Ja cilat janë femrat më simpatike në politikën shqiptare
Shkruar nga Erion Habilaj
e shtunë , 27 qershor 2009
Nga Arta Dade, Rajmonda Bulku e deri tek Luiza XhuvaniPolitika shqiptare ka filluar të marrë një fytyrë më të butë, më njerëzore. Aq e vërtetë është kjo sa mjafton t’u hedhim një sy disa prej emrave të zonjave që janë momentalisht në politikë. Femrat në politikë nuk janë vetëm të afta për të drejtuar dhe menaxhuar por dhe mjaft të hijshme dhe të bukura. Partitë politike në këto zgjedhje përfaqësohen dhe nga disa zonja, të cilat jo vetëm anën e tyre profesionale e kanë të lartë, por dallohen dhe për bukuritë e tyre natyrore. Mjafton të kujtojmë emra si Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu apo Arta Dade për të kuptuar se në politikë femrat nuk sjellin vetëm mendjen por dhe një butësi dhe estetikë të madhe. Gazeta “Tirana Observer” sjell sot disa nga zonjat më simpatike të politikës shqiptare, që nëse do të merrnin pjesë në një sfiladë bukurie pa dyshim që do të konkurronin denjësisht.
Luiza XhuvaniNjë nga yjet e teatrit dhe kinemasë shqiptare, deri më sot e vetmja aktore shqiptare e vlerësuar me çmim në një festival ndërkombëtar filmi. Kandidon nën siglën e PS-së në qarkun e Vlorës. Kjo është hera e parë që Xhuvani futet aktivisht në politikë.
Arta DadeArta Dade është një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare. Dade është cilësuar si zonjat më të bukura në politikën shqiptare. Aktualisht është anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste dhe kandidon në qarkun e Gjirokastrës.
Olta XhaçkaE ardhur nga radhët e shoqërisë civile Xhaçka është e njohur për hiret e saj. Ajo tani është pjesë e kandidatëve të Partisë Socialiste. Olta Xhaçka është ndër politikanet më premtuese në politikën shqiptare. Ajo nuk është vetëm e bukur por dhe e aftë.
Majlinda BreguMinistrja e Integrimit bën pjesë gjithashtu ndër politikanet simpatike të Shqipërisë. Bregu është futur në politikë në vitin 2005 duke qenë një nga prurjet e shumta të PD-së në atë kohë. Momentalisht është kandidate në qarkun e Tiranës.
TO.
Shkruar nga Erion Habilaj
e shtunë , 27 qershor 2009
Nga Arta Dade, Rajmonda Bulku e deri tek Luiza Xhuvani
Femrat simpatike të PS-së
Këto vite në Partinë Socialiste kemi parë një numër të madh femrash, të cilat janë shquar për hiret e tyre. Mjafton emri i Arta Dades për të treguar se kjo parti në radhët e veta është dalluar për politikane simpatike. Jo vetëm tashmë me hyrjen e Luiza Xhuvanit apo Olta Xhaçkës, por dhe më parë partia e Edi Ramës ka qenë e përkëdhelur nga fati për sa i përket pamjes së jashtme të zonjave që kanë qenë pjesë e saj. Disa vite më parë një nga drejtueset e saj Natasha Paço është dalluar qartë jo vetëm si politikane, por dhe si një zonjë simpatike. Listës së PS-së nuk mund të mungojnë emra si Mimi Kodheli apo dhe Majlinda Keta. Në këto momente simboli i bukurisë femërore në PS është padyshim aktorja e njohur Luiza Xhuvani. Ajo me finesën dhe dashurinë e saj ka bërë njerëzit të qajnë dhe qeshin bashkë me të. Aktualisht mund të klasifikohet fare mirë si imazh i PS-së.Femrat simpatike të PD-së
Pjesën më të madhe të imazhit të PD-së e zë nënkryetarja Topalli. Gjatë këtyre katër viteve në postin e kryetares së Kuvendit ajo ka treguar se është një politikane e vërtetë, një grua e fortë dhe një femër me shumë klas. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në diplomacinë parlamentare, por dhe në çështje që lidhen me rritjen e rolit të gruas në politikë dhe në shoqëri. Pas saj vjen Majlinda Bregu. Kjo e fundit gjatë zgjedhjeve të vitit 2005 ka mbajtur peshën e raportimit minutë pas minute të fushatës zgjedhore falë dhe eksperiencës në fushën e medias. Tek ajo ka rënë në sy dhe luku tepër modern. Një ministre që ka ditur të zgjedhë kostumin e duhur në momentin e duhur. Pa dyshim që kulmin e femrave simpatike PD e arrin me pamjen e Rajmonda Bulkut dhe të zëdhënëses së fushatës Erla Mëhilli. Luiza Xhuvani
Rajmonda Bulku
Aktore e mirënjohur shqiptare. ثshtë e njohur në shumë role si në teatër dhe në kinema. Filmi i saj i parë është "Nusja dhe shtetrrethimi”, i xhiruar në 1975. Kandidon për PD-në në Tiranë. Bulku është e njohur për afrimin me Partinë Demokratike. Arta Dade
Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit në katër vitet e fundit nuk është quajtur vetëm “zonja e hekurt” në PD, por dhe një nga zonjat simpatike në politikë. Aktualisht Topalli mban postin e nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidon në qarkun e Shkodrës . Olta Xhaçka
Majlinda Bregu
Mimi Kodheli
Të gjithë e njohin Mimi Kodhelin jo vetëm si një politikane e zonja, por dhe si një femër e pashme. Kodheli është ndër njerëzit më të besuar të Edi Ramës duke e angazhuar në disa poste të rëndësishme. Aktualisht kandidon në qarkun e Korçës për PS-së.Jorida Tabaku
Edhe pse jo shumë e njohur në politikë nuk mund të lihet jashtë vëmendjes për hiret e saj. Jorida Tabaku aktualisht mban postin e zëvendësministres së Integrimit. Njihet si aktiviste e Partisë Demokratike, por në këto zgjedhje ka vendosur të jetë dhe kandidate në qarkun e Tiranës.Erla Mëhilli
Zëdhënësja e Partisë Demokratike bën pjesë tek femrat e politikës shqiptare që tërheq vëmendjen për pamjen fizike të saj. Mëhilli bie në sy për natyralitetin duke u bërë kështu një zëdhënëse simpatike. Në këto zgjedhje nuk është në listë për deputete, por është angazhuar për imazhin e PD-së. Erisa Xhixho
Vajza që drejton forumin rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është padyshim ndër femrat në politikë mjaft simpatike. E ardhur nga radhët e rinisë ajo arriti shpejt të ngjisë shkallët e karrierës duke dalë në këto zgjedhje ndër kandidatë kryesorë të LSI-së në qarkun e Tiranës.TO.