Jutbina, eposi i kreshnikeve ... ne kerkim te rrenjeve dhe emrit te te pareve te mi!

Jutbina është qendra kryesore e kreshnikëve që përmenden në eposin shqiptar. Emra të tjerë që përmenden janë dhe Klladusha e Kotorret, të cilat gjenden në veri të Jutbinës së sotme. Jutbina, që sot në sllavisht emërtohet si Udbina, gjendet në Kroacinë jugore të sotme, në rajonin Lika, 50 km në veripërëndim të Zarës dhe në jug të parkut kombëtar të Plitviçkës.[1]

220px-Jutbin%C3%AB_.jpg
Bjeshkët rreth Jutbinës
Jutbina gjendet mbi një kodër, në një pozicion mjaft strategjik, nga ku mund të vrojtohet me dhjetëra kilometra më larg. Natyra është ashtu siç përshkruhet në Epos, me lëndina, ahe e çetina të shumta. Në veri gjendet Sava, në brigjet e së cilës Halili rrëmben Tanushën.

Jutbina ka dhe një aeroport të vogël i cili u përdor gjatë luftës për sulme ajrore.


Histori​

220px-Jutbina.jpg
Jutbina, tashmë e gjendur në Kroaci, është një fshat i vogël i rrënuar nga lufta mes kroatëve e serbëve.
Jutbina ishte kryeqendra e shqiptarëve (arbanëve), ku dhe shfaqet kalimi nga identiteti fisnor ilir, në atë arban (arbër). Indentiteti shqiptar-arbëror, u krijua si pasojë e përballjes me pushtimin barbar të sllavëve, që po vinin nga veriu, dhe që detyroi fiset ilire të bashkoheshin nën një identitet të ri, atë arban (arbër) që përmendet shpesh në epos. Kroacia e sotme qendrore, që në atë kohë ishte zonë mjaft e banuar nga arbanët, përballet me vërshimet barbare sllave të shekullit të 7-të, dhe konsolidimin e sllavëve në veri të lumit Sava, duke krijuar dhe mbretëritë e tyre të para, me në krye krajlët. Qendresa e arbanëve dhe fitoret e sllavëve pak nga pak, bënë që shqiptarët arbër ta ruanin këtë histori me anë të këngëve epike. Në këto këngë epike, shohim atë që përputhet me ngjarjet në realitet, që shumë fise shqiptare detyrohen të lënë pjesën më të madhe të viseve të tyre në Dalmaci, e të vendosen në Bjeshkët e Namuna për t'u mbrojtur nga sulmet barbare sllave. Arbanët që qëndruan në viset shqiptare në Dalmaci e Jutbinë, u asimiluan, duke vazhduar ta këndojnë Eposin e Kreshnikëve, por tashmë në serbisht e me heronj sllavë.

Arbanët që emigruan nga Jutbina, sollën me vete dhe strukturën e tyre të lashtë fisnore, gjë që sot ende gjendet në pjesën veriore të Shqipërisë, me 14 fiset që patën prejardhjen nga Alpet Shqiptare, streha e fiseve arbane që i qëndruan sulmeve sllave.

220px-Qendra_e_Jutbin%C3%ABs.jpg
Rruga kryesore në Jutbinë
Pas marrjes nga sllavët, Jutbina kalon nën shumë sundime, si kroate, turke e serbe. Në fillim të shekullit të 20-të, pat popullsi të përzier serbe e kroate. Pas Luftës së II-të Botërore, pjesa më e madhe e popullatës kroate dëbohet nga Jutbina. Gjatë luftërave në Jugosllavi, Jutbina kontrollohet nga serbët, nga ku ata nisën sulmet kundra kroatëve e boshnjakëve. Jutbina shkatërrohet shumë gjatë luftimeve kroato-serbe, dhe më në fund merret nga forcat kroate në 1995-ën
 

Attachments

  • 220px-Jutbin%C3%AB_.jpg
    220px-Jutbin%C3%AB_.jpg
    6.2 KB · Shikime: 0
  • 220px-Jutbina.jpg
    220px-Jutbina.jpg
    10.7 KB · Shikime: 0
  • 220px-Qendra_e_Jutbin%C3%ABs.jpg
    220px-Qendra_e_Jutbin%C3%ABs.jpg
    11.2 KB · Shikime: 0
  • 220px-Jutbin%C3%AB_.jpg
    220px-Jutbin%C3%AB_.jpg
    6.2 KB · Shikime: 0
  • 220px-Jutbina.jpg
    220px-Jutbina.jpg
    10.7 KB · Shikime: 0
  • 220px-Qendra_e_Jutbin%C3%ABs.jpg
    220px-Qendra_e_Jutbin%C3%ABs.jpg
    11.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top