Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Guest2

Antarë i Respektuar
Norcia-strisciata-kRfF-U43240336290838cyH-992x480@Corriere-Web-Nazionale-933x445.jpg

Frikë për mijëra italianë… Qendra e shtetit fqinj është tronditur sërish nga një tërmet i fortë, mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas mediave italiane rreth orës 7:41 është ndierë një lëkundje e fortë me magnitudë 6.1 ballë, i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet janë ndierë edhe në Romë. Nga raportimet e mediave italiane nuk flitet për viktima, por vetëm dëme materiale.

Disa shtëpi janë shembur, si dhe disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Dy ditë më parë, Italia u godit nga dy tërmete të fuqishme./tvklan.al
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të shumtë që jetojnë në shtetin fqinj, Ambasada e Shqipërisë në Romë ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrat e emergjencës +393420498192 dhe +393477400613.

“Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira.”, - shkruan në rrjetin social Facebook ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. /Gazeta Express/
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Jo 6.1 por 6.5 manjitudi.


Nje tjeter dite, op.
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Serish!!!

Edhe ketu pritet te ndodhin disa lekundje te fuqishme... shpresojme pa zarar!
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Parashikime termeti..? qe kure..?:)
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Epo sic duket mund te diktojne nese do kemi ndonje lekundje ne vend por smund te percaktojne kur,ku dhe sa e fuqishme mund te jete....Gjithsesi keshtu na eshte lajmeruar nga lajmet ketu,tani sa c'di ti di dhe une,ndoshta ti dic me shume! :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Kujdes nga lekundjet, mos perdor taka te larta keto dite..:)
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Degjova se sizmiologet kane parashikuar qe kulla pizzes do ndryshoj drejtim...nga djathtas do ver majtas ...presim konfirmime nga Nasa tashi
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Degjova se sizmiologet kane parashikuar qe kulla pizzes do ndryshoj drejtim...nga djathtas do ver majtas ...presim konfirmime nga Nasa tashi

Ajo kulle nuk eshte ne Shqiperi, qe te shkoje sa here djathtas dhe majtas :p

hajduti
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Ajo kulle nuk eshte ne Shqiperi, qe te shkoje sa here djathtas dhe majtas :p

hajduti

smund ti thuash as e centrale asaj qe nga krijimi :p
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Parashikuesin e motit degjova une....ate qe ka mbaru per histori - gjeografi
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Si talleni me hallet e botes ju, sjeni per hajer jooo! Jazëëëk :D
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Didi padashje.....na trego u tundet fort?
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Ikeeeee??? Pa muaaa???
Tu cafshin rrotat e makinesbse kohes dhe ngelc atje ne maje te kulles se pizzes e ti
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Ikeeeee??? Pa muaaa???
Tu cafshin rrotat e makinesbse kohes dhe ngelc atje ne maje te kulles se pizzes e ti

Na falni signorina, me çfare eshte kjo "pizza" ta di ta ham a jo. lol


Tsni kur te shkoj ne Pisa, do e provoj nje cop te kulles si dihet, haet.
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Pihet me raste....aq e shtremet sa eshte
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Degjova se sizmiologet kane parashikuar qe kulla pizzes do ndryshoj drejtim...nga djathtas do ver majtas ...presim konfirmime nga Nasa tashi

Sa te jeme une ketu ne Pisa nuk ka termet qe e drejton. Ashtu do rrije, e shtrember..:)

aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
 

Attachments

  • aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    24.3 KB · Shikime: 0
  • aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    24.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Iku per lesh dhe italia
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Sa te jeme une ketu ne Pisa nuk ka termet qe e drejton. Ashtu do rrije, e shtrember..:)

aleksa_zpsvnvixpvc.jpg

Une nuk thashe do drejtohet o Laur...thjesht ndryshim krahu se ju hap veshka lol
 

Attachments

  • aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    24.3 KB · Shikime: 0
  • aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    aleksa_zpsvnvixpvc.jpg
    24.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Apo s'jane dhe shumica e ndertesave te vjetra ktu ku po bien kto termetet (me çka po shof ne tv)...nje lekundje vogel dhe bien te gjitha si domino. Qoft i fundit ky termeti!
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

O abis italia e gjitha ashtu eshte...rrangulline
Antike i thone kta italiandashesit :p
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Ishte Lega qe shkruajti Monique :p

Kam jetuar nje kohe te shkurter ne itali,dhe ajo zona ishte komplet me ndertesa shekullore.e bukur ishte por ama nje termet i lehte ate e sheshonte te gjithen.
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Kur kalon te faqja re abis....edhe ktu sikur bi termet nuk merret vesh kush ka shkrujt

Ka probleme forumi lol
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Uroje qe te gjithe njerezit atje ta kalojne sic eshte me se miri kete gjendje te krijuar.
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Tërmeti në Itali, mijëra persona e kalojnë natën jashtë

92157884_036141942-2.jpg


Mijëra persona në Italinë qendrore e kanë kaluar natën në makina, tenda dhe streha të përkohshme, pas tërmetit që goditi vendin. Ky ishte tërmeti i katërt i fuqishëm që goditi vendin në 3 muajt e fundit.

Nga tërmeti me magnitudë 6.6 nuk raportohet për viktima, por vetëm për 20 të plagosur. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në dekadat e fundit, por për fat të mirë pa shënuar viktima.

Tërmeti, i cili konsiderohet më i forti që prej vitit 1980, goditi në afërsi të rajonit ku mbetën të vdekur 300 persona gjatë tërmetit të regjistruar në muajin gusht.

Në qytetin e Norcias, në rajonin e Perugias, në afërsi të epiqendrës së tërmetit që u shënua mëngjesin e së dielës, disa nga vendasit kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë. Numri i të pastrehëve raportohet të jetë shumë i madh.

92157887_036140984-1.jpg


92159658_4e8df54d-b521-4f03-b359-a5037ab72dfb.jpg


92157889_036140587-1.jpg

g.shqip
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Imazhe rradhe here te para ne raste te tjera termetesh, diku ka rene edhe 20cm me poshte toka.
Norca eshte nje vend antik malor dhe mjaft i bukur qe eshte prekur me se tepermi, njerzit jane te lidhur mjaft me vendin dhe pranojne te sakrifikohen me sistemime si do aty per rreth. Kam pase rastin te ndalem aty disa here.

Ne kete video te disa gjuetarve ne pyll rastesisht. Momente te tmerrshme.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm…

e frikshme sa ska
 
Back
Top