Kenget qe i kendohen femijeve (Ninulle)

WxP

Staf në FV.AL
Duke pasur parasysh kerkesat qe vijne me mail. Nje prind i ri na ka kerkuar perralla dhe ninulla.

Mu me ka pas zene gjumi si derr nuk kishte nevoje nena te me kendonte ninull.:lekund:

Nese dini ndonje ninull do ishte shume kenaqesi prezantimi i tyre jo vetem per prinderit e ri por dhe per Folklorin.
 
e di nje por esht ne spanjisht.........ska te bej me folklorin....
po ju derg linkun e videos dhe po ju pelqeu merreni!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


 
Last edited by a moderator:
Behet llafe qe te shkrush me texte edhe vetem ne gjuhen shqipe, Kur te vente mami ne gjume kur ke qene e vogel cfare kenge te kendonte?
 
Ja nje si shembull... e msova gojarisht nga nje person.

Nina-nana sheqer ne leter,
m`u befsh burr` dhe plak me mjeker!
Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti,
m`u befsh trim si Kastrioti!
djepi tundet, nëna punon
djali fle dhe me s`degjon
 
Nina nina, more pllum
Flej se nana te don shume
T'i m'u rritsh o nafaklum
Nafak lum, o djal i ri
Dielli ty gjithmone me t'pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemer do m'dalsh trim

p.s. Kjo mu kujtua per momentin. E pata mesuar permendesh lol
 
ja nje nga une


jam i vogel picimul e ha buken me pasule shkoj te gjishja misafir i fshi duart me pishkir
 
une di ate

lule nana e te rujt krishti
mos kujto se nuk q* prifti
q* prifti q*

ahahahhaha
 
Nina nana ne djep te drunit
ke me u ba moderator i forumi
i forumit virtual
t'lypin qikat me shume mall
 
Titulli: Kenget qe i kendohen femijeve ( Ninulle )

Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.




Ninulle Kosovare

Nina ninë, nina nina!
E shkofsh jeten me shum t’mira
E dalsh n’bjeshka e n’rudina
E ninë ninë, ty t’pastë nana!
Nu’t'le nana pa tre mitana
T’i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite

Ninulle Tropojane

Nina nine, po t’perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T’martofte nana me’ i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o per Shqipni!
 
Titulli: Kenget qe i kendohen femijeve ( Ninulle )

Nano nano djalënë
Se na zgjoi mëhallënë!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal'i vogël këto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t'u bëftë kurban
Që të ka e që të mban!
Ririri, ririri,
Kush të ka more flori
Ty të ka nenua në gji!
Nano nano djalënë
Që na zgjoi mëhallënë
Të ligat i mori lumi
Dhe i shpuri te Osumi!
Djalën na e zuri gjumi.
 
Titulli: Kenget qe i kendohen femijeve ( Ninulle )

Nina-nana mori bi
shum sevdane e kam pas për n`ty,

Nina nana çika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me kepe, nja me pre
nja me kepe nën nji hije,
t`pik bojlija permi krye.

Nina nana shpejt mu rritsh
ftyren nanes ti ja zdritsh,
ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh,
jet te lumtun, bij-o shkofsh!

Nina nana sokolicë
ju bafsh nanes doktorricë,
nina nana n`kemishe të hollë,
shpejt mu rritsh me t`çue në shkollë,
me t`çue n`shkolle oj sokoleshë,
lumja nana, ty qe t`rrit,
dit për ditë po vine me t`lypë,
shpijanike e gazdallare,
zgjidhe vetë ma t`mirin djalë!
 
Titulli: Kenget qe i kendohen femijeve ( Ninulle )

Ndersa une mbaj mend kenden qe me kendonte gjyshi ...


Sy larushe gjyshit o ,
mbylli syt , e mos u zgjo,
se ke pran gjyshin qe te do ,
lepurushi i vogel o .

Kungelleshe e bukur o
shejtania e gjyshit o ,
mbylli syt e enderro,
leshverdha e gjyshit o ....
 
Titulli: Kenget qe i kendohen femijeve ( Ninulle )

nani nani o llokum halla ty te don shum :puth:
nani nani ne djep te ri ti u rritsh
me motra e vllazni,,,
keto mu kujtuan kur kisha nipin te vogel
 
Une per vete kendoj keshtu :dum dum dum e dum du dum,kete djale e dua shume
E ka nena si pellumb
O flori ne mushama?
Mami ty mezi te ka???
Te shoqeruara me pak muzike te kompozuar nga vete une ?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Une ca beba te vegjel qe kam rrit, i merrja ne krahe, vendosja i cik muzike popullore te Ponit, Marjoles etj, dhe e merrja vallen verdalle neper te gjith dhomen deri sa i zinte gjumi. 100% funksiononte dhe nuk u ndanin me prej supeve te mia. :D
 
Une ca beba te vegjel qe kam rrit, i merrja ne krahe, vendosja i cik muzike popullore te Ponit, Marjoles etj, dhe e merrja vallen verdalle neper te gjith dhomen deri sa i zinte gjumi. 100% funksiononte dhe nuk u ndanin me prej supeve te mia. :D
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Lum lum, tatalum
A ke nxan nuse kun
Njo nsheher njo nkatun
E shehrit hanumllare
E katundit hyzmetqare lol
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
une i kam bere 1 kenge vete goces dhe e kam incizuar kur ja kendova. Tani e do cdo nate zmr vogel. Madje e ka mesuar refrenin :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top