Ka rrezik për luftë në Ballkan

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Zhvillimet aktuale në Bosnjë dhe Hercegovinë janë duke ndërlikuar më tej referendumin e paralajmëruar në Republika Srpska, të planifikuar për 25 shtator 2016, njofton agjencia e lajmeve INA.

Plebishiti i planifikuar ka vetëm një pyetje: “A e mbështesni imponimin antikushtetues dhe të paautorizuar të ligjeve nga ana e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht ligjet e imponuara mbi Gjykatën dhe Zyrën e Prokurorisë së [Bosnje-Hercegovinës] dhe zbatimin e vendimeve të tyre në territorin e Republikës Srpska?”.

Një pyetje e tillë dërgon vetëm drejt një zgjidhjeje, që është referendumi për pavarësimin e Republika Srbska, e cila do të prishte Marrëveshjen 20 vjeçare të paqes dhe do të dërgonte në ndarjen definitive të Bosnjës.

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Herzegovinë (OHR) Valentin Inzko dhe Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC) kanë vlerësuar se referendumi i shpallur në Ditën Kombëtare të Republika Srpska ka karakter anti-Dejtonit dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe dhe Rajon.

Milorad Dodik është duke u përpjekur për të detyruar Gjykatën Kushtetuese të revokojë vendimin e tij ose të rishikojë vendimin e saj.

Rusia është e përfshirë fuqishëm në situatën e referendumit në RS dhe Serbia ka treguar pretendime të caktuara, edhe pse Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se ata nuk e mbështesin referendumin, por ata nuk e kundërshtojnë atë. Në fakt kjo do të thotë mbështetje e heshtur – e situatës politik, thuhet në një analizë të përgatitur nga IFIMES.

Një tjetër provë për përfshirjen e Rusisë është takimi i paraparw mes Dodiqit dhe Vladimir Putinit më 22 shtator 2016.

Referendumi që do të mbahet në Republika Srpska më 25 shtator 2016 është një hyrje në një trazirë të re gjeopolitike dhe do të hapë kutinë e Pandorës në Ballkan me pasoja të paimagjinueshme.

Kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha gjeopolitike në rajon. (INA)
wester-balakn.jpg
 
Back
Top