Kërcënoi për akte terroriste, ndalohet 14-vjeçarja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Policia e Rotterdam ka ndaluar një vajzë 14-vjeçare pasi kishte shkruar një mesazh kërcënues, për akte terroriste, në llogarinë në “Twitter” të kompanisë amerikane ajrore “American Airlines”.

twitter.jpg


Vajza kishte shkruar, “Përshëndetje, emri im është Ibrahim dhe jam nga Afganistani. Unë jam pjesë e Al Kaedës dhe më 1 Qershor do të kryej diçka të madhe”.

“American Airlines”është përgjigjur menjëherë, duke i bërë të ditur se të dhënat do t’i përcilleshin FBI-së.

Pak momente më vonë 14-vjeçarja shkruajti sërish, duke thënë se ajo ishte një vajzë dhe kjo ishte një shaka për shoqen e saj.

Megjithatë autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe duke ndaluan vajzën.

Një zëdhënësi i policisë së Rotterdam tha se komenti ishte marrë seriozisht dhe se ishte një kërcënim mjaft alarmant. Vajza është akuzuar për “postim të një njoftimi të rremë”, por pasojat e akuzës janë ende të paqarta.

“Vajza do të merret në pyetje dhe më pas do të dërgohet në shtëpi”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia e Rotterdam-it bëri të ditur se është në kontakt me disa agjenci, por nuk konfirmoi nëse në çështje është përfshirë edhe FBI-ja. / Top Channel
 
Back
Top