Kalendari Historik!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ideja e kesaj teme eshte qe cdo dite, bazuar ne kalendarin historik, te sjellim ngjarje te rendesishme te trojeve shqiptare, personalitete te rendeishme te trojeve shqiptare qe perkojne me kete date, pervjetor, perkujtime dhe cdo gje te vlefshme me popullin tone qe perkon ne daten aktuale kur sjellim shkrimin.

Lidhur me cdo ngjarje anetaret munde te bashkangjitin edhe fkate tjera lidhur me te, sqarime dhe cdo gje qe ju duket e rendesishme. Ne kete menyre parapelqej te krijojme nje kalendar te mire historik qe ndoshta dikujt do ti hyje ne pune.


Sot eshte 11 shkurt 2012:


Pra, sot ka ditelindjen Kryeqyteti i Shqiperise aty ku lidhen interesat e gjithe Shqiptareve.

Urime Tirana, mos u plaksh kurre.
 
Titulli: Kalendari Historik!

http://ekuiliber.com/wp-content/uploads/2012/02/www.ekuiliber.com_65.jpg

Myderiz Ismail Efendi Ndroqi, kreu i parë i kryeqytetit


Si sot 92 vjet më parë u shpall Tirana kryeqytet dhe ky vendim do të hynte në fuqi menjëherë, kur qeveria e zgjedhur në Kongresin e Lushnjës do të vinte këmbë në qytet, më 11 shkurt. Edhe pse Kongresi u zhvillua në Lushnjë, vendimet e tij do të kishin jehonë më të madhe në kryeqytetin e porsazgjedhur, i cili priti qeveritarët e rinj. “T’i bahet me dijt popullit atjeshëm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, më 11. të k. muajit mrriti në Tiranë e filloji nga puna. Tirana u shënua për kryeqytet”. Kështu shkruante në një qarkore drejtuar të gjitha prefekturave të Shqipërisë, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Ahmet Zogu.

Pikërisht ky moment, ai i hyrjes së qeverisë së zgjedhur në Lushnjë, është fiksuar në një fotografi, e cila na vjen e dëmtuar nga koha, por ku mund të shquhen disa prej protagonistëve të saj. Janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili do të mbesë në histori si kryetari i parë i kryeqytetit të ri, Ismail Efendi Ndroqi, por edhe Aqif Pashë Elbasani, Abdi Toptani, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri dhe Mytesim Këlliçi.

Kryebashkiaku i parë i Tiranës, Myderiz Ismail Efendi Ndroqi, lindi në vitin 1876, në Tiranë. Mësimet fillestare i ndoqi në Tiranë në shkollën “Ruzhdie”, ndërsa studimet e larta në Stamboll, studioi për teologji nga viti 1893-1908. Gjatë kësaj kohe u bë një veprimtar në Lëvizjen Kombëtare, duke u shoqëruar me atdhetarët Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri etj.

Ismail Efendi Ndroqi ishte ndër udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Kombëtare اlirimtare në Tiranë. Gjatë viteve 1914-1915, u burgos me shumë atdhetarë të tjerë nga forcat e Haxhi Qamilit. Në vitin 1917 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku shërbeu me ndershmëri deri më 1922-shin. Ka qenë një nga nismëtarët kryesorë në organizimin e Kongresit të Lushnjës. Dhe ishte pikërisht ai që priti, me shumë luftëtarë të tjerë, në Qafë-Kashar, qeverinë e Lushnjës, duke hyrë në Tiranë në krye të saj, përmes ushtarëve italianë që përpiqeshin ta pengonin.

Shefi i sektorit të protokollit dhe ceremonialit pranë Bashkisë së Tiranës, Valter Gjoni, tregon një sërë dokumentesh, mes të cilave qarkore apo fotografi, që tregojnë se si u vunë në jetë, pikërisht në Tiranë, vendimet e Kongresit të Lushnjës. “Kongresi i Lushnjes u ndie më së shumti në Tiranë, ku ruhet më së miri elementi historik. Kemi godinën e Regjencës (Këshilli i Naltë), sot Akademia e Shkencave, kemi disa pllaka përkujtimore, për godinën e qeverisë, pastaj më vonë të Bashkisë, ndërkohë që është kryetari i bashkisë së Tiranës, Ismail Efendi Ndroqi, që e priti dhe e sistemoi qeverinë që doli nga ky kongres. Ishte Bashkia e Tiranës që mbështeti të gjitha veprimet patriotike të Kongresit të Lushnjës”, thotë Gjoni.

“Në arkivin e Bashkisë, por edhe në të tjerë arkiva, gjenden dokumente shumë interesante në lidhje me këtë. Një ndër to është procesverbali i Kongresit të Lushnjës”, thotë Valter Gjoni. Në procesverbalin e Kongresit të Lushnjës, ndër të tjera gjejmë dhe formulën e betimit të delegatëve: “Mbledhja kombtare jep fjalën e nderit e besën e shqiptarit duke u betuar në emën të perëndis se deri sa Këshilla e Naltë vepron mbas ligjet të Shtetit tue ruejtun indipendencën e plotë të Shqipnis me mish e me shpirt, do të jetë mprojtës e përkrahës i gjithhershëm i kësaj Këshille”.

Pas 92 vjetësh, Tirana mbeti kryeqytet dhe kleriku Imail Efendi Ndroqi ka hyrë në histori si kryetar i parë i kryeqytetit Tiranë dhe si kryetari që i hapi dyert qeverisë së Kongresit të Lushnjës.

/Drita Islame/

Myderiz Ismail Efendi Ndroqi, kreu i parë i kryeqytetit
 
Pe: Kalendari Historik!

14 shkurt 1894 u lind atdhetari Pertef Pogoni, ish-drejtor i Liceut francez të Korçës, i cili punoi mjaft për ngritjen e institucioneve arsimore kombëtare.

Mezi e gjeta nje ngjarje ne kete date...:gjyshe:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kalendari Historik!

Sot, me 15 shkurt 2012, Universiteti i Prishtines feston ditelindjen e 42-te.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara dhe dhjetra mijera studente.
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte 17 shkurt 2012:
  • Sot e 4 vite me pare Kosova u shpalle shtet sovran dhe i pavaruar. Pas shume sfidave, padrejtesive dhe luftes clirimtare, Parlamenti i Kosoves me 17 shkurt 2008, vendosi te beje fakt vullnetin e kahershem te popullit te Kosoves. Ishte nje gezim i madhe per te gjithe shqiptaret ane e kend botes qe festuan te bashkuar.

Pra, sot ka ditelindjen shteti me i ri i Europes, plaga e vjeter e shqiptareve, Kosova.

Urime Kosove, mos u plaksh kurre.

 
Titulli: Kalendari Historik!

Kosove urime kater vjetori i pavaresise, se bashku me urimin per bashkim kombetar sa me te shpejte!
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte 20 shkurt 2012:
  • Sot e 21 vite me pare, pikerishte me 20 shkurt 1991, ne qender te Tiranes, protestuesit rrezuan bustin e diktatorit Enver Hoxhes. Ai konsiderohej si njeri nder diktatoret me te medhenje te kohes komuniste. Ishte nje gezim i madhe per te gjithe shqiptaret qe jetuan nen diktaturen e tij dhe shprese e madhe se ne funde po hapej nje faqe tjeter e historise.

Diktature te tille ky popull mos perjetofte me kurre.
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte 21 shkurt 2012:

Pervjetori i te pares Mbreteri te Shqiperise.

740 vjetori i shpalljes te se pares Mbreteri te Shqiperise, Regnum Albaniae, nga Karli I Anzhu, Mbret i Sicilise dhe i Jeruzalemit, princ i Shtepise se Frances.


Kartat e te drejtave te shpallura ne Napoli me 20 dhe sidomos 21 shkurt 1272

"Neapoli, 20 februarii 1272

Carolus I. Rex Siciliae, considerans, quod civitas Durachii se « nostre iurisdictioni atque dominio supponere integre ac perfecte nosque et heredes nostros absque aliqua violentia seu cohactione in perpetuos dominos recognocere » velit, eosdem cives sub protectione sua recipit « eisque antiquorum imperatorum Romanie privilegia omnia ac bonos eorum usus et libertates et bonas franchisias, quibus nunc usi sunt » confirmat."


Napoli, 20 shkurt 1272
« Karli I, Mbret i Sicilise, duke konsideruar qe qyteti i Durresit njohu tani dhe pergjithmone jurisdiksionin dhe sundimin tone dhe te pasardhesve tane, dhe duke konsideruar mbrojtjen e kerkuar per nesh nga qytetaret e tij, konfirmojme qenesine e perhershme te te gjithe privilegjeve, lirive, frankizave, dokeve dhe zakoneve te mira e te moçme, ne fuqi ne keto territore qe prej se lashtes Perandori romake. »

"Neapoli, 21 februarii 1272

Carolus I. Rex Siciliae considerans « fidem et devotionem, quam prelati, comites, barones, milites, burgenses, universitates ac etiam singulares homines Albanie ad Sanctam Romanam Ecclesiam habuerint et quod nos et heredes nostros elegirint in reges et dominos perpetuos dicti Regni « eosdem defendere promittit » secundum quod bonus dominus suos vassallos iuvare consueverit et omnia privilegia eis concessa ab antiquis imperatoribus Romanie et omnes bonos usus et consuetudines eorum » approbat."

Napoli, 21 shkurt 1272

« Karli I, Mbret i Sicilise, duke patur parasysh besimin dhe devotshmerine qe prelatet, kontet, baronet, kaloresit, qytetaret, korporatat dhe çdo individ ne Shqiperi shprehin ndaj Kishes se shenjte romane dhe zgjedhjen me te cilen na nderuan, ne dhe pasardhesit tane, ne fronin e kesaj Mbreterie, premtojme t’i japim atyre mbrojtje ne cilesine e vasaleve tane dhe te ruajme te paprekura privilegjet qe u jane akorduar nga perandoret e vjeter romake si dhe doket dhe zakonet e tyre te mira. »

SUFFLAY, THALLOCZY et JIRECEK, Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, t. I, Adolphi Holzhauser, Vindobonae, 1913, n°s 268 et 269, p. 77.

Mbreteria anzhuine e Shqiperise

(Bibl., T. FRASHERI, Le règne de la Maison d’Anjou en Albanie (1272-1350) : aspects juridiques, religieux et artistiques, Conférence nationale des Académies & Institut de France, Colloque « Les Princes d’Anjou : Mémoire et survivances », Angers, septembre 2004, Rev. Akademos, mai 2005, pp. 7-26.)

(Permbledhje)

« Pasi permblodhi ne duart e tij trashegimine italiane te Shtepise shvabe (Hohenshtaufen), Karli I, mbret i Sicilise dhe Jeruzalemit dhe vella i mbretit te Frances Luigji IX, nuk vonoi se kerkuari çka me te « drejte » i perkiste pertej Adriatikut. Si pasardhes i Hohenshtaufenve (de cujus) ne zoterimet e tyra ketej dhe pertej detit, ai pati qysh heret si qellim qe te vinte kembe ne bregdetin shqiptar. Me 1267, Papa Klementi IV kishte ratifikuar kontraten midis Karlit dhe Baduinit te Flandres, perandor latin i Konstandinopojes, e cila i leshonte mbretit te Sicilise, te gjitha zoterimet qe i ishin dhene ne paje Helenes se Bizantit, bashkeshorte e Manfredit te Tarentit, ish-sovran i Sicilise. Keto zoterime perbeheshin prej nje pjese te bregdetit shqiptar dhe fortesat strategjike te Vlores, Beratit dhe Butrintit. Kjo kontrate shkelte hapur te drejten sinjoriale ne fuqi dhe te drejten publike romake, sipas se cilave keto zoterime duhet t’i ktheheshin perandorit bizantin Mihal Paleologut.

Me 1269, Karli emeroi Jean de Tigle, nje francez te suites se vet, si keshtjellar (kastrofilaks) te Vlores, duke zhvendesuar keshtu ish-nepunesit shvabe gjermane. Kjo nuk e pengoi te perkedhelte admiralin Filipo Kinardin, mekembes i te ngratit mbretit te fund shvab, Konradinit I, ne bregun shqiptar dhe katepan i Shqiperise bregdetare. Admirali ish i pari nder nepunesit ushtarake siciliane te regjimit te vjeter qe i shpalli besnikeri Karlit duke u bere ura e zgjidhjes se konflikteve te vjetra sinjoriale midis mbretit te ri, freng, te Sicilise dhe baroneve gjermane te vendosur ne Shqiperi prej vitesh dhe qe nuk e kishin pertypur mire ndryshimin dinastik ne oborrin napolitan.

Negociatat midis bujarise shqiptare dhe emisareve anzhuine zgjaten rreth pese vjet. Karli do te kishte ushtruar forcen qysh heret, po te mos kishte vene re acarimin e madh qe synimet e tij kishin ngjallur ne Venedik apo ne oborrin e Despotit Paleolog te Epirit, te cilet ishin armiq te perbetuar te franko-sicilianeve ne keto ane te Ballkanit. Sidoqofte, baronet shqiptare, vendosen, se mbrami, ta ratifikonin zgjedhjen e princit freng si suzeran te tyrin dhe sovran te nje entiteti shqiptar, I cili diferenciohej keshtu nga entitetet greke te pinjojve bizantine dhe nga mbreterite skizmatike sllave, te Rashes dhe te shtetit bullgar. Pasi akordoi kartat e te drejtave te 20-21 shkurtit 1272, Karli I, mbret I Shqiperise, sundoi nepermjet vigierve dhe bajlozeve te tij deri me 1284, kur, I dobesuar nga ngjarjet e Mbremesoreve siciliane dhe rebelimet e parreshtura te fisnikerise se pakenaqur shqiptare te hedhur ne krah te bizantineve, ai u detyrua te terhiqte kontigjentet e tij heterogjene ne brigjet italiane.

Karli I nuk u kurorezua vertet si mbret i Shqiperise. Mungesa e çdo ceremonie kurorezimi vinte ne dukje faktin qe Mbreteria e Shqiperise ishte pjese e plote e pasurise private te mbreterve te Sicilise. Titulli i mbretit te Shqiperise u be i trashegueshem brenda Shtepise se Anzhuve. Megjithate, kjo mungese autonomie nuk e pengoi formimin e nje korpusi te drejte publike te Mbreterise se Shqiperise nepermjet parimeve te kartave te shkurtit 1272, kristalizimi i te cilit e ngushtonte mundesine qe mbreti te ushtronte ne tokat shqiptare nje pushtet sinjorial dhe patrimonial te pakufizuar. Kartat do te konsiderohen nga baronet shqiptare si nje lloj ligji fondamental i Mbreterise me te gjithe dispozitivin e tij te garantive juridike, privilegjeve dhe lirive publike, komunale, kishtare dhe individuale.

Natyra e Mbreterise se themeluar nga Karli I Anzhu, dhe qe i dha emrin nderkombetar Shqiperise (Albania), nuk mund te kuptohet thjesht nga kriteret perberes te shtetit mesjetar dhe kjo edhe per arsye te mungeses se nje oborri ne Durres, kryeqender e Shqiperise. Karli nuk pati kurre rezidence ne Shqiperi dhe nuk organizoi kurre ansamblin e elementeve juridike te feudalitetit dhe shtetit perendimor ; lidhjet vasalike, oborrin dhe gjykatoren mbreterore te perhershme, dhomat e llogarive dhe regjistrimeve te urdheresave mbreterore. Sipas konceptit krejt freng, edhe sot ne fuqi ne France, organizimi politik dhe jurisdiksional ishte nga me te centralizuarit dhe keshtjellaret ushtarake, kapetanet dhe vigieret e pergjithshem, si dhe bajlozet shekullare dhe ekleziastike perqendronin ne duart e tyre funksionet pretoriale duke dhene nje drejtesi te njekahshme. Qysh ne fillim fisnikeria shqiptare vuajti nje segregacion juridik dhe politik te cilin e kundershtoi me revolta te shpeshta. Si kunderpergjigje, vigieret dhe bajlet burgosen dhe çuan pengje ne Pulje shume pinjoje te familjeve shqiptare. Kronika flasin edhe per trajtim skllaveror te tyre nga ana e oficereve siciliane. Ne keto kushte pra, kemi te bejme me nje province te qeverisur sui generis dhe proprio jure nga administrata ushtarake siciliane, dhe pjese perberese e pronesise se patundshme mbreterore te mbretit te Sicilise.

Karli I Anzhu deshtoi nga precipitimi, duke dashur te mbreterore pa ndare pushtetin mbi nje territor qe ne syte e tij ishte thjesht nje ure per ne Kostandinopoje. Nipi i tij, Filipi i Tarentit, sundimtar i ardhshem i Shqiperise nuk do te beje te njejtat gabime. Megjithate, mbreteria e Karlit eshte e rendesishme historikisht pasi beri te mundur qe per here te pare, vendi te njihej si subjekt gjeopolitik dhe subjekt i se drejtes mesjetare duke u distancuar politikisht nga armiqte e tij te perhershem : Mbreteria serbe e Rashes, Shteti bullgar, Despotati i Epirit dhe perandoria e Trapezundes. Ky mbreterim qe esencial edhe per perlindjen dhe ndergjegjsimin e nje fisnikerie te vertete feudale shqiptare qe adoptoi doket perendimore, si heraldiken, trashegimine e prones feudale, titujt e fisnikerise perendimore. Kjo fisnikeri, e ardhur ne pjekuri, do te zevendesoje se mbrami Anzhuinet ne te gjithe zoterimet e tyre ne bregun shqiptar ne messhek. XIV dhe do ti qendroje pushtimit otoman duke u lidhur fuqishem me mbreterit aragoneze te Napolit te cilet, permblodhen trashegimine dhe lidhjet e hershme midis Kurores se Napolit qe pat qene per dy shekuj krenaria e Anzhuineve, dhe shqiptareve. »

Kronologjia e mbreterve dhe kryezoterve anzhuine te Shqiperise si dhe te dukeve te Durresit.

Shtepia e Anzhu-Sicilise

Karli I, mbret i Shqiperise (1272-1295, efektiv dhe titullar)
Karli II, “Calamani”, mbret i Shqiperise (1295-1304)

Shtepia e Anzhu-Tarentit

Filipi I, kryezot i Shqiperise, nen tutelen e Robertit I te Napolit (1304-1332)
Luigji I, i mohuar ne te drejtat e tij nga i ungji, Roberti I

Shtepia e Anzhu-Sicilise

Roberti I, mbret dhe kryezot i Shqiperise (1332-1350)

Shtepia e Anzhu-Durresit

Joani I i Gravines, duke i Durresit (1332-1336)
Karli I Sicilise, duke i Durresit (1336-1348), vajza e te cilit, Joana e Durresit, u martua me Luigjin e Navarres, kont i Belimontit, i Familjes se Evrese, i cili do t’i kerkoje parreshtur te drejtat e tij mbi dukatin e Durresit)
Luigji I i Sicili-Durresit, duke i Durresit (1348-1362)
Karli III i Sicilise, duke i Durresit (1368-1386)
Vladislavi I i Hungarise, mbret titullar i Shqiperise, duke i Durresit (1386-1414)
Joana II e Sicili-Napolit, mbretereshe e Napolit, mbretereshe titullare e Shqiperise, dukeshe e Durresit (1386-1435), bashkeshorte e Jakovit te Burboneve, kont i Marshes dhe i Kastres, paraardhes direkt i dukes se Anzhuse aktual, princit Luigj te Burboneve, mbret titullar i Frances nen emrin Luigji XX. —

Nga Thomas Frasheri
Une e kopjova nga miku im: Indrit Vokshi
 
Titulli: Kalendari Historik!

greva_minatoreve.jpg

Sot, fillon manifestimi: Java e minatoreve ne Kosove

Ky manifestim mbahet ne perkujtim te sakrifices se madhe qe bene diku 1300 minatore nga 20 shkurti deri me 28 shkurt te vitit 1989. Keta minatore gjate kesaj kohe qendruan ne greve urie 8 ditore te mbyllur ne galerite e tyre. Greva pati nje jehone te madhe dhe konsiderohet si fillim e shkaterrimit te ish - Jugosllavise. Ata ishin ngujuar aty per te kerkuar kushte me te mira dhe mosdiskriminim te Shqiptareve ne Kosove.

Konsiderohet nje nder grevat me te medha te organizuara ndonjehere ne Kosove e cila pati nje rendesi jetike.

Sot kujtohet me manifestime 23 vjetori i saj.
 
Titulli: Kalendari Historik!


Sot eshte data 2 mars 2012.

Sot eshte 568 vjetori i Kuvendit te Arberit te mbajtur ne Lezhe me 2 mars te vitit 1444.


Kuvendi i Arbërit i njohur edhe me emërtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhës" apo Besëlidhja e Lezhës etj. është një tubim i fisnikëve më të njohur shqiptarë të viteve
1444 të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.

Kuvendi i Arbëri u mbajt më 2 mars 1444Lezhë (Shqipëri). Si organizatrë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti në bashkpunim me klerin katolik shqiptar.
Qëllimet e tubimit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalsohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.
Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka.
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte data 3 mars 2012.

Sot eshte 134 vjetori i Marreveshjes kobzeze te Shen Stefanit (3 mars 1878) dites kur Rusia dhe Perandoria OSMANE bene pazare mbi tokat shqiptare.

3 mars 1878 – dita kur filloi copetimi i trojeve Shqiptare te cilin copetim edhe sot e vuajme.

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik. Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.
Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte data 5 mars 2012 dhe sot fillon manifestimi tradicional ''Epopeja e UاK-së'', manifestim qe zgjate me 5, 6 dhe 7 Mars.

Sot eshte 14 vjetori i qendreses heroike te Familjes Jashari ndaj forcave pushtuese serbe. Ketu e 14 vite me pare nje familje e vetme i beri balle forcave policore dhe ushtarake te nje shteti te tere barbar. Nje familje e vetme u sakrifikua per kete dite qe gezojme ne sot.

I perhershem qoft kujtimi per ta.
Lavdi luftes heroike te familjes Jashari!
Lavdi deshmoreve te kombit!
 
Titulli: Kalendari Historik!

10 marsin ne vite…

1977 - Astronautet zbulojne unazat qe rrethojne planetin e Uranit.
0418 - اifutet perjashtohen nga postet publike ne Perandorine Romake.

1526 - Perandori اarles V, martohet me princeshen Izabela te Portugalise.

1862 - Britania e Madhe dhe Franca njohin pavaresine e Zanzibarit.

1906 - Ne shperthimin katastrofal ne minieren Courrieres, ne France, te cilesuar si me i rendi ne gjithe Evropen, 1.099 minatore mbesin te vdekur.

1922 - Mahatma Gandi arrestohet ne Indi, gjykohet per kryengritje dhe denohet me gjashte vjet burg.

1927 - Shqiperia mobilizohet nga kercenimet e serbeve, kroateve dhe slloveneve.

1977 - Astronautet zbulojne unazat qe rrethojne planetin e Uranit.

1982 - Presidenti Regan shpall sanksione ekonomike kunder Libise.

1969 - Xhejms Erl Rei pranon fajin per vrasjen e Martin Luther King.

2006 - Anija kozmike “Mars Reconnaissance” arrin ne planetin Mars. (Marre nga Radio Europa e Lire)
 
Titulli: Kalendari Historik!

Ideja e kesaj teme eshte qe cdo dite, bazuar ne kalendarin historik, te sjellim ngjarje te rendesishme te trojeve shqiptare, personalitete te rendeishme te trojeve shqiptare qe perkojne me kete date, pervjetor, perkujtime dhe cdo gje te vlefshme me popullin tone qe perkon ne daten aktuale kur sjellim shkrimin.


10 marsin ne vite…

1977 - Astronautet zbulojne unazat qe rrethojne planetin e Uranit.
0418 - اifutet perjashtohen nga postet publike ne Perandorine Romake.

1526 - Perandori اarles V, martohet me princeshen Izabela te Portugalise.

1862 - Britania e Madhe dhe Franca njohin pavaresine e Zanzibarit.

1906 - Ne shperthimin katastrofal ne minieren Courrieres, ne France, te cilesuar si me i rendi ne gjithe Evropen, 1.099 minatore mbesin te vdekur.

1922 - Mahatma Gandi arrestohet ne Indi, gjykohet per kryengritje dhe denohet me gjashte vjet burg.

1927 - Shqiperia mobilizohet nga kercenimet e serbeve, kroateve dhe slloveneve.

1977 - Astronautet zbulojne unazat qe rrethojne planetin e Uranit.

1982 - Presidenti Regan shpall sanksione ekonomike kunder Libise.

1969 - Xhejms Erl Rei pranon fajin per vrasjen e Martin Luther King.

2006 - Anija kozmike “Mars Reconnaissance” arrin ne planetin Mars. (Marre nga Radio Europa e Lire)

Ida, ideja e temes eshte e shkruar ne fillim dhe une konsideroja qe ne kete teme te shkruajme nje historike te shkurter neper datat dhe ditet me te rendesishme qe ka kaluar populli yne, megjithate nese ju i shifni te dhenat tuaja me relevance edhe munde te pranohen brenda kesaj teme. :ciaoo:
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte data 31 mars 2012 dhe kronologjikishte Marsi ka qene dhe ngelet muaji i Historise, krenarise, vuajtjeve por edhe humbjeve te medha.

Sot e 67 vite me pare, pra me 31 mars 1945, ndodhi njera nder masakrat me te tmerrshme dhe me te medha ndaj shqiptareve. Ne qytetin Tvar (Mali i zi) u masakruan ne menyre te pabese rreth 4000 qytetar shqiptare (numri i sakt i vrasjeve te atyre diteve nuk dihet as sot e kesaj dite).

Perkunder se kan kaluar 67 vite e verteta rreth masakres se Tivarit eshte e mjegullt dhe askush deri me sot nuk ka marre denimin per kete tragjedi qe u shkaktua ndaj shqiptareve nga Kosova.


 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte data 22 NENTOR 2012 dhe sot Alfabeti i gjuhes shqipe mbush plot 104 vjet.

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
...

Përmbi erë, puth nep zymbŷli,
pa 'da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u 'da s'duron,
fundë e majë nji âsht' Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.




63882_4461022317095_178571553_n.jpg
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte data 8 dhjetor 2012 dhe ketu e 22 vite me pare djem e vajza filluan nje levizje Studentor qe do t'i jepte fund Diktatures ne Shqiperi.


Respekte per ata cuna e goca te atyre diteve.
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot eshte data 17 janar 2012. Ketu e 545 vite me pare lindi kryetrimi Shqiptare, me historine e te cilit krenohemi jo vetem ne.

Respekte per kete figure te vecante e te pazevendesueshme nder shekuj.
 
Titulli: Kalendari Historik!

Deshe shkruaje vdekja Kitrra!! 17 janari eshte vdekja. Lindja me 6 Maj 1405 ne Mat..
 
Titulli: Kalendari Historik!

Sot 544 vjet me pare nderroj jete Gjergj Kastrioti,,i njohur ne bote si Skenderbeg
nje Legjende e Gjalle!
 
Titulli: Kalendari Historik!

Kalendari Historik 12 janar - 2004-01-08
Më 12 janar 1839, një punishte e vogël hekuri në fshatin Mauch Chunk të Pensilvanisë Lindore, për herë të parë shfrytëzoi qymyrgurin për të kthyer mineralin e hekurit në hekur të pastër. Antraciti, i sjellë nga minierat e Pensilvanisë, digjej në temperatura shumë më të larta se sa qymyri që përdorej më parë. Zbulimi se antraciti jepte shumë më tepër rezultat në procesin e përpunimit të mineralit, lejoi prodhimin në shkallë të gjerë të hekurit. Më parë, hekuri prodhohej në sasi të vogla dhe me metoda artizanale, por shumë shpejt ai u kthye në një gjigand të industrisë, ashtu siç është edhe sot.

Më 12 janar 1948, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara votoi njëzëri për të shfuqizuar doktrinën juridike të quajtur “të ndarë por të barabartë” që kishte shërbyer si bazë për ndarjen raciale në mjediset publike. Gjykata e Lartë e kishte vendosur këtë parim 52 vjet më parë, duke u shprehur se ndarja raciale është e lejueshme, në qoftë se mjedise të njëjta por të ndara shfrytëzohen nga pakicat. Në bazë të vendimit të ri të Gjykatës së Lartë, Fakulteti Juridik i Universitetit të Oklahomës pranoi studenten zezake Ada Sipuel (A-duh Sip-yule) që të vazhdonte aty studimet. Gjykata e Lartë hodhi poshtë përpjekjet e ligjvënësve të Oklahomës për të mos lejuar integrimin racial, duke krijuar një shkollë juridike për zezakët, ku e vetmja studente do të ishte Ada Sipuel. Por Avokatët e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë argumentuan me sukses para gjykatës se një ndarje e tillë ishte anti-kushtetuese.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
20 qershor 1652 - Tarhonku Ahmet Pasha emërohet Vezir i madh i Perandorisë Osmane. Lindur në Mat, Shqipëri e veriut, në fillim të shekullit të 17-të (Regents of nations, Peter Truhart, 1985), ai kishte qenë tregtar (tarhonk) përpara se t’i bashkohej administratës osmane. Tarhonku shërbeu si guvernator në Egjipt para se të arrinte pozitën e Vezirit të Madh apo kryevezir ose kryeministër në Stamboll. Gjatë qëndrimit në këtë post nën Sulltan Mehmetin IV (1648-1687), Tarhonku ndermorri ndryshime ekonomike dhe u përpoq të reformonte burokracinë osmane. Po reformat kërcënonin forcat konservatore në elitën osmane, të cilët siguruan ekzekutimin e tij më 21 mars 1653, pas përhapjes së thashethemeve se Torhanku kishte për qëllim rrëzimin e sulltanit.
marre nga zeriamerikes.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top