“Jep çka ke më të mirë…” Poezia plot mesazhe motivuese nga Nënë Tereza

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Jep çka ke më të mirë…” Poezia plot mesazhe motivuese nga Nënë Tereza
Screenshot-2021-10-01-at-9.07.01-AM.jpg


Si në çdo poezi tjetër nga e madhja Nënë Tereza, edhe në poezinë “Jep çka ke më të mirë”, ajo ka nxjerrë në pah plot “probleme” të individit dhe shoqërisë, por që ndonjëherë duhen kapërcyer e duhet ecur përpara me parimet që ke. Sado të lëkunden besimet e tua prej mendimeve të shoqërisë, nëse ato i mendon si të duhura, zbatoji dhe mos ki asnjë dyshim.

Jep çka ke më të mirë

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqertë dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.

Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s’ka rëndësi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s’ka rëndësi, jep… çka ke më të mirë.
b:bota.al
 
Jep çka ke më të mirë…” Poezia plot mesazhe motivuese nga Nënë Tereza

Zemren kam por kto grate jane te kqia ktu e vec po ma bajne copa copa ??????
 
Himni i jetës

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.

?
 
Jep cka ke me te mire.... Ta merr mendja..!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top