Ja si do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë

Arfenilla

Themelues i Forumit
78992.jpg



78986.jpg


78987.jpg



78988.jpg


78989.jpg


78990.jpg


78991.jpg




Nëse qeveria shqiptare pranon që armët kimike siriane të shkatërrohen në Shqipëri, atëherë ky proces pritet të kryhet nga specialistët amerikanë përmes një aparature të sapo prodhuar nga Pentagoni.


Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së kohët e fundit ka prodhuar një sistem të shpejt për të shkatërruar objektet me dispozicion kimik. Quhet Field Deployable Hydrolysis System (FDHS). Këto laboratore mund të përdoren shpejt dhe në mënyrë efektive. Field Deployable Hydrolysis System është zhvilluar posacërisht për armët Kimike. Sistemi Portativ i Hidrolizës është prodhuar nga ushtria amerikane dhe Qendra Biologjike në Maryland. FDHS neutralizon agjentët kimikë nga përzierja e tyre me ujin dhe reagentë të tjerë si hidroksid natriumi dhe hipoklorit natriumi dhe pastaj ngrohet për të prodhuar komponimet që “nuk janë të përdorshëm si armë.” Ky proces ngrohje dhe përzierje bëhet për të lehtësuar reaksione kimike dhe besohet se ka efikasitetin e shkatërrimit në 99,9 për qind, shkruan ACP.

Laboratori është projektuar brenda një strukture me hapsirë 20 –këmbë e cila lejon transportin në vende të ndryshme. Laboratori përfshin një njësi për kontrollin e mjedisit, trajtimin e mostërave, aftësinë e magazinimit, sistemet analitike dhe menaxhimin e të dhënave. Ky laborator portativ është i pajisur me një kuti ventilimi ku mund të trajtohet dhe përgatitet mostra si dhe instrumente analitike të tilla si spektrometrat Chromatograph dhe në masë spektrometrat infra të kuqe që janë përdorur për të analizuar mostrat e lëngshme. alb
 
Back
Top