"Jeta ime ne vargje"

Titulli: "Jeta ime ne vargje"

Sonte vetmia do të më bëj shoqëri
Erdhi ajo, pasi kurrë nuk erdhe TI!
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

LUANثT Nث BEOGRAD

Njëmbëdhjetë trima zbritën në fushë
Në përballjen për histori
Me dinjitet dhe kokëlartë
Për Shqipëri!

Si luanët krah për krah
Mbrojtën nderin, me krenari,
Derdhën djersën, derdhën gjakun
Për Shqipëri!

Ishin vetëm në atë fushë
S’kishte flamur shqiptarë në asnje tribinë,
Por nga qielli erdhi shqiponja
Për Shqipërinë!

Deshën sërbët ta përdhosin
Atë flamur kuq e zi,
Taulanti, Andi, Loriku me shokë i dolën zot
Për Shqipëri!

Derdhën djersën, derdhë gjakun
Me guxim e trimëri,
Luanët tanë n’mes Beogradit
Për Shqiptari!

15.10.2014 /9:03
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

LOT KAM

Pse më detyron poezi të shkruaj
Ti e di mirë që në poezi vuaj
E di shumë mirë që diellë s'ka për mua
Kam veç lot për të vajtua!

17/06/2014
F E R I Z A J
 
Titulli: "Jeta ime ne vargje"

DASHURIA E VERTETE!


Ka shumë gjëra që dua
E ti sikur nuk e di
Nuk është jeta veç vuajtje
Dhe as veç poezi!
Por ka shumë më shumë
Që na duhet në jetë
E mbi të gjitha
Dashuria e vërtetë!


05.08.2013/9:35
F E R I Z A J
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top