Ja pse terroristët goditën Francën. Eksperti i shërbimeve sekrete

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Atentatet në Paris/ Eksperti i shërbimeve sekrete: Ja pse terroristët goditën Francën

Flet Jean Guisnel, ekspert i shërbimeve sekrete dhe i çështjeve ushtarake: “E vërteta është se nuk jemi fare të përgatitur për këtë lloj kërcënimi dhe përballje të ashpër dhe pa rregulla”. Pse dështuan shërbimet e sigurisë dhe detaji që në territorin francez jetojnë 6 milionë myslimanë.


YQC1Z17B-6672-kNFB-U10602171579891rjD-700x394@LaStampa.it_.jpg


ga Marco Imarisio, i dërguari i Corriere della Sera në Paris

“Pse-ja është shumë e thjeshtë. Franca është në një linjën e parë në çështjet e Lindjes së Mesme. ثshtë në linjë të parë pothuajse e vetme në Mali, ku po lufton ekstremistët islamikë. Dhe është të paktën në linjën e dytë në luftën kundër Isis, duke goditur me avionët e saj në Irak dhe Siri. Një detaj i vogël, në terrorin francez është komuniteti më i madh islamik i Europës.


guisnel-kMGB-U43130513864191rSD-593x443@Corriere-Web-Sezioni.jpg


Jean Guisnel, ekspert i shërbimeve sekrete dhe i çështjeve ushtarake, profesor në shkollën speciale ushtarake të Saint Cyr dhe autor i disa librave mbi këtë temë, është një ndër personat më të përshtatshëm për të tentuar t’i përgjigjet pyetjes më elementare, por në të njëjtën kohë më të vështirë.

Si mundi të ndodhte sërish?

“Në planin formal ishte bërë gjithçka që duhej bërë. Pas Charlie Hebdo shërbimet sekrete dhe aparatet e sigurisë u përforcuan me njerëz, para, liri më të mëdha hetimi, ligje më tolerante të votuar nga të gjithë për përgjimet telefonike dhe elektronike”.

Atëherë çfarë mungoi?

“Metoda. Ajo që shërbimet sekrete nuk e përdorin siç duhet metodën, kontekstin. Kanë të gjithë mjetet për të mbrojtur vendin nga një kërcënim i jashtëm. Por këtu nuk flasim për të jashtëm, flasim për persona që jetojnë në Francë, që punojnë pranë nesh, dhe që bëjnë pjesë në një komunitet prej 6 milionë personazh. Dhe u duk qartë se pasuria e mjeteve nuk do të thotë asgjë në kërkimin e një gjilpërë në kashtë”.

Akoma me teorinë e ujqërve të vetmuar?

“Jo, edhe kjo diafragmë fatkeqësisht ka rënë. Nuk dimë akoma mirë se çfarë ka ndodhur, por duket e qartë se bëhet fjalë për sulme të koordinuara dhe të menduara në kohë. Sulmi në bar dhe restorante, kamikazi në “Stade de France”, marrja e pengjeve në një sallë koncerti. Një operacion i mirëstudiuar dhe i koordinuar. Madje mjaft mirë”.

Kishte muaj që në Paris flitej për mundësinë e sulmeve të reja…

“Sigurisht. Por me fatalizmin që të rezervon pritja e pashmangshmërisë së ujkut të vetmuar. Duhet të jemi gati, thuhej, e dimë që mund të ndodhë sërish. Gjithçka përgatitej për atentate nga njerëz të vetëm. Ishte një mënyrë për t’u përgatitur për më të keqen. Të parandalosh, të parandalosh mirë është një tjetër gjë”.

Po kundërspiunazhi për çfarë shërben?

“Për t’u infiltruar në një ambient për të cilin ke të dhëna të pakta. Por evidenca është se 6 milionë persona janë ekuilaventi i një kombi të tërë. Retorika e ujqërve vetmitarë siç ishin trajtuar vëllezërit Kouachi dhe Ahmedi Koulibaly, shërben për të stërvitur frikën e të pashmanges”

Qëndron katastrofa e radhës e shërbimeve të sigurisë franceze?

“Kemi thënë justifikime të mundura, por tani duhet të flasim edhe për dështime, që çdo herë duken të ndryshme dhe të pafalshme. Ashtu si edhe operacionet e propagandës”.

Për çfarë e ke fjalën?

“Për ironinë tragjike, pak ditë më parë u lajmërua me bujë të madhe arrestimi i një aspiranti të mundshëm për atentator që donte të godiste kantieret në Tolone. Një vit hetimi për të arritur tek ky person që ishte përshkruar si ujku i radhës vetmitar, dhe për t’u dukur se asnjë nuk po qëndronte me duar në xhepa, po punonin”.

Nuk ishte një sukses?

“Po çfarë suksesi? Propagandë e pastër, që pas sulmeve të mbrëmshme duket edhe turpëruese. Sulmi tregoi edhe njëherë se shërbimet e sigurisë nuk dinin ku të shikonin, ose akoma më keq dinin kush duhej të mbrohej, por nuk kishin idenë se si të parandalonin që vendi ynë të sulmohej sërish.

6 milionë myslimanët në Francë nuk janë një justifikim i mundshëm?

“Të flasim qartë: fakti që në Francë janë 60 milionë banorë të tjerë nuk e ka ndaluar policinë që mos të arrestojë, grabitësit, hajdutët, mashtruesit, organizatat kriminale. E vërteta është se nuk jemi fare të përgatitur për këtë lloj kërcënimi, për këtë përballje të ashpër dhe pa rregulla”.

Charlie Hebdo nuk mësoi asgjë?

“Dukshëm që jo. Më duket se nata e tmerrshme është demonstrimi tragjik”./Tirana Observer
 
Titulli: Ja pse terroristët goditën Francën. Eksperti i shërbimeve sekrete

K'to gazetat tona .. Hajne shit pa lidhje....Ta shpifin .
 
Titulli: Ja pse terroristët goditën Francën. Eksperti i shërbimeve sekrete

Kishte muaj që në Paris flitej për mundësinë e sulmeve të reja…

Muaj me pare apo vite me pare, me saktesisht 1 vite me pare ?

Natanjahu Urges "Mass Imigration" of Jews from Europe. Why ?

Palestinian state recognition will be a "grave mistake", Natanyahu warns France.

In response to Paris, Ted Cruz calls for Airstrikes with more "Tolerance for civilian casualties"


Jo te gjithe pranojne qe t'u shperlahet truri nga mediat. Nje video qe sqaron pak a shume dicka cfare po zihet ne France:

[video=youtube;57L-0ViAios]https://www.youtube.com/watch?v=57L-0ViAios[/video]
 
Titulli: Ja pse terroristët goditën Francën. Eksperti i shërbimeve sekrete

Nje video tjeter per ata qe nuk u besojne aq lehte propagandave te medias:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja pse terroristët goditën Francën. Eksperti i shërbimeve sekrete

Kur gjerat Jane shume të pa qarta dihet se teorite e konspiracionit jane pa fund .Ka p.sh trushperlare qe akuzojne fene myslimane me gjithe kontraditat e saja.
Meqe isis e merr persiper krimin dhe meqe isis eshte krijese e USA me Arabine Saudite etj,pse Europa lejon një krijese të aleatit të saj të masakroj qytetaret e saj?
 
Back
Top