K. Konfederatave, Brazili pret biletën për në finale

cent

...Lontano
27073.jpg

1950 mbetet vetëm një kujtim për Brazilin, pasi në Belo Horizonte, Selesao fiton 2-1 ndaj Uruguajit dhe flak tej hijet e finales së 63 viteve më parë duke thyer pikërisht rivalët amerikano-jugor në një ndeshje shumë të luftuar që I shtron rrugën drejt një tjetër finaleje, asaj të “Maracanas” për Kupën e Katërt të Konfederatave.

Scolari dhe Tabarez nuk i kursejnë emrat në fushë, duke hedhur të gjithë yjet që kanë në dispozicion dhe në fakt takimi është një rivalitetit tipik amerikano-jugor, ku përplasjet fizike ndërthuren me spektaklin e këmbëve të ëmbla si ato të Nejmar në një krah, e Kavani e Suarez në krahun tjetër. Gjithsesi protagonizmi në minutat e para mungon dhe këtë rol e vesh gjyqtari kryesor në minutën e 14-të, kur akordon një 11-metërsh të cuditshëm në favor të Uruguajit. Forlan ka shansin të bëjë të heshtë Belo Horizonten, por Julio Cesar është ai që ngjitet në katedër duke pritur penalltinë. Brazili merr zemër por përpos qarkullimit të topit vizitat në portën e Musleras janë të pakta. Gjithsesi në minutën e 41-të, Nejmar bën lëvizjen e duhur dhe godet drejt rrjetës por Muslera mbyll me trup, topi shkon në këmbët e Fred që me shtatë metra portë përpara tij nuk mund të gabojë. Selesao është përpara dhe një stadium I tërë cmendet nga gëzimi.

Në pushim shkohet me avantazhin e Brazilit, por nga aty të dyja skuadrat dalin më spektakolare. Sfidës i hedh zjarr Edinson Kavani në minutën e 48-të, kur Tiago Silvën bën një gabim trashanik duke I dhënë një asist sulmuesit të Napolit që nuk e mendon dy herë për të thyer Zhulio Sezar. Brazilianët shohin hijet e 26 Qershorit të 1950 të vërtiten rreth Belo Horizontes. Skolari luan kartën Bernard, që në fak ti jep tjetër marsh lojës së Selesaos gjithsesi goli qëndron larg portës së Muslerës, madje më shumë I afrohen atij uruguajanët nëpërmjet zbritjeve të tyre. në minutën e 79-të madje, Kavani përpak sa nuk përsërit me përpikmëri historinë e 63 viteve më parë, kur në të njëjtën minutë sheh topin ti devijohet për pak centimetra në goditje këndi. Gjithsesi puthjen e lamtumirës për Uruguajin e ka përgatitur Nejmar, që harkon në mënyrë perfekte në zonë për kokën e Paulinjos. 2-1 për Brazilin dhe kaq mjafton, Selesao për të tretin edicion radhazi shkon në finalen e “Maracanas” , duke regjistruar suksesin e 11-të radhazi në këtë kompeticion.
/S.Sport
 
Titulli: K. Konfederatave, Brazili pret biletën për në finale

Mekat qe nuk fitoj URUGUAI shume fort kan lujt po kur e ki nje forlan te plakun qe humb pemnaltin kjo te pret,...

Presim spanjen te kall italianet e pastaj ti djege flak braziliant
 
Titulli: K. Konfederatave, Brazili pret biletën për në finale

kismet dhe Italia neser do beje te njejten gje si Brazili .
 
Titulli: K. Konfederatave, Brazili pret biletën për në finale

Je ka mendon si URUGUAI hahhahhaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top