“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson vetminë e njeriut modern

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson vetminë e njeriut modern​

94391368-7732-4779-A572-CEAE001AB488.jpeg
Edvard Munch, piktori që i parapriu ekspresionizmit më shumë se çdokush tjetër, lindi më 12 dhjetor 1863 dhe vdiq më 23 janar 1944. Nëse ka një vepër që përfaqëson modernitetin, ajo është tabloja “Klithma”. Kritiku i mirënjohur i artit Luka Nannipieri , autor i librave “Rafaelo” dhe “Kryeveprat e vjedhura ”, na tregon se çfarë fshihet pas asaj britme zemër–thyese.

Pse “Klithma” konsiderohet një vepër e përjetshme

Nëse moderniteti është përfaqësuar në art, në këtë vepër ai arrin nivelin sipëror. Arti e ka përshkruar shumë herë dëshpërimin dhe ankthin. Në fakt, ai i ka përshkruar ato më shpesh sesa dashurinë dhe vëllazërimin. “Klithma” është shumë moderne, sepse atë njeri me gojën e tij të shqyer nuk ka kush ta shpëtojë, nuk ka Zot.

Njeriu bërtet i vetmuar, klith pa pasur mundësi për shpëtim, dhimbja e tij rrethohet nga heshtja. Dhe pastaj kujt po i bërtet? Askush, askush nuk e dëgjon atë. Dy kalimtarët largohenkrejtësisht indiferentë.

Peizazhi përreth është thuajse çnjerëzor, qielli është i kuq si prej gjaku, gjiri i detit pas tij dallgëzon në mënyrë të frikshme, ura dhe parmakët e saj e presin tablonë si një teh thike, dhe protagonisti, i stilizuar me një fytyrë me një ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një shprehje të tronditur, goja e tij hapet jashtë normales drejt nesh, por ne nuk mund ta shpëtojmë.

Pra duket se me këtë vepër Munch shuan çdo shpresë për shpëtim. Është një klithmë e padëgjuar. Fytyra e burrit është e deformuar. E zmadhuar është jo vetëm goja, por edhe sytë, vetë forma e fytyrës duket sikur nuk ka më tipare njerëzore. Ajo duket si një kafkë. Trupi valëzon sikur të ishte një flakë që lëkundet me forcë nga era.

Çfarë na mëson “Klithma” e Munch

Në versionin e saj të referencës, kjo vepër daton në vitin 1893, edhe pse artisti ka bërë disa variacione me vajra, tempera dhe pastel në karton, dhe litografi në bardh e zi. Një vit më herët, artisti shënoi në ditarin e tij gjenezën psikologjike të veprës:”Isha duke ecur përgjatë rrugës me dy miq të mi. Pastaj dielli perëndoi. Papritur qielli u bë i kuq si gjaku, dhe ndjeva një dridhje të shkaktuar nga ankthi.

Një dhimbje të fortë në gjoks. Ngriva i gjithi dhe u mbështeta në parmakët e urës, sepse u ndjeva shumë i drobitur. Mbi fjordin ngjyrë blu të errët dhe mbi qytet reflektohej e kuqja e përgjakur e atij qielli. Miqtë e mi vazhduan të ecnin, dhe më lanë aty duke u dridhur nga frika. Dhe në atë moment, unë dëgjova një klithmë të madhe e të pakufishme që e përshkonte gjithë natyrën”.

Një nga versionet e kësaj vepre doli në ankand në Nju Jork në vitin 2012. Ajo u shit për 119.9 milionë dollarë. Versionet e kësaj vepre janë vjedhur disa herë. Nga muzeu“Nasjonalgalleriet” në Oslo të Norvegjisë më 12 shkurt 1994 dhe nga muzeu “Munchmuseet”, 10 vjet më vonë, më 22 gusht 2004. Për fat të mirë, ato u gjetën përsëri.

Por vjedhjet na tregojnë se sa shumë dashuria – edhe pse e sëmurë dhe kriminale – e çon përpara mitologjinë e kësaj pikture të patejkalueshme nga koha.
B:bota.al
 
Klithma ka qene gjendje e Edwardit asokohe, nje periudhe traume e ankthi. Cdokush mund ta perjetoje ne jete. Pastaj a ka shpetim njeriu modern?!
Sigurisht qe ka nese filozofia e jetes tij do refuzoje qe vendose ne qender te egzistences veten materiale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top