Ja 11 kushtet gjermane për Serbinë

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Sipas gazetës serbe Blic, Gjermania tash e sa muaj po insiston në zgjidhjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me kapitullin 35 (lidhur me Kosovën), ndër të cilat janë edhe heqja e “Parkut të paqes”, ndërtimi i objekteve në pikëkalimet kufitare nga materiali i fortë, dorëzimi në menaxhim i termocentralit në Ujëmanit, si dhe njohja e pasaportave të Kosovës.
Gjatë vizitës në Beograd, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i ka parqitur kushtet gjermane si kushte për hapjen e negociatave të Beogradit me BE-në, e para së gjithash për negociatat lidhur me kapitullin 35, gjë që e ka konfirmuar edhe ministri i jashtëm serb Daçiq.
“Serbisë i ka ardhur në majë te hundës politika e caqeve lëvizëse. Nuk e pranojmë më praktikën e theksimit të vazhdueshëm të kushteve të reja dhe për këtë kemi biseduar me Mogherinin. Në bisedë ka marrë pjesë edhe kryeministri Vuçiq. Takimi nuk ishte miqësor sepse ishte shumë i hapur”, tha Daçiq.
Në këtë shkrim të gjatë, gazeta serbe përmend edhe 11 kushtet gjermane. Ja cilat janë ato:

1. Statuti i Asociacionit të komunave në pajtim me ligjet e Prishtinës
2. Kodi postar për Kosovën
3. Integrimi i Mbrojtjes Civile në institucione kosovare
4. Pika kalimi kufitar nga materiali i fortë
5. Zbatimi i marrëveshjes për energjetikën
6. Heqja e Parkut të paqes në Mitrovicë
7. Ndalja e kontrabandës përmes kufirit serb
8. Njohja e pasaportave kosovare në kufijtë e Serbisë
9. Pjesëmarrja e Kosovës në forumet rajonale
10. Heqja dorë nga hidrocentrali i Ujëmanit dhe stabilimentit të transmisionit dhe transmetimit në Vallaç
11. Integrimi i qeverisjeve lokale (komunale) në sistemin e Kosovës
 
Titulli: Ja 11 kushtet gjermane për Serbinë

Gjermania po na ben shume nder. Fati yne qe kane marredhenie historikisht armiqesore me Serbine.
 
Titulli: Ja 11 kushtet gjermane për Serbinë

Me ate piken 2 qenkan keput ne tajare mo.

loool

Nuk eshte i parendesishem mi :D

Eshte shenje qe jemi shtet.

Po lujme tezesh dmth :D
 
Back
Top