Jemen, OKB: 31 milionë njerëz janë prekur nga uria

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Uria.jpg


OKB paralajmëron se Jemeni është vetëm një hap larg krizës së urisë. Dy vjet më parë rreth 7 milionë e popullsisë kishte nevojë për ndihmë, ndërsa tani shifra është rritur në mënyrë alarmante, kjo për shkak të konflikteve sistematike.

OKB raporton se rreth 31 milionë njerëz janë prekur nga uria. Ismail Ould Cheikh Ahmed tha se kriza humanitare në Jemen është përshkallëzuar për shkak të intensifikimit të konfliktit, duke thënë se të gjitha palët e përfshira në konflikt janë fajtore për këtë gjendje.

Luftimet në Jemen po zhvillohen në mes rebelëve Huthi dhe trupave besnike të ish-Presidentit Ali Abdullah Saleh kundër ushtarëve besnikë të presidentit Abed Rabbo Mansour Hadi, i cili ka ikur në ekzil në Arabinë Saudite. Konfliktet e shpeshta kanë bërë që mbi 20 milionë jemenas të vuajnë nga uji i pijshëm dhe më shumë se 1 milion persona janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
g.shqip
 
Back
Top