Ja ku e kanë burrat !

Ja ku e kanë burrat zemrën, në bazë të shenjës së tyre të zodiakut


Çdo shenjë ka një shkallë të përcaktuar të vlerave dhe u jep më shumë rëndësi disa gjërave sesa të tjerave. Në këtë artikull do t’ju zbulojmë se ku e ka zemrën secila prej shenjave të zodiakut dhe cilat janë përparësitë e jetës së tyre.

25F953F5-3BB9-4798-B135-25F1B3BA17B2.jpeg

Demi e ka zemrën në stomak

Ajo që Demi do më shumë në botë është ushqimi. I pëlqen të hajë dhe të shijojë të gjitha kënaqësitë e jetës. Menjëherë pas kësaj ai do familjen e tij. Nëse gjen një grua që e bën atë të shijojë ushqim të mirë, ajo do të fitojë 70% të zemrës së tij.

Binjakët e kanë zemrën në fyt

Do të pyesni veten: pse? Kjo për shkak se forca e tij është komunikimi, gjithçka e shpreh me fjalë. E kalon ditën duke shprehur ndjenjat e tij me fjalë dhe gjeste. Ai është shumë i ndjeshëm dhe i do të gjithë, kjo është arsyeja pse gjithmonë dëshiron të ndihmojë të tjerët.

Gaforrja e ka zemrën në zemër

Zemra e tij është e madhe, por ai është i përqendruar tek familja e tij. Ai është mjaft egoist, për të dhe të dashurit e tij. Ai kërkon dashuri dhe kujdeset për fëmijët dhe gruan. Ai përqendrohet tek përparësitë dhe e jeton jetën e tij në një rreth të ngushtë njerëzish.

Luani e ka zemrën në kokë

Arsyeja është sepse ai dëshiron ta dashurojë gjithë botën me zemrën e tij të madhe. Ai ndjen keqardhje për fatkeqësitë e të tjerëve dhe vuan prej tyre.

Virgjëresha ka një zemër të thyer

Gjysma e zemrës së tij është e ngrohtë për familjen e tij dhe gjysma tjetër është e ftohtë dhe llogaritëse, për punën dhe biznesin e tij. Ai është një negociator i mirë. I pëlqen të punojë aq sa dëshiron të rrijë me fëmijët dhe familjen e tij. Në të vërtetë është i ndarë në dysh.

Peshorja e ka zemrën në kokë dhe të ndarë në fusha të ndryshme

Ai ka një koncept të dashurisë ideale që ndonjëherë nuk përshtatet me realitetin dhe zhgënjehet. Është promovues, pavarësisht se është analitik dhe i ekuilibruar. Ai mund të dashurojë dy gra në të njëjtën kohë, familjen, punën dhe shtëpinë e tij.

Akrepi e ka zemrën tek seksi

Gjithçka e mat me seksin. Kjo e kushtëzon atë në një masë të tillë saqë ndonjëherë nuk është në gjendje ta shoqërojë atë me ndjenjat dhe racionalitetin e tij. Gratë e lënë atë dhe ai është në gjendje të bëjë marrëzi të mëdha duke ndjekur impulset e tij. Ai nuk di se si t’i rezistojë tundimeve.

Shigjetari e ka zemrën në vendin e vet

Shigjetari e ka zemrën në vendin e vet, por dashuria e tij nuk zgjat. Mund të shkojë nga një lule në tjetrën për gjithë jetën. Kur dashuron, dashuron vërtetë, por i pëlqen aventura dhe të jetojë momentin, gjë që e bën atë të kalojë nga një dashuri në tjetrën. Ai e do familjen e tij, por egoiste, pasi së pari ai mendon për veten e tij.

Bricjapi ka një zemër akulli

Së pari mendon për gjërat materiale: pozicionin shoqëror, paratë, familjen… dhe pasi të kenë gjithçka do të mendojnë për dashurinë. Por nuk ka zemër pasionante, është shumë i matur dhe interesaxhi.

Ujori nuk ka zemër

Jeta e tij është vetëm puna, zhvillimi profesional, ushqyerja e intelektit të tij, familjes së tij, hobit. Gjithçka ka vendin e vet, por asgjë sentimentale, romantike apo pasionante… I mjafton të jetojë jetën lirshëm dhe pa shumë emocione. Ai ka vlerat dhe etikën e tij, por ndjenjat nuk e kushtëzojnë atë.

Peshqit e kanë zemrën të shpërndarë në të gjithë trupin

Është i gjithi dashuri! Ai dëshiron disa gra menjëherë, familjen e tij, miqtë, kolegët e tij të punës … Ndjeshmëria e tij është shumë e madhe, ai kujdeset për gjithçka dhe duket se i vjen keq për gjithçka. Ai dëshiron t’i ndihmojë të gjithë dhe të zgjidhë problemet e të gjithëve. E do jetën e mirë, botën në tërësi, të jetë i lumtur dhe të dashurojë.

italiafeed
 
Shyqyr qe sjam tranu e paskam zemren ku duhet, mire te koka, po rreh...
 
Demi e ka zemrën në stomak
Ajo që Demi do më shumë në botë është ushqimi. I pëlqen të hajë dhe të shijojë të gjitha kënaqësitë e jetës. Menjëherë pas kësaj ai do familjen e tij. Nëse gjen një grua që e bën atë të shijojë ushqim të mirë, ajo do të fitojë 70% të zemrës së tij.
 
@L0v3rM4n na sill edhe për femrat të zgjedhim e barazpeshohemi ?
 
Ja u paskan ven e ktyre. Ta gezoni ??
 
Tranxo sa e gjate ishte vija sit?:p lol lol
Ti qofsh qe shkon e kerkon nje kenge aq te shpifur po nejseeee. ??

sa per temen ti je cerciz se merito me qen aty hic ??
 
Interesante!
Nga titulli mendova gje tjeter, nejse:D
 
Luani ka shum. Kush do cik? Reciklohet? Se kam ndermend ta hedh te organic
 
Esht per meshkujt moj ??
 
Mos me birin se te ngordha ???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top