Ja çka folën Blair dhe Clinton për vdekjen e princeshës Diana

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Daily Mail” ka zbardhur të plota bisedat telefonike të ish-kryeministrit Tony Blair dhe ish-Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton pas vdekjes së Lady Diana në aksidentin e tmerrshëm në Francë, ku mbeti i vdekur edhe Dodi Fayed, i biri i një biznesmeni të fuqishëm arab.
Në bisedat me Clinton, Blair hedh dyshime lidhur me raportimet e Policisë franceze, e cila thoshte se automjeti i Dianës lëvizte me mbi 100 km/orë kur ndodhi aksidenti.

Bisedat mes Clintonit dhe Tony Blair janë bërë më 1 shtator 1997 dhe materiali i zbardhur është rreth 500 faqe.

Biseda tregon edhe një afrimitet të madh mes Clinton dhe Blair. Ky i fundit i shpreh Klintonit se sa shumë do t’i mungonte Lady Diana.

Biseda:

Klinton: Toni?
Blair: Përshëndetje Bill. ثshtë një ngjarje e zymtë. Një ngjarje e zymtë.

Clinton: ثshtë e dhimbshme. Vërtet e Dhimbshme. Ishim me pushime me Martën dhe shoqëroheshim nga shumë njerëz që e njihnin atë.

Blair: Herën e fundit që e pashë ishte disa javë më parë kur e ftuam për dreke bashkë me Princin William. ثshtë djalë i mbarë.

Clinton: Po, tani jam vërtet i shqetësuar për ata fëmijë.

Blair: Ajo ishte si një gurë peshoreje për mënyrën se si i lidhte dy djemtë me botën e jashtme. Ulliami, djali i madh i ngjan shumë. ثshtë tamam me këmbë në tokë. Ai bën të njëjtat gjëra si bashkëmoshatarët e tij.

Clinton: Më vjen shumë keq për të. Ajo sapo kishte nisur të një jetë ndryshe.

Blair: Falëminderit për telegramin e djeshëm dhe për fjalën e mira. Problemi ishte mënyra se si ajo jetonte dhe sillej ndaj shtypit. Vërtet nuk ishte prej familjes mbretërore, por ama njerëzit e thjeshtë e donin. Kjo i shkaktoi probleme me konsolidimin brenda familjes mbretërore.

Clinton: E di që po kalon kohë të vështira. Doja thjesht të të thoja se mendimet e mia janë me ty.

Blair: Personalisht do të më mungojë. ثshtë si një yll që shuhet. Ajo ishte yll për ta (familjen mbretërore).

Clinton: اfarë dinë ata? A është roja e sigurisë britanike gjallë?

Blair: Po, është. Dhe mund të na japë disa informata. Ka pasur shumë fjalë këtë pasdite. Ata shkuan në hotel dhe menduan se nuk do t’i shqetësonte askush. Ambasada dhe qeveria franceze nuk e dinin se ata ishin në Francë. Por mediat u shfaqën shpejt, kështu ata vendosën që të hanin drekë në shtëpinë e Fayed. Kur shkuan te mjeti i tyre ai nuk po ndizej. Kështu telefonuan dikë nga hoteli që t’u sillte një automjet. Hoteli u çoi mjetin dhe shoferin. Më duket se shoferi ishte i dehur.

Clinton: Kësaj i druhesha. Ata të shtypit po e ndiqnin?

Blair: Menjëherë pasi lanë hotelin. Nuk i besoj raportimet që thonë se po ecnin me 100 km në orë. E kam fjalën që unë e njoh Parisin dhe s’mund të ecësh aq shpejt në ato tunele. Ata mund të kenë goditur ndonjë trafikndarëse që automjeti u kthye përmbys.

Clinton: ثshtë një gjë e trishtueshme.

Blair: Po, ishte dikush që ne e njihnim dhe na pëlqente. Sapo kishte nisur ta mblidhte veten.
ja-ccedil-ka-fol-euml-n-blair-dhe-bill-clinton-p-euml-r-vdekjen-e-princesh-euml-s-diana_hd.jpg
 
Back
Top