Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Guest2

Antarë i Respektuar
Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit. Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

Magazina.al iu sjell disa nga emrat e këngëtarëve që do të agjërojnë gjatë këtij muaji e që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho,Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon e Shpat Kasapi. Po ashtu ë devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me këngëtaren اiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë.

Edhe këtë vit اiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë se megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit Islam përcjell Magazina.al. Po ashtu në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi. Mirëpo këtë vit gjërat kanë ndryshuar për dy këngëtaret, Teuta Kurtin e Arta Bajramin.

Ato janë besimtare të devotshme dhe se kanë agjëruar përherë ndonëse sipas tyre ku muaj, është më i bekuari dhe më i adhuruari. Arta Bajrami ka treguar për Magazina.al, se këtë vit për shkak të shtatzënisë nuk do të agjëron. “Me gjithë dëshirë do ta agjëroja por unë jam shtatzëne andaj të gjithë agjëruesve ju uroj të kenë lehtësim”, ka thënë Arta. Po ashtu edhe këngëtarja tjetër Teuta Kurti, e cila njihet për përkushtim të madh ndaj fesë islame, ka thënë se nuk do të agjëroj, pasi ajo pritet shpejt të bëhet nënë e dy binjakëve.
Opinion/tv klan.
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Qoft nje agjerim i leht per ta.
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Pa keqkuptime, por dikush po duket se fenë është kah e përdorë për
propagandë.
Një duhet secili ta dij se fenë e mban për vete dhe për Allahun,
e për asnjërin nga ne. Ne, as nuk mund ta shpërblejmë, e as t'i japim
denimin. Por, sidoqoftë, njerëzit vetë shohin, kanë sy, e nuk ka nevojë
çdo vepër e një muslimani të theksohet. Me rëndësi është se Ai lartë
sheh gjithëçka.
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Po hipokritet me bejne te qesh.
Pse do thuash ti

Po ia paska vipa qe ketej dalin me Faqen jashte ne cdo video clip, ketej na mbakan iftarin apo ckeni juve.
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Po hipokritet me bejne te qesh.
Pse do thuash ti

Po ia paska vipa qe ketej dalin me Faqen jashte ne cdo video clip, ketej na mbakan iftarin apo ckeni juve.

edhe pse me keqardhje e them, po ke te drejt... por...agjerimi eshte nje kusht, pra ata plotesojn se paku nje kusht te Islamit
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Agjerimi eshte nje obligim, qe secili besimtare mundohet te kryej kete obligim...por veprat peshohen sipas qellimit... shpresoj shume nijetin te jete i paster, e jo agjerim per sy e faqe, e te dalim te tregojm se agjerojm, se eshte e kote... agjerimi i Takon Allahut, prandaj agjeroni dhe mos shkoni duke treguar se agjeroni ose jo... secli le te kryej kete obligim sa ka mundesi..Allahu na pranoft..
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

O Princesha jane te pakte njerezit besimtar qe kam njohur si ty :)
Ne paqe me vetveten, tolerues me te tjere, aspak hipokrite, shume realiste.
Me pak fjale ti do ishe nga ata qe shume veta do te ndiqnin per urtesine e fjaleve qe thua.
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Po hipokritet me bejne te qesh.
Pse do thuash ti

Po ia paska vipa qe ketej dalin me Faqen jashte ne cdo video clip, ketej na mbakan iftarin apo ckeni juve.

Ate qe pata me ta thene per komentin tend , ta paska thene Princesha :)
 
Titulli: Ja kush janë VIP-at që 30 ditë nuk do hanë bukë deri në Iftar

Me kujtohet para sh vitesh(10-11) u be nje emision per fene ne Top channel ne mos gaboj. Nder te ftuar ishte Iris Maci,(muslimane) dhe Ciljeta e cila thoshte se eshte sh besimtare. Mban kuranin ne komodine dhe e lexon. Une dhe sh te tjere thonim: c'i duhet kurani kesaj. Madje menduam se e kane marre qellimisht qe te thone njeerzit ja si jane muslimanet, Lol. Kur me vone pashe qe ajo ne ramazan shkonte e u falte ne xhami, dhe jo rralle here lotonte nga fjalet e hoxhes. Zot i madh thash, ne kurre se dime c;ka ne zemer robi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top