Kater te rinj vriten nga satanistet

Kresha

A pretty face can never trick me
Kater te rinj jane vrare me 666 goditje me thike , te copetuar dhe jane ngrene nga studente “sataniste” ne Rusi, ne regjionin Ieroslav, sipas”Komsomolskaia Pravda”.

Vrasesit 5 studente 19 vjeçare dhe 3 te dyshimte te tjere i kane terheqe viktimat ne nje shtepi fshati dhe i kane masakruar.

Nje djale dhe 3 vajza qe vinin nga “rrethi gotik” jane shtrenguar te konsumojne alkool deri ne gjendje te dehur, para se te vriten me 666 goditje thike.

Pastaj agresoret kane ndezur nje zjarr ku kane ngrene pjese nga trupat e viktimave.

“Djalli do te me ndihmoj qe te iki pergjegjesise” deklaroi nje i dyshuar.


SATANIZMI

Adhurimi i Djallit ka ekzistuar gjate gjithe historise se njerezimit, ndoshta jo ne formen qe ka marre sot por fakti eshte se ka ekzistuar.

Pas viteve te erreta te mesjetes kur magjistaret, nekromanet dhe paganet, denoheshin si heretike ne turren e druve, ne shekujt XVI – XVII adhurimi i perendise te se keqes mori nje perhapje te menjehershme ne Evrope.

Ekzistojne shkrime qe deshmojne qe edhe brenda kishes katolike, sidomos ne komunitet e izoluara te murgjve, thirrja e Djallit, magjia e zeze dhe mohimi i kryqit ishin praktika te perhapura. Familje te fuqishme dhe me pushtet kerkonin ndihmen e praktikanteve te magjise se zeze per te zgjidhur probleme, per tu bere amulete (talismane)dhe per te shkaterruar armiqte.

Megjithese kisha u mundua t’i zhdukte keto fenomene, nuk ia arriti kurre pasi ato kishin depertuar deri ne sferat me te larta te saj.

Sot adhurimi i djallit ka degjeneruar ne krimet me makabre qe mund te beje nje grup njerezish, duke filluar nga flijimet e kafsheve deri ne perdhunim dhe vrasje njerezish te cilet i dedikohen perendise se se keqes Satanit biblik.

Satanizmi ka ekzistuar para krishterimit ne format pagane te nderimit te natyres dhe forcave qe mbajne ne ekuiliber ekzistencen e jetes ne toke. Druidet, keltet, wikanet etj, nuk pranonin ekzistencen e nje force personale dhe te ndergjegjshme qe qeveriste dhe drejtonte jeten, por mendonin qe forca e natures e cila ekziston kudo, mund te perdoret per te plotesuar nje deshire apo per te arritur nje qellim.

Kjo lloj magjie nuk therriste demone apo perendi ne ndihme por bazohej ne faktin qe nje deshire kur deshiron me gjithe shpirt te plotesohet, shnderrohet ne realitet. Kjo perfshinte disa rituale qe perpiqeshin te riprodhonin influencen qe ushtron natyra ne jeten e perditshme.

Pas konvertimit te imponuar ne krishterim, nje pjese e madhe e ketyre riteve u harruan ose kaluan ne fshehtesi.Megjithate nuk u zhduken. Grupime te shumta mblidheshin ne fshehtesi dhe nderonin naturen megjithese kjo quhej herezi nga kisha.

Ne gjysmen e dyte te shekullit XX bashke me shperthimin kulturor dhe kerkesat gjithnje e ne rritje per te drejten e zgjedhjes se besimit fetar, filloi te behej gjithnje e me i degjuar zeri i paganeve.

Kulmi u arrit me njohjen e”Kishes se Satanit” te A. S. LaVey. LaVey u perpoq te krijonte nje fee cila te ringjallte ritualet pagane qe praktikoheshin para krishterimit. Megjithate kjo nuk ishte e lehte ne nje shoqeri ku krishterimi kishte pushtet maximal dhe qe ne fillim u perpoq te identifikonte Satanizmin me Adhurimin e Djallit.

Per te shmangur kete LaVey filloi te mbante seminare ne shtete te ndryshme te U.S. dhe publikoi “BIblen Satanike” dhe “Rituali Satanik”. Ne keto libra ai tregonte se Satanizmi dhe Adhurimi i Djallit jane gjera komplet te ndyshme dhei vetmi ngjasim ishte emri satanist.

Megjithate ai shpjegoi arsyet se pse e quajti fene e tij satanizem dhe jo paganizem. Gjithashtu ai beri thirrje qe anetaret e kishes se tij te mos perzjeheshin ne aktivitete qe kishin si qellim nderimin dhe adhurimin e perendise se se keqes, Satanait biblik.

Sot Satanizmi njihet mire por perseri keto probleme dhe konfuzione vazhdojne, une kam pare personalisht filma ku personazhi thote “adhurues i djallit” dhe poshte perkthehet”satanist”. Gjithashtu literatura e krishtere perpiqet qe t’i beje lexuesit te besojne se keto dy gjera jane ne fakt e njejta.

Por mjafton vetem pak tru dhe deshira e mire per te kuptuar se sa te ndyshme nga njera tjetra jane Satanizmi dhe Adhurimi i Djallit.

Kush ka sy shikon, kush nuk ka nuk shikon, me e keqja qendron tek ai qe nuk ka sy dhe thote qe shikon./gazetaditore
 
Back
Top