Këndvështrim: Rreziqet e botës nga besimtarët

Love

βeℓℓe â๓e
  • Dëshira evangjelike për t’i bërë të tjerët të ndajnë besimet tona është një murtajë mbi qytetërimin – dhe religjioni nuk është kurrsesi shkelësi i vetëm, thotë Xhon Gray
72057810_missionary-150x150.jpg
72057814_huli-150x150.jpg
fshatare-ukrainas-te-uritur-150x150.jpg
misionari-australian-duke-predikuar-ne-Papua-150x150.jpg


“اfarëdo që të ndodhi, të gjithë ata janë të dënuar të zhduken së shpejti nga kjo tokë”, raportoi Norman Leuis (Lewis), një shkrimtar i madh udhëtimesh me interes mbi popujt indigjenë nëpër botë, duke folur për gjykimin që kishte një misionar kristian fondamentalist, me të cilin pati folur në Vietnam në vitet 1950.

Misionari e bëri këtë deklaratë thjesht dhe hapur, por edhe me një farë kënaqësie. Ai i shikonte banorët fisnorë të këtij vendi me neveri. Në shtëpitë e tyre magjike, ata jetonin bashkë me derrat, pulat dhe qentë, pa menduar shumë për të nesërmen. Për ta pasuria gjendej në qypat dhe daullet e lashta, të cilat i mblidhnin dhe i koleksiononin. Festa dhe pija me verën e tyre tradicionale të orizit, aq shpesh sa mundnin qenë motivi i jetesës. Punonin përkundrejt pagës vetëm kur qenë të detyruar.

Norman-Levis-320x207.jpg


Megjithëse më vonë ato u përndoqën dhe u internuan kur qeveria komuniste erdhi në pushtet, për misionarin, fiset tribale nuk qenë më mirë sesa vetë komunistët. Ai mendonte pozitivisht për faktin se ato po detyroheshin të punonin nëpër plantacionet franceze të gomës, shpesh duke u rrahur apo torturuar për të mos i lënë rrugë kthimi te jeta e tyre tradicionale. Disa nga zyrtarët civilë kolonialë francezë, të cilët krahas kompanive të gomës sundonin Vietnamin në atë kohë, morën një këndvështrim më inteligjent. Njëri prej tyre, një mjek dhe antropolog, mendonte se këto fise kishin një nga qytetërimet më të lumtura dhe më joshëse të planetit. Megjithatë, edhe ai besonte se fiset do të duhej të zhdukeshin nga zonat malore ku patën jetuar për më shumë se dy mijë vjet.

Burrat që u morën dhe u detyruan të punonin nëpër plantacione në disa raste nuk u kthyen, ndërsa misionarët rrëmbenin qypat dhe daullet e lashta të paçmueshme.

Kështu, kur misionari i tregoi Leuisit se fiset dhe mënyra e tyre e jetesës ishte duke u zhdukur nga toka, Leuis nuk kishte se si të mos ishte dakord. “Isha i sigurt se kishte të drejtë.”

Misionarë të llojit të atij që Leuis takoi, tregojnë religjionin në formën më të keqe të vet. Duke shkatërruar popujt tradicionalë, këta evangjelistë të zellshëm tregojnë krimet e tmerrshme që qeniet njerëzore mund të kryejnë kur janë nën pushtetin e një besimi.

Besimi i këtij lloji nuk është domosdoshmërish fetar dhe në kohët e fundit ai shpesh ka qenë laik. Disa nga krimet më të mëdha të shekullit të njëzetë u kryen në fakt nga besimi tek arsyeja.

Më 1959-n, Leuis shkroi se si “me kaq shumë vlerë është mbrojtur nga varfëria, komunikimi i keq, qeveritë reaksionare, barrierat natyrore të maleve, shkretëtirave dhe xhunglave, keqqeverisjes koloniale dhe mushkonja anofele”.

ثshtë një mendim që ai do ta theksonte sërish kur zbuloi nga eksperienca të mëvona, se qeveritë e këqija nuk ruajnë asgjë. Megjithatë ajo që ai shkroi më 1959-n, mbart një të vërtetë. Skllavëria, vrasja dhe gjenocidi ndaj popujve tradicionalë pothuajse gjithmonë është kryer nën flamurin e zhvillimit dhe modernizimit.

Nuk janë vetëm popujt indigjenë që janë shtypur nën rrotat e përparimit njerëzor. Më 1918-n, Kushtetuta e parë e ish-Bashkimit Sovjetik përkufizoi një kategori të “ish–personave”, një grup që përfshinte priftërinjtë e të gjitha religjioneve, çdokënd që jetonte nga të ardhurat e paftuara dhe familjet e tyre. Duke mos pasur më vend në rendin e ri, këto relike njerëzore nuk patën të drejtë vote dhe as akses te triskat e bukës. Një numër i panjohur prej tyre vdiq si pasojë e kësaj, ndërsa shoqëria e re, që supozohej të zhvillohej në fund, përfundoi asgjëkundi.

Ka një model këtu, i cili përsëritet në çdo pikë të historisë. Nën udhëheqjen e besimeve të veta, europianët në epokën e vonë mesjetare dhe herët në kohën moderne filluan kryqëzata kundër paganëve, ndërsa zhvillonin luftëra barbare mes njëri-tjetrit. Më vonë qenë besimtarët politikë që u përpoqën të konvertojnë botën me forcë. Këto fushata shpesh u shoqëronin me një dozë të fortë plaçkitjeje, siç ishte rasti i misionarit që përshkruan Norman Leuis. Por është gabim të mendosh se një evangjelizëm i tillë është thjesht mbulesë cinike për sjellje predatore.

Besimi ka një fuqi në vetvete, besim që ka tendencë të shkatërrojë ata që udhëhiqen prej tij po aq shumë sa ata që persekutohen prej tij. Pasi “ish–personat” u ndëshkuan, grupi tjetër që u sulmua në Bashkimin Sovjetik qenë fshatarët, të cilët vdiqën me miliona. Por, pas tyre, radha u erdhi edhe vetë komunistëve, shumë prej të cilëve u ekzekutuan ndërsa vijonin të besonin te kauza e tyre.

Ndërsa qeniet njerëzore janë të gatshëm të vrasin të tjerët për hatër të besimit, ata janë sakaq të gatshëm të vdesin për të. Asnjë specie tjetër nuk shfaq asnjë shenjë vrasjeje apo sakrifikimi për hatër të vetëm një ideje. Disa do të thonë se kjo është për shkak se speciet e tjera nuk mund të formulojnë ide apo besime, por unë besoj se përgjigjja gjendet gjetkë.

Aftësia për të formuar besime komplekse mbi botën na ka dhënë ne njerëzorëve fuqi të madhe – së paku mbi gjërat materiale. Por këto kapacitete më të zhvilluara intelektuale na japin ne gjithashtu një vetëdije më të qartë të faktit se ne do të vdesim në fund. Kjo mund të na mbushë ne me frikë dhe ka shumë që gjejnë çlirim në kapjen pas një besimi për të cilin janë të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre. Shumë kureshtar është fakti që mund të jetë frika i të qenët i vdekshëm që shtyn kaq shumë besimtarë të përqafojnë vdekjen.

ثshtë bërë modë përqeshja e njerëzve fetarë për besimet e veta. Por unë vetë si ateist, më duhet të them se gjej konkluzione plot vetëbesim mes jobesimtarëve, të cilat janë edhe më qesharake se çfarëdolloj miti fetar. Mua më duket e vështirë për të besuar se Zoti mund të na ngrejë nga vdekja, por së paku kjo pranohet se është një mrekulli. Ndërkohë, është një ide shumë e përhapur sot mes njerëzve që refuzojnë fenë, se dikush mund të bëhet i pavdekshëm, duke pasur një version virtual të vetes në hapësirën kibernetike. Dhe kjo është vetëm një nga idetë absurde (të disa ateistëve).

Në rastin më të mirë, religjioni mund të shërbejë si një antidot ndaj këtyre formave të reja besimi. Nëse mendon se qeniet njerëzore janë defektozë të pashërueshëm, atëherë ke më pak gjasa që të biesh pre e ilaçit më të fundit të mrekullueshëm kundër të gjitha sëmundjeve. Do ta vendosësh kështu besimin te diçka përtej botës njerëzore. Ky është besimi, i kuptuar drejt – jo besimi te ndonjë kredo apo katekizëm, por besimi te fuqia më e lartë. Në këtë kuptim feja mund të jetë një ilaç kundër krenarisë së rrezikshme që kaq shpesh shoqëron çdo besim.

Telashi është se, besimtarët mund të kërkojnë të konvertojnë të tjerët. Fiset që përshkruan Norman Leuis mund të kenë qenë të lumtur duke i mbajtur ritet e tyre të shenjta për veten, por shumica e historisë përbëhet nga seksione të njerëzimit që përpiqen t’i imponojnë kuptimin e vet të jetës të tjerëve. Leuis shikonte fetë universale si djajtë më të këqij njerëzorë dhe unë kam tendencën të jem dakord me këtë.

Qofshin ato besime fetare apo politike, evangjelistët më duken se janë mallkim për qytetërimin. Për ta dhe për ata që persekutojnë apo përndjekin, besimi është një pengesë në plotësimin në jetë.

Vetë jeta e Leuis – ai vdiq më 2003-shin në moshën 95-vjeçare – ishte përplot me aventura dhe plotësim. Ai nuk shkoi kurrë në universitet dhe e nxori jetesën si fotograf dhe tregtar i makinave të garave, u martua për një copë herë me një grua siciliane nga një familje mafioze, ai u vendos në Jemen vonë në vitet 1930, duke mbërritur me varkë me vela, ndërsa fillimisht iu mohua hyrja në atë që ishte ende një vend mesjetar.

Ai u bashkua me ushtrinë britanike në prag të luftës dhe udhëtoi shumë, duke mbajtur një kopje të historive të Heroditit me vete. Ai hyri në Napoli me forcat britanike më 1944-n dhe pa se si reagonin qeniet njerëzore në një shoqëri ku moraliteti pothuajse ka pushuar së ekzistuari. Duke vijuar udhëtimet e veta pas lufte, ai shikoi qytetërime të lashta e të bukura, të cilat qëllimisht shkatërroheshin. Sërish duke shkruar dhe udhëtuar, ai kaloi pjesën e fundit të jetës me familjen e tij duke rritur zambakë.

Leuis nuk e kishte besimin modern se kafsha njerëzore po përmirësohet, kështu që ai nuk pa përpara një kohë më të mirë. Nuk pati gjithashtu asnjë besim në një fuqi më të madhe. Në një intervistë pranë fundit të jetës, ai deklaroi se besonte “në absolutisht asgjë”. Ai e përshkroi gjithashtu veten si “jashtëzakonisht të lumtur”. Në mënyrë të mençur ai nuk besonte te besimi.
G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top