Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Aver

.
V.I.P
katalunia-zgjedh-pavar-euml-sin-euml-fitore-e-past-euml-r-separatist-euml-ve_hd.jpg

Partitë pro pavarësisë kanë marrë një mazhorancë absolute, 72 nga 135 që ka gjithsej Parlamenti lokal në zgjedhjet rajonale që u zhvilluan dje në Kataluni.
Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pas numërimit të mbi 90 për qind të kutive për kanë mazhorancën absolute, duke fituar 72 vende në parlament.

Ky rezultat do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve.

Qeveria e në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje.

“Sot ka fituar demokracia”, tha presidenti katalanas Artur Mas, që i ktheu këto zgjedhje në një referendum mbi pavarësinë.

“Nuk do të tërhiqemi: Kemi fituar kundër të gjithëve dhe kjo na jep një forcë të madhe legjitime për të çuar përpara projektin”. “Dedikuar shtetit spanjoll. Adios!”, shkroi në Twitter lideri separatistëve radikalë Antonio Banos.

Humbje e pastër për partinë popullore të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, që është kundër hipotezës të ndarjes. /javanews/
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Ska me barcelona ne la liga lool
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

katalunia-zgjedh-pavar-euml-sin-euml-fitore-e-past-euml-r-separatist-euml-ve_hd.jpg

Partitë pro pavarësisë kanë marrë një mazhorancë absolute, 72 nga 135 që ka gjithsej Parlamenti lokal në zgjedhjet rajonale që u zhvilluan dje në Kataluni.
Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pas numërimit të mbi 90 për qind të kutive për kanë mazhorancën absolute, duke fituar 72 vende në parlament.

Ky rezultat do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve.

Me sa marre vesh une nga keto gjera, jo vetem ne Spanje, por ne pjesen dermuese te shteteve te botes perfshi edhe SHBA-ne ketu e madje edhe ne Kosove, vendimet me rendesi jetike per vendin mirren me 2/3 e votave. Ne kete drejtim, kuptohet nese dhe Spanja e ka te definuar nje gje te tille ne Kushtetuten e saj, Katalonia nuk paska fituar gje ngase 72 deputetet e mase 135 eshte dicka 50%.

Por te shofim ne ditet e ardhshme. :mah:
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Kitrra eshte fjala per parlamentin e Katalunis dhe aty kerkohet shumica e thjeshte dhe me siguri se nese kerkohet aprovimi nga parlamenti Spanjol edhe me 1/3 nese kerkohet, nuk fiton Katalunia.
 
barselona me nuk dot luan ka liga bashk me espaniol qdo popull don ta gezoj liri e vet po ashtu shqiptaret jan per vetevendosje
 
Paj pasi po thu ti Yll, pu dashke me u bere gati ne se javen tjeter po u bekan shtet i pavarur e t'i rrim gati ta njohim menjehere e per inati te Spanjes qe nuk na ka njofte ne :sun:
 
ky ka qen shkaku kryesor i spanise mos njohje e kosoves
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Paj pasi po thu ti Yll, pu dashke me u bere gati ne se javen tjeter po u bekan shtet i pavarur e t'i rrim gati ta njohim menjehere e per inati te Spanjes qe nuk na ka njofte ne :sun:

Patjeter qe do ta bejme, dhe ata do te na njohin neve, keshtu livizim pakes ne fushen e njohjeve se me Hashen mbetem ku ishim hahhahaa
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

barselona me nuk dot luan ka liga bashk me espaniol qdo popull don ta gezoj liri e vet po ashtu shqiptaret jan per vetevendosje

Duhet kohe shume e gjate deri sa te vjen puna deri aty.

Kitrra, rezultati i votimeve tregoj qe ne nje referendum eventual do te fitojne levizjet seperatiste. Ne referendum mjaftojne 51% te votave.

Tani se a duhet shumica e 2/3 parlamentit per shpallje te referendumit apo jo, nuk e di.
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Duhet kohe shume e gjate deri sa te vjen puna deri aty.

Kitrra, rezultati i votimeve tregoj qe ne nje referendum eventual do te fitojne levizjet seperatiste. Ne referendum mjaftojne 51% te votave.

Tani se a duhet shumica e 2/3 parlamentit per shpallje te referendumit apo jo, nuk e di.
Katalunia rajon me pasur me funizues kryesor i rrymes kryesor tek shtet spanjol
ka
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Katalunia rajon me pasur me funizues kryesor i rrymes kryesor tek shtet spanjol
ka

Urdhno edhe 1 here?

Mos u ngut, kemi kohe.
 
Titulli: Katalunia zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër e separatistëve

Katalunia, edhe një hap më afër pavarësimit

auto_katalunia1446581247.jpg

Parlamenti rajonal i Katalunisë autorizoi sot votimin e një rezolute kundërthënëse, e cila do të nisë ndarjen e këtij rajoni spanjoll, pavarësisht kritikave të opozitës, e cila e konteston ligjshmërinë e tij.

Separatistët, që kanë mazhorancën absolute në Parlamentin e këtij rajoni prej 7,5 milionë banorësh, në veriperëndim të Spanjës, paraqitën javën e kaluar këtë rezolutë, që është etapa e parë drejt deklaratës së njëanshme të një republike të Katalunisë në vitin 2017, transmeton “zeri.info”.

Opozita nga ana tjetër kërkoi në Parlament, i dominuar nga separatistët, që ky tekst, që ajo e konsideron joligjor, të mos hidhet në votim. Zyra e ka hedhur poshtë kërkesën e saj.

Rezoluta duhet të debatohet të hënën e ardhshme dhe të miratohet nga Junts pel Si dhe partia e ekstremit të majtë CUP, të cilat bashkë kanë përbëjnë një shumicë prej 72 deputetësh në Parlamentin rajonal, i cili ka 135 anëtarë. /Zëri/
 
Attachments

  • auto_katalunia1446581247.jpg
    auto_katalunia1446581247.jpg
    105.9 KB · Shikime: 0
  • auto_katalunia1446581247.jpg
    auto_katalunia1446581247.jpg
    105.9 KB · Shikime: 0
Back
Top