Karburanti i dhuruar nga Katari hyn në Gaza

Kresha

A pretty face can never trick me
(u130u)gazze-elektrik.jpg

Izraeli lejoi hyrjen e 450,000 litra karburant, të dhuruara nga Katari, në Rripin e Gazës të dielën për të mundësuar rifillimin e punimeve nga centrali i vetëm në Palestinë.

1.8 milion njerëz kanë përballuar ndërprerjen e rrymës nga 12 orë në ditë, që para 43 ditëve, kur termocentrali i vetëm më nuk punon për shkak të mungesës së karburantit.

“ Shpresojmë, që termocentrali do të rifillojë gradualisht punën gjatë ditës. Dhënia e karburantit nga Katari do të na mundësojë t’i kthehemi orarit të reduktimeve tetë orë me rrymë dhe tetë pa të” tha Ahmed Abu Al-Amari, nga autoritetet e energjisë në Gaza.

Katari iu përgjigj autoriteteve në Gaza pas katër ditë të shirave të rrëmbyeshëm, që vranë dy vetë dhe detyruan evakuimin e më shumë e 5000 banorëve nga shtëpitë e tyre.

Këto furnizime, zyrtarët thanë se, do të mbajnë në punë termocentralin për të paktën 90 ditë.

Të dielën, disa banorë të Gazës ishin në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi ekipet e shpëtimit larguan ujin nga rrugët e përmbytura. Por shumë të tjerë nuk ishin në gjendje të largohen nga vendbanimet e tyre dhe zyrtarët e qeverisë thanë se të paktën 4,000 njerëz ishin ende në strehimore .

Hamasi tha se Katari do të ndajë 5 milion dollarë për të ndihmuar banorët në Gaza të prekur nga stuhia. Një vlerësim fillestar i lëshuar nga qeveria vlerëson dëmet e shkaktuara në shtëpitë, biznese dhe infrastrukturë në 64 milion dollarë./mesazhi/
 
Back
Top