Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Performanca e katër klerikëve nga katër bashkësite e mëdha fetare të vendit, të cilët ecnin krah për krah në Marshimin e Parisit, u kërkua të paraqitet si një sensacion botëror, që provon harmoninë ndërfetare në Shqipëri. Kur në fakt kjo ishte vetëm një shfaqje e rrejshme, një perversion i realitetit.

Të katër klerikët që supozohet të përfaqësonin katër bashkësitë e mëdha fetare të vendit, në fakt nuk përfaqësojnë gjë tjetër veç problematikën e këtyre bashkësive. Për t’ ia nisur me përfaqësuesin e katolikëve në katërshen e Parisit, Don Luçian Agustini.
Ky zotëri, i cili u shfaq në Marshimin e Parisit si përfaqësues i katolikëve të Shqipërisë, të cilët jetojnë në harmoni me muslimanët suni, muslimanët bektashi dhe të krishterët ortodoksë, në fakt nuk është shqiptar i Republikës së Shqipërisë, por shtetas i Kosovës, i cili madje nuk është as shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Don Luçian Agustini, i cili ka lindur në Kosovës (Ferrizaj), ka ardhur në Shqipëri pas vitit 1990, kur në Shqipëri erdhën një grup klerikësh katolikë nga Kosova për të rindërtuar Kishën Katolike të Shqipërisë, të shpërbërë dhe përndjekur nga diktatura komuniste. Sot Don Luçian Agustini është Ipeshkv i Sapës, që përfshin Pukën, Gomsiqen, Vaun e Dejës etj.
Nuk është e besueshme kur si përfaqësues simbolik i katolikëve të Shqipërisë që bashkëjetojnë harmonikisht me bashkësitë e tjera fetare në vend, na del një shtetas i Kosovës, i cili ndonëse shqiptar, në këtë rast nuk është njeriu i përshtatshëm për të mishëruar këtë simbolikë. Madje mund të thuhet se sot një çerek shekulli pas lejimit të ushtrimit të religjioneve në vend, don Luçiani nuk duhet të ishte as ipeshkv në Shqipëri, se tashmë supozohet që të ishin shkolluar e përgatitur klerikë nga bashkësia katolike e Shqipërisë.
Nuk ka gjasa që Vatikani ta ketë bërë emërimin e don Luçian Agustinit si ipeshkv në Shqipëri (emërimet e ipeshkëve i bën Papa), për të afruar Shqipërinë me Kosovën, kjo për arsye se Selia e Shenjtë (emri formal i atij që ndryshe quhet “Vatikan”) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Don Luçian Agustini dhe klerikët e tjerë katolikë kosovarë që gjenden sot në Shqipëri, janë shumë më të nevojshëm në Kosovë, ku bashkësia katolike shqiptare po zhduket për fat të keq. Sot madje ka edhe një prirje për t’ i përjashtuar shqiptarët katolikë të Kosovës nga qeverisja e vendit. Sot asnjë ministër në Kosovë nuk është katolik shqiptar.
Në Kosovë sot ka një ministër turk, por jo një ministër shqiptar katolik.
Në Kosovë sot ka një nënkryetare të Kuvendit që është magjype (egjiptas) por jo një shqiptar katolik. Kur shqiptarët katolikë të Kosovës gjenden në këtë gjendje, është absurde që në Shqipëri të ketë klerikë katolikë me origjinë nga Kosova, të cilët do të rregullojnë punët e bashkësisë katolike të Shqipërisë, e cila është në gjendje shumë më të mirë se homologia e saj në Kosovë.
Të krishterët ortodoksë të Shqipërisë u përfaqësuan në Marshimin e Parisit me z. Andon Merdani, peshkop i Krujës. Ky më tepër fyen se përfaqëson ortodoksët shqiptarë. Andon Merdani, është në fakt një musliman nga fshati Greshicë i Fierit. Ai është i biri i Lutfiut dhe i Lumturisë dhe është konvertuar në ortodoks kur ka qenë emigrant në Greqi. Ky farë “Andoni” mund të përfaqësojë ata fakirë të cilët për bukën e gojës morën një fe të cilën e ndjenin me stomak dhe jo me zemër, por jo ortodoksët shqiptarë.
Muslimanët suni në Marshimin e Parisit përfaqësoheshin nga Ylli Gurra, myftiu i Tiranës. Ky e përshëndeste publikun me dorë dhe madje duartrokiste- ndoshta i dukej vetja si një yll kinematografie që kalon nëpër qilimin e kuq.
Muslimanët bektashi u përfaqësuan nga Baba Mondi (Edmond Brahimaj), i cili është Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. Nga të katër bashkësitë fetare të mëdha të Shqipërisë, përfaqësimin në nivel më të lartë e kishte ajo bashkësi, e cila në fakt është një religjion fiktiv, bashkësia bektashiane.
Baba Mondi është jo vetëm kryetari i bashkësisë bektashiane shqiptare, por supozohet të jetë edhe kreu i Bektashizmës botërore, qëkurse autoriteti më i lartë i kësaj feje, ose më saktë, i këtij sekti, u dëbua nga Turqia dhe gjeti strehë në Shqipëri. Baba Mondi është pra, jo vetëm në rangun e krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, por ai është edhe në rangun e Papës së Romës, ose të Patriarkut të Konstantinopolit (Stambollit), që mbahet si kreu i Ortodoksisë botërore.
Prania e Baba Mondit në Marshimin e Parisit, ngre një pyetje interesante mbi shkallën e përfaqësimit të bashkësive fetare të Shqipërisë në këtë veprimtari të profilit shumë të lartë ndërkombëtar. Nga katër drejtuesit e bashkësive të mëdha fetare të vendit, tre e bojkotuan Marshimin e Parisit. Në Paris nuk shkuan Kryepeshkopi Janullatos, kryetari i Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj, si dhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike, Arkipeshkvi Anxhelo Masafra. Madje, nuk mund të mos bjerë në sy fakti që ka një mirëkuptim mes dy bashkësive të mëdha të krishtere, për t’ u përfaqësuar në nivel të ulët. Sapa është një ipeshkvi e vogël katolike dhe Kruja pothuajse nuk ka fare ortodoksë.
Pas bashkësisë bektashiane, në nivel më të lartë u përfaqësua bashkësia muslimane suni, e cila u përfaqësua me Myftiun e kryeqytetit, që është njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman.
Por këtë gjë, dy bashkësitë muslimane të vendit e kanë bërë jo për shkak të ndjeshmërisë ndaj tubimit në Paris, por për një kortezi ndaj Kryeministrit Rama, i cili e kërkoi këtë performancë teatrale nga bashkësitë e mëdha fetare të vendit, si background të teatrit të tij politik në Paris.
Diskrepansa e çuditshme dhe e thellë në përfaqësimin e bashkësive fetare në Marshimin e Parisit, rrëzoi mitin e harmonisë fetare që përfaqësuesit e tyre supozohej të simbolizonin në Paris para gjithë botës, se bashkësitë fetare të Shqipërisë nuk arritën që të harmonizojnë dot as përfaqësimin e tyre në Marshimin e Parisit.
A thua se për Baba Mondin harmonia dhe paqja fetare paskan më shumë rëndësi se për krerët e tre bashkësive të tjera të mëdha fetare të vendit? Nëse kishte ndonjë njeri nga krerët e bashkësive fetare të Shqipërisë i cili kishte të drejtë që të mos ishte i pranishëm në Marshimin e Parisit, për të përfaqësuar bashkësinë bektashiane të Shqipërisë, ky ishte Baba Mondi, i cili teknikisht duhet të ishte i pranishëm vetëm nëse do të ishin edhe homologët e tij globalë, pra Papa Francesku I dhe Patriarku Ekumenik Vartholemeu. Në të vërtetë, “religjioni” i Baba Mondit u zhduk bashkë me Trupën e Jeniçerëve, së cilës sekti i bektashinjve i shërbente për t’ i dhënë tiparet e Urdhërit Ushtarak Religjioz dhe “institucioni” religjioz i Baba Mondit është një rudiment i çuditshëm, simbolikën e të cilit ai e shpreh më së mirë duke qenë për nga profesioni oficer ushtarak, që pas rënies së regjimit komunist u bë klerik. Nga kjo pikëpamje, Baba Mondi, nga Brataj i Vlorës, është si të thuash, Jeniçeri i fundit.
Teatri bajat politiko-religjioz i katër përfaqësuesve të bashkësive të mëdha fetare të Shqipërisë në Paris, është një tjetër provë se burokracia e bashkësive fetare nuk ka asnjë lidhje me paqen fetare në vend dhe se kjo ekziston për shkak se pjesa më e madhe e shqiptarë nuk janë ushtrues të fesë, e në rradhë të parë muslimanët që përbëjnë shumicën e popullsisë.

NGA: Kastriot Myftaraj

10401958_1045726285454378_988330698277637103_n.jpg

Marre nga : S,Injoranca: F_b
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Nese ka nje gje per te cilen shqiptaret duhen te ndjehen krenare ne bote eshte pikerisht toleranca dhe beshkejetesa fetare.(E di shume mire qe Kaçi flet per ata si persona te vecante ndersa une i shoh si perfaqesues te komuniteteve fetare shqiptare sepse si te tille shkuan atje dhe jo si emra te pervecem)
Po per ty o Kaç qe rri e rri dhe shkruan vetem e vetem te terheqesh pak vemendje a e rruan njeri????
Normalisht qe jo, perndryshe s`do shkruaje pseudoartikuj!
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Po pra harmoni koti, mashtruese. ne jemi njerez te thjeshte ketu qe shumica nuk kane as interes direkt per fene apo me fene dhe po fertelosemi ahahahha...na dalin kater buratin ketu per te hedhur hi syve...ska paqe fetare derisa te kete ekstremizem e fanatizem.
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Nese ka nje gje per te cilen shqiptaret duhen te ndjehen krenare ne bote eshte pikerisht toleranca dhe beshkejetesa fetare.(E di shume mire qe Kaçi flet per ata si persona te vecante ndersa une i shoh si perfaqesues te komuniteteve fetare shqiptare sepse si te tille shkuan atje dhe jo si emra te pervecem)
Po per ty o Kaç qe rri e rri dhe shkruan vetem e vetem te terheqesh pak vemendje a e rruan njeri????
Normalisht qe jo, perndryshe s`do shkruaje pseudoartikuj!

po ca tolerance fetare more levi aman. tolerance fetare populli shqiptar e ka se nuk jemi fetar. thjesht dime ciles fe i perkasim e kaq. por nese ben nje debat me nje fetar te mirfillte bej gati hashen ahahhaha :p
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

po ca tolerance fetare more levi aman. tolerance fetare populli shqiptar e ka se nuk jemi fetar. thjesht dime ciles fe i perkasim e kaq. por nese ben nje debat me nje fetar te mirfillte bej gati hashen ahahhaha :p

lol

Po mire moj por te ne nuk ka bomba dhe atentate ne kisha e xhamia, madje ka muslimane qe kane ndihmuar te ngrihen kisha dhe ka katolike qe kane ndihmuar te ngrihen xhamia.Tani nese kjo ndodh ngaqe nuk jemi mjaftueshem fetare per mua njelloj eshte.Nese te jesh fetar do te thote qe te vesh bomba dhe tritol neper kisha e xhamia kurren e kurres mos u befshim aq fetare, qendrofshim perjete keshtu :)
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

lol

Po mire moj por te ne nuk ka bomba dhe atentate ne kisha e xhamia, madje ka muslimane qe kane ndihmuar te ngrihen kisha dhe ka katolike qe kane ndihmuar te ngrihen xhamia.Tani nese kjo ndodh ngaqe nuk jemi mjaftueshem fetare per mua njelloj eshte.Nese te jesh fetar do te thote qe te vesh bomba dhe tritol neper kisha e xhamia kurren e kurres mos u befshim aq fetare, qendrofshim perjete keshtu :)

nuk e ke pikerisht sepse pjesa me e madhe nuk jane besimtar , sepse me shume shohin prioritet jeten se fene.
por nese do ishim nje popull besimtar ne teresi , do shihje ti tolerancen nderfetare

them se ne nder shume probleme te hasura kjo eshte me e mira e gjithe te mirave....mosbesimi dhe mosaplikimi i fese me doktrinat e tyre.

ndihem krenare qe jam kjo qe jam , duke mos besuar ne asnje fe,pavaresisht perkatesis sime

shnet e jete
 
Po shyqyr them edhe une qe jemi keshtu, kemi rrenje te thella pagane ne, kemi gjarperin e ilireve paraardhes qe na rrjedh nder vena lol
Eshte absurde pra sepse nje popull sa me shume fetar te jete aq me shume paqedashes dhe dashurimbjelles eshte, ketu te ne sapo kane filluar te ndjehen te lire ne besimin e tyre dhe marrin rruget e Sirise me grua e me kalamaj, ndonjehere vetem me kalamaj duke e lene gruan ne shpi lol
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

lol

Po mire moj por te ne nuk ka bomba dhe atentate ne kisha e xhamia, madje ka muslimane qe kane ndihmuar te ngrihen kisha dhe ka katolike qe kane ndihmuar te ngrihen xhamia.Tani nese kjo ndodh ngaqe nuk jemi mjaftueshem fetare per mua njelloj eshte.Nese te jesh fetar do te thote qe te vesh bomba dhe tritol neper kisha e xhamia kurren e kurres mos u befshim aq fetare, qendrofshim perjete keshtu :)

:D jam dakort me ty aty ne fund :)

ishalla thuaj se po na islamizohet e tere bota...une jam jo per islamizimin e evropes keshtu qe.... ;)
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

:D jam dakort me ty aty ne fund :)

ishalla thuaj se po na islamizohet e tere bota...une jam jo per islamizimin e evropes keshtu qe.... ;)

Une jam JO per cfaredolloj ekstremizmi, islam, antiislam, krishtere, antikrishtere, jam kunder intolerances dhe urrejtjes.E mban mend Cicciolinen ti?Ajo ka pas krijuar nje Parti qe kandidoi ne parlament Il Partito Dell`Amore, ja me ate jam dhe do isha une lol
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Une jam JO per cfaredolloj ekstremizmi, islam, antiislam, krishtere, antikrishtere, jam kunder intolerances dhe urrejtjes.E mban mend Cicciolinen ti?Ajo ka pas krijuar nje Parti qe kandidoi ne parlament Il Partito Dell`Amore, ja me ate jam dhe do isha une lol

hahahahah po po e mbaj mend edhe pse jo aq mire sa ty ndoshta :p

ue po e formove nje parti te tille me bej teseren gati :D
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

hahahahah po po e mbaj mend edhe pse jo aq mire sa ty ndoshta :p

ue po e formove nje parti te tille me bej teseren gati :D

hahahahaha
Po dhe une mi dreq se mbaj mend aq mire se kam qene me ate tjetren une, Moanen :p, kesaj vetem voten do i jepja une, asgje tjeter :p
Moanes.......eh Moanes :)

PS-Ore a ka moderatore ky forum apo s`ka, ca jane keto postime qe na shohin syte?Fusni fshesen shpejt lol
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Po shyqyr them edhe une qe jemi keshtu, kemi rrenje te thella pagane ne, kemi gjarperin e ilireve paraardhes qe na rrjedh nder vena lol
Eshte absurde pra sepse nje popull sa me shume fetar te jete aq me shume paqedashes dhe dashurimbjelles eshte, ketu te ne sapo kane filluar te ndjehen te lire ne besimin e tyre dhe marrin rruget e Sirise me grua e me kalamaj, ndonjehere vetem me kalamaj duke e lene gruan ne shpi lol

Islami po behet si nje "parti" per te varferit ....kjo po ndodh ne shqiperi
fakti qe shkojne ne Siri gjoja per te luftuar kundra armikut...qe nuk di kush dreqin eshte armiku , kush eshte miku dhe kush eshte beteja qe po bejne, shkojne per ato dy leke te qelbura qe marrin dhe hane nai koqe plumi per kusur.

mjere ata per shpirtin e tyre dhe mjere femijet e tyre kush i solli ne drite, sepse vetem drite si dha!

personalisht s'jam per asnje fe , qe tejkalon fuqine e atij qe e krijoi. Nuk jam besimtare qe te shkoj neper kisha e xhamia edhe pse i perkas te dy feve, nuk jam tipi qe te fal 5 vakte , por as te konfesohem te prifti....thjesht besoj ne forcen e njeriut per tu bere me i mire dhe me i evoluar dhe civil...kjo per te miren e tij
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

ishalla thuaj se po na islamizohet e tere bota...une jam jo per islamizimin e evropes keshtu qe....

Ja ketu shihet toleranca juaj. Me lart thate se po te debatosh me nje besimtar e sheh tolerancen. Po ti besimtare praktikante je qe e thua kete ?

p.s. Njerezit jane shyqyr te lire dhe kane alternative zgjedhjeje sa i perket besimeve fetare, s'te pyesin ty my bella, sic s'tkane pyetur as perpara as tani ata qe po konvertohen :hi:
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Perseri Kastrioti qe mba per turp nje emer te tille. :fiu::fiu:

eshte mberthyer nga ca ethe-je arabe ky??? Ka pare endrra me mjalte??

Ore Kastriot? Shqipja se rruan per fe? Kot i bje fyellit ti!
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Kjo ishte shume e bukur smund te rrija pa e ndare me ju....

Tani te gjithe ketyre "Charleve" dua tju bej nje pyetje te thjeshte :
Ku ishit ju kur ne Europe u bene ligjet te cilat ndalojne te vësh ne dyshim holokaustin ,apo ato te cilat të ndalojne te flasesh keq per Cifutet ? Pse eshte ne rregull te besh botime satirike ku ofendohet Kurani dhe e gjithë bota islame dhe nuk shkon te ofendosh ,kritikosh ,perqeshesh ne cfardo menyre cifutët ? Ku ishte zeri juaj te dashur 'Charlie ' kur e drejta e famshme e patjetersueshme e secilit prej nesh per te shprehur opinionin e vet u shkel ne menyren me brutale , me miratimin tuaj te heshtur , prej nje minorance njerëzish te cilet e konsiderojne veten absolutisht mbi te gjithë, mbi ligjet dhe mbi njerzit e vdekshem ? Perse atehere heshtet ? Pse atehere s'thate gje? Mbetem ne pritje te një pergjigje qe kurrë nuk do te vij,sepse s'jeni tjeter vecese frikacake ,hipokritë,njerëz pa shtylle kurrizore.

Massimo Mazzucco - regjisor dhe gazetar italian
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

po pra Massimo po ti ku ishe?? ku ishit te gjithe ju valle?

Ndoshta nuk kishim lindur ende, ndoshta askush nuk u morr me keto vogelsira sepse nuk mund te barazosh fene me jeten...

nderkohe sa per maskaraden e djeshme, une po kapem te mesazhi qe u percoll, jo tek personat qe e percollen sepse per kete nuk gjykoj dot se nuk njoh asnjerin,

por Mesazhi ishte ajo cdokush ka nevoje sot dhe cdo dite ne toke...paqe mes vetes dhe tjetrit.

ishte farsitet? si cdo event qe mbush ditet tona ashtu mund te quhet
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Kjo ishte shume e bukur smund te rrija pa e ndare me ju....

Tani te gjithe ketyre "Charleve" dua tju bej nje pyetje te thjeshte :
Ku ishit ju kur ne Europe u bene ligjet te cilat ndalojne te vësh ne dyshim holokaustin ,apo ato te cilat të ndalojne te flasesh keq per Cifutet ? Pse eshte ne rregull te besh botime satirike ku ofendohet Kurani dhe e gjithë bota islame dhe nuk shkon te ofendosh ,kritikosh ,perqeshesh ne cfardo menyre cifutët ? Ku ishte zeri juaj te dashur 'Charlie ' kur e drejta e famshme e patjetersueshme e secilit prej nesh per te shprehur opinionin e vet u shkel ne menyren me brutale , me miratimin tuaj te heshtur , prej nje minorance njerëzish te cilet e konsiderojne veten absolutisht mbi te gjithë, mbi ligjet dhe mbi njerzit e vdekshem ? Perse atehere heshtet ? Pse atehere s'thate gje? Mbetem ne pritje te një pergjigje qe kurrë nuk do te vij,sepse s'jeni tjeter vecese frikacake ,hipokritë,njerëz pa shtylle kurrizore.

Massimo Mazzucco - regjisor dhe gazetar italian

Charli nuk perfaqesonte asnje vlere njerezore, Charli ishte fyes, poshterues e nencmues.Charli ofendonte muslimane e te krishtere, udheheqesit e tyre fetare e profetet e Zotit.Charli vetem cifutet nuk ofendonte, se drejtori vete ishte cifut.

Faktet po zhduken, po vertetohet !
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Sherbimi inteligjent francez eshte nga me te miret ne bote. Ngjarjet qe ndodhen ne Paris jane pak te cuditshme fakte kontradiktore njerez te pafajshem te vrare qellimi i percaktuar qarte.... Eshte thjesht ceshtje ekonomie kush duhet te jete me i forte euro apo dollari, ceshtje kontrrolli mbi arin e zi.
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

e mer Kaç djali...
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Chalie Hebdo eshte tallur me te gjithe pa perjashtim, nuk ka mbajtur anen e askujt ne vecanti,Charlie Hebdo eshte akuzuar edhe per antisemitizem, per antiisraelizem dhe per propalestinizem, dhe jo nje here por shume me teper se nje here.Charb, Stephane Charbonier, eshte kercenuar me jete nga qarqe procifute franceze dhe israelite.Pak informacion me shume nuk i ben keq askujt!
S`kam as kohe e as deshire tani te perkthej tere artikullin por ne titull dhe ne brendesi te tij ka shume material ku vertetohet katerciperisht tallja qe i bejne cifuteve , mjafton te shohesh karikaturat!
3_dessins_c_h-54d87.png
Charb et Charlie Hebdo accus
 
Attachments

  • 3_dessins_c_h-54d87.png
    3_dessins_c_h-54d87.png
    281.3 KB · Shikime: 0
  • 3_dessins_c_h-54d87.png
    3_dessins_c_h-54d87.png
    281.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Nuk e di pse me shkaktoj nje te qeshur ne shpirte gjate leximit ky opinion i ketij zotris.
Ky analisti gjithcka mund te jete por vetem i cmendur jo.
E sa per te dale ne fundin e analizes se ktij hahahahahaa me mendimin tim ama.
Shqiptaret skan probleme fetare sepse pika e pare jane te gjithe te Krishter.
Pra ama hidhet i sy historis vijne nga e njejta familje,vetem se ma von dezertuan shume dege te saj per ceshtje fitimi,ideje,mirebesimi ete etj etj,arsye.
Dhe e dyta Shqiperia bashkejeton se feja eshte dytesore e jo paresore per ekzistencen e tyre.
Te pakten ne % e shumices.
Sa per mashtrues normalisht qe fet sjan gje tjeter vetem se mashtrime te buta ne ide e te egra ne veprime.
Kush se kupton kete pervec besimtarve te devotshem.

Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Ne kemi tolerance fetare sepse asnje ska baza te forta feje ne Shqiperi prandaj :)
 
Pe: Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Charli nuk perfaqesonte asnje vlere njerezore, Charli ishte fyes, poshterues e nencmues.Charli ofendonte muslimane e te krishtere, udheheqesit e tyre fetare e profetet e Zotit.Charli vetem cifutet nuk ofendonte, se drejtori vete ishte cifut.

Faktet po zhduken, po vertetohet !

Besa jo të shaka, po vetëm të marrësh
ne gojë jauhuditë, të akuzojnë për antisemitizëm,
ndodh bile që e ha edhe do burg, se për gjobë
vetëkuptohet!

Ne Europë fjala e lirë vlen vetëm për tjerët,
përveç këtyre çifutëve!
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Levo, une nuk eshte se e kam ndjekur punen e tyre, por duke lexuar lajmet qe ata kane pushuar nga puna gazeatere qe kane share cifute, ndersa drejtori eshte me te vertete cifut.
 
Forcimi i fese te shqiptaret shkon ne perpjestim te zhdrejte me interesin dhe unitetin kombetar. Kjo per shkak se jemi popull me disa religjione dhe sekte te ndryshme. Ky eshte mendimi im me te cilin patjeter qe praktikuesit fetar nuk do te pajtohen.
 
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

O c'me kenaq ky forum qe n'pike mgjesi :D...

Ky Kaci(kur tha Luisi, Lol) hallin e paska tek baba Mondi, :p. Po c'eshte kjo analize qesharake duke e kthyer ne personale aman, ky i biri i ketij, ka ber kte e ate.
Hapu dhe' hapu dhe'.. Lol

Nesje 2 fjale:

A ka tolerance fetare ne Shqiperi?
Absolutisht Ka!(mos u nisni nga rrjetet sociale, por nga jeta reale e prekshme)

Kjo vjen per disa arsye.

1- Njerezit praktikant e njohin mire fene, dhe dine se c'rol ka respekti i tjetrit dhe se Profeti ka thene: Me i miri nder jush eshte ai qe fqinju nuk friksohet prej tij, (me kuptim).Nga ana tjeter dhe te krishteret,kane parime te tyret.

2-Shume veta jane jofetar, dhe nuk i bie sh mendja ca feje ka tjetri. Per me teper Jemi SHQIPTAR, qe komshiun e quajme te familjes ne nje fare menyre. Ne kemi koncept tribal pak a shume, koncepti i familjes se madhe, ndoshta dhe kjo na ka bere qe te jemi te dashur me njeri tjetrin. Ndoshta....

3- Nese dikur ne krenohemi se ne ditet tona me te erreta strehonim njeri tjetrin, mbronim njeri tjetrin nga komunizmi (flas mes feve), hanin ne nje qeli prifti e hoxha. Sot kemi me se shumti nje rini te edukuar, te arsimuar, plot kulture qe ne formim te tyre kane respektin reciprok. Feja sot sa per dijeni po perqafohet nga te rinjte kryesisht. Mjafton te analizosh xhamiat e qyteteve dhe shikon se mosha mesatare varion 20-50 vjec. (kjo esht e konfirmuar dhe nga KMSH)(arsyet pastaj jane te shumta, por nje nder to eshte se mosha jone eshte pak me e influencuar nga idete komuniste, kemi deshiren per te njohur te rene, dhe nuk duam qe medoemos te ndjekim prinderit)

Nuk jam dakort qe thuhet se Islami po kthehet si partia e te varferve, fakti qe kane shkuar 100-200 veta ne Siri, kryesisht nga fshatrat te indoktrinuar gabimisht nuk permbys numrin e mijerave besimtare praktikante te arsimuar (te varfer apo jo, ska gje. Dhe une “povere albaneze” jam, Lol, por nuk jam analfabete)

E per sa keni thene: qe s’doni te Islamizohet Shqiperia apo Europa, Tani qefe qefe kjo dynja, qefi qefit nuk i ngjan :p... Si t’ia doj e bardha zemer le te bejne, Lol...
Lexova dhe ca “statement” fantastiko shkencore me siper, por po e le me kaq.

p.s 1:O Nev, lexo dhe icik me larg e tek pema e trashegimise do shohesh qe rrenjet jane pagane mi, jo krishtere :p..

Sa per mesazhin qe u dha ne Paris, normal me pelqeu, percolli harmoni, bashkim, unitet, por Kur pashe ate Netanjahun qe kryesonte ate parade???!! Mos thash! Po marshojme drejt vlerave, drejtesise, lirise me duart e mbushur me gjak! PARADOKS i felliqte!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris

Soul dakort..:) por meqe jemi tek paganizmi,kush eshte fill pas paganizmit ?! :p
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top