Ja me cfare do te perballen Shqiptaret ne 4-er vitet e ardhshme

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_rama_emigrante1498572263.jpg
Shqiptarët vendosën t’ia besojnë qeverisjen e vendit Edi Ramës edhe për një tjetër 4-vjeçar. Vota e të dielës i jep atij mundësinë të qeverisë i vetëm dhe të diktojë pa pengesë vendimet ekzekutive.

Kjo ishte edhe kërkesa që ai pati ndaj votuesve, të cilët ende nuk e dinë se çfarë do t’u ofrojë qeverisja tërësisht rilindase e Ramës.

Premtimi i artikuluar qartë në këto zgjedhje ka qenë ai i reformimit të administratës shtetërore. Thënë më qartë, largimi i militantëve dhe vendosja e meritokracisë.

Teksa edhe shumica e atyre që e kanë votuar janë skepktikë, pasi kanë parë që Rama ka emëruar në drejtori të rëndësishme “Dogana, Tatime, Lojëra Fati, QSUT etj) vetëm njerëz të tarafit të tij, për ta gjykuar për këtë, votuesit e tij do të duhet të presin.

Por ajo me të cilën do të vazhdojnë të përballen shqiptarët edhe në këto 4 vjet janë taksat e larta, papunësia, emigracioni, krimin e lidhur me politikën, përdorimin e parasë publike për tendera klienteliste etj.

Edi Rama mohoi gjatë fushatës se do të ulte taksat. Madje e quajti të rrezikshëm planin e PD –së për uljen e tyre. Papunësia përllogaritet në 14 %, një ndër më të lartat në rajon, me afro 46 % të të rinjve të papunë.

Në 4 vitet që shkuan Rama nuk e realizoi premtimin e tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe të gjitha shifrat e sforcuara të tij, bashkë futjen në skemë të atyre që punonin në të zezë, arrin në 180 mijë.

Nëse do të ketë këtë ritëm, ndonëse nuk e pati prioritet të fushatës, premtimi i tij i vitit 2013 nuk do të mund të realizohet as në vitin 2021, pasi skemës së të papunëve do t’i shtohen brezat e rinj që dalin çdo vit nga bankat e shkollës.

Shqiptarët do të përballen edhe këtë mandat qeverisës të Edi Ramës me emigracionin.

56 % e tyre, sipas Gallup, duan të emigrojnë. 200 mijë ishin aplikimet e vitit të kaluar për Lotarinë Amerikane. Mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë u larguan gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe kërkuan azil politik dhe ekonomik në vende të BE –së.

Trendi nuk duket se do të ndryshojë.

Nuk priten ndryshime as në përdorimin e parasë publike për shërbime të dhëna me koncesion.

Pavarësisht akuzave se dha mbi 600 milionë euro për koncesione të dyshimta që u fituan nga klientët e tij, Edi Rama i mbrojti këto vendime edhe gjatë fushatës, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të heqë dorë nga kalimi tek privati i të tjera shërbimeve shtetërore, që do të paguhen nga buxheti i shtetit. Pra nga taksapaguesit, ndonëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë.

Në këto zgjedhje ndodhi ajo që opozita e PD –së kishte paralajmëruar deri në kohën kur Lulzim Basha vendosi të pajtohej me Edi Ramën; blerje massive e votave me para të pista, me shumë gjasë të ardhura nga trafiku i kanabisit. 3 miliardë euro para të pista të trafikut të drogës, deklaroi ambasadori i OSBE, mund të përdoreshin në këto zgjedhje.

LSI, tashmë në opozitë, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, si të lidhur me këto banda kriminale, me qëllimin për të blerë votën dhe pushtetin.

OSBE – ODIHR, në raportin paraprak evidentoi se vota u ble masivisht dhe se ndaj votuesve pati presione të shumta. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, ato të 2015-ës apo zgjedhjet e pjesshme në Dibër, fenomeni i blerjes së votës nga banda që dyshohet se përdorin paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka pasur një trend rritës të frikshëm.

E parë në këtë këndvështrim, situata nuk pritet të ndryshojë as në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2019.

Në këtë mënyrë, vullneti i shqiptarëve do të mbetet i deformuar për shumë kohë. Dhe fushatat elektorale ku forcat politike do të duhet të përballen me dështimet apo programet e tyre, do të jenë tërësisht të pakuptimta, për aq kohë saqë pushteti mund të blihet dhe s’është e nevojshme t’i bindësh votuesit me platforma apo t’i japësh llogari për premtimet e pambajtura, korrupsionin, aferat me paranë publike, lidhjet me krimin, rritjen e papunësisë apo pakësimin e popullsisë me largimin e pjesës më vitale të saj, jashtë vendit. /Lapsi.al
 

Attachments

  • auto_rama_emigrante1498572263.jpg
    auto_rama_emigrante1498572263.jpg
    43.6 KB · Shikime: 0
Po e permbledh une me pak fjale se me cfare do perballen shqiptaret keto 4 vjet.

1) Varferia do jau marri shpirtin me shume se c'ja u mori deri tani.
2) nen petkun e ringritjes se shtetit do kufizohen me shume lirite dhe rritet frika per nje shtet policor.
3) Biznesi i vogel perfundimisht do shkaterrohet, do monopolizohet ekonomia (jo se nuk ka ndodhur por do vihet me shume re)
4) Keta te paskrupullit qe na drejtojne do behen edhe me keq pasi do konsolidojne bizneset e tyre te ligjshme dhe te paligjshme.
5)Perderisa kete vit nuk bene asnje premtim populli do haje fara luledielli sepse nuk ka cfare llogari tju kerkojne meqe nuk moren asnje premtim vecse ti jepnim timoni te gjatit.
6)Vetingu do realizohet vetem duke realizuar interesat e te gjatit me shoke dhe do godase "armiqte e popullit" qe do damkosen nga i gjati paraprakisht.
7) Nuk do kete asnje reforme sepse nuk kane cfare te reformojne pasi nuk ju pershtatet programit te tyre te xhepit.
8) Do shtohen te punesuarit jashte shtetit sepse nuk ka me shprese ne ate vend pa alternativa dhe qe nuk ka ekonomi prodhuese por vecse ofron sherbime.
9)Me zenien e cdo hallke, shtetit, mediave, gjyqesorit etj jeni ne rruge te mbare per nje diktature me lekure demokracie.

Ka me por kaq me erdhen ne mend per momenti. Nese dikush jep te tjerat pika e mire pres. nese dikush do debat prap e mirepres, por debat llogjik jo militantist.
 
Kjo eshte te paraprish dicka qe se dime .....kshuqe do presim e do shohim.
Shpresoj qe jo pasi do ishte fatale per ne!

Kaq se skam as debat e as milintantizem per te bere mbi ate qe se di...do ngjante si lufte ne fantazine apo mullinjte e eres.
 
eshte nje opinion personal dhe as une nuk e uroj qe te ndodhi por duke ditur karakteristikat dhe mentalitetin e tyre e hodha si parashikim...

Koha do e vleresoje dhe uroj jo postimin tim pasi nuk do ja uroja kete shqiptareve qe nuk u eshte ndare vuajtja ne asnje moment. ;)

P.s Moni fola bukur eeee, ja futa edhe rames. lol
 
Ja tejkalove vetes lali...se Rames zor se ja kalon dikush per ceshtje fjalesh ;)
 
Ja tejkalove vetes lali...se Rames zor se ja kalon dikush per ceshtje fjalesh ;)

Veten e kalova qe kur fillova te flas, tani rames nuk e sfidoj dot se duhet me fillu kokakolen e nuk kam kohe per te... lol
 
Do pakesohet numri i eksportit te miellit por do ngrihet cilesia e kontrolluar.

Do rritet nr.importit te ilaçeve tè skaduara perfitimin e dim kush e merr.

Ne spital pastruasja merr 10 mije lek te te pastroj dhomen pa folur sherbimin mjeksor " falas "

Do hapen vende pune njèkohesisht duhen edhe karrige te reja.

Do ketè me shumè pallate rè lyera me bojra ne kryeqytet.

Yyyyha sa gjèra te mira do behen saqe populli i pa mesuar me keto mrekullira do ikin jashtè shtetit se nk i perballon dot.

Ah se harrova ata qè mbesin ne alb.te armatosen me çizme peshkataresh mundesisht deri ne qafe se perbytjet e miresis do ju marrin frymen e do mbyteni nqs.nk dini not.

Jemi mesuar keshtu ne e perballojme edhe kete rradhè :(
 
ndersa une them se edi rama kete here do jete me i qete menderisht, sdo nervozohet aq shpejt, pasi nje pjese e madhe e popullit i besoi dhe kete duhet ta vleresoje :D
dhe kur do mbarojne keto lajmet me politiken se me japin nje sekelldi :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top