Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ndryshimi historik: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije

Kina ka vendosur t’i japë fund normës ligjore të lindjes së vetëm një fëmije, e cila ishte në fuqi prej vitit 1979. Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, çiftet do të lejohen tashmë të kenë dy fëmijë. Ky vendim i një rëndësie historike vijon pas zbutjes së politikave të miratuara dy vjet më parë.

kine.jpg

Pekini i ka premtuar tashmë kinezëve të drejtën e të paturit të dy fëmijëve, nëse një prej dy prindërve ishte gjithashtu fëmijë i vetëm.

Politika e shumëdebatueshme është prezantuar fillimisht në vitin 1979 në nivel kombëtar, për të ngadalësuar normën e rritjes së popullsisë dhe deri më tani, përllogaritet të jenë parandaluar rreth 400 milionë lindje. Gjithsesi, shqetësimet në lidhje me popullsinë tashmë në moshë të Kinës kanë ushtruar presion për këtë ndryshim.

اiftet që shkelnin politikën e të pasurit vetëm një fëmijë trashëgimtar janë përballur me dënime të ndryshme, nga gjobat dhe humbja e punësimit, e deri te aborti i detyrueshëm. Përgjatë viteve, politika është lehtësuar disi në disa provinca, pasi demografët dhe sociologët kishin ngritur shqetësimin e rritjes së kostove sociale dhe rënies së numrit të fuqisë punëtore.
t.observer
 
Titulli: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

Tani do pushtojne boten kinezet na erdhi fundi Lol
 
Titulli: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

Nje lajm qe ja vlen te komentohet. Femijet jane hareja e shtepise. Shyqyr qe e ndryshuan. Ku hane 3 hane dhe 4 thot populli :p
 
Titulli: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

Finally the Chinese people are allowed to decide about their future.
I am very happy for them.
 
U be shume mire :gjuhe: sa na mungojne ato 400 milion kinezerirat qe si lane me ardhe ne jete :gjuhe:
 
Titulli: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

Vellezerit tane kinez!
 
Titulli: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

Immm tani e kuptova un pse dyqanet ketu u paten mbyll.
 
Titulli: Kina heq ligjin e lindjes së vetëm një fëmije-Ndryshimi historik

Une e konsideroj si lajm te keq. T'i shtosh dhe 1 femije kinezve perkthehet nje vater lufte me shume diku gjetke. Ne 2025 llogaritet qe popullsia boterore te kapi shifrat e 8 miliard njerez ku sigurisht nuk mund te kete vend per te gjithe.
 
Back
Top