Klonimi... Pro apo kunder?!

Klonimi nuk eshte vetem per njerezit , eshte dhe per bimet , per kafshet keshtu qe mo i merrni gjerat kaq te veshtira dhe kategorike
 
Pse nuk duhet te praktikohet klonimi i njeriut..?

Te gjith kemi degjuar dhe i dime arritjet e shkences dhe mjekesise ne vitet e fundit..Klonimin e njeriut disa e kane quajtur si arritjen me te madhe te shkences mjekesore....ndersa disa te tjere jane totalisht kundra kesaj si praktik....disa jane akuzuar sikur duan te luajne rolin e Zotit....

Pse nuk duhet te praktikohet klonimi i njeriut..?
Pse duhet te praktikohet..?
Postoni mendimet tuaja..
 
ROLIN E ZOTIT ?....
po kur ai nuk din se ku e ka vendin ca faji kan shkencaret ?
nejsee...
mu klonimi me pelqen .... sepse klonin tim do e coja me studju per vete do boja qef si qeflie madhe qe jam bwhahahhaaa
tani..pa shaka...
sipas meje two is better than one..
un imagjinoj dicka....ka shum njerez qe vuajn vetmin......duke pasur 1 klon kjo gje zdo jet mo....vetem me qen t*rapa.....
gjithsesi un 1 klon e du ...
 
Une per vete jam kundra klonimit, nuk do doja kurre te krijoheshe dikush qe te ishte komplet si une,Njeriu eshte nje qenje unike qe nuk mund te perseritet prap njelloj sic eshte.
 
Un sjam kundra klonimit...mgjth njeriu krijohet nga zoti,etj....prap se prap sdo e kisha problem te kisha nje klon timin,perkundrazi do ta vezhgoja me shum kenaqesi.:D..
 
As qe diskutohet, jam rreptesisht kunder me klonimin.
Per shume arsye.
Nje person pa identitet.
Nuk eshte e sigurt se do te jet tersisht i shendetshem dhe nese do ti rezistoj natyres si nje njeri normal.
Per shkak se do te ket nje tru si njerzit normal, -si do te ndihej qe eshte thjesht nje eksperiment-.

Nuk jam dakort edhe me trasplanteve, nje gabim i tmerrshem ne mjeksi.
Te gjith mendojn se eshte per te miren e njerzve por puna eshte se nuk jan te gjith njerzit te mire.
Ju mendoni se te gjitha spitalet (etj) do te harxhojn gjitha ato para per te klonuar organe JO sepse kan femijet e Afrikes (por edhe te vendeve te tjera te varfera) qe jan shume me te lire.
Mos harroni se ka ndodhur edhe ne shqiperi.
Shkencetaret ikin me mendimin e mire por harrojn edhe anen e errdht te gjerave.
 
Kunder ....!!!
 
Klona ska cte kerkoj ne kete bote per thjesht faktin qe sdo gjente vendin....
Ke do kishte prind? Ate qe e lindi...apo ate qe ka dhe origjinali?
Do jetonte gjithmon ne hijen e origjinalit ( nuk eshte e njejta gje me binjaket...sepse binjaket lindinin ne te njeten kohe dhe jetojne bashke, kurse klona...do jetonte mbas kosit jeten e dikujt qe e ka jetuar deri atehere...)
Pastaj per ca te besh klone?
Sjemi me ne gjendje te bejme femije te vecant?
PSE DUHET TE KOPJOJME?!
 
Eh de, pse duhet sweety ? Vertet njeriu nganjehere me logjiken qe ka, s'dallon fare nga kafsha.
 
E vetmja arsyje pse do i thoja ndonjehere PRO klonimit do ishte per transplant organesh...pra vetem organet te klonohen...jo tere njeriu...
Ska sens te krijosh nje jete te re e cila sdo gjej paqe mbi toke...sepse ne DIME TE PARAGJYKOJME, TE LENDOJME DHE TE IZOLOJME njerizt qe sjan si ne....ata qe jan ndryshe....
Pastaj ku ngel cikli jetes LINDJE-JETE-VDEKJE?
 
Klonimi-pro apo kunder?

Ne biologji, nje klon eshte nje qelize ose nje organizem qe eshte gjenetikisht identik me nje qelize ose organizem tjeter.
Por, cfar mendoni per klonimin e njerezve?

Gjate procesit te klonimit krijohet nje individ identik i nje indivi qe vecme egziston. Mendohet se ky proces mund te sjell shume riziqe si ne aspektin fizik te njeriut ashtu edhe ne zhvillimin psiqik te tij? Une per vete jam kundra klonimit te njerezve, po ju?

Eshte morale dhe etike te klonohen njerezit dhe pse cdohere klonimin lidhet pikerisht me keto dy ceshtje: me etiken dhe moralin?

Do ishit pro apo kunder ketij krijimi jonatyral?

C'ndjenje do kishit, poqese do kishit klonin tuaj, nje njeri identik me ju? :)

Ne c'momente mendoni se do ishte i asryetueshem klonimi?
 
Titulli: Klonimi-pro apo kunder?

un e du ..qe kloni im te bej punet e shpis dhe te punoj....te bej burg per mu kurse un si qeflije qe jam tboj jet qefiii mooo
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

patjeter qe kunder ..... kur troket dera nuk dua mor vllai qe te pragu te gjej nje tjeter UNE
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

edhe pro edhe jo
pro per arsye se mund te sherohen semundje te tille s vrime ne zemer ku mund te behet thjesht nje klonim qe i ben pune pacientit
ndersa kunder per arsye se do humbiste 'humanizmi'
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

Pse jo , Dua te shoh Veten time jo veq ne pasqyre apo ne fotografi por edhe Live pse jo , shum mir ish kan :D
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

Nuk ekziston një përgjigje fikse. Nga njëra anë pro sepse ka shumë anë pozitive si ripërtëritja e organeve të sëmura ose shërimi i shumë sëmundjeve të pashërueshme si kanceri por nga ana tjetër shkelen të drejtat e njeriut sepse klonimi mund të keqpërdoret në shumë drejtime keqdashëse. Gjithsesi asgjë nuk mund ta ndali shkencën në hovin e saj dhe klonim do të thotë të luash rolin e natyrës. ثshtë thjesht çështje kohe kur njeriu do ketë në dorë gjithçka.
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

kunder dhe pike!!
kloni nuk do ishte kurre njeri,edhe se xngjan ne te....
nuk do kishte nje jete te tijen....etj etj...
xfundimisht nuk me pelqejne keto eksperimente qe bjene shkenctaret...
nuk dua ta ve ne anen fetare,keshtuqe po e le me kaq!!
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

kloni nuk do ishte kurre njeri
ثshtë relative konceptimi i klonit. Në aspektin biologjik është gjallesë njerëzore ndërsa është psikologjia njerëzore e frymëzuar nga një tabu shoqërore për mos shkeljen e rregullave të natyrës që i kundërvihet klonimit. Por historia ka treguar se shumë tabu janë thyer me kalimin e kohës ku klonimi nuk do bëj përjashtim. Shoqëria njerëzore është përherë në evolucion e sipër ku shumë fenomene që përpara 100 vjetësh nuk imagjinoheshin sot janë kthyer në fenomene normale.

Klonim nuk do të thotë vetëm kopjim gjenetik i një gjallesë njerëzore për të formuar një kopje identike të saj. ثshtë një fushë mjaft e gjërë ku përfshihen edhe klonimet e organeve jetësore si zemra, veshka, mëlçia për ata njerëz që kanë probleme me to. Në këtë pikë është një plus i madh për shoqërinë njerëzore. Për anë negative mund të përdoret për të ndërtuar ushtri, për të klonuar personalitete publike dhe politike si dhe shumë mënyra të tjera që vetëm egoja e njeriut për pushtet mund ti imagjinojë.
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

kjo ide hajvane vec nje mashkulli shterpe mund t'i kete vajte ne mendje...do jete nje nga ato eterit qe duan me klonu bijat e me ja bo nga pas,,,,

mjere ai qe i kunderpergjigjet natyres dhe shkencave te saja me ndermarrje qe deshtojne qysh ne tentative,,,

tamam me vend ketu ajo shprehja GJINIT:TE Q,,,,ZOTI FAREN,,,
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

Une jam dhe pro dhe kunder..
Pro per klonimin e organeve te ndryshme te njeriut, me qellim qe te sherbejne per transplant, dhe totalisht kunder klonimit te te tere qenies (qofte njeri apo kafshe).
Zoti e ka krijuar cdo gje ne menyre perfekte prandaj sado qe te perpiqet njeriu te imitoje nuk ka per tia arritur,prandaj me mire te mos e besh dicka ,se ta besh keq..:)

I te njejtit mendim jam dhe une.Kur njeriu sfidon natyren, humbet gjithemone.
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

une jam pro, mund te klonohen organe per transplatim, gjitashtu mund te perdoren embrione te klonuara nga paciente te semure, per te studiuar natyren e semundjeve te cilat nuk kane akoma kurim, nuk kemi pse ti presim kte hov zhvillimi shkences.
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

Kunder nuk durohen gjith keta psikopate qe jane bere nuk durohet nje Sali apo Nano i dyte
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

Pro patjeter qe pro nuk do te duhet te humbisnin kurre disa njerez, ja psh une LOL LOL
Me falni por vuaj nga kompleksi i inferioritetit.
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

hahhahaahhaahahaha jam dokordissimo......megjithese klonimi i organeve perarsye klonimi, do te jepte zgjidhje sherimit te disa semundjeve te pasherueshme.....
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

pro per organe te vecanta
kunder per nje qenie te plote
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

dhe po dhe jo....nuk jam pro per klonimin e vetes time porpo te ishte per njerezit shume te afert te mni po nuk do isha kunder
 
Titulli: Klonimi... Pro apo kunder?!

Mua do me pelqente te kisha nje klone timen te shikoja nqs do ishte kopja ime fidele, nqs do me ngjante per cdo gje si dhe pamje jashtme, por dhe mendime e ndjenja...
Per nje gjeneralizim te klonimit nuk jam dakord....
Preferoj njerzit qe jan unikat....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top