Kishte prerë biletën për tek e dashura/ Nxirren të vdekur nga rrënojat djali dhe babai i pronarit të ‘Vila Palma’

WxP

Staf në FV.AL
Tërmetet e fuqishëm që lëkundën vendin mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar dëme të mëdha njerëzore por edhe materiale, duke krijuar kështu një situatë alarmante në vend.

Shumë godina janë shembur, e si pasojë 7 persona kanë humbur jetën e dhjetra të tjerë gjenden ende poshtë rrënojave.

Një nga godinat e shembura është edhe “Vila Palma”, në të kanë humbur jetën dy persona që ndodheshin brenda, babai dhe djali i pronarit. Nga ana tjetër, edhe nëna e pronarit ndodhej brenda, por ajo kërkoi ndihmë duke bërtitur dhe u shpëtua në kohë. Ndërkohë për redaksinë e JOQ ALBANIA, një qytetar tregoi se brenda në rrënoja ndodhet edhe një djalë tjetër, gjyshi i të cilit ndërroi jetë nga dhimbja kur mësoi se ai ndodhej në gërmadha.
Mësohet se pronarët e këtij hoteli janë shefja e Urbanistikës së Kavajës, Dëshira Qato, bashkëshorti i saj Arben Qato.

Mbrëmë ata nuk kishin fjetur në hotel, por në shtëpinë e tyre, ndërkaq mësohet se djali kishte prerë biletë për të shkuar pranë të dashurës së tij jashtë vendit, por fatkeqësisht humbi jetën.Screenshot_20191126-124703_Facebook.jpg
 
Zot jepju forc ta perballojne!
Cfare fatkeqesie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top