Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Jam gjallë sepse ti je gjithçka që dua”. Ky është mesazhi që Elhaida Dani do përcjellë në festivalin europian.

“I’m Alive” është në kornizën e një pop balade, e tëra kushtuar dashurisë. Por në fokus të videoklipit, me të cilin do të prezantohet Shqipëria, nuk është vetëm Elhaida, ai ka edhe të tjera protagoniste.


Ky material artistik është realizuar në një kohë shumë të shkurtër nga këngëtarja dhe bashkëpunëtorët e saj, pasi kënga me titullin “Diell”, e cila më herët fitoi biletën për Eurovizion u tërhoq mbrapsht nga kompozitori i saj. Megjithatë kënga e re është në përputhje të plotë edhe me rregulloren e Eurovizionit dhe tani gjithçka pritet të jetë një performancë sa më e mirë e Shqipërisë.

Vjena do të kthehet në skenën e edicionit të këtij viti të Eurovisionit. Organizatorët e eventit të madh muzikor u shprehen se kjo është përzgjedhja e duhur, pasi kryeqyteti i Austrisë është edhe djepi i muzikës e artit, në zemër të Europës. Slogani i Eurovizionit për këtë vit është “krijoni ura bashkëpunimi në gjithë botën”.
/ Top Channel
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Shum e bukur kenga:respekt:.. edhe pse ato ritmiket me shum po ju pergjigjen ati festivalit ..Uroje te zen nje vend aty te 3-ja se paku
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Kenga eshte vertet e nje niveli te larte artistik e emocional,por sic eshte bere eurosong,ska shanc te fitoj as ti afrohet 5 vendeve te para.
Qofte nga votimet gjeopolitike qe behen,qofte se u jepet prioritet komercialeve me shume.
Gjithesesi uroj te kaloj ne naten finale te pakten.
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Rona ju afrua vendit 5ste , anjeza te 7tit kshuqe nuk i dihet. AMa mua kenga me pelqeu shuume.. DHe realizimi... Mu duk si kenge e huaj jo e realizuar nga shqiptar, :D... THem se nqs klipit i behet sh reklame mund te pelqehet me sh sesa te degjohet thjesht ne spektakel... Nejse, me ate kengen DIell eshte si nata me diten :D

p.s. o degjoja tani e ca kenge tjera.. paska sh te bukura dhe e njejta rryme ne fakt.. Nejse.. suksese
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Dobet , shume dobet , dhe shume e varfer artistikisht dhe shpirterisht .
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Suksese ksaj goces po si vl mduket kjo konga nejse..
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

mua me pelqeu....
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Mua kenga me pelqeu dhe suksese Elhaides :)
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

J'adore.. :)
 
Titulli: Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Kenga "I'm Alive" eshte shume me e mire dhe me ne trend me Eurosong se sa "Dielli". Mua me pelqeu, te shohim se si do te kaloj...mirepo ne baze te vleresimeve te para te opinionit, besoj finalen e ka te sigurte, e si do te kaloj aty, nuk varet vetem nga kenga dhe interpretimi, por edhe nga politika me sakt sikur u tha me lart, gjeopolitika.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top