Joga - Nje pershkrim i shkurter i kesaj disipline

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Keto dite Joga eshte me popullore se kurre. Tashme mund te zgjedhesh nga nje variete e ndryshme klasash joge sipas nevojave dhe planeve tuaja individuale. Disa klasa jane te fuqishme dhe intense, ndersa te tjerat jane qetesuese dhe te ulin stresin. Me kaq shume mundesi eshte e veshtire ta perkufizosh jogen, por eshte shume e rendesishme te shpjegojme llojet e ndryshme te joges. Cfare vijon eshte nje shpjegim i thjeshte i pese llojeve me popullore te joges sa per te kuptuat bazat.
Keto dite Joga eshte me popullore se kurre. Tashme mund te zgjedhesh nga nje variete e ndryshme klasash joge sipas nevojave dhe planeve tuaja individuale. Disa klasa jane te fuqishme dhe intense, ndersa te tjerat jane qetesuese dhe te ulin stresin. Me kaq shume mundesi eshte e veshtire ta perkufizosh jogen, por eshte shume e rendesishme te shpjegojme llojet e ndryshme te joges. Cfare vijon eshte nje shpjegim i thjeshte i pese llojeve me popullore te joges sa per te kuptuat bazat.
Ashtanga
Joga Ashtanga (apo Joga e Fuqise) perbehet nga nje sere pozicionesh qe harmonizohen se bashku per te krijuar nje levizje te vazhdueshme. Qellimi, ketu eshte rezistenca muskulore dhe fleksibiliteti. Kjo lloj joge ushtrohet ne temperature te larte per te stimuluar gjendrat e djerses dhe per te rritur numrin dhe thellesine e frymarrjeve. Edhe personat e fuqishem mund te kene veshtiresi heren e pare kur ta provojne, sidomos nese kane mangesi force nga mesi e siper. Gjithashtu personat me probleme ne artikulacionet e supeve dhe kycet e duarve duhet te tregojne kujdes, sepse shumica e pozicioneve te kesaj joge e ve peshen e gjithe trupit mbi keto kyce. Kjo mund te shkaktoje deme ne keto kyce ose mund ti lendoje dhe me teper nese jane te dobta.
Bikram
Joga Bikram, preferohet nga ato qe kane deshire te permiresojne fleksibilitetin e trupit. Kjo disipline ka si baze 13 pozicione ne kembe dhe 13 pozicione ulur apo dhe sic quhen ndryshe asanas. E themeluar nga Bikram Choudhuri, nje kampion peshengritjeje, i cili studjoji joga ne indi, kjo lloj joge te meson menyra dhe ushtrime specifike frymemarrjeje. Ato qe ushtrojne kete lloj joge besojne se eshte terapi shume efektive per te kuruar artritin dhe dhembjen kronike te mesit. Disa klasa Bikrami ushtrohen ne temperature ambjenti 27- 37 grade celcius, gje qe eshte e rrezikshme per ato qe nuk jane mesuar me temperaturat e larta.

Ivengar
Ivengari eshte per ato qe kane si qellim perfeksionin e formes se qendrimit. Fokusohet ne qendrimin drejt te skeletit me shume pozicone. Themeluar nga B.K.S Ivengar, kjo lloj joge eshte fantastike per riaftesimin e problemeve muskulore si forme fizioterapie, dhe ne fakt preferohet nga sportistet per te permiresuar fleksibilitetin dhe balancen e trupit. Ivengari eshte shume e mire dhe per fillestaret sepse cdo poze fillon me pozicionin baze dhe pastaj vazhdon me tej ne pozicione me te avancuara.
thumbnail.php

Kundalini
Qellimi i Kundalinit eshte rritja me e larte e vetedijes dhe e permiresimit te fleksibilitetit. Gur themeli i kesaj disipline forca e energjise se brendshme te individit apo cakra, dhe Kundalini synon ta zgjoje kete energji te brendshme. Energjia clirohet me ane te nje ritmi te forte frymarrjeje me gjatesi dhe thellesi qe ndryshon ne menyre konstante. Personat qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut dhe femrat shtatezene duhet ta evitojne kete lloj joge.
Sivanada
Nje forme e bute meditimi, kjo lloj joge eshte fantastike per fillestaret apo ato qe kane si synim clodhjen dhe clirimin e stresit. Secila nga 12 pozicionet perfshin pozen Pershendetja e Djellit e cila mbahet per nje kohe me te gjate per te rritur lidhjet midis trupit dhe mendjes, dhe gjithashtu per ti dhene trupit kohe per tju pershtatur pozicionit, ndersa mendjes per tu clodhur. Klasat e Sivanades fillojne me nje kenge te shkurter mantra dhe vijojne me nje lutje.
•infoalb•
 
Një orë jogë në javë do të ruajë shëndetin tuaj

Efektet me të cilat çdo ditë e më tepër ballafaqohen gratë janë: stresi, nervoza, pagjumësia dhe mungesa e të lëvizurit të mjaftueshëm.



Për të arritur një qetësi trupore dhe shpirtërore përdorni jogë. Këto ushtrime kanë një efekt të pabesueshëm, sjellin një ekuilibër dhe baraspeshë në trup, mëndje dhe në shpirt.

Për të ushtruar jogë duhet që të jeni në një vend të rrafshët, ndërsa veshja duhet të jetë e përshtatshme për trupin tuaj. Shmangni ushtrimet nëse jeni e lodhur apo posa të keni përfunduar me ushqim.

Joga ndihmon në kapërcimin e shumë detyrave shtëpiake, brengave, si dhe ndihmon për arritjen në një shkallë ku të gjithë do t’u kuptojnë juve dhe ju do ta kuptoni veten tuaj.
Ushtrimet me joga më së shumti i shkojnë për shtati grave, të cilat janë më të moshuara dhe kanë nevojë për relaks, e të njëjtat nuk mund t’u bëjnë ballë ushtrimeve të tjera janë më të rënda për t’u përballuar nga ato. Ushtrimet me jogë kërkojnë angazhim, kohë dhe vëmendje. Para se të filloni me jogë, shmanguni pozicioneve të parehatshme. Ne u kemi zgjedhur disa ushtrime, pas të cilave ju do të ndiheni shumë i relaksuar.

Majmuni i madh, për fat të madh

Me ndihmën e këtyre ushtrimeve do të ndiheni shumë i relaksuar dhe mjaft i qetësuar, si në shpirt ashtu edhe në trup. Mbështetuni në njërin gju të këmbës suaj me gjithë peshën e trupit tuaj, tjetrën këmbë e ngrini lart dhe në atë mënyrë ushtroni për disa minuta. Pas një kohe të dy duart i vendosni pas kokës, sikur dëshironi ta prekni diellin. Në këtë pozitë qëndroni për dy minuta dhe më pas ndërroni këmbën.

Pajisje për forcimin e barkut

Ky ushtrim është mjaft i mirë për t’u liruar nga tensioni në pjesën e qafës, aty ku më së shumti mblidhet. Kjo do të ndihmojë edhe për sëmundjet e mushkërive dhe muskujve. Shtrihuni poshtë në bark, merrni frymë thellë, shtrini duart dhe këmbët dhe i ndani nga toka. Qëndroni në atë pozitë për sa kohë iu pëlqen, më së miri do të ishte që të merrni frymë dhe ta ndalni frymën për sa kohë që mundeni. Më pas lëshoni duart, këmbët dhe kokën në tokë dhe merrni frymë thellë. Këtë ushtrim përsëriteni çdo ditë dhe do ta vëreni se si shëndeti depërton në trupin tuaj. Ky ushtrim së paku duhet të zgjasë 10-15 minuta.

Shpina e maces për relaksim të muskujve

Ky ushtrim është mjaft ideal për relaksimin e muskujve të shpinës. Përkulu në gjunjë dhe vendosuni në tokë. Duart i vendosni në atë mënyrë që të jenë të barabarta me shpinën tuaj. Merrni frymë thellë, lëshojeni kokën në tokë dhe ngriheni dhe lëshoheni me shpinë për disa herë. Më pas rrini në një pozitë të shtrirë, kokën e ngrini lart dhe merrni frymë si të ishit një mace.

Lutja për meditim

Lutja është një ushtrim për meditim. Uluni këmbëkryq, duart i vendosni në gjoks, sikurse jeni duke u lutur. Mbyllni sytë, merrni frymë thellë përmes zgavrave të hundës. Provoni të mendoni për asgjë, koncentrohuni vetëm për të marrë frymë dhe do ta ndieni një lloj rryme, e cila do të depërtojë në mushkëritë e juaja. Këtë ushtrim përdoreni sa më shumë herë që mundeni. //keshilla
 
Titulli: Joga - Nje pershkrim i shkurter i kesaj disipline

Fshatari ne kete teme nuk lejohen videot erotike....Nqs deshiron te postosh nje te tille beje tek nenforumi Libido, jo tek ky nenforum.
Flm per mirkuptim.
 
Yoga nuk krijon muskuj...por është nder disiplinat më të mira per të lidhur shpirt-trup-mendje...
Asnjë më mirë se yoga nuk e bene...
Preferohet në mengjes herët...por edhe ne darkë per një gjumë të mirë...
Që kur e praktikoj...nuk di se si kam jetuar pa të më parë ♥️
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top