-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,031
-
- Reagimet e mara
- 13,024
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet
Bayern Mynih prezanton blerjet e reja përpara tifozëve në Allianz Arena. Bavarezët do të kenë tashmë luksin e portierit të përfaqësueses, Manuel Neuer, që ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën. 25-vjeçari është bashkuar me Bayern Mynih, duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Portieri i spikatur sidomos në Botërorin afrikan, largohet kështu nga Schalke 04, skuadër në të cilën ai është stërvitur dhe ka luajtur që në moshën 5-vjeçare. Bashkë me Neuer, në fotografinë zyrtare është bashkuar edhe mbrojtësi i djathtë Rafinha, që u transferua gjithashtu nga Schalke, dhe Nils Peterson, që ka mbërritur në Mynih me statusin e golashënuesit më të mirë të Bundesligës 2 në rradhët e Energie Cottbus.
Mijëra tifozë kanë përshëndetur blerjet e reja të bavarezëve në Allianz arena, e që mendohet se do ta kthejnë Bayern në majat e futbollit. Bavarezët u renditën në vendin e tretë edicionin e kaluar, pas kampionëve të Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, ndërsa dështuan të arrinin suksesin edhe në Champions League.
Marr nga LiveFutboll.Net