Kickbokseret shqiptarë, femrat i duan meshkujt e fortë dhe luftarak

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: BLERAND REXHEPI

Ato janë të fortë dhe shumë të suksesshëm në profesionin e tyre. Ndryshe nga personazhet e tjerë, këtë radhë kemi zgjedhur t’ju prezantojmë disa nga kickbokserët profesionist shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit.
Përveç punës dhe aktiviteteve të tyre, ne i pyetëm edhe për lidhjet me femrat dhe se a kanë frikë femrat të lidhen me meshkuj të fortë dhe luftarak. Në vazhdim lexoni bisedën e zhvilluar dhe përgjigjet e tyre.

56945.jpg


Armand Cullhaj, i lindur në vitin 1990 në Tiranë dhe banues në Gjermani është një nga bokserët më të ri dhe shumë i suksesshëm.
“Kam 5 vite që merrem me boks dhe kam filluar direkt me profesionistët, ku kam momentalisht në 18 ndeshje, 12 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në Gjermani. Në dhjetor të 2011 kam boksuar për kampion bote për të rinjtë dhe aty ndeshja u nda në barazim, ndeshjen e fundit e kam zhvilluar tani më 26 maj ku fitova kundër kroatit Marijan Markoviç”, - thekson bokseri Cullhaj i cili i pyetur se nëse femrat kanë frikë të lidhen me meshkuj të fortë ai përgjigjet. “Jo, nuk besoj se femrat kanë frikë nga meshkujt e fortë, është e kundërta për ato është kënaqësi të kenë lidhje me meshkuj të fortë”.

Një tjetër bokser shqiptarë që jeton në Gjermani është Besar Nimani.
Ka lindur në vitin 1985 në Vaganicë të Mitrovicës, por prej tetorit të vitit 1997 jeton në Bielefeld të Gjermanisë dhe ka gati 13 vite që merret me boks.
“Me boks amator kam zhvilluar 98 ndeshje, kam fituar 87 dhe kam pësuar 7 humbje. Më 12 shkurt të vitit të kaluar kam debutuar në boksin profesional dhe deri më tani kam zhvilluar 12 ndeshje po edhe aq fitore prej tyre 10 me KO (Knock Out) ndërsa më 15 tetor kam fituar titullin Kampion Internacional i Gjermanisë të cilin kam arritur të mbroj më 26 maj të këtij viti kundër kroatit Almin Kovaçeviç me KO në rundin e tretë. Në fund të vitit shpresoj të më jepet mundësia të boksoj për titullin Internacional të Federatës së WBA. Që nga ai moment që kam debutuar në boksin profesionist nuk merrem me asgjë tjetër, pra vetëm me boks pasi dëshiroj të bëhem kampion bote në njërën prej federatave të mëdha si WBC, WBA, IBF & WBO, dashtë Zoti të kem shëndet dhe fat të jem kampion i parë shqiptar në boks në federatat më të rëndësishme të botës”, - tregon Nimani i cili ndryshe nga të tjerët thotë se bashkëjeton me një femër gati 8 vite.

“Jam në lidhje me një femër që thuajse 8 vite ku edhe bashkëjetoj me të. Nëse një bokser do të arrijë në cak ai duhet të jetë i rehatshëm dhe të zhvilloj jetë familjare dhe të rregullt. Kurse sa i përket asaj se a kanë problem femrat që të lidhen me meshkujt që merren me këtë lloj sporti, mendoj se ato i adhurojnë meshkujt e fortë dhe sportiv”, - thekson Besar Nimani.

“Quhem Yll Maliqi, kam lindur, jetoj, studioj dhe veproj në Prishtinë, me sportin e kickboksit kam filluar në fund të vitit 2002 me këto rezultate - Profesionalizëm: 16 fitore - 2 humbje; Amatorizëm: 23 fitore - 4 humbje. Deri tani kam arritur të fitoj tre tituj botërorë në sportin e kickboksit dhe thaiboksit dhe më e veçanta është se kam fituar titullin e parë botëror pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me ç’ka më njohin shumica e sportdashësve. Krahas sportit, nuk e kam lënë kurrë anash shkollimin, kështu që pas shkollës së mesme kam filluar studimet në Universitetin “Iliria” në Juridik drejtimi Kriminalistikës, tani kam kaluar në Universitetin e Prishtinës ku vazhdoj në studimet master në Fakultetin Juridik/E Drejta Penale. Nuk jam në lidhje serioze me askënd për shkak se ende se kam gjetur femrën e duhur, por edhe për shkak se më mungon koha që t’i përkushtohem më shumë një femre. Përgjithësisht më magnetizojnë dhe lypi afërsinë me femrat e bukura me karakter të gjallë që janë plot energji brenda, me humor të mirë, të mençura, sportive dhe në të njëjtën kohë serioze për jetë. Nuk mendoj se femrat e kanë problem të lidhen me meshkuj të fortë, por edhe këtu mundem të flas vetëm për vete. Nuk e kanë vështirë dhe siklet të lidhen me mua se jam tip modest, xhentil. Problemi i madh shpesh është xhelozia e tepruar pasi si sportist i dalluar dhe i suksesshëm në një vend të vogël si Kosova ku të njohin thuajse të gjithë, i ke rreth vetes shumë femra që duan shoqëri të të gjitha llojeve”, - thekson bokseri i ri dhe i njohur Yll Maliqi.

“Jam i lindur në Junik, atje e kam mbaruar shkollën fillore dhe kam vazhduar shkollën e mesme (gjimnazin) me sukses, pastaj në moshën 17-vjeçare kam vajtur në Gjermani. Më 20 tetor 2005 e kam zhvilluar duelin e parë të boksit, kam filluar menjëherë si profesionist, pra janë bërë gati 7 vite që jam bokser profesionist. Jetoj në Mynih të Gjermanisë, këtu kam vazhduar shkollën, e kam mësuar një profesion, ndërsa nga viti 2009 jam duke i’a kushtuar gjithë kohën time boksit. Deri tani i kam zhvilluar gjithsej 39 duele, 37 nga ato i kam fituar, 13 me Knock Out, gjatë kësaj periudhe kam fituar titullin e Gjermanisë dhe titullin e Europës në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa tani synoj titullin e botës”, - thotë bokseri Robin Haxhiu i cili tregon se për shkak të obligimeve dhe përkushtimit ndaj karrierës nuk mund të krijojë ndonjë lidhje stabël dhe akoma është singëll.

“Për shkak të obligimeve të karrierës që i kam (2 deri në 3 herë në ditë stërvitje, rrugëtime të gjata nga njëri qytet apo shtet në tjetrin, takime zyrtare), nuk mbetet shumë kohë për të krijuar një lidhje, pra akoma jam singëll dhe besoj se edhe në të ardhmen e afërt nuk do të ndryshoj gjë sepse synoj të bëhem kampion bote dhe kjo nuk arrihet lehtë. Femrat besoj se nuk kanë probleme me meshkuj të “fortë”, sa i përket dashurisë besoj se edhe ne sportistët jemi krejt normal si të tjerët”, - përfundon bisedën Robin Haxhiu.
 
Titulli: Kickbokseret shqiptarë, femrat i duan meshkujt e fortë dhe luftarak

Pastaj thone se femrat nuk kan marredhenie te mira me grushtet :p
 
Titulli: Kickbokseret shqiptarë, femrat i duan meshkujt e fortë dhe luftarak

Po mir, dhe nje mashkull i tille duhet, ca kohe stervitje ne dite, te kalit trupin..:p :p LOL
 
Pe: Kickbokseret shqiptarë, femrat i duan meshkujt e fortë dhe luftarak

Eh medet...Nejse se na duhen ne fakt per te mbajtur gjerat e renda,canta me pazar etj etj...Kot skane thene : Pse therritet gomari ne dasem?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top