Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

Liza

Anëtar i Respektuar
Jeta dhe Vepra e Imam Albanit …

Muhammed Nasiruddin Albani


Me të vërtetë është për të ardhur keq se si shqiptarët sot njohin aq shumë nga bota që i rrethon ata, kurse për atë që është nga origjina e tij nuk janë në dijeni fare .

Nëpër faqet e shtypit dhe literaturës sonë herë pas here gjejmë artikuj që flasin për jetën e këtij shkencëtari,apo atij poeti perëndimor, por rrallë herë ne mësojmë për njerëzit me famë që ne i kemi dhuruar botës.
Një nga personat më me famë që ne i kemi dhuruar botës së shekullit të XX-të është një personaliet aq i ngritur sa që nuk mund të krahasohet me ato personalitete të rëndomta që i gjejmë në skaje të çdo reviste,apo të libre,por ky ishte një kolos i madh, një shkodran i quajtur Nasir ,i shquar në globin e botës si :Nasiruddin Albani.
Lindja dhe Prejardhja e tij
Muhammed Nasiruddin Albani u lind në Shkodër,në vitin 1333 h - 1914, kur në atë kohë Shkodra ishte kryeqytet i Shqipërisë.
Familja e tij
Babai i tij ishte Haxhi Nuh Nexhati, i cili kishte mbaruar fakultetin e sheriatit në Istambull.
Haxhi Nuhi në atë kohë shërbente si Imam në Shkodër, ku dhe dallohej me dituri në shumë lëmi të jurisprodencës Islame,sidomos në atë të Medh’hebit Hanefi.
Shqipëria në atë kohë ishte nën mbretërin dhe sundimin e mbretit: Ahmet Zogu.
Për shkak të rexhimit rebelantë Zogas,Haxhi Nuhi dhe shumë shërbyes fetar sikur ai nga dijetarët dhe imamët,nuk i mbeti rrugëdalje tjetër vetëm se ta zgjedh rrugën e emigrimit, nga vendi i tij i dashur Shkodër,për në vend tjetër ku mund të gëzonte lirinë e praktimit të fesë së Allahut, duke patur në hatër se dera e emigrimit është e hapur në raste specifike sikur kjo,me çrast ku dihet se të njëjtën gjë që e kishte bërë edhe Pejgamberi alejhis-selam me shokët e tij,ku ishin larguar nga Meka vetëm për hirë të Fytyrës së Allahut dhe kënaqësis së Tij duke marrë udhën për në Medine,enkas që t'ju lehtësohej adhurimi i vetëm i Zotit, duke lënë pas vetës së tyre mbarë pasurinë dhe familjen e tyre që kishin..
Kështu vendosi edhe Haxhi Nuh Nexhati,sikurse edhe shumë familje tjera.
Emigrimi i familjes së tij
Problemi kryesor ishte se për ku do të merrnin rrugën e shpërnguljes, së pari u nisën për në Istambull, mirëpo pas një kohe Haxhi Nuhit nuk iu përshtati edhe pse aty kishte mbaruar fakultetin e Jurispodencës Islame,ai vendosi që të niset për në Damask në kryeqytetin e Sirisë së sotme.

Vendqëndrimi në Damask
Pasi që i tejkaluan të gjitha peripetit e vuajtjeve dhe rrugës së gjatë,ata u vendosën në Damask,ku dihet se askush prej antarëve të familjes së tij nuk ishin në gjende të komunikonin gjuhën arabe përveç babait të tyre, Haxhi Nuhit.
Haxhi Nuhi vendosi që djemve të tij t'ia mësonte gjuhën arabe,e pastaj të vazhdonin shkollimin e më tutjeshëm të shkencave Islame.
Muhammed Nasiruddin Albani filloi t’i vazhdojë mësimet në shkollën e mesme,ai qysh në fillim të kërkimit të dijes dallohej me zgjuarësi, ishte njëri ndër më të mirët në klasë,e në veçanti në rregullat e gjuhës arabe .
Arabët e urrenin çdo të huaj jashtë rrethit tyre siç ishte edhe Muhammed Nasiruddin Albani,sidomos kur ky i huaj ishte më i mirë se ata në shkollë,andaj edhe nuk ishte për tu quditur t'mos shiqohej si dashamirës.
Këtë e ka dëshmuar edhe vet Imam Albani me gojën e tij kur tregon:Një ditë prej ditëve përderisa ishim në klasë,në orën e gramatikës arabe,- gjithë herë Albanin profesori e pyeste të fundit si nënçmim sepse ishte i huaj-,profesori u shtroi një pyetje gjithë nxënësve, por asnjëri prej tyre nuk u përgjigj,e doemos erdhi radha Albanit, ai u përgjigj në mënyrën më të mirë ku dhe mahniti profesorin,me ç'rast profesori iu drejtua nxënësve arab:"si nuk keni turp që një i huaj si Muhammed Nasiruddin Albani të jetë më i miri ndër ju në klasë".

Gjuhën arabe e kishte obligim ta fliste në rrugë, ndërsa në shtëpi ishte i detyruar nga babai i tij ta fliste gjuhën shqipe.
Imam Albani mu kur filloi thirrjen muslimanëve që të kapen për Kuranin, Sunnetin dhe veprën e Sahabëve, ashtu sikur na urdhëron Allahu në shumë vende në Kuranin Fisnik vërejmë se thirrja e tij nuk qe i mirëpritur,sidomos nga ana e Sufive-Dervishve dhe fanatikëve Medh'hebor.
Mirëpo falë Zotit për shkak të urtësis së madhe që ia kishte dhuruar Allahu Imam Albanit,arrriti t'i përfitoj zemrat e shumicës së muslimanve,ai dallohej nga të gjithë, si në metodën e davetit-thirrjës, ashtu edhe në dituri dhe moral të lartë.
Përveç të tjerash Imam Albani pati probleme edhe me autoritetet e atëhershme qeveritare,ku edhe u burgos. ثshtë me rendësi të cekim se Imam Albani u burgos në të njëjtin burg ku ishte burgosur edhe Shejhul Islam Ibën Tejmijeh-Allahu e mëshiroftë.
Tregohet se kur Ibën Tejmijeh kishte qenë në burg,ai kishte arritur me anë të thirrjes së tij të mirëfilltë që të tubojë një xhematë të pa parapar për ta falur namazet me xhematë,njëashtu edhe namazin e Xhumasë, pas vdekjes së Ibën Tejmijes kjo thirrje ishte ndërprerë për ta ringjallur ringjallësi tjetër i Sunnetit Imam Nasiruddin Albani.
Përveç thirrjes nëpër xhamia Imam Albani kishte edhe mësime private me nxënësit e tij, prej tyre kishte shumë arsimtarë që kishin dëshirë ta njohin rrugën e vërtetë të Muhammedit alejhis-selam,gjegjësisht pasimin e Kuranit dhe Sunnetit.
Kjo dituri ishte nga puna e palodhur e tij prej 8 orë deri 12 orë në ditë, në biblotekën “Edh-Dhahirijeh” në Damask.
Kështu që një ditë prej ditësh studentët u ankuan tek drejtori i biblotekës se nuk kanë vend të mjaftueshëm për mësime sepse Albani po e okupon një tavolinë me katër ulëse, që don të thotë se në atë tavolinë nuk kishte vend sepse ishte e mbushur përplot me libra.
Librin e parë që filloi ta punojë në hadith ishte libri “Ihja ulum-udin"të Gazalit,si dhe shume libra tjerë, pastaj kërkoi nga drejtori i biblotekës së Damaskut që t’ia ipte një dhomë të posaçme që të punojë në lëminë e tij që kishte në hadith, si shkas që të futet në fakultet si profesor.
Pas kësaj ai punësohet si profesor në Fakultetin e Sheriatit në Damask, për një kohë të shkurtë jep mësim në këtë fakultet, më pas i vie ftesa për mësim në Universitetin Islamik në Medine.
Në atë kohë drejtor i Universitetit ishte Muhamed Ibrahim Al-shejh,njëherit që shërbente edhe si myfti në Arabin Saudite, ku kërkon nga Imam Albani që të jep lëndën e hadithit dhe fikhun.
Në Universitetin Islamik në Medine,Imam Albani jep mësim tri vite me rradh në hadith dhe fikh,duke dhënë tërë mundin maksimal që e kishte,për t'ju spjeguar me sinqeritet nxënësve atë që e kërkonin.
Imam Albani dhe studentët ishin si shokë në mes vete, kurrë nuk kishte pushuar gjatë pushimit të orëve, por kjo kohë e shkurtër shfrytzohej për pyetje dhe përgjegjje nga ana studentëve të interesuar,andaj edhe u thoshte: se ky është mësimi më i vërtetë, d.m.th: spjegimi jashtë orarit mësimor..
Raportet mes Imam Albanit dhe studentëve të tij ishin si shokë e kolegë,e kursesi si profesor-student, kjo tregon se Imam Albani, gjatë shkuarjes në shtëpi i mirrte studentët me automjetin e tij dhe i dërgonte në xhamin e Pejgamberit alejhis-selam ose ku kishin për të shkuar, sa që tregon se një ditë prej ditëve ishte futur në një zyre për të kryer një punë dhe kishte lënë automjetin aty afër, kur kthehet nga zyrja e sheh se automjeti ishte mbushur me studentë që dëshironin të shkonin me të në xhami apo në qytet, Imam Albanit nuk i pengonte kjo gjë por përkundrazi i merrte dhe i sillte aty ku deshironin ata, kur kthehej në mëngjes për në fakultet studentët e pritnin tek hyrja e fakultetit për ta pyetur ndonjë pyetje.
Në Medine Imam Albani mbetet vetëm tri vite, ku më pas kthehet në Damask.


Emigrimet e shumta të Imam Albanit

I Lartëmadhëruar është Allahu që sprovon robërit e Tij me shumë gjëra,qofshin ata edhe Pejgamber, Sahabe, Dijetar,poashtu edhe Imam Albani që nga fëmijëria u sprovua me sprova të ndryshme,e prej tyre shumë emigrime në shumë toka arabe derisa në fund u vendos në Jordani dhe aty vdiq.
Allahu thotë në Kuran:
”A menduan njerëzit të thonë:“Ne kemi besuar;e të mos vihen në sprovë”.2
Dhe në ajetin tjetër thotë:
”Po ju a menduat se do të hyni në xhennet pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i Dërguari thoshte, edhe ata që kishin besuar me të:”Kur do të jetë ndihma e Allahut? (Ju erdhi ndihma), Vërtetë, ndihma Allahut është afër”.3
Në ditët e para të Ramazanit të vitit 1400 hixhrij-1980, Muhammed Nasiruddin Albani u vendos në Amman (Kryeqyteti i Jordanis)me familjen e tij, ku fillon me ndërtimin e një shtëpie të vogël për jetesë, mirëpo brenga e tij ishte se si t’i sjellte librat që i posedonte.
Posa u vendos në shtëpi, pas një mundi dhe një mori sprovash e sëmundjesh,kërkuesit e diturisë kërkuan nga ai që t’ju mbajë ligjerata. Vendosi që një herë në javë t’ju mbante ders në një shtëpi të një vëllau musliman që e kishte njohur Imam Albani më herët. Ai tregon se për çdo muaj Imami kishte shkuar në Amman ku qe përgjegjur pyetjeve të shumta të nxënësve duke ju mbajtur nga një ligjeratë të shkurtër.
Për çdo të Enjte pas namazit të akshamit u shpjegonte nxënësve më të afërt hadithe nga libri:”Rijadus-Salihin”të Imam Neveviut”si dhe pas çdo ligjërate u përgjigjej pyetjeve që kishin nxënësit.
Thotë Imam Albani: Kur u përgatita të mbaj dersin e tretë me radhë më erdhën e më thane: ti nuk ke vend këtu dhe largohu menjëherë nga Ammani për në Damask.
Mbeta pa shtëpi derisa arrita në mbrëmje në Damask të mërkurën më 19 sheval të vitit 1401h-1981.
Nuk më mbeti rrugëdalje tjetër vetëm se të fali namaz Istihare e të kërkoj nga Allahu zgjidhje tjetër, vendosa që të udhëtoj për në Bejrut aty kisha një mik të hershëm.
Në Bejrut kishte mbetur për një kohë të shkurtër dhe përsëri merr rrugën e largimit nga Bejruti për në Emirate ku kishte disa miq të afërt, pasues të Sunnetit.
Përsëri nga Emiratet largohet për në Amman me ndihmën e Allahut dhe vendoset me familje.
Fillon mësimet në biblotekën e vet që e kishte në shtëpi në lëminë e hadithit, mirëpo ishte i kushtëzuar nga shteti që mos të jepte derse nëpër xhamia por të mbetet në shtëpinë e vet.
Mirëpo edhe në shtëpi i mësonte nxënësit e tij që i kishte, madje disa kishin përcjellur mësimet e Imam Albanit që kur jetonte në Damask.
Imam Albani në Amman kaloi një jetë të mirë,e të qetë,bëri punën më të madhe në lëminë e vet që kishte në hadith,shkroi librat më volumunoze.
Imam Albani fitoi çmimin Nobel në shkencën e Hadithit, u shpërblye për shërbimet e tij me një shumë të madhe të parave nga mbreti i Arabis Saudite.
Erdhi koha kur Imam Albanit iu dobësohet shëndeti, mirëpo ai prap nuk është ndalur kurrë nga puna e tij në shkencën e hadithit, sa që tregon djali i tij se Imami edhe pse ishte shumë i sëmurë nuk është ndalur nga leximi e shkrimi, kërkonte nga djali i tij duke i thënë:” afroma këtë libër,e atë libër, lexo këtu, e lexo aty, shkruaj këtë,e shkruaj atë”.
Nga kjo shohim se me të vërtetë ishte i sinqertë në punën e tij dhe dëshiroi që emanetin ta çonte në vend ashtu siç ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij Muhamedi alejhis-selam, ku lusim Allahun që ta shpërblej për punën dhe mundin që dhuroi në shërbimin e fesë së Tij.
Sëmudja filloi ta dobësojë dukshëm shëndetin e Imam Albanit,sa që me datën 10.02.1999 ditë e shtunë në spitalin e Ammanit “Shumejsan” në kohën e akshamit ndërroi jetë Muhadithi i këtij shekullit Imami i Sunnetit Muhammed Nasiruddin Albani, Allahu e shpërbleftë dhe e takoftë më të dashurin e tij Muhammedin alejhis-selam në Xhennetin Firdevsul A'la.

Porosia e Imam Albanit për të gjithë muslimanët

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë.
Kërkojmë mbrojtje nga Allahu, prej cytjeve të shejtanit dhe veprave tona të liga. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e lajthit dhe atë të cilin Allahu e largon nga rruga e vërtetë,s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Vetëm dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij.
I porosis të gjithë muslimanët në fytyrën e tokës, e posaçërisht vëllezërit tanë të cilët janë në të njejtin rrugë sikur ne në predikmin e Islamit,predikimit të bekuar,në pajtim me Kuran, Sunnet dhe metodologjisë së të parëve tanë të sinqertë.
Duke e këshilluar së pari vetën dhe gjithë juve me frikërespekt ndaj Allahut dhe kërkim të diturisë së shëndosh, sikur që thotë edhe Allahu:”Frikësojuni vetëm Allahut,e Allahu t'ju mëson” , të njohim dijen e sinqertë dhe ta shpërndajm atë ndër ne, mos t'largohemi nga Kurani dhe Sunneti si dhe nga rruga e të parëve tanë të sinqertë.
Të bashkohemi sa më shumë në rrugën e thirrjes me këtë dituri, në mënyrë që dituria mos të jetë argument kundër neve, por të jetë argument për ne, ditën kur nuk bën dobi as pasuria e as fëmijët, vetëm se kush i paraqitet Allahut me zemër të pastërt.
Pastaj ju këshilloj që të mos bashkoheni me ata të cilët janë larguar nga rruga e Selefit në shumë pikëpamje, sidomos me ata që i bashkon fjala ”dalje” thirrje kundër muslimanëve, mirëpo t’i këshillojmë dhe t’i urdhërojmë ata në atë që ka urdhëruar Pejgamberi alejhis-selam në hadithin e vërtetë: "Bëhuni robër të Allahut ashtu si ju ka hije vëllezër".
Sikur që kam thënë edhe më herët , përsëris prapë se në përkujtim ka dobi, duhet të tregohemi të butë gjatë thirrjes së atyre të cilët na kundërshtojnë, me qëllim që të bashkohemi (në pajtim) me fjalën e Allahut të Lartësuar gjithmonë dhe pandërprerë:”Ti (Muhammed) thirrë për në rugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë dhe polemizo me ta (kundërshtarët) me atë që është më së miri”.
Nëse dikush meriton të përdorë më së shumti butësin janë ata që thërrasin në pajtim me parimet e besimit dhe metodologjis sonë, me qëllim që mos të bashkojmë mes thirrjes në të vërtetën që Allahu na ka dhuruar me mirësin e Tij dhe metodës brutale,e të keqe në thirrje tek Allahu i Lartësuar.
Lus vëllezërit tanë kudo që gjinden në vendet Islame të pajisen me edukatë Islame , kështu që qëllim primar dhe esencial i veprimtaris sonë të jetë arritja e kënaqësis së Allahut të Lartësuar, të mos kërkojmë nga kjo shpërblim dhe falënderim nga njerëzit, shpresoi se kaq mjafton.
Falënderimi i qoftë Allahut,Zotit të Botrave.

Porosia e fundit drejtuar familjes së tij
Porosis gruan, fëmijët,shokët dhe çdo njërin që më do mua që sapo të ndëgjojnë për vdekjen time,të kërkojnë falje dhe mëshirë nga Allahu për mua, mos të qajnë e të më vajtojnë me zë të lartë.
Të shpejtojnë varrimin tim dhe mos të lajmërojnë nga të afërmit, vëllezërit,vetëm ata që duhet të vijnë për përgaditjen e xhenazës sime,xhenazën time dua ta pastrojë fqiu dhe shoku im i sinqertë –Izzet Hidër Ebu Abdullahu- dhe kë ai dëshiron ta zgjedh që t'i ndihmojë për pastrimin tim.
Të zgjedhin vendin e varrimit tim sa më afër shtëpis sime,në mënyrë që mos të detyrohen dashamirët të më vendosin në automjete dhe të jetë varri im në ndonjë varrezë të vjetër që mendohet se nuk prishet.
Kur të vdes,ata që janë mbrenda vendit, të mos i lajmërojnë ata që janë jashtë vendit, qofshin ata edhe fëmijët e mi,kjo si mirësi ndaj tyre dhe tjerëve,le t'i lajmërojnë ata pas varrimin tim në mënyrë që mos të mërziten,e deria të vijnë kjo të ma pengojë shpejtimin e varrimit tim.
Lus Allahun që ta takojë Atë, e Ai t'mi ketë falur mëkatet e mia.
Porosis të gjitha librat e mia, qofshin ato të botuara apo ato që janë dorëshkrime nga dora ime,t’i dërgoni në Universitetin Islamik në Medinen e Pejgamberit, për arsye se nga ajo kam kujtime të mira kur isha atje si mësimdhënës dhe thirrës sipas Librit të Allahut, dhe Sunnetit të Muhammedit alejhis-selam,në pajtim me të kuptuarit e të parëve tanë të mirë- selefit.
Duke kërkuar nga Allahu që ato libra t’ju sjellin dobi atyre ashtu si u kishte sjellë dobi edhe pronarit të tyre,e mos t'më harrojnë t'i luten Allahut për mua në lutjet e sinqerta të tyre.
Varrimi i tij
Varrimi i tij u bë në ditën e shtunë, pas faljes së namazit të jacisë.
Namazi iu fal me nëntë tekbire edhe pse nuk ishte shpallur vdekja e tij,prezent në namazin e xhenazës dhe varrimit të tij ishin mbi 5000 njerëz.
Dijetari i njohur, Muhamed Salih El Uthejmini,të nesërmen ndëgjoi për vdekjen e Imam Albanit, bëri thirrje, në shtëpin e Imam Albanit që të njoftohet për ditën e varrimit të tij, me ç'rast u ballafaqua me përgjegjjen e papritur të familjes së tij se Imam Albani ishte varrosur dje,atëherë shejh Uthejmini tha:"Elhamdulilah, jeta e tij ishte ringjallje e Sunnetit,Allahu ia mundësoi që edhe vdekja e tij të jetë ringjallje e Sunnetit",dmth shpejtimi i varrimit.
Të mos harrojmë se në këtë mënyrë Pejgamberi alejhis-selam kishte varrosur edhe vajzën e tij, kështu ishte varrosur edhe Ebu Bekri radijAllahuanhu, Ajsheja radijAllahu anha, si dhe shumë Sahabe tjerë dhe dijetarë të selefit.


Librat dhe punimet e tij

Bota islame është dëshmitare e librave, punimeve dhe hulumtimeve të tij shkencore në shumë fusha Islame si:Hadith,Fikh,Tefsir,Gjuhë Arabe,etj.
Vetëm një vështrim i vogël në librat e tij,shpalon sheshazi diturin e pastërt të Imam Albanit dhe sinqeritetin e tij.
Nëse don të bindesh për këtë,atëherë udhëto nëpër botë e shiqo se si Imam Albani është prezent në çdo librari,ligjeratë,xhami me:librat,fetvat,verifikimet e tij të haditheve,po thuaj nuk ka hadith që në fund mos të citohet emri i tij:"vërtetoi Albani,dobësoi Albani" madje librat e tij gjinden edhe në rafet e biblotekave të atyre që kanë urrejtur Imam Albanin.
Librat e tij janë shumë,e që nuk është vendi t'i përmendim këtu tani,por dua të përmendi vetëm fjalën e shejh Rebi Ibën Hadi El Med’hali-ut, Allahu e ruajtë për Imam Albanin:
"Ishte biblotekë në veti me dijen gjithpërfshirëse që posedonte ,për momentin as shtetet me institucionet e tyre nuk kan mundësi t'i dhurojnë Islamit dije sikur ai dhe çdo kush që shkruan tani në shkencën e hadithit nuk mund të pavarësohet nga dija e tij".
Ka thënë gjithashtu:"Për fat keq iu është bërë zullum këtij njeriu,ngase arabët nuk ia ditën vlerat dhe meritat e tij,njeriu që Allahu e barti nga zemra e Evropës në tokat arabe,në veçanti në biblotekën Dhahirijjeh të Damaskut,bibloteka më e madhe e Lindjes duke qëndruar në të 60 vite në shërbim të Islamit.4
Imam Albani ka shumë shkrime e punime në librat e dijetarëve të hershëm, disa janë botuar e disa ende jo.
Shumë pak nga librat e Imam Albanit janë të përkthyra në gjuhën shqipe, mirëpo kemi shpresë që në të ardhmën e afërt shumë shpejtë do të pasurohen librarit shqipe edhe nga kjo mangësi.


Ligjeratat e tij të inçizuara në kaseta
Sipas informatave të ardhura nga Muhamed Ebu Ahmed Ebu Lejla El-etheri ka mbi pesëmijë kaseta të inçizuara, me përmbajtje të ndryshme qofshin ato ligjërata, dialogje me dijetarë tjerë, pyetje e përgjegjëje , tregime mbi Sahabët, tregime mbi Pejgamberët alejhimus-selam besimit dhe medotës së tyre në thirrje,rregulla nga hadithet për xhihadin ,demantim i mendimeve të grupacioneve të shumta bashkohore si: Sururitë-Havarixhët bashkëkohorë,etj.
Përgëzojmë të gjithë dashamirët e Albanit dashamirët e Sunnetit,nga nxënësit e dijes dhe hoxhallarët se këto ligjërata kanë filluar të shkruhen e të përmbledhen të gjitha fetvat e Imam Albanit në vëllime të shumta, duke kërkuar nga Allahu t'a lehtësojë botimin e tyre sa më shpejtë.
Imam Albani ishte dhe mbeti thirrës i denjtë në rrugën e Allahut të Lartësuar me një mendjeprehtësi gjatë tërë jetës së tij. Thirrja e tij qe bazuar mbi metodologjinë:" dëllirje dhe edukim".
Ajo qe ndërtuar mbi dituri dhe kultivim si një mësues bujar dhe edukatoro besnik.
Ai ua mësoi të tjerëve shumë gjëra si: besimin,metodologjinë e thirrjes, sjelljen, moralin, karakterin e lartë dhe zemrën e butë.

Nxënësit e Imam Albanit
Nxënësit e Imam Albanit ,qofshin ata që morrën dituri nga ai sa ishte profesor në Universitetin Islamik të Medines, apo në tubimet e tij shkencore,ose ata që përfituan nga të lexuarit e librave të tij –janë shumë, në të gjitha anët e botës,nxënës këta për momentin që janë duke përhapur dituri autentike, thirrje në metodën e pastërt me bindje dhe qëndrueshmëri
Falënderimi i qoftë Allahut që Imam Albanit i dhuroi nxënës të cilët edhe më tutje vazhduan metodën e tij me besnikëri ku dhe themeluan Qendrën Islame në Jordani me emrin e tij“Merkezul-Imamul-Albani” “Qendra Imam Albani”, me seli në Amman të Jordanis.
Pët ta kuptuar më mirë se kush ishte Imam Albani-Allahu e mëshiroftë-,atëherë lexo me vëmendje.


Deklarimet e dijtarëve Islam për Imam Muhammed Nasiruddin Albanin
(Allahu e mëshiroftë)


Këto janë disa deklarime të dijetarëve më të mëdhenjë të këtij shekulli që dëshmojnë sheshazi për pastërtin e besimit të Imam Muhammed Nasiruddin Albanit -Allahu e mëshiroftë-, dhe për korrektësin e metodologjisë së tij,diturinë e thellë,dëshirën dhe ambicien e madhe për mbrojtjen e Sunnetit,përhapjen e tij,si dhe luftimin e së kotës,pasuesve të bidatit dhe epsharakve të devijuar.
Dhe ja ç'kan thënë dijetarët për të:
"I njohur me dije,vyrtyte të larta dhe madhërim të Sunnetit të Muhammedit alejhisselam dhe shërbyes i denjë i tij,mbrojtës i medh-hebit të Ehli Sunnetit dhe Xhematit".5
"Ishte biblotekë në veti me dijen gjithpërfshirëse që posedonte ,për momentin nuk kan mundësi as shtetet me institucionet e tyre t'i dhurojnë Islamit dije sikur ai dhe çdo kush që shkruan tani në shkencën e hadithit nuk mund të pavarësohet nga dija e tij".6
Ka thënë gjithashtu:"Për fat keq iu është zullum këtij njeriu ngase arabët nuk ia ditën vlerat dhe meritat e tij,njeriu që Allahu e barti nga zemra e Evropës në tokat arabe,në veçanti në biblotekën Dhahirijjeh të Damaskut,bibloteka më e madhe e Lindjes duke qëndruar në të 60 vite në shërbim të Islamit.7
Ka thënë gjithashtu:"Dijetarë me plotë kuptimin e fjalës si në hadith dhe shkencat e saja,po ashtu edhe në fikh me kuptimin e të parëve tanë,nuk fletë kundër tij përveç pasuesit e tekave dhe bidateve.
Ne kemi lidhmëri të fortë me Imam Albanin,ngase ajo që na lidhë neve me të është përputhshmëria me të në akide dhe menhexh,enkas për këtë arsye ne e nderojmë dhe e respektojmë shumë Imamin,ngase ai ishte mbrojtës i së vërtetës duke zbuluar devijimet e bidatgjinjve,e nuk është për qudi që pasuesit e bidatit terësisht të flasin kundër tij".
Dijetar me largëpamësi të madhe dije gjithpërfshirëse,bindës i fortë,shumë ambicioz në shërbimin e sunnetit dhe luftimin e bidatit,ngjallës i Sunnetit në jetën e tij dhe pas vdekjes.8
Ka thënë gjithashtu:"Dijetarë i madh i Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe mbrojtës i kësaj rruge,Imam i hadithit,nuk njohim njeri në këtë shekull që mund ta tejkaloi në dije,mirëpo disa njerëz- lusim Allahun mos t'na sprovoi- ziliqar,me zemra të sëmuara ,kur shohin pranimin e tij nga masa e gjerë,akuzojnë me gjëra që nuk i përkasin,sikur hipokritët që përqeshin besimtarët kur ata japin sadaka pak apo shumë.
Ne Albanin e njohim nëpërmjet librave të tij dhe disa takimeve me të,ai posedon akide selefite dhe menhexh të pastërt dhe të drejtë.
ثshtë fatkeqësi se disa njerëz tentojnë zhytjen e robërve të Allahut në mosbesim-kufër me gjëra që Allahu nuk e ka konsideruar kufr,duke pretenduar më pas se kush nuk përkrah tekfirin e tij,ai është murxhi;kjo është gënjeshtër,shpifje.
Andaj mos i ndëgjoni këto pa marrë parasyh se nga kush rrjedhin".
"Nuk armiqëson Imam Muhammed Nasiruddin Albanin dhe dijen e tij,përveçse një pasues i bidatit epsharak i devijuar,të tillët janë mu ata që urrejnë Ehli Sunnetin dhe largojnë njerëzit prej saj","Ne vazhdimisht jemi duke shtuar dijen me librat e Imam Albanit".9
Pasues i Sunnetit.,mbrojtës i tij, luftues i së kotës.10
"اdo armiqësi ndaj Albanit është armiqësi ndaj Sunnetit".11
"Nuk njoh nën kupën e qiellit të kësaj bote dijetarë më të madhë sikur Shejh Albani".12
Ndërsa kur është pyetur për hadithin:
"Vërtetë Allahu në krye të çdo shekulli dërgon një njeri që ua ripërtrin njerëzve fenë e tyre"(Hadith Sahih); se kush është ripërtrirësi i fesë në këtë shekull?
U përgjigj:Sipas mendimit tim Shejh Muhammed Nasiruddin Albani është ripërtirësi i fesë në këtë shekull ,Allahu A'lem."
"Shejh Muhammed Nasiruddin Albani është prej vëllezërve tanë të vaçant,besnik.i njohur me dije dhe vyrtyte te larta,përkushtues i denjë në shërbimin e Sunnetit si në saktësimin e haditheve,po ashtu edhe në dobësimin e tyre".
"Pasues i Sunnetit,dashamirës dhe mbrojtës i tij".13
"Trimfues i Sunnetit,mbrojtës i Sunnetit,thirrësi i Sunnetit,mësues i Sunnetit,muxhahid i përhapjes së Sunnetit;i dhuroftë Allahu çdo sukses dhe mirësi".14
"Nuk ka dyshim se vdekja e Albanit është fatkeqësi e madhe për botën,ishte yll i këtij ummeti dhe muhaddith i tij,Allahu nëpërmjet tij e mbrojti këtë fe dhe e përhapi Sunnetin".15



Parathënia

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetës dhe veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të adhuruar me të drejtë dhe më meritor t përveç Allahut , i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, kini frikë Allahun, me një frikë të denjë, dhe mos vdisni ndryshe pos duke qenë muslimanë!".16
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një njeriu, dhe nga ai krijoi palën e saj, e prej atyre dyve Ai shtoi shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju". 17

"O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira dhe jua shlyen mëkatet. Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh". 18
Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë,është udhëzimi i Muhammedit,alejhis-selam, veprat më të këqija,janë gjërat e shpikura në fe, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Në vazhdim themi:
Qysh herët(nga dijetarët)është përkufizuar se:"Thëniet e Selefit ishin pak,por me shumë begati-bereqet ,kurse thëniet e të më vonshmëve(halefit)me shumë fjalë,por me pak begati.19
Pa dyshim se të gjitha thëniet e prijësve tanë,pasuesve të ethereve,dijetarëve të selefit ,ishin të ngrituara mbi këtë bazë gjithpërfshirëse;Ajo ishte e paktë, por përfshirëse,prehëse,relaksuese.
Në të njejtën kohë nuk ishin as llomotitje fjalësh, zgjime emocionesh,apo vlim ndjenjash !!
Edhe pse kjo metodë e këtyre njerëzve-në ditët e sotme- ndoshta është shumë më e pranuar në zemrat e popullatës së përgjithshme dhe rrugë më e shkurtër deri tek arritja e kënaqësis së tyre në grumbullimin e pasuesve !!
Mirëpo,kjo rrugë kursesi nuk do të jetë e vazhdueshme dhe afatgjate, nuk do të çojë as deri në stabilitet apo vendosshmëri.
Kështu që e vërteta dhe metoda e saj do të mbetet gjithëherë e fituar dhe e triumfuar,ashtu siç ka thënë Allahu:
" Për sa i përket shkumës, ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë".20
Duke u nisur nga ky kënd bazuar në ketë metodë të qëlluar:
Kam nderin t'ia paraqes vëllëzërve musliman në lindje dhe perëndim këtë libër shkencor,shumë të dobishëm të dijetarit tonë të madh,Imamit dhe Muhaddithit Muhamed Nasirudin Albanit-e përfshiftë Allahu me mëshirën e tij-.
Esenca e këtij libri është një ligjëratë shkencore metodologjike e mbajtur nga Imami jonë,në qytetin Mefrak, të Jordanis.
Duke patur në hatër dobitë dhe urtësit e shumta që përmbanë kjo ligjeratë,vendosa publikimin e tij ,në mënyrë që të plotësohet e mira e tij dhe të trasohen gjurmët e tij.
Në veçanti kjo ligjeratë ka përfshirë edhe sqarim të hollësishëm të bazave të thirrjes selefite,shtyllat dhe definimet e saja metodologjike.
E ne jemi shumë të nevojshëm për këto sqarime, sidomos në ditët e sotme kur shohim sheshazi padrejtësitë e qëllimta dhe të shumta që ua mveshin thirrjes selefite, dijetarëve dhe thirrësve të saj.
Ndoshta akuzuesit kthehen…
Ndoshta të lëkundurit binden…
Ndoshta të dyshuarit vetdijsohen…
Ndoshta të sinqertit përforcohen..
Ndoshta të maskuarit zbulohen…
Shumë rëndësi të madhe i kam kushtuar këtij libri ,- falënderimi qoftë për Allahun,- si në korrektësimin e tij, sqarimin, transmetimin e haditheve dhe kontrollimin përfundimtar të saj.
Duke përmirësuar dhe kompletuar kuptimin e disa shprehjeve dhe fjalëve edhe pse këto ishin të pakta Elhamdulil-lah.
Lus Allahun ta përfshijë mësuesin ton,Imam Albanin me mëshirë dhe falje..
Kurse punën time t'ma pranoi,t'më drejtoi kah e vërteta dhe t'mi përfundoi veprat me të mira.

"E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për Allahun".
21
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të Dërguarin tonë Muhamedin alejhis-selam,familjen shokët dhe pasuesit e tij në përgjithësi.
Lutja jonë e fundit, është :Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve.


Shkruar nga:
Ali ibën Hasen ibën Ali ibën AbdulHamid El Halebi El Etheri..
9/Rexheb/1428 h..


Fjalimi i mirëseardhur për Imam Albanin


Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.
Në vazhdim
Vërtet, Allahu i Lartësuar na ka begatuar ne me mirësin e besimit,kurse këtë ummet me dijetarë, të cilët Allahu i nderoi me dije,me qëllim që t’jua ndriçojnë njerëzve rrugën drejtë Allahut dhe adhurimit të Tij të vetëm.
Padyshim se këta janë trashëgimtarët e Pejgamberëve.
Qëllimi i ardhjes sonë në këtë vend fillimisht është arritja e kënaqësis së Allahut –in sha Allah-me shpresë që kjo të mbetët kështu përgjithmonë. Së dyti; për të kërkuar dituri,rruga më shkurtë kjo,e cila shpie drejt kënaqësis së Tij.
Betohem në Allahun se jemi duke përjetuar çaste të këndshme, kur dihet se në mesin tonë sot kemi Imamin, dijetarin dhe profesorin tonë të madh; Muhamed Nasirudin Albanin, Allahu e ruajtë!
E përshëndesim ne dhe mbarë nxënësit te dijes -të përmalluar për këtë takim- me mirëseardhje të përzemërt Imamin tonë të nderuar.
Mos na shihni për të madhe se të gjithë ne jemi të etur dhe të përmalluar qysh moti të ndëgjojmë diç nga margaritarët e çmuar nga dija dhe urtësit e saj.
Tani le të ndëgjojmë nga dija që Allahu i dhuroi Shejhut.
Më pas kur të mbarojmë apo të mbaron shejhu ynë do të ketë hapsirë edhe për pyetje,me kushtë që pyetjet të jenë të shkruara dhe fletat do të jenë të mjaftueshme inshaAllahu.
اaste të ëmbëla kalofshit, -e përsëris- mirëse na vjen Shejhu jonë i nderuar.

Thirrja jonë


Falënderimi i takon Allahut,Atij i shprehim falënderimet dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje.
Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetëvetës dhe veprave tona.
Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe, kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meroton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut , i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
E në vazhdim themi:

Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë,është udhëzimi i Muhammedit,alejhis-selam dhe se veprat më të shëmtuara janë shpikjet në Fe; çdo shpikje është bidat, çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.
1.Falënderimi dhe Modestia
Falënderoj vëllaun për fjalët dhe lavdatat e tij ndaj meje.
Kurse mua nuk më mbeti gjë,pos pasimit të fjalëve të halifës së parë,të sinqertit më të madh të këtij ummeti; Ebu Bekër Es Siddikut -Allahu qoftë i kënaqur me të-, që zavendësoi të Dërguarin alejhis-selam në post, ishte më i drejti dhe i pari që erdhi pas tij.Ky halife që kur e ndëgjonte dikë duke e lavdëruar atë -edhe pse unë mendoi se kjo lavdatë është e tepërt sa të ketë famë të lartë i lavdëruari-me gjithë nderin dhe gradën e lartë që posedonte si Halife i të dërguarit të Allahut dhe që meritonte me plotë të drejtë lavdërimi,por22përsëri ai me një modesti të madhe që kishte,thoshte: “O Allahu im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët(e njerëzve)që thonë për mua, më bën mua edhe më të mirë se sa që ata mendojnë, dhe fali gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë!”23
Këtë e thoshte Ebu Bekër i sinqerti, e ç'farë na mbetet ne që të themi pas tij?
Duke mos anashkaluar këtë traditë të tij edhe unë them:
" O Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët(e njerëzve) që thonë për mua, më bën më të mirë se sa që ata mendojnë, dhe fali gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë".
E vërtetë është dhe të vërtetën po e them; se unë nuk jam i përshkruari i sipërmendur , por në të vërtetë unë jam vetëm një nxënës i dijes dhe asgjë më tepër.
2.Obligushmëria e përcielljës së dituris
Dhe çdo nxënës i dijes, duhet të ketë parasysh fjalën e Pejgamberit alejhis-selam:
“Komunikoni prej meje qoftë edhe një ajet! Tregoni edhe prej të dhënave të bijve të Izraelit pa problem; por kushdo që gënjen për mua me vetëdije le të përgatisë ulësen e tij në zjarr“.24
Duke u mbështetur në këto fjalë dhe duke iu përgjigjur këtij teksti Pejgamberik dhe teksteve të tjera të cekura në librin e Allahut dhe në hadithet e të dërguarit të Allahut alejhis-selam, marrim kurajon t’u komunikojmë njerëzve atë që ndoshta nuk e dinë , kjo jo se njerëzit kanë respekt për ne dhe dojnë të na dëgjojnë atë që themi. Jo, çështja nuk është ashtu….
3.Dobësia e dijes në Ummet
Realiteti që ndiej nga mbrendësia ime dhe kur më vjen ndërmend një gjë e tillë,më kujtohet një shembull i vjetër,mjaft i njohur mes letrarëve: Me të vërtetë, bugathja në tokën tonë bëhet shqiponjë.25
Ndoshta ndonjëri nuk e di se qëllimi i kësaj fjale don të shprehë se bugathja është një zog i vogël dhe i pa rëndësishëm, por që shëndërrohet në shqiponjë tek njerëzit,për shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj!
Ky shembull është më se i përshtatshëm më shumë për ata njerëz të cilët thërrasin në të vërtetën ose jo, e që në sytë e njerëzve ata shihen si dijetar.
Por, Allahu e di më së miri se kjo tokë -për fat të keq- është zbrazur nga dijetarët. Të gjitha vendet islame i ka përfshirë kjo fatkeqësi përveç individëve të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetarë.
Këtë gjë mjaft mirë na e tregon edhe një hadith i saktë, të cilin e transmeton imam Buhariu në librin e tij të vërtetë26, hadith që transmetohet nga Abdullah Ibën Amër El- Asi i cili thotë: “I dërguari i Allahut na tha:
"Vërtetë, Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atë nga zemrat e dijetarëve, por e merr dijen duke marrë dijetarët(me vdekjen e tyre)–këtu është dëshmija- derisa të mos mbetet më dijetarë…
Atëherë njerëzit do të marrin koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të përgjigjen (japin fetva) pa dituri; do të humbasin vetveten dhe të tjerët.
4.Ngritja-zhdukja e dijes
Kur Allahu dëshiron që ta largojë dijen nga kjo tokë, nuk e largon atë nga gjoksat e njerëzve të ditur saqë këta njerëz të ditur të kthehen në injorant, sikur të mos kishin mësuar kurrë.
Jo! Kjo nuk është prej ligjit të Allahut të Lartë për robërit e tij, e posaqërisht robërit e sinqertë, që t'ua nxjerrë nga gjoksat e tyre dijen27 që fituan për hirë të Allahut ashtu siç ndëgjuam nga fjalimi hyrës- edhe pse në pika të shkurta- të vëllaut Allahu e shpërbleftë që tha se ky tubim ishte caktuar vetëm për kërkim të dijes.
5.Allahu Gjykuesi i Drejti
Allahu i Madhëruar është Gjykuesi i28 Drejti , dhe nuk e largon diturinë nga zemrat-gjoksat e dijetarëve të vërtetë në këtë mënyrë. Ligji i Allahut për këtë çështje ka rrjedhur mes krijesave të Tij në atë mënyrë që tua largojë diturinë njerëzve me largimin-vdekjen e dijetarëve.
Ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarëve, të Pejgamberëve dhe të dërguarve, Muhammedin alejhis-selam, derisa të mos mbetën më dijetarë e njerëzit të vënë në krye persona injorantë, të cilët do të pyeten dhe do të japin fetva-mendime pa dije dhe do të humbin vetvetën dhe të tjerët.
6.Ngritja me argumentet e Allahut
Nga ky fenomen nuk duhet të kuptojmë se Allahu i Madhëruar, do ta boshatis tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetarë që të jetë bartës i argumenteve të Allahut ndaj njerëzve29 , por kuptimi i drejtë i këtij hadithi është; sa më shumë rrjedh koha, aq më tepër pakësohet dituria (e fesë) derisa të mos mbetët në faqe të tokës askush që thotë: Allah, Allah.
Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është i saktë;
“Nuk do të bëhet kijameti përderisa në faqe të tokës ka (ende njerëz) që thonë: Allah, Allah“.30
Shumë prej atyre njerëzve që i përmend fundi i hadithit të mëparshëm: Se Allahu e largon diturinë duke marrë dijetarët:… derisa të mos mbetët dijetarë, dhe njerëzit të marrin koka injorante.
7. Rreziku i komentimit të Kuranit dhe Sunnetit sipas logjikës
Prej këtyre kokave janë edhe ata që e komentojnë Kuranin dhe Sunnetin me komente të kundërta nga ato të dijetarëve.
Nuk them vetëm të dijetarëve të hershëm, por gjithashtu edhe atyre të më vonshëm.31
Këta lloj njerëzish (sufijtë) bazohen me këtë hadith: Allah, Allah, për të aluduar se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e Allahut (dhikri) vetëm me këtë fjalë ; Allah, Allah.32
Të mos e gënjejë apo injorojë vetën ndonjëri, kushdo qoftë ai, kur dëgjon një hadith të tillë me këtë intërpretim.
E pashë të arsyeshme që qoftë edhe shkurtazi t’u rikujtoj vëllezërve se ky intërpretim është i pasaktë dhe i kotë.

8.Qartësimi dhe komentimi i Sunnetit me Sunnet
Së pari; sepse sqarimi i tij është bërë në një transmetim tjetër nga i dërguari i Allahut alejhis-selam.
Së dyti; Sikur ky koment të ishte i saktë, atëherë një gjë të tillë do ta kishin vepruar të parët tanë të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta! E përderisa nuk e kanë bërë, atëherë aludon mosaprovimin e tyre ndaj këtij komenti e rrjedhimisht pasaktësinë e tij.33
E si do të reagonin këta njerëz që bëjnë intërpretime të tilla të gabuara, kur të dëgjonin edhe transmetimin tjetër në të cilin, siç thuhet; vihet pika mbi “i”?! Imam Ahmedi e transmeton këtë hadith në Musnedin e tij34 me zinxhir transmetimi të saktë, me këto fjalë:
Nuk do të bëhet kijameti përderisa në tokë të ketë (nga ata) që thonë; nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin pos Allahut.
Pra ky është qëllimi i fjalës së përsëritur Allah, Allah, në transmetimin e parë.

9. Pakësimi i Dijetarëve
Realiteti tregon se bota sot, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që dikur mbushnin këtë tokë të gjerë me diturinë e tyre, dhe që e përhapnin atë në radhët e ummetit Islam, e sot mbeten ashtu siç e përshkruan edhe poeti ku thotë:
E kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë më të pakët se të paktit.35
Ne shpresojmë në Allahun e Madhëruar që Ai të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët me të vërtetë ndjekin dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre.36
Kjo është ajo që ne shpresojmë prej Allahut të Madhëruar; që të na bëjë prej atyre nxënësve që ndjekin atë rrugë për të cilën Pejgamberi alejhis-selam ka thënë:
Kush ndjek rrugë për të kërkuar dituri, ndjek me të Allahu një rrugë për (ta futur) në xhennet.37
10.Mirësitë e diturisë dhe pasuesve të saj
Ky hadith më jep mundësinë të flas për këtë dije, e cila përmendet shpesh në Kuran, siç është fjala e të Lartmadhëruarit:
“A janë të barabart ata që dinë me ata që nuk dinë?” . 38
Dhe përsëri fjala e Tij:
“Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe ata që kanë dije në grada (të larta). 39
Cila është pra kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës Allahu i lavdëron?
Përgjegjja:

Ashtu siç ka thënë: Imam Ibën Kajim El Xhevzijjeh40, nxënësi i Shejhul Islam Ibën Tejmijes: Dija është ç'farë ka thënë Allahu, ka thënë i dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabët…
11.ا'është dituria
Dituria pra; të definojmë nga fjalët e lartëpërmendura dhe nga ajo poezi e rendomtë nga poetët ngase poezia e dijetarëve41 dallon nga poezia e poetëve!.
Ky dijetarë dhe poet thotë:
Dituria është ç'ka thënë Allahu në rendin e parë,
Ka thënë i dërguari i Allahut në rendin e dytë,
Kanë thënë sahabët në rendin e tretë.
Pikërisht për këtë pikë të fundit unë do të flas në këtë mbrëmje të begatshme në dashtë Allahu.
Fjalët e Ibën Kajimit na kujtojnë një të vërtetë të rëndësishme, që për kaq kohë është mospërfillur e neglizhuar nga shumica e thirrësve që veprojnë sot në emër të thirrjes Islame.
Cila është kjo e vërtetë?
Dihet mjaft mirë tek të gjithë këta thirrës, se Islami bazohet tek libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të Allahut –alejhis-selam-, dhe që kjo është mëse e vërtetë, nuk ka pikë dyshimi. Porse ka mangësira!
Kjo mangësi kuptohet edhe nga fjalët e mëparshme të Ibën Kajjimit, kur përmendi pas Kuranit dhe Sunnetit edhe Sahabët: Dija është çfarë ka thënë Allahu, ka thënë i dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë sahabet…

12. Metoda e Sahabëve dhe Selefëve
Sot rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kuranin e Sunnetin edhe Sahabët.
Dhe ata, siç e dimë të gjithë, janë kreu i të parëve42, për pozitën e lartë të të cilëve kanë ardhur hadithe mutevatire me lavdata ndaj tyre si.p.sh thënja e të Dërguarit:"Njerëzit më të mirë janë brezi-gjenerata ime"43, e mos thuni si thonë shumica e thirrësëve " Brezi më i mirë".!!

13.Vërejtëje për shprehjen e Hadithit

Shprehja " Brezi më i mirë"44, nuk ka bazë në Sunnet.
Baza e tij është në dy koleksionet e vërteta e edhe në koleksione tjera dhe shprehja e vërtet e këtij hadithi është:
“Njerëzit më të mirë janë brezi im, e më pas ata që vijnë pas tyre, e më pas ata që vijnë pas tyre“.
Sahabët janë kreu i këtyre tre brezave, për të cilët është dëshmuar për mirësi. Imam Ibën Kajjim El Xhevzijjeh ia ka bashkangjitur sahabët Kuranit dhe Sunnetit. A është kjo bashkangjitje që ai i bëri Kuranit dhe Sunnetit; mendim ixhtihad, apo thjesht një mendim i gabuar. Kjo sepse çdo njeri mund të gabojë?!
Përgjigja për këtë është; jo. Ky nuk është një mendim e as ixhtihad që mundë të jetë i gabuar, por është i mbështetur në librin e Allahut dhe Suunetin e të dërguarit të Allahut –alejhis-selam-.
Nga Kurani, mund të përmendim fjalën e Allahut tonë në librin e Tij Famëlartë, ku thotë:
“E kush i kundërvihet të dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në xhehenem.Sa përfundim i keq është ai”. 45
“…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…”46
Nuk mjaftohet Zoti ynë në këtë ajet, -dhe nëse do ta bënte do të kishte të drejtë- duke thënë: “E kush i kundërvihet të dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur…" porse ;tha për një urtësi47 të madhe që ne tani po nisim ta shpjegojmë dhe ta qartësojmë.
Ai tha:
وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ
“…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…”48
“E kush i kundërvihet të dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në xhehenem.Sa përfundim i keq është ai”. 49
Shpresoj që ky ajet të ngulitet në mendjet dhe zemrat tuaja, e të mos harrohet për asnjë çast, sepse në të ndodhet e vërteta dhe e drejta ashtu siç ju po e shqiptoni.
"Ashtu siç është e vërtetë që ju flisni".50

14. Grupi i shpëtuar
Kështu ju do të mund të shpëtoni nga të devijuarit majtas e djathtas, dhe nuk do të përziheni qoftë edhe sadopak me idetë e mendimet e ndonjërit prej grupeve të humbura.
Pejgamberi alejhis-selam thotë në një hadith të mirënjohur, dhe po mjaftohem të përmend prej tij atë pjesë që na intereson këtu, dhe që dëshmon për ato që po themi. Thotë:
“… do të përçahet ummeti im në shtatëdhjetë e tri grupe; që të gjithë janë në zjarr, përveç njërit prej tyre. I thanë: Cili është ai (grup) o i dërguari i Allahut? Tha: “ai është xhemati”51.
Pra, xhemati është rruga e besimtarëve.
Hadithi, nëse nuk është shpallje e drejtpërsëdrejtë e Allahut në zemrën e Pejgamberit, atëherë është nxjerrë nga ajeti i mëparshëm;
“…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…”52
Nëse përfundimi është i tillë për atë që kundërshton të dërguarin e Allahut dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, ai kërcënohet me zjarr.
Atëherë vlen edhe e kundërta; kush ndjek rrugën e besimtarëve, atij i është premtuar xhenneti pa aspak dyshimi.53

15. Cilësitë e grupit të shpëtuar
E pra, i dërguari i Allahut në përgjegje të pyetjes se cili është grupi i shpëtuar, tha; xhemati, ndërsa xhemati nuk është gjë tjetër veçse: bashkësia e muslimanëve.
Një transmetim tjetër që përforcon këtë kuptim, madje ky transmetim shton edhe më tepër qartësinë e shpjegimit, Muhammedi alejhis-selam thotë:
"ثshtë ai që ndodhet në rrugën time dhe të shokëve të mi".
Atëherë “dhe shokëve të mi” është rruga e besimtarëve.
Kur Ibën Kajjimi tha; dhe (dija është çfarë) thonë sahabët, këtë nuk e nxorri nga diku tjetër;veçse nga ajeti i sipërpërmendur dhe nga ky hadith.
Po kështu, edhe nga hadithi i mirënjohur i Irbad ibën Sarijes, nga i cili po mjaftohem vetëm me atë që përbën pjesën dëshmuese, ku Pejgamberi alejhis- selam thotë:
“Ju e keni detyrim ta pasoni Sunnetin tim, dhe Sunnetin e halifëve të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje”.54
Pra, edhe këtu kemi të njëjtën gjë si në hadithin dhe ajetin e mëparshëm. Pejgamberi alejhis-selam nuk thotë; ju e keni detyrim Sunnetin tim dhe mjaftë, por ai i shtoi Sunnetit të tij edhe Sunnetin e halifëve të drejtë.

16.Sprovat e Përçarjes

Kjo është diçka mjaft e rëndësishme, veçanërisht në këtë kohë në të cilën po përplasen opinionet, mendimet dhe medh’hebet e po shtohen partitë e xhematet55 saqë shumë prej të rinjve muslimanë jetojnë të pavendosur e nuk dinë se në cilin xhemat të shkojnë apo cilin grup të ndjekin.
Që këtu vjen përgjegjja, në ajetin dhe dy hadithet e përmendura; pasoni rrugën e besimtarëve, apo rrugën e besimtarëve në kohën e sotme?

Përgjegjja është; jo.
Bëhet fjalë për rrugën e besimtarëve të kohës së parë, kohës së sahabëve, të parëve tanë të mirë.
Ata meritojnë të jenë prijësat tanë të cilët duhet t’i ndjekim, dhe askënd tjetër në faqe të tokës përveç tyre.
Thirrja jonë ngrihet mbi tri shtylla;
Mbi Kuranin,
Sunnetin,
Dhe pasimin e të parëve tonë të mirë.
Kushdo që pretendon se ndjek Kuranin dhe Sunnetin, por nuk ndjek të parët e mirë dhe këtë e tregon nëpërmjet veprave e ndoshta e shpreh dhe me gojën e tij, duke thënë:" ata janë njerëz sikurse edhe ne jemi njerëz".56
S’ka dyshim se ky njeri do të jetë në rrugë të shtrembër e në humbje.
Pse?
Sepse ai nuk i mori parasysh këto argumente që iu përmendëm më sipër.

17.Rruga e Besimtarëve
A ndjek ai rrugën e besimtarëve ?
Jo.
A ndjek ai sahabet e Muhamedit alejhis-selam?
Natyrisht që jo.
Kë ka ndjekur atëherë?
Ka ndjekur mendjen e vet, për të mos thënë dëshirat dhe tekat e veta.
Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme?
Pa dyshim që jo.
"Atëherë ai padyshim që gjendet në një humbje të qartë".57
Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes fraksioneve të dikurshme dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme qëndron tek çështja e pasimit të të parëve tanë të mirë (selefus-salih).

Shumë pretëndojnë se ndjekin Kuranin dhe Sunnetin.
E megjithatë shpesh po ndëgjojmë të rinj të pavendosur që të thonë: “More vëlla, këta thonë Kurani e Sunneti; edhe ata të tjerët thonë Kurani dhe Sunneti. E cili qenka gjykimi ndarës?” U themi: “Ai është Kurani, Sunneti dhe menhexhi (metodologjia) i të parëve tonë të mirë (selefus-salih).”
Kushdo që mbështetet tek Kurani dhe Sunneti pa u mbështetur në rrugën e të parëve tanë të mirë (selefunas-salih) ai aspak nuk është mbështetur tek Kurani e Sunneti, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë tek tekat dhe dëshirat e tij personale.
Unë e kam zakon që të jap disa shembuj për ta bërë sa më të qartë këtë çështje, madje këtë bazë të rëndësishme; “dhe në rrugën-metodën e të parëve tanë të mirë.

18. Sunneti përballë epsheve
Na transmetohet nga Faruku58, Umer Ibën Hattabi-Allahu qoftë i kënaqur me të-,i cili thotë: “Nëse ju polemizojnë juve ndjekësit e tekave e të bidadit me Kuran, atëherë përgjigjjuni atyre me Sunnet. Ngase Kurani përmban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme”.59
Pse e tha Umeri këtë fjalë? Po ju them, për këtë arsye Allahu thotë në Kuran, duke iu drejtuar Muhammedit alejhis-selam ,Ai thotë:
“Dhe Ne ta zbritëm ty Kuranin që t'ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre”.60

19.Rreziku i të mjaftuarit vetëm në kontekstin gjuhësorë
A mundet një musliman arab, i cili mund të jetë Sibevejhi i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës arabe, të letërsisë dhe etikës së saj, i aftë ta kuptojë Kuranin,pa pasur nevojë për udhëzimet e Muhammedit alejhis-selam?
Përgjigja është jo.
Në të kundërt fjala e Allahut:
“Që t'ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre”61. do të kishte qenë vetëm një tallje!
Hasha! (e papranueshme!) Në fjalët e Allahut nuk mund të ketë tallje! Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kuranin pa udhërrëfimin e Muhammedit alejhis-selam, veçse ka rrëshqitur në një humnerë të thellë.
A ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kuranin dhe Sunnetin pa pasur nevojë për udhëzimin e sahabeve?
Përgjigja është përsëri: jo.
Kjo,sepse janë ata që na i përcollën së pari fjalët e Kuranit, të cilin e zbriti Allahu në zemrën e Muhammedit,dhe së dyti na përcollën neve shpjegimin e tij, i cili u përmend në ajetin e mëparshëm, si dhe mënyrën se si ai e praktikoi Kuranin.
Këtu më duhet patjetër të qëndroj pak. Shpresoj që ky qëndrim të jetë i shkurtër.

20. Llojet e sqarimit Pejgamberik
Sqarimi i Muhammedit alejhis-selam është tri llojesh: nëpërmjet fjalëve të tij, veprimeve të tij dhe aprovimit të tij.
Fjalët e tij, kush janë ata që na i transmetojnë?
Përgjegjja është: Sahabët e tij.
Veprimet e tij, kush na i transmeton?
Përgjegjia përsëri është: Sahabët e tij.
Aprovimin e tij, kush na e transmeton?
Përgjegjia gjithashtu do të jetë: Sahabët e tij.
Për këtë arsye ne nuk mund të shkëputemi nga kuptimi i Kuranit dhe i Sunnetit duke u mbështetur vetëm në aftësitë tona gjuhësore. Kjo nuk do të thotë se për gjuhën s'kemi nevojë, jo.
Ne jemi plotësisht të bindur se joarabët, të cilët nuk e zotërojnë gjuhën arabe kanë rënë në gabime të shumta, e veçanërisht kanë rënë në gabim në lidhje me këtë bazë të rëndësishme të fesë, duke mos u kthyer tek selefët (të parët e mirë) për të kuptuar Kuranin dhe Sunnetin.
Me këtë nuk nënkuptoj mosmbështetjën tek gjuha, kjo është e pamundur, sepse nëse duam të kuptojmë fjalët e Sahabëve, patjetër duhet të kuptojmë gjuhën arabe.
Ashtu siç është e domosdoshme gjuha për njohjën e Kuranit dhe Sunnetit po e njëjta domosdoshmëri vlen edhe për këtë pikë. Porse ajo që duam të shpjegojmë është se sqarimi i Muhamedit alejhis-selam, i përmendur në ajetin e mësipërm, ndahet në tri lloje: fjalë, veprim dhe aprovim.

21.Sqarim mbi themelet
Po japim një shembull, ose më tepër, nëse është e nevojshme, për të bërë sa më të qartë këtë lloj ndarjeje, që është mjaft reale dhe plotësisht e drejtë, p.sh. kemi fjalën e Allahut :
“Vjedhësit dhe vjedhëses prejuni duart”.62
Shikoni tani se si nuk mund të mbështetemi vetëm tek gjuha në të komentuarit e Kuranit. Vjedhës, në pikëpamje gjuhësore, është kushdo që vjedh një mall nga një vend i ruajtur, çfarëdo qoftë ky mall; edhe pa ndonjë vlerë të veçantë, vezë, për shembull, apo ndonjë qindarkë. Ky, nga ana gjuhësore, quhet vjedhës. Thotë i Lartësuari:
“Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart”.63

A i prehet dora çdo njeriu që vjedh?
Përgjegjja:
“jo”.
Përse? Sepse sqaruesi, i cili mori përsipër këtë shpjegim, i Dërguari i Allahut na e ka bërë të qartë se kush janë ata vjedhës, të cilëve u pritet dora duke thënë:
"Nuk ka prerje (dore) përveçse për çerek dinari e sipër”.64
Kushdo që vjedh diçka me vlerë më të ulët sesa çereku i dinarit, edhe nëse, nga ana gjuhësore quhet “vjedhës”, nga ana e Sheriatit nuk llogaritet si vjedhës.
Atëherë nga këtu arrijmë në një përfundim shkencor, me të cilin shumë nga studentët e dijes janë të panjoftuar.

22.Gjuha e trashëguar dhe gjuha legjjislative
E ky përfundim na tregon ne, se nuk kemi të bëjmë vetëm me gjuhën arabe të trashëguar por kemi edhe gjuhën e Sheriatit (terminologjinë legjislative), e cila na ka ardhur prej Allahut.
Arabët që flisnin gjuhën në të cilën zbriti Kurani, ishin të panjohur me këtë lloj terminologjie.
Kur thuhet “vjedhës” nga ana gjuhësore, përfshihet çdo vjedhës, por kur përmendet vjedhësi nga ana ligjore, nuk përfshihet çdo vjedhës, por vetëm ai që vjedh çerek dinari e sipër.
Pra këtu kemi një shembull praktik se si ne s'mund të jemi të pavarur në të kuptuarit e Kuranit e Sunnetit vetëm duke u mbështetur në njohjen e gjuhës arabe.
Kjo është një mangësi që vihet re tek shumë bashkohorë të sotëm. Kur përdorin vetëm aftësinë e tyre njohëse të gjuhës arabe në intërpretimin e ajeteve Kuranore dhe haditheve të Muhammedit alejhis-selam, i interpretojnë ato në mënyrë të atillë sa që në fund na ofrojnë tefsire-devijante me bidate, të panjohura më parë nga muslimanët.65

Për këtë arsye duhet të kuptojmë se thirrja e vërtetë e Islamit mbështetet në tri shtylla: Kurani, Sunneti dhe rruga e ndjekur nga të parët tanë të mirë.
“Vjedhësit dhe vjedhëses…”; atëherë nuk mund të komentohet ky ajet sipas rregullave të gjuhës së folur, por sipas gjuhës së Sheriatit, e cila thotë:“Nuk ka prerje (dore) përveçse për çerek dinari e sipër”.
Allahu, në vazhdim të ajetit të sipërpërmendur, thotë:
“…prejuani duartë!”
Cila është dora sipas gjuhës?
Sipas gjuhës, dora shtrihet nga shpatulla deri tek majat e gishtërinjve.
Në ç'masë pritet?
Këtë gjë e sqaroi i Dërguari i Allahut në veprimtarinë e tij.

23. Sunnetet Vepruese
Ne nuk kemi ndonjë hadith që të na bëjë të ditur vendin e prerjes së dorës drejtpërdrejti nga fjalët e tij, por kemi një shpjegim të mbështetur në vetë praktikën66 e Muhammedit alejhis-selam.
Si e njohëm ne këtë zbatim praktik?
Prej të parëve tanë të mirë, sahabëve të Muhammedit alejhis-selam.
Ky, pra, është lloji i dytë; shpjegimi me anë të praktikës.

Ndërsa lloji i tretë është aprovimi i Muhammedit alejhis-selam për diçka që as nuk ndalohet e as nuk qortohet prej tij.
Ky lloj aprovimi nuk është as fjalë e as vepër e tij, por është një veprim, të cilin e kryen dikush tjetër, kurse reagimi i Muhammedit alejhis-selam për këtë konsiston në të vëzhguarit dhe të aprovuarit e tij.
Kur ai shihte diçka dhe heshte, pra aprovonte, kjo shndërrohej në diçka të aprovuar dhe të lejuar.
Ndërsa kur shihte diçka dhe tërhiqte vërejtje ndaj saj, edhe nëse ajo bëhej nga ndonjë prej sahabëve, por vërtetohet se ai e ka ndaluar, atëherë kjo gjë e ndaluar prej tij ndryshon plotësisht nga ajo që ai e aprovonte. Po ju jap një shembull.

24. Sunnetet aprovuese:
Transmetohet nga Abdullah Ibën Umeri të ketë thënë: “Pinim në këmbë e hanim në ecje e sipër në kohën e të Dërguarit të Allahut”67.
Na tregon Abdullahu në këtë hadith për dy gjëra: të pirët duke qenë në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në kohën e Muhammedit alejhis-selam.
Cili, pra, është vendimi i Sheriatit për këto dy gjëra?
Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, le të mundohemi të nxjerrim normën e Sheriatit për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh pa tjetër diçka: njohja e fjalëve të Muhammedit alejhis-selam, praktikës dhe aprovimit të tij.
Nëse i kthehemi Sunnetit Sahih (autentik) në lidhje me çështjen e parë, me të cilën sprovohen mjaft muslimanë, për të mos thënë shumica e tyre, duke kundërshtuar fjalët e Muhammedit alejhis-selam e që është të pirët në këmbë.
Ishin ata të cilët kanë pirë në këmbë….
Ishin ata që kanë mbajtur flori….
Ishin ata që kanë veshur mëndafsh….
Këto janë disa të vërteta, të cilat nuk mund të mohohen.
Mirëpo a i aprovoi ato Muhamedi alejhis-selam?
Përgjigja është: Aprovoi disa dhe ndaloi disa të tjera.
Ajo që ai e ndaloi u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që ai e aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.
E ndaloi pirjen në këmbë në mjaft hadithe në të cilët nuk dua të thellohem për të mos dalë jashtë teme, e para: nga tema që kam në programin tim për këtë temë duke lërë kohë për pyetje.
E dyta:Dhe për arsye se kjo është çështje që kërkon një trajtim të veçantë, por më mjafton t'ju përmend juve një hadith sahih, të cilin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes Ibën Maliku-radijallahu anhu-, të ketë thënë: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut të pirët në këmbë.”
Në transmetim tjetër thuhet se i Dërguari i Allahut e ka qortuar të pirët në këmbë.

25.Ndalesa e pirjes në këmbë
Atëherë kjo gjë, që siç mësojmë nga hadithi i Ibën Umerit, që ndodhte në kohën e Muhamedit alejhis-selam u ndalua prej tij dhe u shëndërrua, kështu, në një çështje të abroguar përmes këtij ndalimi.
Kurse përsa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënët në ecje, nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e Muhammedit alejhis-selam.
Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një normë ligjore të Sheriatit.
Po mjaftohem me kaq për domosdoshmërinë e mbështetjes në të kuptuarit e Kuranit e Sunnetit me atë, në të cilën gjendeshin të parët tanë të mirë (selefus- salih).
Njeriu nuk duhet të distancohet në të kuptuarit e Kuranit e Sunnetit duke u mbështeturit vetëm në njohuritë personale të tij, për të mos thënë në injorancën personale !!-!
Tani që u bë e qartë rëndësia e kësaj çështjeje se të komentuarit e të kuptuarit e Kuranit duhet realizuar vetëm në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e të parëve tanë të mirë (selefus-salih).Të përmendim disa shembuj.

26. Grupet e humbura

Muslimanët që në kohët e hershme janë përçarë në rryma e grupime të ndryshme, siç mund të keni dëgjuar për Mu'tezilët68, Murxhiat69,
Havarixhët70, Zejditë71pa përmendur shiitët72 e rafidët etj..
Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve, sado të humbur që të jenë, që të mos bashkohen me pjesën tjetër të mulismanëve në parimin se ne mbështetemi në Kuran e Sunnet.

27. Motodat-Thirrjet e grupeve të Humbura
Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetët në këto dy burime, sepse nëse do ta thoshte këtë dikush prej tyre, do të dilte prej Islamit tërësisht.73
Atëherë përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë pretendojnë se bazohen tek Kurani e Sunneti?
Edhe unë dëshmoj për ta se bazohen në Kuran dhe Sunnet, por si ka qenë ky bazim?
Kjo mbështetje nuk mund të konceptohet e shkëputur pa shtyllën e tretë: të parët tanë të mirë (selefus- salih), duke vënë në dukje këtu edhe diçka tjetër, atë se Sunneti ndryshon shumë nga Kurani fisnik për arsye se Kurani është i ruajtur e i mbledhur ndërmjet dy kapakëve të mus'hafit (fletëve ku është shkruar), siç e dinë të gjithë.
Ndërsa Sunneti së pari duhet thënë se është i shpërndarë nëpër qindra libra, për të mos thënë nëpër mijra, një pjesë e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë në një botë të panjohur, në botën e dorëshkrimeve (të pabotuara).74
Së dyti edhe librat e njohura sot përmbajnë si hadithe sahih, ashtu edhe daif.

28.Obligushmëria e Pasimit të Sunnetit të Vërtetë
Ata, të cilët bazohen tek Sunneti, qofshin nga ata që i përkasin Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe në atë në të cilën ishin të parët e mirë (selefus-salih) apo qofshin nga grupet e tjera, shumë prej tyre nuk e dallojnë dot Sunnetin sahih nga ai daif dhe bien në kundërshtim me Kuranin dhe Sunnetin për shkak të mbështetjes tek hadithet e dobëta apo mevduah (të shpifura).
Ajo çka dua të them është se disa prej grupeve, të cilat i përmendëm pak më parë, mohojnë disa të vërteta nga Kurani dhe nga Sunneti i Muhamedit alejhis-selam.
Këtë gjë e kanë bërë më parë por edhe sot e kësaj dite .
Kurani Famëlartë u tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do të takojnë Allahun. në Xhennetin e mrekullueshëm, ku Ai do t’u shfaqet atyre.
Besimtarët do ta shohin Atë, siç thotë një dijetarë selefij75 :
“Do ta shohin besimtarët (Allahun) pa mënyrë sesi dhe pa përngjasim dhe pa shëmbëllim (me askë)”.
Për këtë ekzistojnë fakte në Kuran dhe dhjetra fakte në hadithet e Muhamedit alejhis-selam .76
Si mohonin këto mirësi disa prej sekteve të djeshme dhe të sotme?
Përsa i përket të djeshmëve, ata ishin Mu’tezilitët.
Sot, me sa di unë, nuk ka në faqe të dheut asnjë grup që të shprehet: “ne jemi Mu’tezilitë, ne jemi në rrugën e Mu’tezilitëve.

29. Shkrirja e Mu'tezilëve por ..

Por unë kam parë një njeri të çmendur77, i cili deklaronte se ishte mu’tezilit dhe mohonte disa të vërteta të Fesë, sepse ai i ishte mbeshtetur kaplloqes së vet.
Mu’tezilitët e mohuan këtë nimet dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se është e pamundur të shihet Allahu ..
ا'farë bënë atëherë?
A e mohuan Kuranin? Allahu thotë në Kuran:
“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë”78.
A e mohuan këtë ajet?
Jo, nëse do ta mohonin, do të bënin kufr e do të dilnin nga Islami, mirëpo deri më sot Ehli Sunneti i vërtetë i ka gjykuar Mu’tezilitët si të humbur e të devijuar,79 por nuk i sheh ata jashtë Islamit, sepse ata nuk e mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim, të cilit i ka ardhur shpjegimi në Sunnet, siç do ta sqarojmë më poshtë.
Allahu na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhennet se:
“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë”. 80
Ata e interpretuan dhe shtrembëruan atë.
Besuan tek fjalët e tij dhe e mohuan kuptimin e tij.

30. Mes shprehjes dhe kuptimit
Fjalët, siç thonë dijetarët, janë ndërtime kuptimore81 dhe si të tilla nëse i besojmë fjalëve e mohojmë kuptimin e tyre, atëherë ç'vlerë ka?
E përse, pra, këta njerëz e mohuan këtë lloj “shikimi”?
Sepse mendjet e tyre u treguan shumë të ngushta që të përfytyrojnë e imagjinojnë se ky njeri i krijuar e i pafuqishëm do të jetë i aftë të shohë Allahun. pa pengesë, ashtu siç e patën kërkuar çifutët nga Musai alejhis-selam.
Allahu tregoi paaftësinë e tyre nëpërmjet historisë së mirënjohur, kur thotë:
“Shiko tek kodra! Nëse do të qëndrojë në vendin e tij, atëherë do të më shohësh”.82
Mendjet e tyre nuk mund ta pranonin këtë gjë, prandaj u detyruan që të luanin me tekstin Kuranor dhe ta interpretonin atë.
Pse?
Sepse besimi i tyre tek gajbi (e fshehta) ishte i dobët e besimi tek mendjet e tyre ishte shumë më i fortë se besimi i të fshehtës, për të cilën jemi urdhëruar në hyrje të sures Bekareh:
“Elif, Lam, Mim. Ky është Libri, në të cilin nuk ka dyshim; udhëzues për të devotshmit", – kush janë ata?
" të cilët besojnë tek e fshehta (gajbi)”.83
Allahu është më i fshehti i çdo fshehtësie84 dhe çfarëdo që Ai të na thotë rreth vetvetës, nuk na mbetet tjetër veçse ta pranojmë e besojmë, për arsye se aftësitë tona përceptuese janë shumë të ngushta e të mangëta.
E ndërsa mu'tezilitët nuk e pranun këtë të vërtetë e si pasojë, kundërshtuan mjaft të vërteta fetare, prej tyre edhe fjalën e Allahut:
“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre që shikojnë”.85

31. Shikimi i Allahut në ditën e Gjykimit

Po kështu edhe ajeti tjetër, i cili mund të keqintërpretohet më lehtë sesa ajeti i mëparshëm nga këta lloj njerëzish, fjala e Allahut :
“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira e edhe më tëpër”.86
Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira – d.m.th. Xhenneti, - edhe më tepër –d.m.th. të shikuarit e Allahut në botën tjetër.
Në këtë mënyrë ka ardhur hadithi në Sahihun e Muslimit me zinxhir transmetimi të saktë nga Sa’d Ibën Ebil Vekas-radijallahu anhu-, i cili thotë: Tha i Dërguari i Allahut : “Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira”, tha Muhamedi alejhis-selam: pra: Xhenneti, e edhe më tepër, pra: shikimi i Allahut”.87
Ndërsa Mu’tezilitët e mohuan këtë e po kështu edhe Shiitët, që kanë akide (besim) të njëjtë me atë të Mu’tezilive.

Ata mohuan shikimin e Allahut që jepet mjaft çartë në ajetin e parë dhe të dytë, për më tepër, që nga Muhamedi alejhis-selam janë transmetuar kaq shumë hadithe të sakta (mutevatir) për këtë temë sa që është e pamundur të vihet në dyshim.
Intërpretimi i tyre (i gabuar) i Kuranit i shtyri ata në mohimin e haditheve të vërteta të Muhamedit alejhis-selam dhe kështu dolën nga të qenit prej grupit të shpëtuar.
"Në rrugën, në të cilën jam unë dhe sahabët e mi.”

Muhammedi alejhis-selam ishte i besimit se besimtartët do ta shohin Zotin e tyre, siç thotë në hadithin e transmetuar në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit nga një grup sahabësh të Muhammedit alejhis-selam, siç janë Ebu Seid el-Hudrij88, Enes Ibën Malik89 etj..Këtë hadith nga i Dërguari i Allahut e kanë transmetuar edhe dy Sahihat nga Ebu Bekri:
"Ju me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj në Ditën e Kijametit ashtu siç e shihni hënën natën kur ajo është e plotë. Nuk do të shtyheni për ta parë Atë.”

E pra kuptimi është se nuk do të dyshoni në të parit e Tij, ashtu siç nuk dyshoni në të parët e hënës kur ajo është e plotë e në qiell nuk ka re që ta pengojnë.


32.Kotësia e atyre që i dhan, përparsi mendjes
Ata i mohuan këto hadithe me mendjet e tyre. E kështu që ata nuk iu bindën atyre e as nuk besuan në to, për shkak të besimit të tyre të dobët.

Ky shembull është një fakt se si kanë gabuar disa grupe në të kaluarën dhe po të njejtën gjë po e bëjnë edhe sot e kësaj dite Havarixhët,e prej tyre grupi Ibadijjeh, të cilët kohëve të fundit janë bërë aktiv në thirrjen e tyre të humbur.
Ata sot kanë publikime e predikime, me të cilat po ringjallin shtrembërimet e vjetra, në të cilat qëndronin Havarixhët e hershëm; prej tyre edhe këtë që përmendëm, pra shikimin e Allahut në Xhennet.
Tani po ju jap një tjetër shembull aktual: Kadijanistët.90
Ndoshta keni ndëgjuar për ta.

33.Kush janë Kadijanitët?
Këta njerëz thonë, siç themi edhe ne: Eshhedu enla ilahe il-lAllah ve eshhedu enne Muhammeder-Resulull-llah, falin pesë vaktet e namazit, po ashtu edhe namazin e xhumasë, kryejnë haxhin në Mekë, në pamje të parë nuk sheh ndonjë dallim mes tyre e mes nesh.
Ata duken si muslimanët, por ata na kundërshtojnë neve në shumë pika të akides-besimit, prej këtyre pikave është edhe ajo se ata thonë që profetsisë nuk i është mbyllur dera e saj.
Thonë se do të vijnë Pejgamber të tjerë pas Muhammedit dhe pretendojnë se ka ardhur njëri prej tyre në Kadjan, një provincë e Indisë.
Kush nuk beson në këtë Pejgamber, sipas tyre është kafir. Si mund ta thonë një gjë të tillë, kur ajeti i Kuranit është mjaft i qartë:
“…porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e Pejgamberëve”. 91
Si kanë mundur ta thonë një gjë të tillë, kur transmetohen kaq shumë hadithe të sakta mutevatir, ku thuhet: “nuk ka Pejgamber pas meje”?92
E kështu pra, ata e interpretuan Kuranin e Sunnetin duke mos e komentuar ashtu siç e komentuan të parët e mirë.
Muslimanët pa pasur asnjë lloj mosmarrveshjeje gjatë gjithë historisë së tyre kanë qenë të një mendimi në lidhje me këtë pikë, derisa na erdhi ky mashtrues i humbur, që quhej Mirza Gulam Ahmed El-Kadijani dhe pretendoi se ishte Pejgamber.
Ky njeri ka një histori të gjatë, por vendi nuk na e lejon të merremi me të tani.
Pas këtij njeriu u vetmashtruan shumë prej atyre që s'kishin dije për këto të vërteta (Kurani, Sunneti dhe rruga e selefëve) që janë për muslimanin pengesë për të mos devijuar majtas e djathtas, siç devijuan kadijanistët me atë dexhallin93 e tyre që shpifte se, gjoja, ishte pejgamber.
Por çfarë bënë me ajetin: "porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e Pejgamberëve”.94
Thanë se: “vula e Pejgamberëve”
Nuk ka kuptimin se nuk ka Pejgamber tjetër pas tij, por kuptimi i saj është “bukuria e Pejgamberëve”, ashtu sikurse unaza është bukuria e gishtit Po kështu edhe Muhammedi është “bukuria e Pejgamberëve”.
Pra,ata nuk e mohuan ajetin, nuk thanë që këtë ajet nuk e ka zbritur Allahu në zemrën e Muhammedit, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë.

34. Obligushmëria e besimit në shprehje dhe kuptim
Atëherë, pra, ç'vlerë ka besimi tek fjalët, pa i besuar kuptimet e vërteta të tyre?
Nëse në këtë të vërtetë nuk ka pikë dyshimi, atëherë cila është rruga për të arritur në njohjen e kuptimeve të vërteta që i përkasin Kuranit e Sunnetit?
E njohët, pra, rrugën; Ajo nuk duhet të mbështetët vetëm tek njohuritë tona për gjuhën dhe etikën e saj e ta komentojmë Kuranin e Sunnetin sipas tekave tona, apo traditave e zakoneve tona, apo sipas med'hebeve që kemi, porse, siç thuhet, – dhe po i mbylli me këtë edhe fjalët e mia – të gjitha
Mirësitë vijnë nga ndjekja e të parëve (selef) e
Të këqiat shkaktohen nga bidatet e të më vonshmëve.95
"Në të gjitha këto, ka argumente për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje". 96

vazhdon...
 
Titulli: Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

Pyetje

1.Pyetësi:ا'farë është qëllimi i Muhammedit alejhis-selam në fjalën e tij "udhëheqësit e drejtë", pas tij duke thenë:"… dhe Sunetet e udhëheqësëve të drejtë pas meje:, duke e ditur se udhëheqësat e drejtë nuk kan qenë në kohën e Muhammedit alejhis-selam?.
Përgjigjeja: Kjo pyetje është e pamatur!
Sidoçoft pyetja është gabim për atë se mbaron me atë se ata nuk kanë qenë prezent në kohën e tij!
Pyetësi: Mendova udhëheqësit të cilët nuk ishin prezent në kohën e tij, e që na paralajmëroj për ta?!
Imam Albani: A nuk thotë Allahu në Kuran:
“Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!”.97
Pse të thuhet se nuk ka qenë e njohur?!
Pastaj të themi se nuk ka qenë e njohur, e përmendëm pak më herët se kemi gjuhën tradicionale dhe gjuhën e sheriatit, shembull:
"Faleni namazin dhe jepni zeqatin". 98
Kush e kupton namazin me shtyllat dhe kushtet e tij?!
Pra ….
ثshtë terminologji për atë ka qenë e njohur edhe më herët.
Mirëpo dyshimi që lind në fund të pyetjes është se nuk kanë qenë prezent në kohën e tij?!
Pyetësi –duke qartësuar-: qëllimi ishte për udhëheqësit që nuk ishin në kohën e tij ?!
Dhe një tjetër shtoi duke qartësuar: Udhëheqësit nuk kanë qenë prezent në kohën e Muhammedit alejhis-selam si persona, mirëpo Muhammedi alejhis-selam nuk din se kush janë ata udhëheqës që do të vijnë pas tij !
Imam Albani: Mirë vëlla i nderuar- Allahu të shpërbleft me të mira- për këtë kthehem dhe them se kjo pytje është shum e çuditshme !
Përderisa ke edukatë në debat,atëherë ndëgjoje përgjegjëjen e qartë.
Këtë shkujdesje a thua Allahu nuk e dinte?
Pyetsi: Allahu e dinte.
Imam Albani: mirë pra, vëlla i nderuar, Allahu Muhamedit alejhis-selam i tha:
"Ti nuk ke ditur ç'është libri (Kurani) as ç’është besimi".99 Allahu ia mësoj atij.
Pastaj Muhammedi alejhis-selam,-Allahu të shpërbleftë me të mira- kur ka thënë diçka,ai nuk ka ngjashmëri sikur thëniet e mia dhe tuaja! D.m.th ai nuk ka folur me hamendje apo me teka …..
Ne mund të gabojmë e të ia qëllojmë, mirëpo ai jo ,ashtu siç ka ardhur së pari në Kuran e pastaj edhe në hadithe të shumta nga Muhammedi alejhis-selam..
Allahu në Kuran thotë:
"Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).Dhe ai nuk flet nga hamendja e tij.Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet".100
Ndërsa nga Sunneti; kemi hadithin e Abdullah ibën Amër ibën El Asi-it,icili ndodhej në një nga ndejat e mushrikve , sa që për shkak të ambicies së tij të madhe për nxënjen e haditheve ai shkrunte ato nga Muhammedi alejhis-selam, përkundër shumicës së sahabëve të cilët nuk kan shkruar nga Muhammedi alejhis-selam sepse ishin analfabet,e kujdesi i tij i madh për Sunnetin ,e nxiti që të shkruante çdo gjë, sa që e çortuan mushrikët .
Nuk është për çudi pse e çortuan,ngase ishin humbur, me ç'rast i thanë : po shkruan nga Muhammedi çdo gjë flet,edhe kur është i qetë dhe kur është i hidhëruar ?!
Ai sikur filloj të dyshojë !
Dhe erdhi tek Muhammedi alejhis-selam dhe ia tregoi ngjarjen që i ndodhi me mushrikët ,e i tha atij:
" Shkruaj; se pasha Atë që jeta ime është në dorën e tij, nuk del nga kjo (gojë)vetëm se e vërteta".101
Nëse e pranon me mua këtë realitet sheriatik ti o pyetës : Se Muhammedi alejhis-selam nuk ka folur nga hamendja e tij , por ka folur me atë që Allahu i shpalli atij, a thu vallë se ka folur diç, për të cilën nuk ka pasur njohuri për shpjegimin e saj?!
A je në njohuri të kësaj fjale?!
Atëherë ku është problemi derisa Muhammedi alejhis-selam thoshte, ashtu siç ka ardhur në Sahihin e Muslimit:102" Beni Israilët i kanë udhëhequr Pejgamberët, sa here që vdiste ndonjë Pejgamber, Allahu dërgonte Pejgamber tjetër,mirëpo nuk ka të Dërguar pas meje".
Prandaj vëlla, udhëheqësia ka qenë e njohur, mirëpo përsonat e udhëheqësis nuk kanë qenë të njohur.
E kjo nuk është e domosdoshme.
Pyetsi: -duke qartësuar- pyetja, në formë të shkurtë,ç'farë është qëllimi me udhëheqësit e drejtë pas Muhammedit alejhis-selam?
Imam Albani: Kjo është pytje tjetër vëlla, edhe pse nuk ka problem, mirëpo ajo që fole më herët ishte gjë tjetër !.
Qëllimi me udhëheqësit e drejtë me koncenzusin e mbarë muslimanve-ixhma, është: Ebu Bekër Es Sidiku, Umer El Faruku, Uthmani dhe Ali ibën Ebu Talibi103, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Këta të katërtit janë halifët e drejtë me unanimin e të gjithëve.
Pastaj dijetarët e Hadithit, ua shtojnë këtyre edhe: Umer ibën AbdulAziz-in104,i cili ishte nga pasardhësit e Umer Ibën Hattabit, nga origjina e vajzës së tij105.
Këta janë udhëheqësit e drejtë.
Pastaj ata që ndjekin shtegun,rrugën dhe metodën e tyre –nga udhëheqësit-.
E nuk e di a ndodhen prej tyre deri në kohën tonë !
Ndoshta vijnë pas tyre, përgëzuesit e të cilët janë dy: Isa ibën Merjem alejhis-selam, kur zbret nga qielli mbi krahrorët e dy melekëve106, në kryeqytetin e Shamit107 e nuk po them kryeqytetin e Siris e që është Damasku.
Ky është përgëzuesi i parë.
I dyti: Muhamed ibën Abdullah El Mehdi.108
Këta mund të arrihen pastaj, se do të jenë që gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu.
Mirëpo pos tyre askush tjetër !
Kjo është përgjegjjëja .
E ndoshta t’u përgjigja ashtu si duhet, inshaAllah.
2. Pyetësi: اfarë Mendimi keni për partitë e shumta fetare?
A është ky fenomen i pranuar e i dobishëm,apo për përçarjen e Muslimanëve?
Imam Albani: Ky fenomen është sëmundje e jo shërim.
3. اfarë mendimi keni për Sufit? 109
Kjo është pyetje e madhe.
Një pyetës tjetër:Dua sqarim më shumë rreth pyetjes së parë?
Imam Albani: Ashtu siç vepron sëmundja në trup duke shpartalluar trupin,të njejtën e bëjnë edhe Grupacionet-Hizbinjtë tek muslimanët.
E kjo është shumë e qartë në Kuran:
"Mos u bëni nga idhujtarët, Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet". 110
Këto ndarje nuk janë të gjitha ndarje, grupe të humbura në përgjithësi !-ashtu si janë cekur në hadithin e Muhammedit alejhis-selam.
Dhe unë gjatë ligjeratës e përmenda vetëm pjesën e fundit andaj ndëgjonie tani nga fillimi:
" Janë përçar Jahudit në 71 grupe, janë përçar të Krishterët në 72 grupe,do të përçahet Umeti im në 73 grupe, të gjitha janë në zjarr, përveç njërës", thanë cila është ajo o i Dërguar i Allahut? Tha:” Në rrugën që jam sot unë dhe shokët e mi".
Ky hadith, e komenton fjalën e Allahut:
"Mos u bëni nga idhujtarët, Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet". 111
Duke e ndërlidhur përgjigjëjen e pyetjes së parë dhe pytjes së fundit për Sufit, them:
Ajo që më së shumti ka ndikuar në përçarjen e muslimanëve, është e ashtuquajtura Tesavvufi-dmth Sufitët,saqë rrugën për tek Allahu e kanë bërë përmes rrugëve të panumërta, e aktualiteti është bindja më e fortë rreth saj,sekti Nakshipendi112, Halvetie113, Kaderije114, El-Bedevije115, etj.
Emra që:
" Allahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta".116
Dhe e fundit, sekti Tixhanij117, e që ishte nga shkaqet kryesore të okupimit të Algjerisë nga Franca.
Tani ne për fat të keq po korrim gjurmët e liga nga ata që u edukuan nga okupuesit,e ata janë muslimanë me emër!!118
E qarta se këta Sufi, e shprehin haptazi atë që ka kufër në vete, duke e emruar si njëshmëri !e kjo është më e rëndë se devijimet nga Kurani dhe Sunneti !
Ndërsa sa i përket Shiiave119 dhe grupeve tjera gabimet e tyre janë të panumërta, saqë njëri nga ta u shpreh duke thënë,rrugët që të shpien tek Allahu janë të shumta sa shpirtërat e krijesave!120.
E çfarë Mohimi-Kufri ka më të madh se ky?
Asgjë, Muhammedi alejhis-selam me këtë hadith komenton fjalën e Allahut:
"Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe"121.
Sa grupe janë Shiiat?! Nuk janë vetëm Rafidit Shiia!
Të gjitha grupacionet e hershme dhe ato bashkohore të cilat nuk ndjekin metodën e selefëve që u sqaruam juve obligushmërin e saj pak më herët.
Të gjitha këto janë nga grupet e devijuara.
Kjo nuk aludon se ata janë të dalur nga feja,pabesimtarë të përhershëm në xhehennem !
Mjaton kjo për ta sepse nuk janë nga grupet e shpëtuara.
Pra,Sufitët janë grupacioni më i devijuar i muslimanëve , pastaj grupacionet e hershme dhe bashkohore , të cilat nuk praktikojnë Kuranin dhe Sunnetin sipas metodës së selefëve të mirë, më e pakta çka thuhet për ta është se nuk janë nga grupet e shpëtuara122.
Mbaroi libri duke falenderuar Allahu e lartësuar.123


udhezimidhedrita.net
 
Titulli: Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

Muhammed Nasiruddin Albani u lind në Shkodër,në vitin 1333 h - 1914. cfare eshte kjo liz?
 
Titulli: Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

Allahu e shperblefte me Xhennetin Firdews dijetarin e nderuar. Me te vertete, kudo qe kam shkuar jashte Kosove, e kane njohur kete dijetar, dhe kishin nje respekt te vecant. Zemra me behej mal, kur ndegjoja te tjeret qe flisnin vetem fjale te mira per Shejh Albanin (Allahu qofte i kenaqur me të):).
 
Titulli: Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

I lumte Banit , e paska ndritur fare .
Jam i lumtur qe u njoha me jeten dhe vepren e tij.
Flm Liza per materialin me shume vlera!
 
Titulli: Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

Muhammed Nasiruddin Albani u lind në Shkodër,në vitin 1333 h - 1914. cfare eshte kjo liz?

1333 h dmth viti 1333 sipas kalendarit henor te cilin e perdorin muslimanet e qe ky vit sipas kalendarit gregorian i bie me 1914
 
Titulli: Jeta dhe vepra e Imam Albanit‏

Shaikh Albani (Allahu e meshirofte) duke lexuar Kur'an.

Sureh El-Furkan (ajetet 61-67)


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=6W7z_lRkBJk]YouTube - Sureh Al Furkan, nga Shejk Al Albani[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top