Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këshilli Drejtues i Juventusit konfirmon Ferrarën

TORINO- Ka zgjatur pesë orë mbledhja anti-krizë e Këshillit Administrativ të Juventusit, mbajtur të hënën pasdite, një ditë pas humbjes së rëndë të pësuar ndaj Katanias. Në përfundim, vendimet nuk kanë qenë në linjën që prisnin tifozët, teksa اiro Ferrara është konfirmuar në krye të pankinës, ashtu siç pati lajmëruar të dielën presidenti Zhan Klod Blank. Por, duket një vendim për momentin, pasi nuk përjashtohet që gjatë periudhës së pushimit apo në javët e para të vitit 2010, të ketë ndryshime. Drejtuesit e Juves mësohet se janë duke i ruajtur kontaktet me Gus Hidink, në rast se Ferrara nuk fiton në ndeshjen e 6 janarit kundër Parmës. Por, një nga vendimet më të rëndësishme të marra nga klubi bardhezi ka qenë ai për rikthimin e Roberto Betegës, ish-pjestar i “Triadës” në kohën e Moxhit. Në fillim u përfol se ai do të ishte thjeshtë një konsulent merkatoje, por më pas u vendos që Betega të jetë në rolin e një drejtuesi dhe në të ardhmen mund të bëhet drejtor i përgjithshëm. Një tjetër çështje e diskutuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues kanë qenë gabimet në merkato. Kështu, është kërkuar llogari se si janë shpenzuar 250 milionë eurot e vëna në dispozicion në tre vitet e fundit për të blerë futbollistë si Almiron, Andrade, Tiago, Poulsen, Amauri, Melo apo Groso, shumica e të cilëve një dështim. Juve tashmë duket një skuadër me nerva të tendosura dhe me një mbrojtje të terrorizuar, sa herë që një kundërshtar u afrohet në zonë.
Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back