Kam mesuar se

Lolita25

So EmoTionaL
Kam mësuar se...
Nuk mund ta bësh dikë që të t'dashurojë.
E tëra që mund të bësh është të jesh dikush që dashuron.
E pjesa tjetër varet nga pala tjetër.

Kam mësuar se...
Pa marr parasyshë sa kujdesem unë,
disa njerëz nuk ma kthejnë kujdesin.


Kam mësuar se...
Nevojiten vite të tëra për të ndërtuar besimin
dhe vetëm një sekondë për ta shkatërruar atë.


Kam mësuar se...
Nuk llogaritet se ç'ka ke në jetën tënde
por, ajo që llogaritet është kush është në jetën tënde.


Kam mësuar se...
Mund të mbështetesh në sharmin tënd për më së shumti pesëmbëdhjetë minuta .
Pas kësaj më mirë është të mësosh diçka.

Kam mësuar se...
Nuk është e rëndësishme ajo që ndodh me njerëzit.
E rëndësishme është ç'ka bëjnë ata për këtë gjë.

Kam mësuar se...
Mund të bësh shumë gjëra për një çast,
që gjithë jetën do t'sjellin kokëçarje.

Kam mësuar se...
Pa marr parasyshë si e shtreson një gjë,
gjithnjë ekzistojnë dy anë të asaj shtrese.

Kam mësuar se...
Më nevojitet kohë e gjatë,
që të bëhem personi që dua të jem.


Kam mësuar se...
Se shumë më lehtë është të reagosh,
se të mendosh.

Kam mësuar se...
Nga të dashurit gjithnjë duhet të ndahemi me fjalë të dashura.
ngase mund të jetë hera e fundit që i shohim.

Kam mësuar se...
Mund të shkosh shumë më gjatë,
pas asaj që mendon se s'mundesh më.

Kam mësuar se...
Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë,
pa marr parasyshë si ndihemi.

Kam mësuar se...
Ose ti e kontrollon qëndrimin tënd,
ose ai të kontrollon ty.

Kam mësuar se...
Heronjtë janë njerëz që e bëjnë atë që duhet bërë,
kur nevojitet të bëhet një gjë e tillë, pa i marr parasyshë pasojat.

Kam mësuar se...
Për t'u mësuar me falë,
duhet të ushtrosh gjatë.

Kam mësuar se...
Ekzistojnë shumë njerëz që ju duan pa masë,
por thjeshtë nuk e dijnë mënyrën si t'ju tregojnë.


Kam mësuar se...
Paraja është mënyrë dështuese për të llogaritur suksesin.

Kam mësuar se...
Ndonjëherë, njerëzit që ju keni pritur t'ju shqelmojnë kur jeni të shtrirë në tokë,
do të jenë ata që do t'ju ndihmojnë të ngriteni në këmbë.

Kam mësuar se...
Ndonjëherë kur jam i hidhëruar, kam të drejtë të jem i hidhëruar,
por kjo s'më jep të drejt të bëhem i pamëshirshëm.

Kam mësuar se...
Miqësia e vërtetë vazhdon të rritet, qoftë edhe përtej distancave të mëdha
e njëjta gjë ndodh me dashurinë e vërtetë.

Kam mësuar se...
Vetëm nëse dikush nuk ju do në mënyrën që ju dëshironi t'ju dojë
nuk do të thotë se nuk ju do me gjithë ç'ka ka.

Kam mësuar se...
Familja juaj nuk do të jetë gjithnjë pranë jush. Duket qesharake, por njerëzit me të cilët s'keni fare lidhje mund të
kujdesen për ju, t'ju duan dhe t'ju mësojnë që sërish t'i besoni njerëzve.
Familjet nuk janë afërsi biologjike!

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh se sa i mirë është miku juaj,
ka për të ju lënduar kohë - pas kohe, dhe ju duhet të mësoheni t'ia falni për një gjë të tillë.

Kam mësuar se...
Gjithnjë nuk mjafton të jesh i falur nga të tjerët.
Ndonjëherë duhet të mësohesh që edhe vetë të fal.

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh sa keq është thyer zemra jote
bota nuk ndalet për shkak të pikëllimit tënd.

Kam mësuar se...
Kushtet dhe rrethanat mund të ndikojnë për atë kush jemi ne,
por ne jemi përgjegjës për atë se kush bëhemi në ardhmëri.

Kam mësuar se...
Vetëm për shkak se dy njerëz fjalosen, kjo nuk do të thotë se nuk e duan njëri tjetrin,
dhe vetëm për shkak se nuk fjalosen, nuk do të thotë se e duan njëri tjetrin.

Kam mësuar se...
Nuk duhet t'i ndyshojmë miqtë;
Nëse i kuptojmë ndryshimet e tyre

Kam mësuar se...
Dy njerëz mund të shikojnë saktësisht në të njëjtën gjë
dhe të shohin plotësisht dy gjëra të ndryshme.

Kam mësuar se...
Pa marrë parasyshë pasojat,
ata që janë të sinqertë me veten arrijnë më larg në jetë.

Kam mësuar se...
Besimi i varur në mur nuk ju bën krijesë të këndshme njerëzore.

Kam mësuar se...
Fjala "dashuri" mund të ketë shumë kuptime
dhe e humb vlerën kur përsëritet për së tepërmi.

Kam mësuar se...
ثshtë vështirë të tërhjekësh vijë mes asaj të jesh i këndshëm,
dhe të mos i lëndosh ndjenjat e njerëzve,
dhe njëherit të ngritesh lart për atë që beson.
 
Kam mesuar se njeriu nese e ka nje koder me ari, do t'kishte deshire ta posedojë edhe nje tjeter koder me ari.Por atë deshire nuk ia shuan askush perpos dheut !
 
Kam mesuar se jeta ndodh, pavarsisht planit tone se kur, pse dhe cfare.

Kam mesuar se koha s'te fal.
 
Kam mesuar se shoku i mir ta hap deren (konakun) ne cfar do kohe ne cfardo gjendje
 
Kam mesuar se te njohesh veten eshte gjeja me e veshtire :lexim:dhe per shume nga ne e paarritshme :ciaoo:
 
Kam mesuar se te njohesh veten eshte gjeja me e veshtire :lexim:dhe per shume nga ne e paarritshme :ciaoo:

Une kitrra pothuaj kete te ngjashmen do ta thosha
Kam mesuar se te tentosh te definosh vetveten eshte njesoj sikur te mundohesh ti kafshosh dhembet"
 
Kam mesuar se jeta te rrezon pertoke
dhe se duhet ti gjej vet forcat qe te ngrihem!
 
Kam mesuar se te rrezon dikush mund te ngrirtesh po u rrzove vet nuk ke shanc ngritesh ...
 
jeta eshte nje lufte ku vetem te fortit mund te dalin ne drite!
 
Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata që realizojnë pa menduar.
 
yyy qyh qyh lolushka paska hap prap ket tem:p:...kom msu qe jeta osht: "sofferenza e dolore dal primo vagito fino alla morte ma i piccoli espedienti ti allietano la sorte"(e kom lexu dikun n'shkoll)..ju qe nuk e kuptoni mo tja u nin hiq be se sen nuk keni humb:D..
 
Kam mesuar se te jesh vetvetja eshte gjithcka.Normal do kete nga ata qe ste duan , por ama ata qe te duan te duan per ate qe je. :p

Se si me erdhi kjo tani :p :D
 
Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.
 
Kam mesuar se edhe mbas shtrengates ,furtune eshte jeta ...
 
Kam mesuar se ti pershtatem vendit ku jetoj
 
Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.
 
Kam mesuar se nje miqesi e mire vlen nje pasuri!
 
Kam mesuar se kush je, ate kerkon...
 
Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top