Karikaturisti Zeon: Izraeli doli më i fituar nga sulmi në Paris

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
4714747346eon-770x470.jpg


Një nga karikaturistët francez, me emrin Zeon i akuzuar për një karikaturë në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve ka mbrojtur faktin se sulmet ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” mund ti ketë organizuar Franca, SHBA-ja dhe Izraeli. Ai vë në dukje faktin e nga ky sulm shteti më i përfituar është Izraeli.

Pas sulmeve në muajin janar karikaturisti i cili identifikohet me emrin Zeon ka dhënë një prononcim për AA në lidhje me jehuditët francezë dhe antizemitizmin. Ai tha se termi i krimit ndaj medias në Francë është vendosur për të parandaluar kundërshtimet ndaj shtetit dhe fuqive që e drejtojnë atë. Ndërkohë shoqata ndërkombëtare e antisemitizmit (LICRA) i kishte hapur atij një gjyq për një karikaturë të luftës në Gaza ku autori e tregonte me anë të një djali në trupin e të cilit ishte ngulur një shpatë. Ai thotë që jehuditët e Francës e përdorin gjenocidin ndaj tyre të bërë më parë dhe se si rrjedhojë bëjnë të mundur që francezët të ndihen me faj kundrejt tyre.

Zeon tha se sulmet ndaj revistës satirike, “Charlie Hebdo” u cilësuan me dashje si 11 shtatori i Parisit dhe pas këtyre sulmeve u vendos një mendim i tillë si: “ose je Charlie ose kundër”.

– Mendoj se duhet të vihen në pikëpyetje ngjarjet që ndodhin pas sulmeve ndaj revistës.

Arrestimi im u nuk u nxor në pah nga mediat e vendit tha Zeon dhe theksoi se karikatura e tij nuk ishte antisemitizëm, por antisijonizëm.

Karikaturisti vuri në dukje se edhe ai vetë është një jehudi dhe se nuk mbart ndonjë frikë siç thonë jehuditë e tjerë. Ai thekson se antisemitizmi është një term i cili është prodhuar për të frikësuar jehuditët e Francës. Zeon tha se sulmet ndaj revistës satirike mund të jenë organizuar nga shërbimet sekrete franceze pasi shumë gjëra e tregojnë këtë. Ai çuditet se si vëllezërit Kouachi arritën në praninë e shumë kamerave të lëvizin lirisht pas sulmit që kryen ndaj revistës. Ai vuri theksin edhe tek fakti që inteligjenca franceze kishte lënë që në vitin 2014 përgjimin e vëllezërve. Nëse shikohen ngjarje të dyshimta pas sulmeve, këto duhen vihen në pikëpyetje tha ai.

– “Pas sulmit mediat bënë një orientim të vetëdijshëm”.

Zeon theksoi se këto sulme mund të jenë organizuar në bashkëpunim me SHBA-në dhe Izraelin. Ai vuri në dukje se shteti më fitimtarë pas këtyre sulmeve ishte pikërisht Izraeli. Ai kritikoi fjalimet dhe vizitat e Presidentit të Francës me rastin e sulmeve ndaj një sinagoge në Francë si dhe ardhjen e Kryeministrit izraelit në marshimin kundër sulmeve ndaj revistës satirike.

Ngjarjet pas sulmeve ndaj revistës “Charlie Hebdo” u orientuan me dashje dhe fakti që fjala “un jam Charlie” u përhap në mënyrë shumë të shpejtë e tregon më së miri këtë shtoi ai. Zeon tha se kjo gjendje është duke shkuar drejt normalizimit, por hetimi ndaj një fëmije 8 vjeçar me pretendimin që ka thënë fjalë të mira ndaj terrorizmit nuk është normale.

– “Un nuk jam Charlie dhe as nuk më intereson”.

Karikaturat janë ndarë më dysh tha Zeon dhe vuri në dukje se disa janë të bashkuar në mëndim, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë rrugën vetëm. Duke e theksuar karikaturën e revistës “Charlie Hebdo” ndaj Hz Muhammedit si një ofendim të hapur Zeon tha se shumë nga karikaturistët janë të vetëdijshëm për ngacmimin që ju bëjnë njerëzve.

Ai shtoi se bashkë me disa shokë karikaturistë të tjerë brenda javës duan të publikojnë një botim me titull “Un nuk jam Charlie dhe as nuk më intereson”. tha ai dhe shtoi se ata synojnë të jenë një alternativë dhe baraspeshë ndaj revistës satirike, “Charlie Hebdo”.
islampress
 
Back
Top