Kina nxjerr sekretin? Nga Wuhani vjen vaksina kundër koronavirusit, efikase te njeriu

Vaksina për të mposhtur koronavirusin është gjetur! Një test i parë mbi një qenie njerëzore duket se ka dhënë rezultate pozitive. Më 28 janar, një testi i ri i zbulimit të acidit nukleik të koronavirusit, i cili u zhvillua nga Akademia e Shkencave Ushtarake mori certifikatën e regjistrimit përmes aprovimit të urgjencës së Administratës Shtetërore të Barnave, e cila po bllokon virusin.

Chen Wei është mjkeja që qëndron pas këtij përparimi të ri shkencor që hap një dritare shprese për kurimin e Covid-19. Epidemiologia me famë botërore dhe gjeneralja kryesore e Ushtrisë Popullore Kineze injektoi dozën e parë në botë për një vaksinë të re të koronavirusit në krahun e saj të majtë, së bashku me ekipin e saj më 3 mars.

Bëhet fjalë për një grup mjekësh të cilët sapo filluan shpërthimin e koronavirusit menjëherë u transferuan në Wuhan.

Chen dhe ekipi i saj kërkimor punuan për më shumë se një muaj në Institutin e Virologjisë Wuhan, një laborator me vlerësimin më të lartë të biosigurisë.

Zbulimi i vaksinës mund të ndryshojë historinë e botës pasi ai vjen nga vendi ku lindi kjo aventurë e keqe për të gjithë qenien njerëzore. Ishte në fillim një eksperiment, por rezultatet e marra deri më tani duket se japin rezultatet e dëshiruara.

E lindur në vitin 1966 në qytetin e vogël të Lanxi në provincën Zhejiang, Wei u diplomua në Kimi në vitin 1988 dhe një vit më vonë u martua me partnerin e saj, Ma Yiming, një kimist i punësuar në bodrumet ku prodhohet vera.

Tre vjet më vonë, Wei u bashkua me Ushtrinë Popullore kineze dhe u bë virologe në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake, ku ai tani mban gradën e gjenerales.

Ajo ishte një shkencëtare model dhe menjëherë u dallua për aftësitë e saj duke u bërë një nga pionierët në luftën kundër Ebolës gjë që e çoi atë në ballë të betejës në Afrikë, sepse ajo dëshironte të ndalonte epideminë jashtë vendit. Në fund të vitit 2015, Chen Wei drejtoi ekipin i cili zhvilloi gjenin e parë për të mposhtur këtë virus.

Dhe tani ajo përfaqëson shpresën për të gjithë botën për t’i dhënë fund Covid-19./noa.al
 
Sikur si besoje ktyre te vendit ti cepellse se ktu e lexova e une mbreme ???
Apo nga halli ca nuk besojme thuaj.

per 3 arsye

1. eee nga halli ca sbo robi shkrete... kemi nevoje per shprese
2. edhe sepse po permbushet profecia ime si doktore shkencash ne lidhje me Kinen :p
3. meqe skemi cbejme hapim tema ne forum Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top