Kina tronditet nga vrasja masive

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kina tronditet nga vrasja masive

1475250294_91461585_mediaitem91461584.jpg


Ai kishte vrarë prindërit e tij pas një grindjeje për paràtë, por për të mbuluar krimin në sytë e fqinjëve ka zgjedhur të “heqë qafe” edhe 17 prej tyre.

Viktima më e re, mes 17 të tillëve në një rajon periferik të Kinës, ka qenë vetëm 3 vjeç, ndërsa më i vjetri ishte 72 vjeç. Të gjithë ata kanë qenë anëtarë të 6 familjeve fqinje me atë të vrasësit.

I dyshuari, Yang Qingpei, një adoleshent rreth të 20-ave, u rikthye në fshatin e tij të lindjes të mërkurën. Ai u arrestua në Kunming, kryeqytetin e provincës Yunnan, vetëm një ditë më pas.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Xinhua” nuk bëri të ditur se në ç’mënyrë u vranë bashkëfshatarët e tij.

Megjithatë, ajo që të bie në sy është se kjo masakër është thuajse unike, pasi vrasjet masive në Kinë janë shumë të rralla për të mos thënë që nuk ekzistojnë. Kjo, për shkak të kontrollit të rreptë ndaj armëve të zjarrit.

/ Top Channel
 
Titulli: Kina tronditet nga vrasja masive

Terrorrizmi edhe atje me siguri, pasi nuk ka pas raste..vetem keshtu doe sqarojn...
Po mekat si per viktimat edhe per djalin..20 vjec e gjithe ate krim, me siguri i semure psiqik,se ska ndryshe si te veproj nje njeri keshtu...
 
Titulli: Kina tronditet nga vrasja masive

Duhej te vriste dhe veten debili te mos ngjallte dyshimi e te terbohej policia
ku pas sh tentativa do akuzonte njerin per gjynaf
Po sikur sikur tani ai gjynafi te jete ky dhe vrasesi ka vrare veten?
 
Back
Top