Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja çfarë thanë grekët, maqedonasit e malazezët për flamurin e Shqipërisë së Madhe!


flamuri_serbi-620x330.jpg


Në flamurin e shfaqur mbrëmë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ishte flamuri i Shqipërisë së Madhe, në të cilin “janë të përfshirë” edhe pjesë të Malit të Zi, të Greqisë, gjysma e Maqedonisë së tanishme dhe një pjesë e Serbisë deri tek Nishi.
Agjencia greke “ANA-MPA” raportoi shkurtimisht mbi ngjarjet në stadiumin e Partizanit, vetëm duke njoftuar se një ndeshje braktiset për shkak të flamurit, transmeton Telegrafi.
Ndërsa Novasports.gr, situatën e përshkruan në këtë mënyrë: “Gjatë ndeshjes, ‘avioni’ u shfaq në fushë, me flamurin e varur të Shqipërisë së Madhe, i cili ka zemëruar serbët, që çoi në kaosin brenda dhe jashtë fushës”.
Pobjeda” e Malit të Zi, ka bërë të ditur vetëm se “takimi është ndërprerë kur mbi fushën e futbollit është shfaqur një objekt i vogël fluturues me flamurin shqiptar”.
Ndërkaq “Vijesti” ka shkruar: “Në stadiumin e mbushur të ish-APJ-së, në një kohë është shfaqur një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe – pas kësaj çdo gjë ka ndryshuar,
“Ai ishte sinjal për kaos të përgjithshëm – përleshje ndërmjet lojtarëve nga të dyja anët, por edhe nga tifozët e tribunave. Disa prej tyre goditen lojtarët shqiptarë. Gjatë kësaj kohe, policia është treguar tepër e dobët për të kontrolluar ngjarjet në terren, sidomos në fund të tunelit”, transmeton “News”, duke shtuar se në fund, tifozët kishin bërë edhe fyerje për kryeministrin serb, Aleksandar Vucic.
“Alfa” nga Maqedonia nuk ka saktësuar se ishte në pyetje flamuri i Shqipërisë së Madhe, ndërsa “Channel 5″, deklaroi se ishte fjala për një provokim ndaj vendasve.
“Nën minutën 42, u shfaq një objekt fluturues me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe të Serbisë së Vogël. Kur Stefan Mitrovic kishte kapur flamurin, disa futbollistë shqiptarë ia kanë rrëmbyer atë dhe kështu kishte filluar përleshja, me çka edhe gjyqtari kishte ndërprerë ndeshjen”.
Alsat shqiptar, media e stacionuar në Maqedoni, tha se “flamuri është i shenjtë dhe nuk duhet të preket nga askush, sidomos jo nga një serb, andaj lojtarët kanë reaguar për të mbrojtur flamurin”.
Alsat, gjithashtu në fokus kryesor ka mbajtur edhe prezencën e Ivan Bogdanovit në terren.
 
Titulli: Ja çfarë thanë grekët, maqedonasit e malazezët për flamurin e Shqipërisë së

hahhahaa ju ka hyr frika ne pals gjith armiqve shqiptar ,,,( te filim i marigos do thoshte ajo ,,vajza o qu knaqem hahahaha)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back