Ja pse nuk duhet të hani pas orës 6 pasdite

Studiuesit tani thonë se koha kur ushqeheni mund të luajë një rol të rëndësishëm në shëndetin kardiovaskular.

Gratë që ishin pjesë e studimit, e që e hanin darkën pas orës 6 pasdite përballeshin me sulmin në zemër, sugjeruan gjetjet e hulumtimit një-vjeçar, transmeton lajmi.net.Ato që hëngrën darkën më vonë kishin më shumë faktorë rreziku, siç janë tensioni i lartë, indeksi i lartë i masës trupore (BMI) dhe kontrolli i dobët i sheqerit në gjak.

Ekspertët e Universitetit Columbia, të cilët studiuan 112 gra, thonë se zgjedhja për të ngrënë më herët në mbrëmje mund të jetë një mënyrë ‘e thjeshtë’ për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.Studimet kanë treguar vazhdimisht se njerëzit që i përmbahen më shumë masave kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Telegraf
 
Ka të bëjë me sedentizmin si fenomen kulturor antropologjik? Besoj po, nga që aktivetet fizike pas orës 18 janë më të kufizuara. Pastaj vlen të shtohet edhe stili i jetës, me përjashtim të fenomenit "palestër".
 
Une di qe dy ore para se te fleme gjume te pakten, duhet konsumuar vakti i fundit.
Realisht une per ceshtje se, shpesh mblidhem ne shtepi vone,i bie ta konsmuoj dhe me 30 apo 40 minuta diferenc me gjumin.
Eshte gje e keqe,aspak e shendetshme.
Me e mira eshte qe darka te konsumohet rreth ores 6 pasdite apo shume shume rreth ores 7 gjate stines se veres.
 
Ushqimi i lehte zakonisht per darke ,eshte me i shendetshem..
Tani,cdo dite po del nje risi nga keta ekspert te shendetit.
 
Eshte pak si shpejt si orar per te konsumuar darken...
Mire do te ishte ta zbatonim por se bejme dot dmth...
Une si orar te fundit kam 7:30 ndoshta edhe ora 8...
Dhe duke qene se fle vone...mendoj se tretja behet me e lehte...
 
Eshte pak si shpejt si orar per te konsumuar darken...
Mire do te ishte ta zbatonim por se bejme dot dmth...
Une si orar te fundit kam 7:30 ndoshta edhe ora 8...
Dhe duke qene se fle vone...mendoj se tretja behet me e lehte...
Ketu paske ndryshu içik 😂😂
E ha darken ne 6 që c'ke me të tani 😁
 
Ketu paske ndryshu içik 😂😂
E ha darken ne 6 që c'ke me të tani 😁
ke filluar te krijosh personalitet tjetër hahahaha


Une haj, se mund të harrojë të ha ditën lol nga stresi i punës.
 
Disa organe per te mos thene te gjithe...punojne me mire kur e mbyllim darken ne oren 6...sidomos mulcia...temthi....
 
Do ishte vertet shum mire per organizmin,
por ne te shumten e rasteve eshte pa mundur, vetem nje i pensionuar mund te arrij te ket keto orare, ne oren 18:00 shumica del nga puna, mundohem gjithmon te pergatis darken ne kohë rekord kur shkoj ne shtepi por prap me shkon dhe ne 20:30 darka, sportet e femijeve, pergatitja e shendetshme e vaktit nuk eshte e mundur ne ate orar 😔
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top