Kastriot Islami reagon pas shoqërimit në Polici: Akt banditesk, Rama kërcënon opozitarët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Kastriot Islami reagon pas shoqërimit në Polici: Akt banditesk, Rama kërcënon opozitarët​

1605458753437.png

Akt bandistesk dhe veprim të urdhëruar, e ka konsideruar Kastriot Islami shoqërimin e tij në Polici. Përmes një postimi në facebook ish-deputeti ka reaguar sërish pas shoqërimit në Polici dhe gjobitjes me 3 mijë lekë për mosmbajtje të maskës.
Ish-deputeti i PD-së ka mbajtur dy statuse duke e cilësuar si të turpshme një ndalim të tillë ndaj një intelektuali. Ai ka mbajtur dy postime në rrjetet sociale, duke akuzuar, kryeministrin Edi Rama për këtë veprim.


"Këtë që shkruan më poshte miku im e vërtetova dje katërcipërisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja... ! Po vendos në faqen tim komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perëndim, dhe që ka sherbyer me dinjitet te larte, atdhedashuri e profesionalizem në poste kyçe të shtetit: "çfarë paturpesie dhe gjysem-banditizmi...! Ndalimi, Izolimi dhe përdorimi i forcës në Komisariat policie kunder ish-Kryetarit te Kuvendit, ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, profesorit te Sorbonës së Parisit dhe figures politike dhe publike ndër më të njohura në Shqiperi - pa shkak, pa shkas e preteks qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shenjëstruar politik...! çfarë turpi...!!! Edhe shtetërore - jo vetem policore...!!!" Kaq... më shume do të shkruaj ne vijim...", shkruan Islami.
Ish-ministri i Jashtëm që u mbajt rreth 1 orë gjysmë në ambientet e komisaritit numër 2 shkruan më tej se "Jam me i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes... Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk më step apo ligështon, por më ka dhënë më shumë forcë e energji për të bërë betejën më të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptaret! KAQ për këtë radhë!"

Postimi i dytë i Islamit
“Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!

Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kundër meje se unë as trembem dhe as stepem madje motivohem më shumë!

Jam plotësisht dakord! Madje do te shtoja edhe me shume nga çfarë shkruan miku im më poshtë që me siguri nuk është në dijeni të plotë të të gjithë ngjarjes së turpshme dhe barbare…!

“Po vendos në faqen time komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perëndim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kyçe të shtetit:

Çfarë paturpësie dhe gjysmë-banditizmi…! Ndalimi, izolimi dhe përdorimi i forcës në Komisariat policie kundër ish-Kryetarit të Kuvendit, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, profesorit të Sorbones së Parisit dhe figurës politike dhe publike ndër më të njohura në Shqipëri – pa shkak, pa shkas e pretekst qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shënjestruar politik…!

Edhe shtetërore – jo vetëm policore…!!!”

Kaq… më shumë do të shkruaj në vijim…

P.S: Jam më i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes… Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk me step apo ligështon por më ka dhënë më shumë forcë e energji për të bërë betejën me të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët! KAQ për këtë radhë!”- shkruan ai.

Sipas tij Edi Rama duke urdhëruar sjellje barbare, kërkon të kërcënojë e t’ju fusë frikën të gjithë qytetarëve opozitarë.

Së pari Edi Rama duke urdhëruar sjellje barbare ndaj meje, kërkon të kërcënojë e t’ju fusë frikën të gjithë qytetarëve opozitarë. Por do të dështojë me siguri… sepse unë do të jem në ballë të kësaj beteje edhe me i motivuar!

Së dyti, përmes këtyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit kërkon, duke ju vënë në gjoba policore maskën, t’ju reduktoje oksigjenin të gjithe figuareve publike që bëjnë opozitë ndaj zullumeve dhe marrëzive të tij. Por edhe këtë nuk do të ketë kohë për ta arritur e realizuar!

Dhe e treta, që është edhe e rënda e më të rrezikshmja, Xhahili i Surrelit, duke urdhëruar mbajtjen e kundërshtareve politikë ne komisariatet e policisë ku s’ka asnjë masë anti-covid, deri edhe të mund t’i “vrasë” ata përmes infektimit me virusin e rrezikshëm sepse në dhomat e komisariateve s’ka asnjë mënyrë mbrojtjeje nga infektimi. Por edhe kete s’do te mund te arrije sepse s’do te mund te izoloje ne komisariate 1 milion opozitare!
g.shqip
 
Me fal por kush eshte arsyeja e shoqerimit?

Denohesh me mase adnimistrarive gjobe nese ske maske ca dreqin bejne kta.
 
Aaa ok. Pra shoqeruar ne komisariat per verifikim.

Po mire ai person publik nuk njihet?
Qe te presin gjoben i duhet dokument identifikimi.

Mona ne Dr i tha ju me njihni, preje gjoben, por pastaj ja dha karten, mori gjoben dhe hajde shnet.

Keta vazhdojne me avazin e vjeter-
Nuk me njeh mua ti?

Jooooo re hic s'te njoh, je qytetar i Shqiperise, nxirr karten id dhe grris b....
Ndjese per fjalorin por keshtu e meritojne te gjithe ata qe thone-S'me njeh mua ti?
 
Qe te presin gjoben i duhet dokument identifikimi.

Mona ne Dr i tha ju me njihni, preje gjoben, por pastaj ja dha karten, mori gjoben dhe hajde shnet.

Keta vazhdojne me avazin e vjeter-
Nuk me njeh mua ti?

Jooooo re hic s'te njoh, je qytetar i Shqiperise, nxirr karten id dhe grris b....
Ndjese per fjalorin por keshtu e meritojne te gjithe ata qe thone-S'me njeh mua ti?
Me fal por ska ligj qe te detyron te mbash id card me vete shoku :)
Nese polici do te me identifikoje ka 2 rruge te dyja me miresjellje o te vije ke shpia ime tja tregoj id ose te me shoqeroje ne komisariatin me te afert te shof ne tims te dhenat dhe foton time.

Flas ne parim se per keta palacot si monika dhe ky idioti kastrioti me ket fodullik idiot mire jua bejne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top