Jeruzalem, 6 të plagosur me thikë në paradën e homoseksualëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një hebre ultraortodoks plagosi me thikë 4 pjesëmarrës dhe dy agjentë në paradën e përvitshme të homoseksualëve në Jerusalem.

ARRESTIMI.jpg


Autori i ngjarjes Yishai Shlissel është ndaluar nga policia dhe në vitin 2005 ka bërë një sulm të ngjashëm. Sipas mediave të huaja, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

AKSIDENT-2.png


Schlissel ishte liruar përpara tre javësh pas dënimit me 12 vjet burg, tha një zëdhënës i policisë për BBC.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti atë “një krim i neveritshëm urrejtjeje”, ndërsa Presidenti Reuven Rivlin paralajmëroi se intoleranca shoqërore mund të përkthehet në fatkeqësi për Izraelin
g.shqip
 
Back
Top