur dëmi është shkaktuar nga shumë persona së bashku, këta
përgjigjen ndaj të dëmtuarit solidarisht.

Padia e kthimit
Neni 627


Personi që ka shpërblyer dëmin ka të drejtë të kërkoje nga
secili shkaktar i dëmit pjesën e tij në përpjesëtim me shkallën e
fajësisë të secilit dhe të tërësisë së pasojave të rrjedhura. Kur
kjo nuk mund të përcaktohet, prezumohet se shkalla e fajësisë është
e barabartë.
Prindërit ose kujdestarët që kanë paguar shpërblimin e dëmit
të shkaktuar nga të miturit ose nga personat të cilëve u është
hequr krejt zotësia për të vepruar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë
nga këta kthimin e shpërblimit të dëmit që kanë paguar.

KREU II
PERGJEGJESIA QE RRJEDH NGA PRODUKTET

A. Përgjegjësia e prodhuesit

Neni 628


Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat
e produkteve të tij, përveç kur:
a) prodhuesi nuk ka vënë në qarkullim produktet;
b) s؟pas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet se të metat që
kanë shkaktuar dëmin nuk ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim
të produktit, ose ato kanë lindur më vonë;
c) produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë
tjetër shpërndarje, me qëllim të caktuar ekonomik të prodhuesit, as
edhe i prodhuar ose i shpërndarë në kuadrin e një ndërmarrjeje ose
veprimtarie profesionale;
d) të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë
nëpërputhje me rregullat e vëna nga organet publike;
e) njohuritë shkencore e teknike nuk kanë mundur të zbulojnë
të metat në kohën e vënies në qarkullim të produktit;
ë) është fjala për prodhimin e një lënde të parë ose
fabrikimin e një pjese përbërëse të produktit, të cilat në formimin
e produktit rezultojnë me të meta, ose si rrjedhojë e udhëzimeve të
gabuara të dhëna nga prodhuesi i produktit.

Neni 629

Përgjegjësia e prodhuesit pakësohet ose hiqet kur, sipas
rrethanave, dëmi është shkaktuar si nga të metat e produktit, ashtu
edhe nga faji i personit të dëmtuar ose të një personi, për të
cilin personi i dëmtuar është përgjegjës.
Përgjegjësia e prodhuesit nuk pakësohet kur dëmi është rrjedhim i
përbashkët i të metave të produktit dhe sjelljes së një të treti.

Neni 630

Një send quhet se është me të meta kur nuk jep sigurinë që
pritet prej tij, duke patur parasysh gjithë rrethanat e në veçanti:
a) paraqitjen e produktit;
b) përdorimin e arsyeshëm që pritet prej produktit;
c) kohën e vënies në qarkullim të produktit.
Produkti nuk mund të quhet se është me të meta duke u nisur
nga fakti se një produkt më i perfeksionuar është vënë në qarkullim
me vonë se ai.

Neni 631

"Produkt" në kuptim të këtij Kodi quhet një send i
luajtshëmedhe sikur ai të jetë trupëzuar në një send të luajtshëm
ose të paluajtshëm, si dhe elektriciteti, duke përjashtuar
produktet bujqësore dhe produktet e rrjedhura nga gjuetia.
Me produkte bujqësore kuptohen prodhimet e tokës, të
blegtorisë dhe të peshkimit, përveç kur këto kanë pësuar një
përpunim të parë.
"Prodhues" në kuptimin e këtij Kodi quhet prodhuesi i një
produkti të përfunduar, të një lënde të parë ose fabrikuesi i një
pjese përbërëse të produktit, si dhe çdo person tjetër që paraqitet
si i tillë (prodhues), duke vënë mbi produktin emrin e tij, markën
ose një shënjë tjetër dalluese.
Pa mënjanuar përgjegjësinë e prodhuesit, quhet si "prodhues"
çdo person që importon një produkt me qëllim shitjeje, dhënieje me
qira, leasingu, ose një formë tjetër shpërndarjeje, në kuadrin e
veprimtarisë së tij tregtare. Në këtë rast, përgjegjësia e tij
është e njëjtë me atë të prodhuesit.

Neni 632

Kur prodhuesi nu k mund të identifikohet, çdo furnizues do të
konsiderohet si prodhues, përveç kur brenda një afati të arsyeshëm,
ai i tregon personit të dëmtuar identitetin e prodhuesit ose të
personit që ka furnizuar produktin.

Neni 633

Kur, në zbatim të paragrafit të parë të nenit 628 të këtij
Kodi, shumë persona janë përgjegjës për të njëjtin dëm, secili prej
tyre është përgjegjës për të gjithë dëmin.

Neni 634

Padia për shpërblimin e dëmit e ngritur kundër prodhuesit, në
zbatim të paragrafit të parë të nenit 628 të këtij Kodi,
parashkruhet me kalimin e tre vjetëve duke filluar nga dita që
personi i dëmtuar ka patur ose duhej të kishte patur dijeni për
dëmin, të metat dhe identitetin e prodhuesit.
E drejta e personit të dëmtuar kundër prodhuesit për
shpërblimin e dëmit, sipas paragrafit të parë të nenit 628 të këtij
Kodi, shuhet me kalimin e dhjetë vjetëve, nga dita që prodhuesi ka
vënë në qarkullim produktin që ka shkaktuar dëmin.

B. Publikimi mashtrues

Neni 635


Personi që publikon ose shkakton bërjen publike të një
njoftimi lidhur me produktet ose shërbimet, që ofron vetë në rastin
e një veprimtarie profesionale, ose të një ndërmarrjeje, ose të një
personi për të cilin ai vepron, kryen një veprim të paligjshëm në
qoftë se njoftimi është mashtrues në një ose disa drejtime të
mëposhtme:
a) natyra, përbërja, sasia, cilësia, karakteristikat ose
përdorimet e mundshme;
b) origjina, mënyra ose data e prodhimit;
c) madhësia e prodhimit stok të tij;
ç) çmimi ose metoda e llogaritjes së tij;
d) arsyeja ose qëllimi i ofertës speciale;
dh) cilësitë e atribuara, dëshmitë ose vlerësime të tjera të
bëra nga të tretët, ose deklarata të lëshuara prej tyre,
terminologjia shkencore ose profesionale e përdorur, të dhënat
teknike ose statistikore;
e) kushtet e lëvrimit të produkteve, të ushtrimit të
shërbimeveose të kryerjes së pagesës;
f) shtrirja, përmbajtja dhe kohëzgjatja e garancisë;
g) identiteti, cilësitë, kompetencat ose tagret e atij që
fabrikon ose ka fabrikuar produktet, që ofron ato ose të atij që
kryen shërbim, që drejton, mbikqyr ose ndihmon në këto veprimtari;
gj) krahason me produkte dhe shërbime të tjera.

Neni 636

Personi që ka vepruar në mënyrë të paligjshme sipas dispozitës
së sipërme, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, përveç kur
provon se nuk ka faj për ardhjen e tij.

Neni 637

Kur publikimi mashtrues, i parashikuar prej nenit 635 të këtij
Kodi, i ka shkaktuar ose rrezikon t'i shkaktojë dëm një tjetri, me
kërkesën e tij, gjykata urdhëron ndalimin e menjëhershëm të tij dhe
detyrimin e personit përgjegjës për të kryer një përgënjeshtrim
publik, në mënyrën që gjykata do ta gjejë të përshtatshme.

C. Konkurenca e pandershme

Neni 638

Në varësi të dispozitave që kanë lidhje me mbrojtjen e
shënjave dalluese dhe të drejtave të patentës, veprimet e
konkurencës së pandershme kryhen prej cilitdo që:
l. përdor emrat ose shënjat dalluese të cilat mund të sjellin
ngatërresë me emrat dhe shënjat dalluese të përdorura ligjërisht
nga të tjerë, ose imiton produktet e një konkurenti ose kryen
veprimetë cilat mund të sjellin ngatërresa me produktet dhe
veprimtarinë e një konkurenti;
2. trajton si të vetat cilësitë e produkteve ose të
ndërmarrjes së konkurentit;
3. përdor vetë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi çdo mjet tjetër
që nuk përputhet me parimet e ndershmërisë profesionale dhe mund të
dëmtojë veprimtarinë e tjetrit.

Neni 639

Vendimi që vërteton veprime të konkurencës së pandershme
ndalon vazhdimin e tyre dhe përcakton masat e nevojshme me qëllim
që të zhduken pasojat.
Në qoftë se këto veprime janë kryer me faj, personi që i ka
kryer detyrohet të shpërblejë dëmin.

KREU III
SHPERBLIMI I DEMIT

Neni 640

Dëmi pasuror që shpërblehet përbëhet nga humbja e pësuar dhe
fitimi i munguar.
Shpërblehen gjithashtu shpenzimet e kryera në mënyrë të
arsyeshme për të shmangur ose pakësuar dëmin, ato që kanë qenë të
nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë dhe masën e dëmit, si dhe
shpenzimet e arsyeshme të kryera për të siguruar shpërblimin në
rrugë jashtëgjyqësore.

Neni 641

Personi që i ka shkaktuar tjetrit një dëm në shëndetin e tij,
detyrohet ta shpërblejë dëmin, duke patur parasysh humbjen ose
pakësimin e aftësisë për punë të të dëmtuarit, shpenzimet që janë
bërë për mjekimin e tij, si dhe shpenzime të tjera që kanë lidhje
me dëmin e shkaktuar.

Neni 642

Masa e shpërblimit të dëmit mund të ndryshojë në të ardhmen,
në varësi të përmirësimit apo rëndimit të shëndetit ose të shtimit
apo pakësimit të aftësisë për punë të të dëmtuarit, në krahasim me
kohën e caktimit të shpërblimit dhe të ndryshimeve që mund të ketë
pësuar paga e të dëmtuarit.

Neni 643

Kur është shkaktuar vdekja e një personi, dëmi që duhet të
shpërblejë përbëhet nga:
a) shpenzimet për ushqim e jetesë të fëmijëve të tij të mitur,
të bashkëshortes dhe prindërve të paaftë për punë që kanë qenë në
ngarkim të të vdekurit, plotësisht ose pjesërisht, si dhe të
personave që banonin në familjen e të vdekurit dhe që gëzonin prej
tij të drejtën e ushqimit;
b) shpenzimet e duhura për varrimin e të vdekurit, në masën që
ato i përgjigjen rrethanave personale e familjare të të vdekurit.
Personi që ka shkaktuar dëmin mund të kundrejtojë të njëjtat
mjete mbrojtëse që do t'i kundrejtonte të vdekurit.
Gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes,
mund të vendosë që shpërblimi të jepet në natyrë, ose në para,
njëherësh ose me këste.

Neni 644

Kur personi që ka kryer veprimin apo mosveprimin e paligjshëm
krahas dëmit të shkaktuar, ka patur edhe një përfitim të dukshëm,
gjykata me kërkesën e palës së dëmtuar duke patur parasysh natyrën
e dëmit, shkallën e fajësisë e rrethana të tjera të çështjes mund
të llogarisë në shpërblimin e dëmit, tërësisht apo pjesërisht
përfitimin.

Neni 645

Kur shkaktohet vdekja ose dëmtimi i shëndetit të një personi
që fiton nga sigurimet shoqërore, dëmi shpërblehet në mënyrën e
caktuar me ligj.

Neni 646

Për një person që nuk ka qenë në marrëdhënie pune ose nuk ka
qenë i siguruar, masa e shpërblimit të dëmit të rrjedhur nga vdekja
ose dëmtimi i shëndetit, caktohet nga gjykata në bazë të pagës që
merr një punonjës i asaj kategorie me të cilën mund të barazohet
edhe puna që kryente ose mund të kryente i dëmtuari.

Neni 647

I mituri i dëmtuar, kur mbush moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe
nuk ka pagë nga puna e tij, ka të drejtë që në vend të shpërblimit
që merr për jetesë, të kërkojë të shpërblehet për humbjen e
aftësisë së tij për punë me pagën mesatare të një punonjësi, sipas
kritereve të nenit 646 të këtij Kodi.
Me mbushjen e moshës tetëmbëdhjetë vjeç ka të drejtë që nëvend
të shpërblimit që merr, të kërkojë të shpërblehet me pagën mesatare
të një punëtori të asaj kategorie që do të kishte fituar ose duhej
të kishte fituar po të mos ishte shkaktuar dëmtimi i shëndetit.

TITULLI V
GJERIMI I PUNEVE TE TE TJEREVE

Neni 648

Personi që, pa qënë i detyruar, merr përsipër me ndërgjegje
dhe për një qëllim të arsyeshëm gjerimin e punëve ose interesave të
tjetrit, është i detyruar ta vazhdojë atë derisa personi i
interesuar të jetë në gjendje të kujdeset vetë.

Neni 649

Personi i interesuar duhet të përmbushë detyrimet që gjeruesi
ka marrë përsipër në emër të tij, të përjashtojë gjeruesin nga
detyrimet që ka marrë në emër të vet dhe t'i paguajë atij
shpenzimet e nevojshme e të dobishme që nga dita që janë bërë dhe,
kur është rasti, t'i shpërblejë edhe dëmin që mund të ketë pësuar
si rrjedhim i gjerimit, por me kusht që veprimet e kryera nga
gjeruesi, të mos kenë qënë ndaluar nga personi i interesuar.
Kur gjeruesit, përveç gjerimit të punëve, i është dashur për
këtë qëllim të ushtrojë një profesion, ka të drejtë të shpërblehet
në përputhje me çmimet ose tarifat e caktuara për aktivitete të
tilla.

Neni 650

Gjeruesi ka të drejtë të kryejë veprime juridike në emër të
personit të interesuar, në masën që interesi i këtij të
funditplotësohet në mënyrë të përshtatshme.

Neni 651

Gjeruesi u nënshtrohet detyrimeve të njëjta që rrjedhin nga
një kontratë porosie.
Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat të cilat kanë ndikuar
tek gjeruesi për të marrë përsipër gjerimin, mund të pakësojë
dëmshpërblimin për dëmin që është shkaktuar për faj të tij.

Neni 652

Personi i interesuar, me anë miratimi të veprimtarisë të
gjeruesit, mund të tërheqë të drejtën e tij për të kërkuar
dëmshpërblim nga gjeruesi, sipas dispozitës së mësipërme. Për këtë
qëllim personit të interesuar duhet t'i jepet një afat i arsyeshëm.

TITULLI VI
PAGIMI I PADETYRUAR


Neni 653

Cilido që ka bërë një pagim të padetyruar, ka të drejtë të
kërkojë kthimin e asaj që ka paguar, si dhe të gëzojë frytet dhe
kamatat nga dita e pagimit, nëse personi që ka marrë pagesën është
në keqbesim, dhe nga dita e kërkesës për kthim, kur personi është
në mirëbesim.

Neni 654

Personit që ka paguar detyrimin e nj ë tjetri duke besuar
seishte debitor, në bazë të një lajthitjeje të kryer pa faj, mund
t'i kthehet ajo që ka paguar, me kusht që kreditori të mos jetë
privuar në mirëbesim prej titullit dhe garancive të kredisë.
Kthimi i pagesës duhet të shoqërohet me frytet dhe kamatat, në
kushtet e parashikuara në dispozitat e mësipërme.






TITULLI VII
BEGATIMI PA SHKAK

Neni 655

Personi që, pa shkak të ligjshëm, ka fituar ose ka kursyer
diçka në dëm të një personi tjetër, detyrohet të shpërblejë këtë të
fundit për humbjet pasurore që ka pësuar, brenda caqeve të
begatimit.

Neni 656

Kur begatimi pa ndonjë shkak të ligjshëm ka për objekt një
send të caktuar, personi që e ka marrë atë, duhet ta kthejë në
natyrë, së bashku me të ardhurat që ka nxjerrë ose duhet të nxirrte
dhe ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve që ka bërë, sipas
dispozitave për kërkimin e sendit nga poseduesi i paligjshëm.

Neni 657

Nuk mund të kërkohet kthimi i asaj që personi ka
dhënëvullnetarisht për ekzekutimin e një detyrimi, i cili,
megjithëse i pakërkueshëm, nuk është i pavlefshëm.

Neni 658

Padia për begatimin pa shkak nuk mund të ngrihet kur i
dëmtuari mund të ngrejë një tjetër padi për të kërkuar shpërblimin
e dëmit të pësuar.

PJESA V
KONTRATAT

TITULLI I
KONTRATAT NE PERGJITHESI

KREU I
DISPOZITA PARAPRAKE

Përmbajtja e kontratës
Neni 659

Kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës një ose disa
palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike.

Neni 660

Palët në kontratë përcaktojnë lirisht përmbajtjen e saj,
brenda kufijve të vendosura nga legjislacioni në fuqi.

Kontrata me detyrime të njëanshme e të dyanshme
Neni 661

Kontrata është me detyrim të njëanshëm, kur njëra palë merr
përsipër detyrime ndaj palës tjetër pa patur kjo e fundit ndonjë
detyrim ndaj saj.

Neni 662

Kontrata është me detyrime të dyanshme, kur palët detyrohen
reciprokisht ndaj njëra tjetrës.

Konditat e nevojshme për lidhjen dhe vlefshmërinë e kontratës
Neni 663

Konditat e nevojshme për qënien e kontratës janë: pëlqimi i
palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin
mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma
e saj e kërkuar nga ligji.

Lidhja e kontratës
Neni 664


Kur kontrata përmban vetëm detyrimin e propozuesit, pritësi
mund ta refuzojë propozimin brenda afatit të caktuar, ose që rrjedh
nga natyra e marrëveshjes. Në mungesë të një refuzimi të tillë,
kontrata quhet e lidhur.

Neni 665

Personi që propozon përfundimin e një kontrate është i lidhur
me propozimin, përveç kur kjo lidhje është përjashtuar. Kur
propozimi refuzohet ose nuk pranohet në afatin e caktuar, quhet
irënë.
Kur nuk është caktuar afat, propozuesi është i lidhur me
propozimin e bërë, gjer në kohën që zakonisht apo sipas rrethanave,
është e nevojshme që këtij t'i arrijë përgjigjja e palës tjetër.

Neni 666

Propozimi për të lidhur një kontratë, që i bëhet një personi
të pranishëm, pa iu caktuar një afat për pranimin, e humbet fuqinë
e tij, në qoftë se personi i pranishëm nuk e pranon propozimin
menjëherë.

Neni 667

Kur propozuesi ka caktuar një afat për pranim؟n, është e
nevojshme që përgjigjja të vijë brenda afatit.
Propozuesi mund ta quajë të vlefshëm pranimin e vonuar, por
duhet të njoftojë menjëherë palën tjetër.
Kur pranimi është dërguar në kohë, por i ka mbritur
propozuesit me vonesë dhe ky nuk dëshiron të jetë i lidhur me atë,
duhet të njoftojë në çast pranuesin.

Neni 668

Propozimi për të lidhur një kontratë e humbet fuqinë e tij, në
qoftë se propozuesi njofton palën tjetër, para se asaj t'i ketë
arritur propozimi, se e ka tërhequr atë.
Ky rregull vlen edhe për tërheqjen e pranimit nga pala tjetër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top