Katër të vdekur nga Kosova në një aksident në Mal të Zi

Ado

FISEBILIL-LAH
Katër anëtarë të familjes Metaj nga Kosova, në mesin e të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën, të premten, në një aksident trafiku që ka ndodhur në vendin e quajtur Seoce, në rrugën magjistrale Podgoricë-Kollashin, në Mal të Zi.

Në këtë aksident është lënduar rëndë, Teki Metaj, vozitës i veturës “Audi A4”, me targa zvicerane (SZ-100784). Gjendja e tij, sipas gazetës Vijesti, është kritike dhe mjekët e Qëndrës klinike në Podgoricë, janë duke u përpjekur që ta shpëtojnë jetën e tij.

Metaj ishte duke udhëtuar nga Prishtina drejt bregdetit malazez, në afërsi të Kollashinit, kur ka humbur kontrollin mbi makinë, dhe ka dalë në korsenë tjetër të rrugës dhe është ndeshur me një kamion, që vinte nga ana e kundërt.

Bashkëshortja e Tekiut, Gonxhe (27), vëllai Besniku (25) dhe e bija 5-vjeçe Besanta, kanë mbetur të vdekur në vendin e aksidentit, ndërsa djali i tij 3-vjeçar, Besanti, ka vdekur më vonë nga plagët e marrë në Spitalin e Podgoricës, njofton gazeta e Malit të Zi, Vijesti.

Vozitësi i kamionit, me targa të Podgoricës, Nikolla Soshiq (51), me të cilin është ndeshur Metaj, ka deklaruar se deri të aksidenti ka ardhur kur Metaj ishte duke tejkaluar një kolonë prej rreth 10 automjetësh dhe është futur drejt e në kamionin që vinte nga ana e kundërt.

Katër viktimat e aksidentit në Mal të Zi, sipas mediave në Kosovë, thuhet se janë nga fshati Hereç i Gjakovës /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top