Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 4 milionë euro me destinacion Shqipërinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 4 milionë euro me destinacion Shqipërinë

droga-coca-cola-kokaine-648x356.jpg


Në portin italian Gioia Tauro janë sekuestruar 19 kg kokainë të pastër që kishte si destinacion vendin tonë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një ngarkesë me pula që vinte nga Brazili. Kjo sasi kokaine, me vlerë rreth 4 milionë euro, do të transportohej në Portin e Durrësit.

Droga u zbulua nga skanerët me pajisje të sofistikuara të Agjencisë Doganorë dhe njësive të Guardi di Finanza. Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në 17 pako. Në portin e Gioia Tauro këtë vit janë konfiskuar më shumë se 1.100 kilogramë kokainë të pastër.
g.shqip
 
Back
Top