Kerry mbështet ushtrinë Egjiptiane

Kerry mbështet ushtrinë Egjiptiane


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dha miratimin e tij të fortë ndaj përmbysjes ushtarake të presidentit egjiptian Muhamed Morsi. Kerry ka vlerësuar gjeneralët ushtarak të cilët paralajmëruan protestuesit paqësor për shpërndarjen e tyre qoftë edhe me dhunë.
"Në fakt, ata kërkojnë rivendosjen e demokracisë," tha Kerry për krerët e ushtrisë së Egjiptit.
“Ushtrisë i është kërkuar të ndërhynte nga miliona njerëz që ishin të frikësuar se vendi po i drejtohej kaosit dhe dhunës. Ndaj sipas gjykimit tonë, ushtria nuk e ka marrë pushtetin, por ka krijuar një qeveri civile. Faktikisht, ata janë duke e rikthyer demokracinë”. Komentet e Kerryt ishin më të qartat deri më tani, dhe sqarojnë mirë mbështetjen e administratës Obama për të miratuar heqjen e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit.
Uashingtonit deri tani ka thënë se nuk e mbështet as nuk e kundërshton përmbysjen e zotëri Mursit, por kërkon një restaurim të shpejtë të sundimit civil në Kajro.
Por Turqia ka reaguar ndaj deklaratave të Kerryt, ku një zyrtar i lartë nga kryeministria ka thënë se ushtria e Egjiptit nuk mund të bëjë "rivendosjen e demokracisë", duke rrëzuar presidentin e zgjedhur me votat e popullit.
/mesazhi/
 
Titulli: Kerry mbështet ushtrinë Egjiptiane

Ja se kush qendron mbas grushtetit te diktatoreve ushtark te Egjiptit !
 
Back
Top