Kitara e Geoge Harrison shitet në ankand për 485 mijë dollarë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kitara elektrike e ish-anëtarit të grupit të famshëm britanik Beatles, George Harrison është shitur në ankand në New York për 485 mijë dollarë.

Kitara.jpg


Shtëpia e ankandit “Julien’s Auctions” në Cafe Rock Hard në sheshin “Square” të New York-ut, prezantoi objekte dhe sende të shumëllojshme të muzikantëve të famshëm botëror.

Në këtë ankand ishte ekspozuar edhe kitara elektrike anëtarit të ndjerë të grupit të famshëm britanik, George Harrison, e prodhuar në vitin 1963. Harrison, i cili vdiq në vitin 2001 e kishte përdorur në fillim të viteve ’60, konkretisht në kohën kur këndonte në Klubin Cavern në Liverpoul.

Gjithashtu në ankand është shitur edhe xhaketa e Michael Jackson, të cilën e kishte veshur në ceremoninë e vitit 1997 “Rock and Roll Hall of Fame” për 83.700 dollarë, dhe me të njëjtin çmim janë shitur dhe dorezat e Jacksonit.

Gjithashtu, edhe jeleku i kitaristit të famshëm, Jimi Hendrix ishte shitur me një çmim prej 47.500 dollarë. Në kuadër të ankandit, i cili do të vazhdojë javën e ardhshme, do të jetë i ekspozuar dhe autobusi i njohur i markës TCB, të cilin e përdorte Elvis Presley.
g.shqip
 
Titulli: Kitara e Geoge Harrison shitet në ankand për 485 mijë dollarë

Tani qe vdiq dhe BB King, kushedi sa ka per ti vajt Kitara e tij ne ankand.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top