Ja pse bëra seks me profesorin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
what-love-feels-like.jpg


Etriti ishte i dashuri im i parë, i pari që më kishte thënë “të dua”, i pari që më kishte puthur dhe i pari me të cilin unë kisha bërë dashuri.
Ishim lidhur që prej tre vjetësh, kur ai më rrëfeu që ndihej konfuz, që kishte nevojë për një pauzë në marrëdhënien tonë. Donim që ne të kalonim ca kohë larg njëri-tjetrit…– Unë të dua, por jemi lidhur shumë shpejt bashkë, me një fjalë… Nuk po të them që duhet të ndahemi, jo! – shtoi ai duke më hedhur një vështrim fals – por duhet të lidhemi edhe me persona të tjerë, para se të vendosim se çfarë të bëjmë me jetët tona.

– Po unë nuk dua të lidhem me askënd tjetër! – kundërshtova. – ا’më interesojnë të tjerët kur unë të dua vetëm ty?! Unë jam më se e sigurtë për ndjenjat e mia. Megjithatë, mos u shqetëso, nuk kam asnjë qëllim të të mbaj. Nëse do të më lësh, bëje, por të paktën pranoje. – i thashë duke u ngritur e nevrikosur nga tavolina. Nuk doja që ai t’i shikonte lotët e mi.

Gjithçka që më mbeti nga kjo lidhje ishte vetëm ora, që ma kishte bërë dhuratë ai dhe zemra e thyer. Ai mendonte se ishte tepër i ri për të bërë zgjedhjen më të rëndësishme, për të zgjedhur njeriun me të cilin do të kalonte pjesën tjetër të jetës. Ditët që kaluan, ishin një tmerr i vërtetë. Isha e detyruar ta shikoja Enon në klasë çdo ditë dhe të bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që ai shoqërohej me shumë vajza të tjera. Meqë kishim zgjedhur rrugën më të vështirë, kisha vendosur të hiqja dorë nga lidhja jonë. Edhe kur ai përpiqej të më fliste, unë nuk i flisja më.
Ajo që bëri, më preku shumë edhe për faktin se nuk e prisja nga njeriu që e doja. Ndryshimet e ndodhura në jetën time po pasqyroheshin në rezultatet e mia në shkollë.
Profesorët, me të cilët më parë kisha një marrëdhënie shumë të hapur, papritur më kthyen krahët, duke më akuzuar për neglizhencë dhe duke u ankuar vazhdimisht te prindërit e mi.
Të gjithë, përveç njërit. Profesori i fizikës, Sokoli, në vend që të bënte si të tjerët, më mori veçmas dhe, me takt, më pyeti se çfarë po më ndodhte. Pas orës së tij të mësimit, më kërkoi të qëndroja në klasë. Ishim vetëm dhe ai më kërkoi të shikoja detyrën e kontrollit të fizikës, e cila, siç e kisha parashikuar edhe vetë, ishte një katastrofë.

– Më vjen keq të të vë një notë të keqe, Nisa… – më tha. – Je vajzë inteligjente dhe e vullnetshme, por kam përshtypjen se rezultatet e këqija në periudhën e fundit, varet nga diçka e rëndë që mund të të ketë ndodhur. Nëse do të flasësh, unë jam këtu…

E pashë. Ishte një burrë xhentil, i gatshëm të më ndihmonte. Në atë moment, pashë tek ai një mik, mbase i vetmi që mund të më kuptonte.

– Jam e dëshpëruar… – I rrëfeva. – Asgjë nuk ka më rëndësi kur nuk ke pranë një njeri që të do.

Profesori, pas asaj që thashë, më vuri dorën në shpatull: – E kuptoj atë që do të thuash. E di, ti dhe Eno nuk jeni më bashkë.

E pashë e habitur sepse nuk e dija që për lidhjen tonë (dhe fundin e saj) ishin në dijeni edhe mësuesit. Më buzëqeshi, duke e kuptuar atë që po mendoja.

– O Zot, isha 14 vjeçe kur kam njohur Enon dhe që nga ai moment, nuk ka pasur vend për asgjë tjetër në jetën time. Si t’ia bëj për të rifilluar? – i thashë dhe ai buzëqeshi…

Që nga ajo ditë, profesori u bë si pa e kuptuar, pjesë e jetës sime. Kështu nisi historia jonë. Për disa muaj, dolëm bashkë gati çdo pasdite, duke u takuar në një bar mbushur me njerëz, përballë një filxhani me kakao. Takimet tona ishin të pafajshme; asnjëri nga ne nuk e kishte menduar deri ku do të shkonte historia jonë dhe çfarë drejtimi do të merrte ajo. Në marrëdhënien tonë, gjithçka dukej perfekte, deri në ditën kur Koli më shoqëroi në shtëpi me makinë. Ishte shkurt dhe kishte dy ditë që binte shumë dëborë, e cila kishte mbuluar qytetin, duke i dhuruar një atmosferë përrallore. Koli më tha se nuk mund të më linte të shkoja në shtëpi me autobus dhe unë u futa në fuoristradën e tij. Dëbora, duke rënë pa pushim, e bënte thuajse ireale botën jashtë nesh. Për një moment, Koli e ngadalësoi makinën dhe fiku motorrin.

– Pse ndalove? – e pyeta.

Ai u kthye ngadalë nga unë dhe nisi të më shihte pa folur, me sytë e tij blu.

– Nuk e di as unë… Mbase dëshiroj vetëm që ky moment të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur!

Të dy ndiheshim ndryshe… Dukej sikur asgjë nuk do ta prishte magjinë e atij momenti. Papritur, nuk ishim më një burrë i pjekur dhe një vajzë apo profesori dhe studentja e tij në vështirësi, por vetëm një burrë dhe një grua.

– Dua të të puth… – tha Koli, sikur të kishte lexuar mendimet e mia.

– Mos më puth, sepse do të ishte… – Fillova të kundërshtoja, por fjala “çmenduri” lindi dhe vdiq në buzët e tij, që m’u duk sikur i njihja përjetësisht. Nuk do ta mësoj kurrë në isha unë që iu afrova apo ai, por di që nuk bëmë asgjë për të ruajtur distancën delikate që na ndante. Gjithçka që di është se pas asaj puthjeje erdhën edhe shumë të tjera. Kisha bërë dashuri me një burrë, ndërkohë që isha e dashuruar me një tjetër. Kisha bërë dashuri me një burrë të martuar, si një vajzë e përdalë… Ndihesha në faj dhe e trembur. Atë natë, m’u duk sikur u përmbys gjithçka. اfarë kisha bërë? Si kisha arritur deri aty? Koli, ditën tjetër më telefonoi në shtëpi dhe u soll sikur nuk kishte ndryshuar asgjë, por fjalët e tij, alegria e tij, kishin diçka të sforcuar, artificiale. Kur u takuam dy ditë më pas në barin tonë të zakonshëm, vendosa të flisja hapur me të.

– Unë të kam shumë për zemër, por nuk të dashuroj. Ajo që ndodhi mes nesh, ishte vetëm një gabim, dobësia e një momenti… – i thashë me një frymë.

Ai mori frymë thellë dhe më tha:

– Nuk e merr dot me mend peshën që po më heq nga zemra, Nisa. Unë jam burrë i martuar dhe këtë nuk ta kam fshehur asnjëherë, por gjërat midis nesh janë mirë kështu siç janë. Të lutem, mos i trego askujt për atë që ndodhi. Do të ishte tmerr ta merrnin vesh eprorët e mi apo prindërit e tu.

Natyrisht, ai kishte të drejtë, por ndërsa e dëgjoja të fliste në një mënyrë kaq egoiste, më vrau shumë.

– Përballë ligjit, i vetmi person përgjegjës jam unë! – vazhdoi ai – ndaj, të lutem, mbaje gojën mbyllur.

Fjalët e tij dhe pikërisht toni me të cilin m’i tha, ishin gozhda të ngulitura në miqësinë tonë. Pa shtuar asgjë, u ngrita dhe dola menjëherë nga bari, e vrarë tmerrësisht nga fakti se ai nuk po bënte asgjë për të mos më lënë të ikja. Pas asaj bisede, m’u duk sikur jeta ime kishte marrë fund. Si kisha arritur deri aty? Kisha tradhtuar njeriun që doja.

Vendosa që ajo që ndodhi të mbetej vetëm një kujtim i hidhur në mendjen time, por ky kujtim do të më torturonte sa herë ta shihja profesorin në shkollë. Më tmerronte mendimi se mund ta merrnin vesh studentët e tjerë dhe atëhere, unë do të isha kryefjala e bisedave të tyre dashakeqe. اdo ditë që shkoja në shkollë, mundohesha të shmangia ndonjë takim të pakëndshëm me profesorin, i cili, isha e sigurtë se do të më vinte në siklet. Fatmirësisht, kjo situatë nuk zgjati shumë. Rreth një muaj më vonë, ndodhi një mrekulli. Enoja, i dashuri im, u kthye tek unë duke m’u lutur që ta falja dhe të lidheshim edhe një herë bashkë.

– Kuptova që të dashuroj vetëm ty. Lidhja jonë ishte magjike, një dhuratë e fatit. Kthehu tek unë… – më tha Enoja.

Kishte qenë dëshira ime më e madhe të rilidhesha me Enon. Më në fund, kisha arritur atë që doja, por a do të mund ta harroja gjithçka që kisha kaluar? M’u rikujtua ajo natë e kaluar në krahët e profesorit. Si mund t’i thoja Enos që unë e kisha tradhtuar me profesorin?! اova nëpër mend të gjitha mundësitë, më e thjeshta ndër të cilat ishte që t’i tregoja të vërtetën, por a do të ishte më pak e dhimbshme kjo gjë?! Sigurisht, do të kishte qenë e thjeshtë të mos i tregoja asgjë, por a mund ta mashtroja në këtë mënyrë të dashurin tim, atë që e doja aq shumë? Natyrisht jo, nuk mundja. Mund t’i tregoja Enos gjithë të vërtetën e ta humbisja dhe kjo më tmerronte. E cili mashkull do të donte një femër që kishte shkuar me profesorin e saj? Nuk e mbaja dot atë të fshehtë dhe, sa më shumë mendohesha, aq më shumë bindesha që t’i tregoja, ishte e vetmja zgjidhje që më mbetej, pasi ajo gënjeshtër mund të prishte lidhjen tonë në të ardhmen.

Kështu, i tegova Enos gjithçka me qetësi, pa i kërkuar asgjë, pa pritur asgjë, përveç nervozizmit të tij, por ndërkohë që unë flisja, ndodhi diçka. Ai më përqafoi dhe m’u lut ta falja.

– Ajo që ndodhi, ndodhi mbi të gjitha për fajin tim. – më tha ai. – Nëse nuk do të të kisha lënë për të ndjekur kapriçot e mia, nuk do të kishte ndodhur asgjë… – më tha.

Sinqerisht, nuk e prisja këtë reagim nga Enoja. Gjatë kohës që ne kishim qëndruar larg njëri-tjetrit, ai kishte ndryshuar. Në ato momente, pas fjalëve që tha, e kuptova sa më donte. Ai kishte qenë dashuria ime e parë dhe e vetme në jetë. Na u desh të kalonim këto që ndodhën, që ne të qëndronim bashkë përgjithmonë. Isha shumë e lumtur, pas gjithë atyre vuajtjeve që kisha kaluar. Ditët që kaloja me Enon, ishin të lumtura… Një ditë dola nga mësimi me shpejtësi pasi Enoja do të vinte të më merrte dhe unë nuk doja që ai të vonohej. Kur dola, e pashë duke biseduar në oborrin e shkollës me profesorin. Nga gjestet që bënin, dukej që ishin të acaruar. Ajo që po shihja, nuk po më pëlqente aspak, ndaj u afrova dhe i kërkova Enos që të iknim. Nuk mund të largohesha pa i thënë profesorit se isha shumë e lumtur në krah të Enos dhe se nuk duhet të më shqetësonte më, pasi unë tashmë e kisha harruar atë që kishte ndodhur mes nesh. Ai që duhet të ndihet keq, jeni ju, pasi jeni i martuar e me fëmijë. Ai buzëqeshi me ironi, por dukej që ndihej shumë në siklet pas atyre që i thashë, ndaj u largua menjëherë.

Që nga ajo ditë, nuk di më asgjë për të. Enoja më tha se kishte qenë profesori ai që e kishte ngacmuar i pari, duke i thënë:

– Sa mirë që je bashkuar me Nisën. Ajo është një vajzë që nuk harrohet lehtë… – i kishte thënë dhe kishte qeshur.

Tashmë, çdo gjë është harruar dhe ne jemi martuar. Pas martesës, jeta jonë ka vazhduar rrjedhën e saj normale, si të çdo çifti tjetër. Ne ia dolëm mbanë bashkë duke i përballuar një nga një vështirësitë që na kanë dalë përpara, duke ngjitur shkallët njëra pas tjetrës. Sot jemi një çift i lumtur që e kemi hedhur pas krahëve të shkuarën tonë. Kjo tregon se kisha bërë zgjedhjen e duhur, duke treguar të vërtetën dhe duke mos e mbajtur atë sekret në ndërgjegjen time. Falënderoj Zotin që kam një familje të mrekullueshme dhe një bashkëshort që e dua dhe më do shumë…

B:postieri
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Shkak si gjithmone behen makinat me 4 rrota , edhe ndonje simpati note e deshperuar ...per ti shpetuar veshtiresise se lodhjes se trurit.:viol:



Nuk mund të largohesha pa i thënë profesorit se isha shumë e lumtur në krah të Enos dhe se nuk duhet të më shqetësonte më, pasi unë tashmë e kisha harruar atë që kishte ndodhur mes nesh. Ai që duhet të ndihet keq, jeni ju, pasi jeni i martuar e me fëmijë. Ai buzëqeshi me ironi, por dukej që ndihej shumë në siklet pas atyre që i thashë, ndaj u largua menjëherë.

Që nga ajo ditë, nuk di më asgjë për të. Enoja më tha se kishte qenë profesori ai që e kishte ngacmuar i pari, duke i thënë:

– Sa mirë që je bashkuar me Nisën. Ajo është një vajzë që nuk harrohet lehtë… – i kishte thënë dhe kishte qeshur.

I shkreti Eno, qe nuk eshte ne dijeni .. se c'fare ka futur brenda.....histori per te marre shembull. :fiu:
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Tani nuk dua te gjykoj se cdo njeri eshte i ndryshem, por ky Eno qe e paska pranuar aq lehte gabimin e saj shqiptar ishte? Apo vete kush e di se c'kishte bere dhe nga faji e per te mbuluar e harruar te vetat e la me aq? Profesori, Nisa, nje moment dobesie, apo rrethana te paplanifikuara dhe jane gjera qe ndodhin, por sidoqofte shume te pakendshme. Nisa sado e rritur shume e papjekur qe dallohet si bie ne kundershtim me veten, ndersa profesori ehhh kishte te beje me femije, po kish ta mendoje. E mos flasim per prinderit qe kur shohin se vajza tregon nje ndryshim drastik te sjelljes nuk i afrohen e kushtojne vemendje e t'ia pyesin hallin. Por prapseprap fatkeqsisht jane gjera qe ndodhin, duam apo s'duam ne.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Eh cfare rruspiet..:p
Po pse mo vajze e mbare behet seks,me profersorin?! Behettt :p
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Ky eno paska qene legen...
E la,e dorzoi ne doren e tjetrit,dhe u kthye prape.
Kane seder burri keto,ca tipash jane keto mer??
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Ne fakt dhe keto fotot qe vene neper artikuj gjase te pershtaten me tekstin jo vetem qe ia fusin kote por ndonjehere jane isiotesi fare, nuk eshte soft core porn kjo, madje dicka shume serioze per te patur nje foto te tille ne kete tekst.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

E une e kam pas shume qejf zyshen time.
Cuditerisht e ajo me veconte nga shoket.
Nje sjellje e cuditshme na shoqeronte te dy deri ne diten qe njeri nga ne u largua nga shkolla.
Ishte nje femer e bukur,tejmase e bukur,e gjate elegante me sy jeshil

Ish e fejuar me nje trupmadh tullac,e kur takohej me te verehej qarte qe nuk e dashuronte .

Me frenonte dicka me frenonte kundrejt asaj femre te sjellshme,te edukuar,sensuale.

Ndoshta nga qe ish e fejuar atehere.Tash eshte e martuar,e kur jemi takuar rasesisht shprehim konsiderata te larta kundrejt njeri tjetrit(por serish nje shikim tinez e verej te hedhe.)

Gjithmone ne shkolle ndodhin keto fenomene.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Dhe jetuan ata mire e ne akoma me mire si ne perralla:p

Boo po spati cik shkulje leshi,ndonje shqelme,dru deri ne vdekje se besojme ne se ka qene Shqiptare ai Eno-ja. E shikoni sa mire njihemi si njerez :p
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Dhe jetuan ata mire e ne akoma me mire si ne perralla:p

Boo po spati cik shkulje leshi,ndonje shqelme,dru deri ne vdekje se besojme ne se ka qene Shqiptare ai Eno-ja. E shikoni sa mire njihemi si njerez :p

Qofte mashkull, qofte femer vetem ne mos jesh shume i deshperuar (faze jetesore) kur ia pranon te gjitha, qofte shqiptar apo jo nuk te pranon pa pyetur ku si cfare pa u grindur njehere, nese te pranon aq shpejte pa pyetur asgje perhere ama perhere ka bere dhe vete dicka e te kupton ty :)
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Keto temat do i pelqeje nje monster qe i pelqejne gossip cookies, hahaha... I will watch yaa.. :p(ishte per dike kjo :))

Une do thoja keshtu me nje skanim komenteve se nuk e lexova: Njerezit bejne gabime, por kur jane gabime fatale duhet dhe te pendohesh e t'mundohesh te mos perseriten me.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Aki
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Me ju thene drejten,e lexova historin.
Asgje spati jashte etike,as normalitetit njerzor.
Nje vajze qe ka pas nje lendim,dhe ka gjete veten ne krahet e dikuj qe ju ka gjendur afer.
Me behet qejfi qe qenkan martuar me djalin qe ka dashuruar.Tu shkoj mbare edhe me shume kalamaj.
Djali qe paska dashuruar paska qene vertet djale qe ka merituar dashurin e saj.

PS: Jam dakort me Pestin qe thote per foton,realisht si pershtatet fare,se historia eshte nje hisori sa e embel aq dhe e pafajshme.
Dhe aspak ne konturet mekatare qe duket fotoia.
Here tjeter,kur te pasuroj kete kategori,me tema (jeni te ftuar dhe ju te postoni tema.pse jo e rrefime tuajat,nese keni deshire)
Do kem parasysh edhe fotot ilustruese.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Nev e lexova dy here qe mos gaboj, jane lidhur ne moshen 14 vjecare, 3 vjet lidhje goca 17 vjecare ne shkolle te mesme, profesori burre i martuar dhe thote bera dashuri. Tani kjo seshte as normale as e ligjshme as etike, fakti qe ka mbetur e heshtur eshte tjeter gje, por qe nuk eshte ok nuk eshte aspak.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Po te sjellim ato rrefimet keshtu hot ben?
Po shume hot ama:liber::lov2:
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Nev e lexova dy here qe mos gaboj, jane lidhur ne moshen 14 vjecare, 3 vjet lidhje goca 17 vjecare ne shkolle te mesme, profesori burre i martuar dhe thote bera dashuri. Tani kjo seshte as normale as e ligjshme as etike, fakti qe ka mbetur e heshtur eshte tjeter gje, por qe nuk eshte ok nuk eshte aspak.

Shiko Pesti ,ne varsi se si gjithsecili e shikon.
Jane gjera qe kane ndodhur,do ndodhin.
Thjeshte disa merren vesh,disa jo.
Biles histori dashurie,njihen qe ne 8-vjecare,jo me ne te mesmen.
Ketu ku jetoj une,eshte krejt normale qe vajza apo djali ne vitin e pare gjimnaz,te njoh me te dashurin/ren e ti/saj.(Pastaj do perfundoje apo jo,kjo as qe diskutohet ne nje mosh te tille)
Gabimi i profesorit,dihet.
Por perseri as kjo etap se ben paragjykuese historin e kesaj vajze ne syt e mi.
Askush ska shume te drejte te sis shume,ndjenjat e askujt.
Parimisht une gjendem ne kete pike.
Pra sa do qe ne te marrim sopaten e moralit ,duke krasit,moralizma,hem.
Jane pjese sociale keto gjera.
Minimizimi tyre do ishte mire,ose trajtimi i duhur ne format e duhura.
Sidomos tek moshat e reja qe rrisim.
Se si te rriten dhe te shijojne shendetshem ,njohjet e tyre ,dashurore dhe seksuale.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Po te sjellim ato rrefimet keshtu hot ben?
Po shume hot ama:liber::lov2:

Pasion,jemi tek dashuri pasion,si kategori.
Ama jane shume hot,duhet te hapen tek Libidoia..:)
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Shiko Pesti ,ne varsi se si gjithsecili e shikon.
Jane gjera qe kane ndodhur,do ndodhin.
Thjeshte disa merren vesh,disa jo.
Biles histori dashurie,njihen qe ne 8-vjecare,jo me ne te mesmen.
Ketu ku jetoj une,eshte krejt normale qe vajza apo djali ne vitin e pare gjimnaz,te njoh me te dashurin/ren e ti/saj.(Pastaj do perfundoje apo jo,kjo as qe diskutohet ne nje mosh te tille)
Gabimi i profesorit,dihet.
Por perseri as kjo etap se ben paragjykuese historin e kesaj vajze ne syt e mi.
Askush ska shume te drejte te sis shume,ndjenjat e askujt.
Parimisht une gjendem ne kete pike.
Pra sa do qe ne te marrim sopaten e moralit ,duke krasit,moralizma,hem.
Jane pjese sociale keto gjera.
Minimizimi tyre do ishte mire,ose trajtimi i duhur ne format e duhura.
Sidomos tek moshat e reja qe rrisim.
Se si te rriten dhe te shijojne shendetshem ,njohjet e tyre ,dashurore dhe seksuale.

Jo jo gabim me kuptove, se cfare ben ajo me moshatarin e saj eshte ok. Po ne kete rast ka nje abuzim te profesorit. Patjeter jane gjera qe ndodhim dhe jo perhere mund ti parandalojme, por qe eshte jashte etikes e moralit nje profesor i martuar te shfrytezoje nje vajze ne shkolle te mesme se luan topi e pavaresisht qe une e mendoj keshtu, eshte dhe ligji kudo neper bote qe e ndeshkon dicka te tille. Fakti qe kane zgjedhur kete histori ta tregojne nga nje kendveshtrim me te bute nuk e embelson ate.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Shiko Pesti ,ne varsi se si gjithsecili e shikon.
Jane gjera qe kane ndodhur,do ndodhin.
Thjeshte disa merren vesh,disa jo.
Biles histori dashurie,njihen qe ne 8-vjecare,jo me ne te mesmen.
Ketu ku jetoj une,eshte krejt normale qe vajza apo djali ne vitin e pare gjimnaz,te njoh me te dashurin/ren e ti/saj.(Pastaj do perfundoje apo jo,kjo as qe diskutohet ne nje mosh te tille)
Gabimi i profesorit,dihet.
Por perseri as kjo etap se ben paragjykuese historin e kesaj vajze ne syt e mi.
Askush ska shume te drejte te sis shume,ndjenjat e askujt.
Parimisht une gjendem ne kete pike.
Pra sa do qe ne te marrim sopaten e moralit ,duke krasit,moralizma,hem.
Jane pjese sociale keto gjera.

Minimizimi tyre do ishte mire,ose trajtimi i duhur ne format e duhura.
Sidomos tek moshat e reja qe rrisim.
Se si te rriten dhe te shijojne shendetshem ,njohjet e tyre ,dashurore dhe seksuale.

Ne k'te rast... atehere pse u dashka qe te lexojme budalleqet e kesaj , ne ? C'fare na interesojne dashnoret e kesaj & Co ?

- Paragjykimet ne k'te rast jane mese normale, per shume arsye .. madje raste te tilla, duhen denuar.. sidomos kur sillen publikisht ne shoqeri, .. nuk mund te duartrokasesh gjeste te tilla, si nga cupa e deshperuar edhe nga profesori pervers, qe perfiton nga raste te tilla.

Sigurisht qe ndodhin , por zakonisht ndodhin tek pjesa derrmuese e shoqerise....gje qe nuk eshte per te ardhur fare keq.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

O zana,une dhash mendimin tim.
Besoj qe eshte e drejta ime apo jo?!
Une nuk thash, ju apo te tjere mendoni keshtu apo ashtu!
Thjeshte thash cfare un e mendoj.
Nese eshte gabim apo e drejte per te tjeret,nuk me intereson shume.
Sepse thjesht eshte nje mendim.
Une nuk jam ekzekutivi i situates,as ne forme vepruese,as gjykuese,qe mendimi im te kete vlere kolektive.

Sa per profesorin e kam cilsuar diku tek psotimi siper.
Qe eshte gabim! kaq.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Ti dhe mendimin tend, nderkohe qe fute edhe pjesen sociale, qe gjoja qenkemi ne shoqeria sociale qe qenkemi mesuar me paragjykime te tilla, paragjykojme raste te tilla e nuk u dashka ti paragjykojme/denojme raste te tilla... por ne fund te fundit eshte/qenka zgjedhja/puna e saj, e shoqeria sociale duhet ta duartrokase ne vend se ta denoje/debatoje/paragjykoje.

Shoqeria sociale, nuk ka pse te pranoje e te jete dakort me gjeste te tilla.... ndersa ti personalisht, mund ta shikosh e trajtosh ne formen tende sipas deshires tende, meqe nuk te bejne pershtypje raste te tilla, sigurisht qe ngelet mendimi dhe pershtypja e jote.... Por nese do flasesh ne emer te shoqerise sociale, atehere mendohu mire se c'fare shpreh, e kujt i duartroket.

- Edhe cupa ka qene ne dijeni se c'fare po ben ( 17 vjece, nuk eshte edhe aq e vogel ) , ka dashur te perfitoje nga profesori si nga mesimet edhe ne lidhje me fustrimin e deshperuar seksual, bashke me kafete e darkat e shoqeruara me xhiro makine x10 ne rrenje katrore....ne te kundert, fare mire mund te zgjidhte nje moshatarin e saj.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Zana,deri neser anen me ty sja gjej mendimeve as debateve.
Jo per gje por jemi diametralisht ne te kundert.
Keshtu qe po lem me kaq.
Kalofsh mire!
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Nuk e gjen dot, sepse c'fare thuan me lart se thuan me poshte.

Edhe ti kalofsh mire..e nese ke ndonje eksperience te tille ( personale) , qe e more kaq perzermesisht, mos hezito te na e sjellesh . :)
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Nuk e gjen dot, sepse c'fare thuan me lart se thuan me poshte.

Edhe ti kalofsh mire..e nese ke ndonje eksperience te tille ( personale) , qe e more kaq perzermesisht, mos hezito te na e sjellesh . :)

Tashme me kritikat e tua,ne postimet vijuese do permirsohem!
Ciao.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Tashme me kritikat e tua,ne postimet vijuese do permirsohem!
Ciao.

Nuk te bere aspak kritike ty, ishe ti ajo qe po fajesoje shoqerine sociale & paragjykimet e tyre.. kundrejt rasteve te tilla.

Alrite mama...bye.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Rrofshin bashk dhe 100 vjet te tjera... por me qe e paska bo publike duke na e shoqeruar me nje mesazh, po jap dhe un mendimin tim si femer qe jam.
Kemi qen te gjitha te reja... te gjitha e kemi kalu periudhen e adoleshences dhe vertet qe 17 vj sje e konsideruar me e vogel por duhet te kesh mesuar te pakten mos te tejkalosh limitin...
Ajo justifikohet qe ai u tregu shum i mir, e ngushelloi etj etj dhe deri ne piken e 'miqesise' ne bankat e shkollave e kuptoj...
Por neper kafe me profesorin cfare donte ?
S'eshte pun mendjelehtesie... je komplet idiote. Po icik frik ajo skishte se mund ti shikonte njeri?
Cfare i thonte ai gruas kur e merrte ne telefon nderkoh qe ishte ne kafe me te ? Mduket absurde qe ska ndjer asiher nje sensacion qe ishte dicka e gabuar.

Neper shkolla dhe ndodhin kto gjera... e dim... e kemi pare dhe ndoshta dhe provuar ne lekuren tone.
Kam pasur profesora qe mkan ber avance dhe kam ber gabim qe nuk i kam denoncuar( sidomos ate te vitit te pare ).. por kam pas qen ne nje periudh rebelimi te cfrenuar dhe mendoja se sdo me besonin ose sdo me ndihmonin.
Ashtu sic kam pas dhe simpati per nje profesor te seksionit tjeter... O PERENDI SI ISHTE!! Dhe nga qe e dija( qe nga dita qe e shajta sepse isha histerike dhe urreja boten... ai i shkreti vetem mtha qe duhej te hyja ne klas) qe kishte kriju nje far simpatie per mu... shkoja ne kriz totale dhe e shikoja me inat.
Ai buzeqeshte nderkoh qe shoqet me shanin sepse tgjitha donin te ishin ne vendin tim..

Ama profesori eshte i pajustifikueshem... dhe me vjen inat qe vetem nje % e vogel e abuzimeve ndaj tyre denoncohen... sepse abuzim eshte.

Ah dua te shtoj dicka tjeter. Me vjen akoma me shum inat qe shpesh her profesoret dhe profesoreshat e tjera jan ne dijeni te gjithckaje dhe nuk nderhyjne...
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Ne fakt ketu ku jam une profesoreve su lejohet te kene marredhenie shume te ngushta me nje nxenes-e ose te mbyllen ne zyre dhe te jene te vetem aty pa qene prezent ndonje pergjegjes tjeter ,apo ti marrin me makine ti shpien ne shpi etj etj.

Kam nje rast te njohur me nje profesor ketej i cili eshte i shkelqyer si njeri edhe persa i perket profesionit te tij.I cili flirtohej vazhdimisht ne ore te mesimit nga nje nxenese e tij.Per shkak te rrefuzimit te tij kjo e akuzoi se njehere kish vajtur ne zyren e tij per ta ndihmuar ne nje lende dhe profesori e ngacmoi.Ne keto raste hajt te gjej te drejten e tij edhe profesori,nuk deshmohet dot e verteta keshtu qe ai duhej denuar...

Cudi me kete profesorin si spati frike se po rrezikonte jeten familjare dhe ate profesionale me ate!!!
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

E bëre se s'pate tru të mesoje , e pate më rehat të beje "gershëren " e ai e shfrytezoj rastin.
Hajde ma gezofsh deftesen e pjekuris.
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Ne fakt ketu ku jam une profesoreve su lejohet te kene marredhenie shume te ngushta me nje nxenes-e ose te mbyllen ne zyre dhe te jene te vetem aty pa qene prezent ndonje pergjegjes tjeter ,apo ti marrin me makine ti shpien ne shpi etj etj.

Kam nje rast te njohur me nje profesor ketej i cili eshte i shkelqyer si njeri edhe persa i perket profesionit te tij.I cili flirtohej vazhdimisht ne ore te mesimit nga nje nxenese e tij.Per shkak te rrefuzimit te tij kjo e akuzoi se njehere kish vajtur ne zyren e tij per ta ndihmuar ne nje lende dhe profesori e ngacmoi.Ne keto raste hajt te gjej te drejten e tij edhe profesori,nuk deshmohet dot e verteta keshtu qe ai duhej denuar...

Cudi me kete profesorin si spati frike se po rrezikonte jeten familjare dhe ate profesionale me ate!!!

ket po theksoja dhe un!
Sepse jo vetem aty ku rrin ti, por ne cdo shtet funcionon kshu...

Pastaj kemi raste te vecanta si profesori im qe kishte raporte seksuale me nje nr te pacaktuar minorenesh dhe sidomos me 2 binjake ( ishin ato te dyja qe e kerkonin... e provokonin dhe shkonin ta takonin dhe kur jepte leksione ne klasa te tjera)...
Un ne vit te pest mora vesh qe mesuesja ime e leteratures ishte ne dijeni per cdo gje... mos me than qe me tregoi ajo vet sepse degjoj nje bised mes meje dhe shoqes time te bankes.
Ngela si mut i dhim ( me falni per fjalorin ksaj rradhe) kur mtha qe dhe drejtori e dinte por sfliste sepse sdonte me kriju skandale.
Ti imagjino... un e shaja rend me akuza akoma me te renda dhe ai buzeqeshte me dinakeri duke mpa ndrit te syrit -.-" fizika 4 mka dal mu lol


Heshtin WOW
heshtin se thone " fundja ajo vet shkoi "
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Na kënaqët me këto arsyetimet Pro-Kundër :bravo::bravo::bravo::bravo:
 
Titulli: Ja pse bëra seks me profesorin

Na kënaqët me këto arsyetimet Pro-Kundër :bravo::bravo::bravo::bravo:

Epo dikush duhet ta bej ket pun

Pa aktor sdo kishte spektator.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top